10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Hysni Zela: Lubonja i ngjan fytyrës që përshkruan Gaçe

Hysni ZelaLetra e Aurela Gaçes, botuar dje në “Gazeta Shqiptare” si kundërpërgjigje ndaj asaj që analisti Fatos Lubonja ka thënë për homazhet dhe vetë Vaçe Zelën, ka ngjallur reagime të shumta. Vëllai i këngëtares së njohur, Vaçe Zela, këngëtari Hysni Zela, i kontaktuar dje nga “GSH”, u shpreh se nuk ka asgjë për të shtuar në lidhje me deklaratat e Lubonjës, pasi sipas tij, përgjigjja më e mirë ndaj tij është heshtja. “Çfarë të them unë?! Mendoj se nuk i duhet dhënë rëndësi asaj që ka shkruar ai. Ai është…, nuk di se çfarë të them”, – deklaroi Zela. Sipas këngëtarit të njohur, Lubonja e ka marrë përgjigjen e duhur e të merituarën nga Aurela Gaçe. “E tha shumë bukur dhe po t’i referohesh asaj që ka shkruar dje ajo, e kupton se ai i ngjet shumë asaj fytyre që ka përmendur Aurela”, – u shpreh Hysni Zela.

LUBONJA
Ditë më parë, Fatos Lubonja, ndërsa e konsideronte “debilizëm masiv” periudhën që shoqëroi homazhet e fundit të shqiptarëve për Vaçe Zelën e teksa iu kërkonte falje të gjithë atyre “që vdekjen e Vaçes e përjetuan sikur u vdiq një pjesë e shpirtit”, tha se vetë i përket një brezi që, “nuk e ka dëgjuar muzikën e Vaçes veçse me detyrim: nëpër altoparlantët e zboreve, të aksioneve dhe pastaj në ata të burgjeve”. Publicisti shprehej se “këngët e festivaleve tona, edhe ato që na këndonte Vaçja, kërkonin të na edukonin dashurinë e rrejshme për atdheun, shokun Enver, Partinë, revolucionin, socializmin, arat, fabrikat, kantieret”. Sipas analistit, ato këngë as këndoheshin dot në intimitetin e një shoqërie dhe as kërceheshin, pasi qenë kompozuar që të të ftonin për marshim, për entuziazëm dhe patos revolucionar. Vargjet e këngës “Valsi i Lumturisë”, për Lubonjën janë vargjet banale të një kënge banale propagandistike. Në fund, publicisti theksonte se “duke dëgjuar ato që u thanë e shkruan për Vaçen me rastin e vdekjes së saj, nuk mund të mos ndihesha keq e të mos shtroja pyetjen: Ç’është kjo histeri, si ta shpjegojmë? A jemi në një regjim tjetër nga ai që kaluam, apo vazhdojmë të jemi në po atë regjim? A kemi mësuar ne ndonjë gjë nga ajo kohë dhe a jemi bërë më të rritur, apo jemi qorrollepsur edhe më? Mos vallë unë jetoj në një botë tjetër nga këta që shprehen kështu, apo kemi të bëjmë me një epidemi konformizmi, hipokrizie dhe debilizimi masiv?” GAÇE Në letrën e hapur botuar dje në “GSH”, Gaçe i shkruante Lubonjës se, nëse vrasësve e përdhunuesve nuk u vjen keq për viktimat e tyre, “ti, – i drejtohej Lubonjës, – megjithëse nuk ke kryer krim me armë, ke vrarë me fjalë aq të rënda dikë që as nuk jeton më… ke vrarë një njeri që akoma nuk ka mbushur të 40-at”, shkruante ajo duke nënkuptuar Vaçe Zelën. Sipas Gaçes, Lubonja harron se nuk ia ka fajin Vaçe Zela për vuajtjet që ka pësuar. “Më vjen shumë keq për ata njerëz që vuajtën në atë regjim, më këputet shpirti të dëgjoj historitë e tyre të dhimbshme… Por ti nuk përfaqëson dot as ata. Sepse ti nuk je si ata”, thoshte Gaçe. Në letrën e saj, ajo shprehej se “sa më shumë sjell në mend fytyrën tënde e sytë e tu të çakërryer nga inati që ke me botën, aq më shumë kuptoj se ti do të kishe qenë shumë i lumtur nëse do të ishe një nga oficerët e lartë të ushtrisë së Hitlerit. Të imagjinoj se me sa vullnet e përkushtim do t’i fusje nëpër furra njerëzit e pafajshëm, e ja, me imagjinatën e artistit po të shoh që sytë e tu marrin jetë, ti mbushesh me lumturi… sa më shumë shfaros racën e ‘keqe’ njerëzore, aq më shumë ndjen se triumfon”. Në fund, këngëtarja shkruante: “Merre një herë foton e Hitlerit e vendose pranë vetes, dil në pasqyrë dhe mundohu të gjesh ndryshimet. Merr edhe foton e Vaçes e të kujtdo artisti e bëj të njëjtën analizë… shiko, brenda syve të artistëve ka shumë, po shumë dashuri (ndjenjë që ti nuk e njeh)… merr e shiko sytë e tu… janë të mbushur me urrejtje e ftohtësi…”

SI LINDI DEBATI I GAÇES ME LUBONJËN PËR VAÇE ZELËN
Pas vdekjes së këngëtares Vaçe Zela (më 6 shkurt) në Zvicër, ku jetonte prej vitesh, homazhet për të zgjatën pothuaj tri ditë. Të fundmen ditë, kur ajo do të përcillej (8 shkurt), u mbajt një ceremoni shtetërore në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, nën kujdesin e kryeministrit Rama dhe ministres së Kulturës Kumbaro. Më 13 shkurt, Lubonja boton në një të përditshme, një opinion ku shpreh pakënaqësi për figurën dhe artin e Vaçe Zelës, dhe kritikon rëndë edhe kryeministrin Rama për homazhet. Teksa i konsideronte vargjet e këngëve të saj banale e propagandistike, Lubonja shprehej se i ka dëgjuar me detyrim zboreve e burgjeve. Në fund publicisti deklaronte ato që u thanë për të, qenë një epidemi konformizmi, hipokrizie dhe debilizimi masiv. Në përgjigje të Lubonjës, Aurela Gace shkroi dje në “GSH” se, “sa më shumë sjell në mend fytyrën e Lubonjës e sytë e çakërryer nga inati që ke me botën, aq më shumë kuptoj se ti do të kishe qenë shumë i lumtur nëse do të ishe një nga oficerët e lartë të ushtrisë së Hitlerit”. Pas kritikave të shumta, ajo i thoshte se nuk qe faj i Vaçes pse ai bëri burg dhe se këngët e saj nuk kanë qenë për partinë.

RITA NDOCI: REALIZMI SOCIALIST NUK E ZHVLERËSON VAÇEN
E madhja Vaçe Zela e ka pasur atë mundësi që të zgjedhë, falë talentit. Mënyra e të kënduarit e bënte edhe këngën për atdheun edhe më
himnizuese edhe për idealin e shoqeve ilegale… Jo për t’ia bërë qejfin partisë së kohës, po mundësinë që i jepte festivali edhe me këngë propagandë. Vaçja e kishte mundësinë e zgjedhjes dhe kjo për një artist është marrëzi të mos e shfrytëzojë që të bëjë artin e vet dhe me mesazhin e artit të tij të lërë gjurmë të arta. Këto ishin mundësitë e realizmit socialist, artistët e mëdhenj shqiptarë nuk i zhvlerësoi si njerëz.

JULIAN DEDA: LUBONJA, LËRI DEBILIZMAT, KUSH KUJTON SE JE?
A e morët vesh more miq çfarë ka bërë analisti F.L.? Pjesëmarrjen masive në funeralin e së ndjerës Vaçe Zela e ka quajtur “debilizëm
masiv”. Me pak fjalë, sipas F.L., të gjithë ne që morëm pjesë në ato homazhe jemi debilë dhe bëmë një debilizëm! Përveç mendimit
që ke ti për Vaçe Zelën si këngëtare, i cili është i yti, subjektiv dhe ndoshta nuk më takon ta gjykoj, nuk mund të mos reagojmë mbasi ti zotëri
na quan debilë që bëjmë debilizma. Unë mendoj që debilizmi më i madh që kemi bërë është që të kemi dëgjuar nëpër emisione duke broçkullisur debilizma të llojeve të ndryshme. Kush kujton se je ti, që quan një masë të madhe shqiptarësh, që respektuan punën dhe zërin e Vaçes, debilë? Kështu i dashur F.L., unë kam vetëm një këshillë për ty o i madhi i të mëdhenjve, që edhe Sokrati do ndihej inferior ndaj teje: lëri debilizmat dhe shijo lirinë./bw/

Më Shumë

Nesër ditë zie në Kosovë

Nesër do të mbahet ditë zie në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. “Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në...

143 vjet nga beteja më e rëndësishme e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Muzeu Historik Kombëtar kujtoi sot 143-vjetorin e Betejës së Shtimes dhe Slivovës. Kjo konsiderohet si beteja më e rëndësishme që zhvilloi ushtria e Lidhjes Shqiptare...

Lajmet e Fundit