18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Pse nuk shkoi Grabovci në SHBA?

AdemGrabovci6-05Nënkryetari i PDK-së, Adem Grabovci, ka qenë njëri prej politikanëve kosovarë, të paraparë për pjesëmarrje në Lutje të Mëngjesit në SHBA, por që nuk shkoi atje. Ai thotë se i ra pishman për shkak të angazhimeve, por burimet thonë se amerikanët ia refuzuan vizën.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Adem Grabovci, nuk ka marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit, që janë mbajtur para disa ditëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në momentin e fundit para se delegacioni kosovar të marrë rrugën për Amerikë, Grabovci ka vendosur t’i bie “pishman” pjesëmarrjes në ceremoninë që pothuajse është ëndërr e secilit politikan.

Gjatë një prononcimi për Gazetën Blic, Grabovci ka thënë se ka qenë e paraparë që të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit, por se ka vendosur t’i thotë “jo” pjesëmarrjes, ngase “ka pasur shumë angazhime në Kosovë”.

Por, duket se shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës ka arsye tjetër pse nuk e ka shkelur “tokën e premtuar”.

Përflitet se Qeveria e SHBA-së, gjegjësisht, Ambasada Amerikane ia ka refuzuar vizën Grabovcit, duke ia pamundësuar pjesëmarrjen në Lutjet e Mëngjesit, ku përveç liderëve e diplomatëve të shumtë nga e gjithë bota, merr pjesë edhe presidenti amerikan, Barack Obama, sikurse edhe zyrtar të tjerë të lartë të Qeverisë Amerikane.

Grabovci, ndërkaq e ka mohuar se iu ka refuzuar viza.

“Sa për dijeninë tënde, unë i kam dy viza për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Njërën e kam trevjeçare, njërën e kam njëvjeçare. Unë pasi e kam rezervuar biletën, për shkak të rrethanave, angazhimeve tjera e kam anuluar”, ka thënë ai.

Përderisa insiston se nuk është e vërtetë që iu ka refuzuar viza, ai thotë se jovetëm që e ka pasur në plan të marrë pjesë në Lutje të Mëngjesit, por gjithashtu ka qenë kryesues i delegacionit dhe organizator i udhëtimit për në SHBA. /Gazeta Blic/

Më Shumë

Ndërprerje të ujit të pijshëm në disa fshatra të Prizrenit, shkak dëmtimi i gypit

Kompania "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar konsumatorët se për shkak të dëmtimit të gypit cili e furnizon stacionin e pompave "SOZI" nga persona...

Sonte hapet panairi i librit “Prizreni 2024”

Në Prizren sonte hapet panairi i librit “Prizreni 2024”. Në panairin e sivjetmë do të marrin pjesë shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut...

Lajmet e Fundit