Home Blog Page 878

Shoqata e Gazetarëve në Prizren organizon mbledhje përkujtimore për gazetarin Myrfet Shasivari

0

Shoqata e Gazetarëve në Prizren do të organizojë një mbledhje përkujtimore në nder të gazetarit Myrfet Shasivari.

Mbledhja do të mbahet të mërkurën, në orën 17:00, në hapësirat e Odës së Zejtarëve të Prizrenit.

Shasivari ndërroi jetë në muajin gusht të këtij viti.

Kjo mbledhje  do të jetë një mundësi për të nderuar jetën dhe kontributin e tij në fushën e gazetarisë, duke ndarë kujtime dhe reflektime mbi veprën e tij./PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Rritja e vetëdijes për kancerin e gjirit në Dragash: Ligjëratë informuese për gratë

0

Grupi i Grave Asambleiste në Dragash, së bashku me kryesuesen e Kuvendit dhe zyrtaren për Barazi Gjinore, zhvilluan sot një takim për të diskutuar organizimin e aktiviteteve gjatë Muajit Rozë, përcjell PrizrenPress.

Në kuadër të agjendës, më 10 tetor 2024, do të mbahet një ligjëratë vetëdijesuese në sallën e Asamblesë Komunale, duke filluar nga ora 12:00. Ligjërata do të drejtohet nga doktoresha gjinekologe, Sebahata Sylejmani Shala.

“Ky aktivitet ka si qëllim të informojë gratë mbi sëmundjen e kancerit të gjirit dhe rëndësinë e diagnostikimit të hershëm”, ka bërë me dije kjo komunë, duke shtuar se të gjitha gratë dhe vajzat nga Komuna e Dragashit janë të ftuara të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në këtë iniciativë të rëndësishme./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Shpallen emrat e këngëtarëve pjesëmarrës te Festivali 63 i Këngës në RTSh

0

Ndërsa ditët e Festivalit të 63-të në Radiotelevizionin Shqiptar po afrojnë, tashmë kemi listën zyrtare me emrat e artistëve të përzgjedhur nga Komisioni Përzgjedhës për Kualifikimin e Këngëve Pjesëmarrëse në Festivalin e 63-të të Këngës në RTSH.

Komisioni i përbërë nga profesionistë të fushës së muzikës dhe të letrave, pasi dëgjuan e analizuan 85 krijime muzikore, që mbërritën në Radiotelevizionin Shqiptar konform rregullores së Festivalit, kanë vendosur unanimisht të shpallin 30 këngët që do të jenë pretendente për çmimet e këtij Festivali, pa diskutim edhe pretendente për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion.

Në listën e përzgjedhur spikasin artistë të njohur të muzikës shqiptare, rikthime të artistëve që kanë bërë historinë e muzikës moderne dhe të rinj që e shohin skenën e këtij Festivali prestigjioz si një skenë të rëndësishme për karrierën e tyre artistike. Ky edicion do të kombinojë talentin e artistëve të mëdhenj dhe zërat e rinj. Me një përzierje të stilit tradicional dhe modern, Festivali i 63-të në RTSH pritet të jetë një nga ngjarjet muzikore më të mëdha të vitit, duke premtuar spektakël të jashtëzakonshëm dhe përcjelljen e mesazheve të rëndësishme, gjithmonë duke iu referuar rrënjëve nga ku nisi historia e muzikës shqiptare dhe e këtij Festivali.

Lista e këngëtarëve që do të garojnë në FIK 63, sipas rendit alfabetik:

  1. Algert Sala
  2. Alis Kallacej
  3. Ardit Çuni
  4. Devis Xherahu
  5. Djemtë e Detit
  6. Elvana Gjata
  7. Endrik Beba
  8. Epos Grup
  9. Erma Mici
  10. Frensi Revania
  11. Gjergj Kaçinari
  12. Gresa Gjocera
  13. Jet
  14. Kejsi Jazxhi
  15. Kleansa Susaj
  16. Laurjan Ejlli ft. Adelina Corraj
  17. Lorenc Hasrama
  18. Luna Çausholli
  19. Mal Retkoceri
  20. Martina Serreqi
  21. Mihallaq Andrea
  22. Nita Latifi
  23. Olsi Bylyku
  24. Orgesa Zaimi
  25. Rea Nuhu
  26. Ronaldo Mesuli
  27. Santino De Bartolo
  28. Shkodra Elektronike
  29. Stine
  30. Vesa Smolica

/rtsh.al/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Browni i Yllit, MVP i javës së katërt 

0

Terrell Brown është MVP i javës së katërt të ProCredit Superligës.

Në përballjen që u vendos në sekondat e fundit ndërmjet Pejës dhe Golden Eagle Yllit, Brown ishte basketbollisti më i mirë i ndeshjes me 33 pikë, dy kërcime dhe dy asistime. 26 indeksi.

Top 5
Terrell Brown (Golden Eagle Ylli) 33 pikë, 2 kërcime, 2 asistime, 26 indeksi
Jayveous Mckinnis (Bashkimi) 18 pikë, 8 kërcime, 1 asistim, 23 indeksi
Jalen Moore (Sigal Prishtina) 22 pikë, 3 kërcime, 7 asistime, 19 indeksi
Shizz Levan Alston (Vëllaznimi) 23 pikë, 3 kërcime, 1 asistim, 16 indeksi
Shamarkus Kennedy (Bora) 21 pikë, 10 kërcime, 1 asistim, 27 indeksi

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Merren mostrat e dheut në Romajë, Gjonaj dhe Krajk për përmirësimin e pjellorisë së tokës

0

Komuna e Prizrenit, përmes Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, po vazhdon me realizimin e projektit “Pjelloria e tokës dhe rekomandimi për plehra”, i cili ka si qëllim përmirësimin e prodhimtarisë bujqësore në këtë rajon.

“Së fundmi, janë marrë mostrat e dheut nga tokat bujqësore në fshatrat Romajë, Gjonaj dhe Krajk,” njofton komuna, përcjell PrizrenPress.

Ky projekt, sipas njoftimit, ka për qëllim analizimin e cilësisë së tokës për t’i përcaktuar nevojat specifike të plehrave për secilën parcelë, duke ofruar një ndihmë të rëndësishme për fermerët.

“Kjo do t’i mundësojë atyre të rrisin rendimentet dhe të përmirësojnë pjellorinë e tokave të tyre”./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren akuzon qeverinë komunale për kurdisje të tenderëve

0

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren ka akuzuar qeverinë komunale për keqpërdorimin e fondeve publike përmes kurdisjes së tenderëve.

Sipas shefit të grupit të këshilltarëve të LVV-së në Kuvendin e Prizrenit, Karanfil Haxhillari si shembuj ilustrues lidhur me këto dyshime janë përzgjedhur tenderët për dy projekte kapitale, ku ka dallime në çmimet e produkteve të njëjta, raporton Telegrafi.

“Në tenderin e shtratit të Lumbardhit, kontrata është nënshkruar me operatorin ekonomik me 4 mars 2024 me vlerë prej 2 milionë e 200 mijë euro. Vet titulli i tenderit tregon mjaft, pra fillon nga Ura afër Kampusit universitar dhe thotë në vazhdim të rrjedhës, pra deri ku e sa metra del ku të del fitimi”, ka thënë Haxhillari.

Ai ka shtuar se kontrata për ndërtimin e katër parqeve është nënshkruar me 4 tetor 2023, me vlerë prej afër 300 mijë eurove.

“Në tender gjendet edhe rregullimi i Parkut te Çerdhja ‘Yllka’, por ama ajo pronë tashmë i është ndarë një organizate joqeveritare për të ndërtuar objektin për kuzhinë të ushqimit falas. Shtrohet pyetja, parat e paguara për park ku shkuan? Shtoja këtu që vetëm dizajnimi i këtyre parqeve Komunës së Prizrenit i ka kushtuar 23 mijë e 500 euro”, ka deklaruar Haxhillari.

Tutje ka theksuar se krahasimi i paramasave tek tenderi për ndërtimin e shtratit të Lumbardhit dhe ai për ndërtimin e katër parqeve në qytetin e Prizrenit vënë në pah dallimet e mëdha në çmime për produktet e njëjta, raporton Telegrafi.

“Një ulëse në tenderin për ndërtimin e 4 parqeve kushton 250 euro, kurse në tenderin tjetër të shtratit të Lumbardhit e njëjta ulëse kap vlerën 500 euro. Ulësja tjetër në tenderin e parë është 550 euro, kurse në tenderin tjetër e njëjta kushton 1 mijë e 700 euro.  Parkingu për biçikleta te tenderi për ndërtimin e 4 parqeve kushton 400 euro, kurse e njëjta te tenderi tjetër kushton 1 mijë e 200 euro. Koshi për mbeturina te tenderi i parë kushton 150 euro, kurse te e dyta, koshi i njëjtë është 350 euro. Pra materialet e njëjta, çmimet e ndryshme. Tenderët e një qeverie, por me dallime drastike”, ka thënë Haxhillari.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

Ai ka shprehur qëndrimin se këto raste duhet të hetohen nga Prokuroria e Shtetit, lidhur me “dyshime të bazuara për korrupsion dhe keqpërdorim”.

Haxhillari ka pohuar se ka edhe tenderë tjerë me kritere diskriminuese dhe ku punët nuk janë kryer me cilësi të duhur.

Komuna e Prizrenit deri më tani nuk ka reaguar në lidhje me këto pretendime të opozitës. /Telegrafi/

Marketing

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Granit Begolli jep dorëheqje nga Liria

0

Pas barazimit të djeshëm ndaj KF Istogut, kryetrajneri i FC Liria, Granit Begolli, ka ofruar dorëheqjen e tij. Sot, kryetari i klubit Valon Osmani dhe bordi drejtues e kanë miratuar vendimin e tij, përcjell PrizrenPress.

Në një deklaratë zyrtare, klubi tha: “Ne i urojmë Granit Begollit suksese dhe gjithë të mirat në të ardhmen, me shpresën që një ditë rrugët tona do të bashkohen sërish.”

Dorëheqja e Begollit vjen pas një serie rezultatesh të paqëndrueshme të ekipit, duke përfshirë barazimin e fundit ndaj Istogut. Nuk është bërë e ditur ende kush do të jetë trajneri i ri i skuadrës./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Qytetari i Kosovës paguan gjobë trafiku me kamatë 500 euro në Morinë

0

Moskordinimi shtetëror Kosovë-Shqipëri, pësojnë qytetarët. Kështu ka ndodhur me qytetarin e Kosovës i cili ka paguar gjobë trafiku me kamatë 500 euro në pikën kufitare në Morinë me datë 2 tetor 2024.

Një qytetar i Kosovës, gjatë vikendit ishte nisur për Shqipëri. Ai ishte ndaluar nga policët kufitar shqiptar dhe nuk ishte lejuar të kalojë kufirin me arsyetim se ka një gjobë trafiku të pa paguar. Qytetari i Kosovës, emër i njohur për redaksinë “Epoka e re”, nuk kishte pasur dijeni për këtë gjobë trafiku, sepse që nga sezoni i verës ai nuk kishte qenë më fare në Shqipëri. Pas interesimit të tij, ai kishte kuptuar se ishte gjobitur sepse ishte ra në “radar” për tejkalim shpejtësie, me datë 18 korrik 2024 por që nuk ishte njoftuar nga askush dhe që nga ajo ditë ai ishte penalizuar me pagesa ndëshkuese për mos pagesë të dënimit. Dhe pikërisht me 2 tetor qytetari N.N, ishte nisur për Tiranë dhe për të kaluar kufirin gjoba e tij nga dënimi i caktuar me ligjet shqiptare, kishte arritur vlerën e 500 eurove. Pas kësaj pagesa të cilën e kishte bërë të njëjtën ditë ai është lejuar të kaloj kufirin. Po të ishin të rregulluara raportet institucionale e shtetërore në mes Kosovës e Shqipërisë, qytetari i ndëshkuar do të ishte njoftuar përmes linjave zyrtare të komunikimit dhe dënimi do të kishte pasur mundësi të paguhej me kohë me një kosto më të lehtë.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Nga tetori rriten për 20 për qind një pjesë e pensioneve

0

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se do të rriten pensionet nga muaji tetor për 20 për qind për në pjesë të këtyre kategorive.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se pensionet do të kenë rritje edhe nga muaji janar i vitit 2025 për kategoritë e dala nga lufta.

“Duke filluar nga ky muaj tetor 2024 do të rrisim për 20 për qind të gjitha pensionet që janë si vijon: Pensioni bazik i moshës, pensioni kontribut dhënës i plotë dhe parcial, pensioni i aftësisë së kufizuar për fëmijë dhe për të rritur, pensioni për persona të verbër, pensioni për persona paraplegjik dhe tetra plegjik, pensioni familjar, pensioni invalidor i punës dhe pensioni i parakohshëm për punëtorët e Trepçës”, ka thënë Kurti.

Nga muaji janar do të ketë rritje për 20 për qind edhe për kategorit e luftës: Familjet e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, viktimave të dhunës seksuale”, tha Kurti.