9.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Në zgjedhje, pa reformë zgjedhore?

zgjedhjet5Analistët kosovarë vlerësojnë se sipas të gjitha gjasave Kosova në zgjedhjet nacionale do të hyjë pa reformë zgjedhore. Ata bëjnë përgjegjëse partitë politike, të cilat sipas tyre nuk kanë qenë shumë të interesuara për përmbylljen e reformës.

Analisti Adnan Merovci, tha për Telegrafin se tani nuk mund të flitet më për reformë zgjedhore, duke shtuar, se të gjitha afatet kohore kanë kaluar për përmbylljen e kësaj çështje. Merovci ka thënë se “nëse flasim për ndonjë përshtatje të ndonjë neni apo rregulle zgjedhore, kjo edhe mund të bëhet, por kësaj nuk i thonë reformë zgjedhore”.

“Të ndodhur në këtë gjendje, të gjitha subjektet politike janë duke kalkuluar se çka ju konvenon atyre në krahasim me dobitë e përgjithshme që mund t’i ketë Kosova në këtë aspekt. Partitë politike nuk janë në gjendje të bëjnë vlerësime të sakta rreth përfitimeve të tyre në raport me reformën zgjedhore. Mungesa e reformës zgjedhore nuk do të ketë ndonjë pasojë të dukshme”, ka thënë Merovci për Telegrafin.

Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik i Kosovës, theksoi se reforma e legjislacionit zgjedhor ka dështuar, sepse sipas tij, ka një konsensus në parim të subjekteve politike që çështjet substanciale siç janë: zonat zgjedhore, sistemi zgjedhor, zgjedhja e presidentit, pragu, listat, përbërja e KQZ-së etj, të mos preken, por të mbesin ashtu siç kanë qenë në ligjin e vjetër.

Selmanj tha se Komisioni parlamentar për Legjislacion, vetëm po bën plotësim ndryshimin e legjislacionit aktual, duke u marrë me disa çështje sipërfaqësore dhe qartësim të dispozitave në kuadër të ligjit ekzistues.

“Prolongimi për tri vite i procesit të reformës dhe në fund dështimi i saj ka treguar për jo seriozitetin e klasës politike për të reflektuar në proceset e rëndësishme demokratike në vend. Procedura e plotësimit dhe ndryshimit të ligjit aktual do të përfundojë shpejt dhe kjo si e tillë nuk do të ketë ndonjë ndikim substancial në mbarëvajtjen e procesit të ardhshëm zgjedhor.

Megjithatë duhet konstatuar se mbarëvajtja e procesit zgjedhor varet nga gatishmëria e subjekteve politike dhe institucioneve kompetente për ta ruajtur dhe garantuar procesin zgjedhor dhe jo për të abuzuar me të, siç ka ndodhur në zgjedhjet parlamentare të vitit 2010”, i ka thënë Selmanaj Telegrafit.

Më Shumë

Vdes aktorja shqiptare, Shirine Morina

Ka vdekur aktorja e njohur e skenës artistike të Kosovës, Shirine Morina. Vdekjen e saj e bëri të ditur, deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci. Ai thotë...

Policia shqipton mbi një mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1501 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit