Home Blog Page 877

Prokuroria e Prizrenit për një muaj ka ngritur 192 aktakuza

0

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë muajit shtator 2024, ka ngritur gjithsej njëqind e nëntëdhjetë e dy (192) aktakuza, kundër dyqind e gjashtëdhjetë (260) personave, për raste të ndryshme penale.

Në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave.

Në Departamentin për të Mitur, janë ngritur njëzet (20) propozime për shqiptimin e masave edukative, të diversitetit ose dënimeve, kundër tridhjetë e nëntë (39) të miturve.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, i kësaj prokurorie gjatë muajit Shtator, ka ngritur njëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë (166) aktakuza kundër dyqind e tetë (208) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Asllani në dyshim, Inter futet në merkato, shtyn mesfushorin kuqezi drejt Torinos

0

Inter-Asllani ishte një “dashuri me shikim të parë”, por gjërat nuk po shkojnë ashtu si palët mendonin. Fakt është që Asllani e dashuron Inter, ekip me të cilin ka qenë tifoz që fëmijë, fakt është gjithashtu që edhe Inter beson tek Asllani, për këtë arsye i rinovuan edhe kontratën deri në 2028, por rendimenti i mesfushorit kuqezi nuk është se kënaq drejtuesit, aq më pak tifozët.

Në vitin e tij të tretë tek Inter, Asllani ka pasur më shumë minuta në dispozicion pasi Inzaghi ka qenë i detyruar të lë pushim Calhanoglu, por thuajse në asnjë moment Asllani nuk është ngritur në nivelin e një titullar, kjo situatë ka bërë që drejtuesit e Inter të mendojnë realisht të shesin Asllanin, ose ta lëshojnë në formë huazimi, pavarësisht se sapo ka rinovuar kontratën.

Trajneri i Serbisë: Xhaka është një lojtar i madh

0

Të shtunën, më 12 tetor në Leskovc do të zhvillohet përballjes në mes të Serbisë dhe Zvicrës e cila luhet në kuadër të Ligës së Kombeve. Kjo ndeshje përherë është interesante dhe ngjallë emocione për shkak të futbollistëve shqiptarë që luajnë në kombëtaren helvetike.

E për lojën foli trajneri i Serbisë Dragan Stojkoviq, në një konferencë për media. Ai e vlerësoi lart kapitenin e kombëtares zvicerane, Granit Xhakën. Stojkoviq ka thënë se Xhaka është një lojtar i madh.

“Zvicra ka ekip solid. Ka kontinuitet dhe është kompakte. I ka të gjitha që një ekip duhet t’i ketë. Ka lojtarë kualitativë. Xhaka është lojtar i madh dhe prej tij varet shumë loja e Zvicrës”, ka thënë Stojkoviq.

“Besoj se njerëzit e dinë të kaluarën dhe provokimet. Apeloj që ndeshja të jetë korrekte. Në mënyrën se si ekipet duhet të luajnë. Që sjelljet në tribuna dhe të tifozëve të jenë në nivel të lartë. Ato gjëra dueht të harrohen dhe të fokusohemi në futboll. Nuk frikësohem. Kjo është absolutisht absurde. Xhaka është lojtar i madh dhe e di këtë. Vërtetë e çmojë. Për shumë vjet shfaq nivel botëror. Mendoj se nuk do të ketë ndonjë problem”, deklaroi ai.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Prizren | Djali i vodhi 45 mijë euro në shtëpinë e vet, babai tronditet kur e zbulon

0

Vjedhjet e shumta janë shndërruar në një shqetësim shumë të madh për qytetarët në vendin tonë, duke shkaktuar pasiguri dhe humbje të mëdha. Të dyshuarit jo rrallëherë dalin të jenë të afërm e madje edhe anëtarë të familjes. Kështu ka ndodhur në një familje në Prizren, ku një person ka vjedhur në shtëpinë e vet, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë herë, Sinjali mëson se i dyshuar është një 28-vjeçar, i cili vodhi hiç më pak se 45 mijë euro nga babai i tij, të cilat i bëri ‘rrush e kumbulla’.

Rasti u denoncua nga pronari i shtëpisë dhe si rezultat, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, u zbulua se hajni që kreu vjedhjen është anëtar i familjes.

Policia e arrestoi dhe shoqëroi në stacion policor të dyshuarin, ku i njëjti është intervistuar lidhur me rastin.

Burimet e Sinjalit thonë se ndër të tjera i dyshuari ka deklaruar se paratë që i mori në shtëpi i ka shpenzuar për ‘punë të veta’.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti ndaj tij të iniciohet si “Vjedhje e rëndë” dhe të ndërmerren veprimet e nevojshme brenda afatit ligjor.

/GazetaSinjali/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Vdes babai i Haxhi Shalës

0

Ka vdekur babai i ish-deputetit Haxhi Shala.

Lajmin e ka bërë të ditur nipi i të ndjerit i cili zbuloi se Xheladin Shala u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm.

“Sot, në orët e para të mëngjesit, na la gjyshi jonë i dashur, Xheladin Shala. U largove me mallin që ta shohësh edhe një herë djalin tënd, një mall që nuk munde ta shuaje dot. Zemra ime është e rënduar nga kjo dhimbje, sepse ti dëshiroje aq shumë të ishe sërish me të. E megjithatë, u prehsh në paqe, gjyshi im! Në kujtimet tona, ti do të jetosh gjithmonë, me atë dashuri të pafund që na dhe dhe forcën që gjithmonë na jepje. Mungesa jote do ndihet gjithnjë, por ne do ta mbajmë kujtimin tënd të gjallë”, shkroi Flakron Shala në Facebook.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kryetari Xheladini mbështet fermerët e mjedrës në Dragash, premton politika afatgjata

0

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, së bashku me kryesuesen e Kuvendit, Arijeta Skeraj, nënkryetarin Resul Fetahu dhe anëtarë të tjerë të kabinetit, morën pjesë në panelin e diskutimit me temën “Ngritja e kapaciteteve të fermerëve të mjedrës,” organizuar nga Shoqata Regjionale e Mjedrës “HitBerry”.

Në fjalën e tij, kryetari Xheladini vlerësoi potencialin e lartë të zonave malore të Dragashit për kultivimin e mjedrës, duke theksuar rëndësinë e politikave afatgjata që mbështesin sektorin.

“Sipërfaqet malore të Komunës së Dragashit janë hapësira me potencial të jashtëzakonshëm të kultivimit të mjedrës dhe frutave të ngjashme që mund t’u ofrojnë fermerëve tanë një mundësi të mirë për zhvillimin e bizneseve të tyre”, deklaroi ai, përcjell PrizrenPress.

Paneli u moderua nga Eroll Bajrami dhe përfshiu diskutime nga ekspertë të ndryshëm si Kujtim Lepaja, drejtor ekzekutiv i Shoqatës Kombëtare “Mjedra e Kosovës” dhe Naim Krasniqi, menaxher i përgjithshëm i Fondacionit “Agrodev”. Diskutimet u përqendruan në sfidat dhe arritjet e vitit, si dhe në planet për vitin e ardhshëm.

Organizatorët vlerësuan përkushtimin e Kryetarit Xheladini për zhvillimin e bujqësisë, duke shprehur bindjen se Dragashi do të bëhet një nga qendrat kryesore të kultivimit të mjedrës në Kosovë./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Mblidhen 200 mijë euro për trajtimin e Armend Hodajt

0

Sipas një njoftimi zyrtar nga familja e Armend Hodajt, fondi i kërkuar prej 200,000 eurosh për trajtimin e tij është arritur, falë donacioneve nga brenda dhe jashtë vendit. “Duke llogaritur shifrën momentale që është deponuar në xhirollogarinë zyrtare të Armendit, si dhe paratë e konfirmuara që ende nuk kanë arritur te familja, shumë e kërkuar prej 200,000 euro është arritur,” thuhet në njoftimin e familjes, përcjell PrizrenPress.

Me këtë rast, familja ka kërkuar që të ndërpriten aktivitetet e mbledhjes së fondeve, pasi synimi financiar është përmbushur. “Lusim të gjithë nga ju, që të ndërpritni aktivitetin e mbledhjes së fondeve për Armendin,” u shprehën ata.

Familja gjithashtu bëri të ditur se një njoftim zyrtar për gjendjen shëndetësore të Armendit dhe përfundimin e trajtimit aktual pritet të merret nga spitali deri në fund të javës.

Në fund, familja falënderoi të gjithë ata që u solidarizuan dhe kontribuuan në këtë fushatë. “Ju falenderojmë pafundësisht secilin nga ju, që u humanizuat me ne dhe bëtë çdo sakrificë për të grumbulluar këto para,” përfundon njoftimi.

Ndryshe, Armend Brahim Hodaj (38 vjeç, baba i dy fëmijëve) nga fshati Gjonaj të Hasit, është diagnostikuar me Mixed connective tissue disease with severe pulmonary hypertension. Pas tetë muajsh trajtim në Kosovë, mjekët kanë rekomanduar vazhdimin e trajtimit jashtë vendit, pasi gjendja e tij është përkeqësuar. Aktualisht, ai është transferuar në Institutin për Sëmundjet Pulmonare në Vojvodinë./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Aksion për largimin e objekteve të përkohshme pa leje në Prizren

0

Komuna e Prizrenit ka nisur aksionin për largimin e objekteve të përkohshme të vendosura pa leje në hapësira publike në rrugën “Adem Jashari”. Në këtë aksion, Drejtoria e Inspektorateve po ndërhyn ndaj subjekteve afariste që kanë vendosur tenda dhe struktura të tjera pa miratimin e organeve komunale, përcjell PrizrenPress.

Në njoftimin e saj, Komuna thekson: “Kërkohet nga të gjithë qytetarët dhe pronarët e subjekteve afariste që të mos vendosin objekte të përkohshme si tenda apo konstruksione metalike pa leje të organeve kompetente komunale”.

Siç bëhet e ditur, largimi i këtyre objekteve do të bëhet në barë të pronarëve, përmes një operatori të kontraktuar nga Komuna./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ndalohet për 48 orë inspektori i ndërtimit në Prizren

0

Inspektori i ndërtimit në Prizren, Bashkim Krasniqi, është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren.

Ndalimi i tij është bërë lidhur me hulumtimin e “Betimit për Drejtësi” për motelin e ndërtuar në Landovicë të Prizrenit, të pajisur me leje ndërtimore “fermë për kalërim”.

Burime kanë bërë me dije se Krasniqi dyshohet për mosndërmarrje të veprimeve, duke lejuar tejkalimin e lejes ndërtimore, e më pas për shkak të dështimit në ekzekutimin e konkluzionit për rrënim.

“Betimi për Drejtësi” në emisionin e transmetuar më 1 qershor 2024 me titull “Pazarllëqet me shndërrimin e fermave të kuajve në motele” ka treguar se si objekti i pajisur me leje ndërtimore “fermë për kalërim” kishte rezultuar me një motel.

Krasniqi gjatë inspektimeve të bëra në vitin 2023, ia kishte ndaluar punën disa herë investitorit duke i vendosur shiritat.

Por, megjithëse i njëjti i kishte larguar ata dhe vazhduar punimet, nuk kishte ushtruar kallëzim penal ndaj tij për dëmtim të vulave zyrtare.

Megjithëse në përgjigjen e dhënë për “Betimi për Drejtësi” kishte dalë kundër praktikës ligjore duke thënë se nuk bëjnë kallëzim penal, Krasniqi atë e kishte bërë pas transmetimit të hulumtimit.

Ky objekt ishte pajisur me leje ndërtimore më 25 maj 2023. Një vit pas, ajo çfarë shihej nga gjendja faktike ishte se nuk ka të bëjë me fermë për kalërim.

Objekti ishte pothuajse në fazën përfundimtare të punimeve dhe ngjante me një motel.

Por, ajo çfarë shihet nga procesverbalet e inspektorëve komunalë është se nuk ka përshkrim real të gjendjes faktike.

Pas raportimeve të “Betimit për Drejtësi”, inspektorët komunalë i kishin ndaluar punën investitorit.

Për rrjedhojë, i njëjti kishte shfrytëzuar çdo mundësi ligjore për ta legalizuar atë, duke bërë ankesë edhe në Ministri të Mjedisit. Por që të gjitha i ishin refuzuar.

Mund të jetë një imazh i teksti

Për këtë, inspektorati më 12 gusht 2024, kishte nxjerrë urdhër-ekzekutim të detyrueshëm për rrënimin e të gjitha tejkalimeve të lejes ndërtimore dhe ndërtimeve pa leje.

Por, inspektori Krasniqi nuk kishte respektuar urdhër-ekzekutimin e nxjerrë nga vetë ai. Në procesin e rrënimit të zhvilluar më 6 dhe 9 shtator, Inspektorati i Ndërtimit në Prizren kishte dalë i pafuqishëm, duke mos rrënuar as gjysmën e tejkalimeve ndërtimore dhe objekteve pa leje.

I njëjti edhe në procesverbalin e rrënimit nuk e kishte përshkruar gjendjen faktike në terren. /BetimipërDrejtësi