13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Serbia s’ka lënë hapësirë për votën e shqiptarëve

JonuzMusliu-bujanocKryetari i Bujanovcit, Jonuz Musliu, mendon se Serbia ka për qëllim largimin e shqiptarëve nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 16 marsit.

Sipas tij, shteti serb s’ka treguar interes për t’i zgjidhur problemet e shqiptarëve.

Në një prononcim për lajmi.net, Jonuz Musliu deklaron se arrestimet, dhuna e terrori, heqja e lapidarit dhe presioni që ua ka bërë Serbia shqiptarëve, s’ka lënë vend për votën e shqiptarëve në këto zgjedhje.

“Shumë pak ka hapësirë për të dalë në zgjedhjet e parakohshme në Serbi.”

“Dhuna dhe terrori, dëbimi, arrestimet, heqja e lapidarit, ky presion vetëm se po vazhdohet ndaj shqiptarëve. Qëllimi i Serbisë është që të largohen shqiptarët, e sidomos me shqyerjen nga lista civile në Bujanovc, Preshevë dhe Medvegjë, kjo jep të kuptohet se Serbia s’ka qenë e interesuar për t’i zgjidhur problemet e shqiptarëve.”

“Që nga përfundimi i luftës, që nga marrëveshja e Konçulit e këndej, nuk kemi pasur rezultat që konkretisht është marrë Serbia me shqiptarët, por, ndoshta edhe ka qenë i mangët presioni i faktorit ndërkombëtar. Shumë pak i kanë bërë presion Qeverisë së Serbisë që shqiptarët së paku luftën që e kanë bërë të kërkojnë të drejtat e tyre brendapërbrenda këtu ku jemi”.

Sipas Musliut, Serbia nuk është e interesuar t’u japë të drejta shqiptarëve, e kjo nuk i motivon ata për ta dhënë verdiktin e tyre në zgjedhjet serbe.

“Serbia nuk është e interesuar të japë të drejta, as në fushën juridike, as ekonomike, as sociale, as politike. Kështu që, kemi mbetur pezull e situatës.”

“Nuk di se sa kanë motiv shqiptarët të dalin dhe të votojnë. Por, ne do të ulemi dhe do të jetë takimi përfundimtar të shtunën, kur do të vendosim. Vullneti është për JO”.

“Është kërkuar pak a shumë unifikimi i faktorëve shqiptarë, nëse pritet të dilet me një listë të përbashkët, me forcë të përbashkët, me një unitet të përbashkët. Por, kur është matur e tërë kjo, ka peshuar nga ajo pjesa negative për më shumë JO”, deklaron JonuZ Musliu për lajmi.net.

Më Shumë

Lajmet e Fundit