13.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026
Home Blog Page 8752

PDK-ja në Zhur dhe Has, nuk propozojnë asnjë emër për Qeverinë “Muja III”

0

PDK-logo8-07Dega e PDK-së në Zhur dhe ajo në Has, nuk kanë propozuar asnjë emër për drejtor të Ekzekutivit të Prizrenit.

Përfaqësuesit e këtyre dy degëve kanë kërkuar kohë që t’i sjellin emrat e propozuar për Qeverinë “Muja III”.

Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se anëtari i Kryesisë nga Zhuri dhe ai nga Hasi kanë kërkuar që të konsultohen me degët e tyre për propozimet konkrete.

“Lista e propozimeve që është publikuar në media nuk është përfundimtare. Ajo do të plotësohet edhe me propozime të tjera nga Zhuri dhe Hasi, por edhe të ndonjë nëndege tjetër”.

Kryesia e PDK-së në Prizren,mbrëm është mbledhur për t’i diskutuar emrat për Qeverinë “Muja III”. Pas kompletimit të listës, emrat e propozuar do të dërgohen për diskutim edhe në Prishtinë. /PrizrenPress.com/

Ushtria dhe policia serbe, futet brenda territorit të Kosovës

0

Austria-ushtriaaSi pasojë e mos definimit të vijës kufitare Kosovë-Serbi në rajonin e Llapit dhe Gollakut qindra hektarë tokë kanë mbetur pa u punuar, e banorët thonë se ushtria dhe policia serbe, po futet brenda territorit të Kosovës dhe çdo banor që e takon në afërsi te kufirit e arreston.

Ndërkaq, Policia e Kosovës thotë se nuk është në dijeni për futjen e policisë serbe në pjesën e Kosovës

Butuc, propozon Ganimete Sadikun, nënkryetare për komunitete në Mamushë

0

Mamusha5-16Kryetari i Mamushës, Arif Butuc ka propozuar ka propozuar që Ganimete Sadiku të emërohet nënkryetare për komunitete në këtë komunë.

Monitoruesja e OJQ-së “Ec Ma Ndryshe”, Elmedina Baxhaku tha se sipas nenit 61, paragrafi 3, të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale emërimi dhe shkarkimi i Nënkryetarit për Komuniteteve propozohet nga Kryetari i Komunës dhe duhet të miratohet nga shumica e anëtarëve të Kuvendit të Komunës.

Ndërsa sipas paragrafit 4 të të njëjtit nen Nënkryetari për Komunitete do t’i ndihmojë kryetarit dhe do të ofrojë këshilla dhe udhëzime për kryetarin lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me komunitetin pakicë.

Ganimete Sadiku, e lindur në vitin 1974, ka të kryer Fakultetin e Edukimit. Ajo ka qenë nënkryetare e Komunës së Mamushës nga viti 2005. Në periudhën 2005-2009 ka qenë kryetare e Komitetit për Komunitete të KK-së së Mamushës. /PrizrenPress.com/

Ndihmë për Erionin

0

erionErion Zymberi në shkurt të vitit  2011 është diagnostifikua më Leukemi Acute dhe u ridiagnostifikua me 27 janar 2014.

Erion Zymberi ka lindur më 02.10.2004 në Gjakovë, është fëmiu i madh i prindërve Besim dhe Antigona Zymberi, ndërsa ka edhe 2 vëllezër e një motër të cilët janë shumë të lidhur më Erionin. Prindërit e Erionit nuk punojnë asnjëri, i kanë kushtët shumë të vështira, jetojnë më asistencë sociale.

Erioni për dy vite radhazi mori terapi në qëndren klinike universitare të Kosovës (QKUK), në pa mundësi që të dalë jashtë Kosovës ju dasht familjes që të mundohën sado pak në Kosovë të bëjnë diqka për ta shëruar, pas kësaj ju ndal terapia sepse u mendua që Erioni po bënë më mirë, por pas 11 muajsh pauz, më datën 27 janar 2014 u konstatua se sëmundja i është rikthyer, duke e vështirsuar edhe më shumë gjëndjën ë tijë shëndetësore.
Mjekët tani shpresat e vetme i kanë në dërgimin e Erionit jashtë vendit për shërim, ku si mundësi ë vetme dhe e cila është 50% me 50% është transpantimi i palcës kurrizore, sepse Erionit nuk i ka mbetur asnjë rrugë tjetër.

Për ta bërë këtë mjekët kanë parapar që Erioni të dërgohet në Itali që të kurohet, mirpo kjo do të thot se duhet një shumë e madhe parash që kap shifren afro 200.000 euro, shifer kjo e cila nuk mund të përballohet nga familja e tijë, por familja e tijë të vetmën shpresë e ka tek njerëzit shpirtmirë të cilet do ndihmonin për shërimin e birit të tyre.

Pra sot një jet vlen edhe kaq 200.000 Euro, të cilat për dikend nuk janë shumë, por për dikend janë të pa arritshme, familja po bënë të pamundurën, por sa mjafton kjo kur ata kanë një pagë prej 80 Euro në muaj, sa mund të ndihmojnë 80 euro për shërimin e Erionit, kur kemi parasysh se me ato 80 euro janë edhe tre fëmijë të tjerë në këtë familje që ushqehen.

Erioni është i vogël, ka shumë për të jetuar, kjo do ndodhë falë njerëzve të mirë, njerëzve më vullnet të mirë dhe shpirt mirë, Erioni është në klasen e tret, e presin shokët dhe shoqët e klases që ai të kthehet dhe të vazhdojë mësimin, sepse edhe ata janë organizuar që të mbledhin para më aq takat sa kanë, që ti ndihmojnë shokut të tyre, sepse e duan Erionin, por edhe Erioni i do shokët e tijë, ai deshiron të kthehet në shkollë, deshiron të bashkohet më shokët e tijë, dëshiron të luaj më shokët e tijë, prandaj të mundohemi që ëndrrat e tijë të mos shuhen sepse është ende i vogël, ta bëjmë të mundur që Erioni ti jetojë ëndrrat e tijë, ta shijojë jetën, të mos ndahet nga familja dhe nga shokët e tijë, sepse Erioni e ka jetën përpara, të mos lejojm të shuhet…
Së shpejti besoj që do e kemi edhe një kod nga PTK Vala dhe APELOJ që të mundohemi ti ndihmojmë Erionit përmes SMS-ve, të mundohemi të organizojm koncert Humanitar “NDIHMË PËR ERIONIN”, të mundohemi të ndihmojmë në të gjitha mënyrat për ta shpëtuar Erionin.

Ne të mundohemi sepse në dor këtë punë e ka Zoti, i cili besojmë që Erionin nuk e ka braktisur sepse ky ende është një engjull pa mekate.
Bashkëatdhetar të ndëruar, ndihma e juaj nuk ka mungu asnjëhër për Kosovën dhe popullin e saj, ndihma juaj ka qenë ajo që na ka mbajtë gjallë më dekada.

Po ju kërkoj që këtë ndihmë ta vazhdoni prap, ta ndihmoni Erionin dhe shumë Eriona të tjerë të cilet kanë sëmundjë e nuk kanë mundësi për shërim, ju lutëm të ju ndihmoni fëmive në Kosovë sepse ata po kanë nevoj për ndihmë, ju lutem ndihmojeni Erionin sepse i duhet ndihma juaj…

Ata të cilët jetojnë jashtë Kosovës, Erionin mund ta ndihmojnë në këtë numër të xhirollogaris:

Pro Credit Bank Kosovo
Besim Zymberi
Account NO: 1140 004038 000136
SWIT (BIC) CODE: MBKOXKPR

Ndërsa pë rata që jetojnë në Kosovë, Erionin mund ta ndihmojnë edhe në këto xhirollogari të cilat janë në emër të Erion Zymberit:

Pro Kredit Bank: 1140 142 749 300 130
Raiffeisen Bank: 150 109 000 2988 352

Po ashtu për ndihmë mund të kontaktoni edhe prindin e Erionit:
Besim Zymberi nr i telefonit: +377 45 297 927

Skënderbeut, i ndërrohet emri në Londër!

0

skenderbeu-busti-dhunimiTeksti i bustit të Skënderbeut në Londër është ndryshuar, tash për tash, nga persona të panjohur, raporton portali “Rrjeti i shqiptarëve të Britanisë”.

Bëhet fjalë për ndryshimin e emrit që në origjinal ishte “George Kastrioti – Skandarbeg”, i cili është shkruar në origjinal, pra në gjuhën shqipe “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”.

“Kjo fillimisht u kuptua kur imazhet e kësaj vepre ilegale u postuan në Facebook me 5 shkurt 2014. Fotot ishin të përcjellura me një tekst kinse të botuar në Interaktiv KTV, duke thënë ndër të tjera se “një grup shqiptarësh, që jetojnë në Britani të Madhe, me vetiniciativë kanë ndërruar pllakën e vendosur poshtë bustit të heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Londër, në të cilën ishte shënuar gabimisht emri i tij”, raporton ky portal.

Rreth këtij ndryshimi ka reaguar ambasadori i Shqipërisë në Londër, Mal Berisha, i cili ka thënë se emri i Skënderbeut në gjuhën angleze nuk ka qenë gabim, ngase, në secilin vend ku ka bust heroi kombëtar emri i tij shkruhet në atë formë që të jetë i kuptueshëm për popullatën e atij vendi.

Projekti i vendosjes së bustit të Skenderbeut ka zgjatur me vite dhe pas shume mundimeve dhe negociatave u vendos në Bayswater të Londrës me 28 nëntor 2012, që ishte njëqindvjetori i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Universiteti, vetëm funksione mbijetese

0

RameBuja-ministri arsimitDeri në miratimin e amandemantimit të Ligjit për Arsimin e Lartë dhe miratimin e plotësimit të Ligjit për Universitetin e Prishtinës konform kërkesave për autonominë, Universiteti do vijojë vetëm me funksione mbijetese në mënyrë që të evitohen të gjitha keqkuptimet.

Ministri i Arsimit dhe Teknologjisë tha se kjo është vendosur në mënyrë që të shmanget çdo keqkuptim.

“ Rekomandimet që dolën nga ministria gjatë ditës së djeshjme janë sygjerime apo rekomandime konform ligjit se si do të duhej të vepronte Senati në këtë gjendje që është krijuar. Kemi rënë në një gjendje të cilën askush nuk do të donte ta shihnim universitetin. Tani do duhej të mbahet mbledhja e Senatit dhe të zgjidhet një kryesenator dhe të vijohet vetëm me funksionet themelore derisa të bëhet amandamentimi i Ligjit për Arsimin e Lartë dhe plotësimi i ligjit për statutin e Universitetit të Prishtinës”, ka deklaruar në Programin e mëngjesit të RTK-së, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja.

Duke komentuar rekomandimet që dolën nga institucioni që ai drejton, Buja tha se Universiteti gjatë kësaj kohe nuk do të ketë të drejtë për konkurse dhe komisionet tjera vlerësuese do të pushojnë.

“ Të pushojnë të gjitha komisionet pasi mund të abuzohet. Amandamentimin ne do ta përcjellim nesër në qeveri dhe kjo e fundit më së largu të hënën do ta përcjellë në Kuvend. Kam biseduar dhe me grupet parlamentare dhe deputetët janë të gatshëm që të veprojnë që ky projekligj të bëhet ligj sa më shpejt. Ne gjithashtu e kemi gati edhe statutin të cilin gjithashtu do ta procesojmë në Kuvend. Pasi të miratohen këto dy akte normative do të zhvillohen zgjedhjet në të gjithë Universitetin konform ligjit që do të miratohet”, ka deklaruar më tej ministri Buja.

Sipas tij, tani gjërat mund të shihen më themel pasi telashet në universitet janë që prej 20-25 vjetësh.

‘ Nuk ka anarki në universitet. Gjithçka është duke shkuar në rregull ndërsa sa i përket ligjit ne do t’i shohim praktikat më të mira perendimore”, tha ministri duke shtuar se në asnjë vend të botës Universitetet nuk janë të shkëputura plotësisht nga politika, e veçmas kur bëhet fjalë për pjesën menaxheriale. Ndërsa pjesa akademike po”, tha Buja.

Dy javë për marrëveshje në pako

0

Thaci_Dacic_Ashton5-21Prishtina dhe Beogradi i kanë dy javë afat që të pranojnë propozimin për Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë dhe të harmonizojnë qëndrimet rreth statutit që do të ketë Asociacioni/Bashkësia e Komunave Serbe të Kosovës, dhe të ritheksojnë pranueshmërinë e formës së si do të shpërbëhet “mbrojtja civile”.

Palët janë takuar në nivel politik të mërkurën gjatë gjithë ditës nën kryesimin e dy kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq. Kryeministrat janë pajtuar për gjykatën në veri,shkruan tribuna.

Burime të afërta me dialogun i kanë thënë gazetës se pakoja me tri marrëveshjet do të prezantohet si marrëveshje për zbatimin e drejtësisë dhe ka qenë formula e vetme e shpëtimit të dialogut, pasi që agjendat zgjedhore në Beograd, Prishtinë dhe Bruksel nuk kanë lënë kohë që të arrihet marrëveshja e dytë e normalizimit.

Nëse nuk arrihet të paktën pakoja e marrëveshjeve, atëherë sipas diplomatëve marrëveshja e Brukselit është në praktikë e parealizueshme dhe kësisoj do të rrezikohej e gjithë e arritura e dialogut.

Thaçi, i pakontestueshëm për kryeministër

0

BasriMusmurati6-06Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati, ka thënë se ende strukturat e partisë nuk kanë vendosur se kush do të jetë kandidat për kryeministër, por ai thotë se në historikun e partive politike në të gjithë botën, zakonisht lideri është kandidat edhe për kryeministër.
“Më lejoni ta shpreh mendimin tim rreth kësaj çështje. Hashim Thaçi nuk është i pazëvendësueshëm. Në PDK kemi kuadro që mund ta udhëheqin Qeverinë, por kështu siç janë raportet dhe si është zhvilluar deri më tani Kosova dhe PDK-ja, mendoj se më të mirë, më të fuqishëm dhe më të pranueshëm se Thaçi për kryeministër nuk ka. Edhe po të mos donte Thaçi të jetë kandidat për kryeministër, strukturat e PDK-së nuk do ta lëshojnë aq lehtë, do ta bindin atë të vazhdojë ta udhëheqë Qeverinë. Thaçi njëherë përnjëherë është i pakonkurrencë në krahasim me liderët e partive të tjera”, ka thënë Musmurati në një intervistë për “Epokën e re”.
Musmurati, ka thënë se kjo parti është e mobilizuar për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai ka deklaruar se, pavarësisht largimit të Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit, PDK-ja është stabile. “Partia Demokratike e Kosovës është parti e fuqishme, e organizuar mirë dhe ka strukturë të fortë. Këto struktura dhe këta njerëz gjithmonë kanë qenë stabilë. Në një moment të caktuar, kur dikush nuk pajtohet, është e drejtë e tij të largohet nga PDK-ja dhe të themelojë parti të re. Është krejt normale se ata që largohen, fillimisht gjurmojnë për të gjetur njerëz në partitë në të cilat ishin deri dje”, ka thënë Musmurati.

PDK-ja propozon emrat për drejtorë të Qeverisë “Muja III”

0

PDK-dega PrizrenKryesia e PDK-së në Prizren në mbledhjen e fundit ka propozuar emrat për drejtorë të Ekzekutivit. Për drejtor të Drejtorisë së Arsimit janë propozuar katër emra: Luljeta Veselaj, Hazer Shala, Shaip Buduri dhe Nexhat Çoçaj.

Për drejtor të Inspektorateve është propozuar Alush Shala dhe Bedri Bytyçi, ndërsa për drejtor të Urbanizmit, Nijazi Kryeziu dhe Çelë Lama.

Për drejtor të Drejtorisë së Shëndetësisë është propozuar Laura Guguli dhje Nexhip Berisha.

Për drejtor të Drejtorisë së Rinisë janë propozuar Samir Hoxha dhe Naser Berisha.Për drejtor të Shërbimeve Publike dhe Administratës janë propozuar nga një emër.

Për drejtor të Shërbimeve Publike është propozuar Hasan Hasani,ndërkaq për drejtor të Administratës është propozuar Visar Islamaj.

Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se emrat e propozuara ndërkohë mund të ndryshojnë.

”Propozimet do të dërgohen në Prishtinë. Mund të ndryshojnë.Ka mundësi që kjo listë të plotësohet me emra të tjerë ”,tregon burimi i “PrizrenPress”-it.

Për shkak përçarjeve të brendëshme, PDK-ja në Prizren nuk ka arrit të formojë qeverinë e re. /PrizrenPress.com/

 

Pse nuk shkoi Grabovci në SHBA?

0

AdemGrabovci6-05Nënkryetari i PDK-së, Adem Grabovci, ka qenë njëri prej politikanëve kosovarë, të paraparë për pjesëmarrje në Lutje të Mëngjesit në SHBA, por që nuk shkoi atje. Ai thotë se i ra pishman për shkak të angazhimeve, por burimet thonë se amerikanët ia refuzuan vizën.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Adem Grabovci, nuk ka marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit, që janë mbajtur para disa ditëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në momentin e fundit para se delegacioni kosovar të marrë rrugën për Amerikë, Grabovci ka vendosur t’i bie “pishman” pjesëmarrjes në ceremoninë që pothuajse është ëndërr e secilit politikan.

Gjatë një prononcimi për Gazetën Blic, Grabovci ka thënë se ka qenë e paraparë që të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit, por se ka vendosur t’i thotë “jo” pjesëmarrjes, ngase “ka pasur shumë angazhime në Kosovë”.

Por, duket se shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës ka arsye tjetër pse nuk e ka shkelur “tokën e premtuar”.

Përflitet se Qeveria e SHBA-së, gjegjësisht, Ambasada Amerikane ia ka refuzuar vizën Grabovcit, duke ia pamundësuar pjesëmarrjen në Lutjet e Mëngjesit, ku përveç liderëve e diplomatëve të shumtë nga e gjithë bota, merr pjesë edhe presidenti amerikan, Barack Obama, sikurse edhe zyrtar të tjerë të lartë të Qeverisë Amerikane.

Grabovci, ndërkaq e ka mohuar se iu ka refuzuar viza.

“Sa për dijeninë tënde, unë i kam dy viza për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Njërën e kam trevjeçare, njërën e kam njëvjeçare. Unë pasi e kam rezervuar biletën, për shkak të rrethanave, angazhimeve tjera e kam anuluar”, ka thënë ai.

Përderisa insiston se nuk është e vërtetë që iu ka refuzuar viza, ai thotë se jovetëm që e ka pasur në plan të marrë pjesë në Lutje të Mëngjesit, por gjithashtu ka qenë kryesues i delegacionit dhe organizator i udhëtimit për në SHBA. /Gazeta Blic/