Gjendet një statujë e Skënderbeut

skenderbeu 1Një statujë e heroit tonë kombëtar, Skënderbeu, është gjetur të martën në Qafë Kashar të Tiranës. Mësohet se statuja e Skënderbeut është rreth 3 metra e lartë dhe u zbulua fillimisht nga disa banorë të zonës.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën. Mësohet se kanë nisur hetimet për zbardhjen e origjinës së kësaj statuje. Po kështu, mendohet se statuja mund të jetë hequr nga ndonjë vend dhe më pas është hedhur në vendin ku u gjet.
Policia e zhvendosi statujën nga rruga dhe nuk lejoi që publiku apo gazetarët t’i afrohen asaj. Pritet që shumë shpejt policia të publikojë një deklaratë lidhur me zbulimin e statujës së Skënderbeut dhe të zbardhë detaje rreth origjinës së saj.

Në foto shihet se në statujë, heroi ynë kombëtar, Skënderbeu paraqitet me bisht, shtatshkurtër dhe me organet gjenitale të zbuluara. (Shekulli)

Më Shumë

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Lajmet e Fundit