6.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

WikiLeaks: Thaçi ndërhyri në drejtësi

Thaci ne prevallMund të ketë politikanë në vend që ende mendojnë se ndërhyrje në sistemin e drejtësisë është veç atëherë kur e thërret gjyqtarin apo prokurorin për një rast të caktuar. Por me llogaritë e Bashkimit Evropian, ndërhyrje nga politika në drejtësi numërohet edhe atëherë kur një politikan e paragjykon fajësinë apo pafajësinë e dikujt. Qoftë vetëm me një deklaratë publike, e lërë më me iniciativa për diskutime të proceseve gjyqësore në Kuvend.

Një rast i ndërhyrjes politike në drejtësi duke dhënë deklaratë publike, ka ndodhur edhe me kryeministrin Hashim Thaçi. Madje në disa raste. Megjithëkëtë, WikiLekas pati publikuar një kabllogram të zv/shefit të EULEX-it, Thomas Bosch, i cili në gushtin e vitit 2009, njoftonte shefin e këtij misioni që në atë kohë ishte francezi Yves de Kermabon: “për ndërhyrje politike në gjyqësor” nga vetë kryeministri Hashim Thaçi.

Dokumenti i klasifikuar si konfidencial, e që i drejtohej vetëm zyrtarëve të BE-së dhe EULEX-it, sugjeronte se në mentalitetin kosovar, ende nuk njihet koncepti i mosndërhyrjes në pavarësinë e gjyqësorit,shkruan Tribuna

Si shembull, Bosch kishte përmendur komentet e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili gjatë një seance të qeverisë, kishte folur për tre të pandehur që në atë kohë rigjykoheshin si të dyshuar për krime të luftës.

Më Shumë

Arrestohet një burrë në Malishevë, rrahu fëmijët e tij të mitur

Në Malishevë, një burrë u arrestua, pasi ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tij të mitur. “Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas...

Vdes një grua në Rahovec, u rrëzua nga një lartësi 1.5 metra

Një grua nga Rahoveci është dërguar pa shenja jete dje në emergjencë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërkohë sipas familjarëve viktima është...

Lajmet e Fundit