13.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Osmani: Procesi i kritereve për liberalizim po shkon ngadalë

VjosaOsmani-LDKKryetarja e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, Vjosa Osmani, është shprehur e pakënaqur me ecurinë e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Në një intervistë për ‘Epokën e re’, Osmani ka thënë se si rezultat i papërgjegjësisë së Qeverisë aktuale janë duke pësuar qytetarët.

“Deri tani plotësim i këtyre kritereve ka ecur me ritëm shumë të ngadaltë, që ka rezultuar edhe me prolongimin e një vendimi pozitiv për liberalizim. Fatkeqësisht nga kjo më së shumti pësojnë qytetarët e Kosovës, të cilët mbesin të vetmit të getoizuar që nuk mund të udhëtojnë lirshëm në zonën schengen për faj të papërgjegjësisë së Qeverisë”, ka theksuar ajo.

Osmani ka thënë se qytetarët e Kosovës do të vazhdojnë të mbesin të izoluar derisa të largohet nga pushteti kjo Qeveri.

“E kam deklaruar edhe më herët se getoizimi i qytetarëve të Kosovës do të marrë fund atëherë kur t’i vijë fundi Qeverisë Thaçi”, ka deklaruar ajo.

Sipas saj, Qeveria nuk është duke treguar vullnet politik për t’i luftuar krimin dhe korrupsionin që janë dy sfida kryesore për liberalizimin e vizave.

“Procesi i liberalizimit kërkon plotësim kriteresh në shumë fusha, ndër të tjera edhe në fushën e sundimit të ligjit, luftimin e krimit e korrupsionit dhe fusha të tjera të rëndësishme. Në këtë aspekt, Qeveria nuk ka treguar vullnet politik për t’i luftuar këto dukuri negative, e në këtë situatë natyrisht se Komisioni Evropian nuk ka sit ë evidentojë progres”, ka thënë Vjosa Osmani për “Epoka e re”.

Më Shumë

Shën Gjergji bashkon qytetarët e Prizrenit

Festimi i Shën Gjergjit në Prizren po u mbajt me shumë entuziazëm që nga orët e hershme të mëngjesit. Kjo festë tradicionale, e cila shënohet...

Përkujtohet dëshmori Ismajl Ahmeti në Maçitevë

Në fshatin Maçitevë është përkujtuar dëshmori Ismajl Ahmeti, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë, familjarëve dhe qytetarëve. Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një...

Lajmet e Fundit