Gjorgjeviqit iu zvogëlua dënimi për krime në Kosovë

VlastimirGjorgjeviq-hageTribunali i Hagës, me një vendim final, sot e ka dënuar gjeneralin e pensionuar të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, Vlastimir Gjorgjevic, me 18 vjet burg për dëbim dhe krime të tjera të luftës kundër shqiptarëve në Kosovë.
Komisioni i apelit i Tribunalit të Hagës, në këtë mënyrë, atij ia zvogëloi dënimin e shkallës së parë me 27 vjet burg. Ky dënim i ishte dhënë më 23 shkurt të vitit 2011.

Gjyqtarët pjesërisht e kanë miratuar ankesën e 64 vjeçarit Gjorgjevic, dhe e kanë liruar nga përgjegjësia për krime në disa lokacione të theksuara në dënimin e shkallës së parë dhe kanë vlerësuar se dënimi i shkallës së parë ishte tepër i ashpër, raporton agjencia Beta nga Haga.

Megjithatë, me vendimin final është vërtetuar fajësia e Vlastimir Gjorgjevcit, lidhur me të gjitha pikat e aktakuzës për zhvendosje, deportim, dëbim dhe vrasje të shqiptarëve të Kosovës, në gjashtë muajt e parë të vitit 1999, kur ai ishte kryeshef i njësisë së sigurimit publik të Ministrisë së brendshme të Serbisë dhe ndihmësministër i brendshëm.

Të gjitha këto vepra penale janë vlerësuar si krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës.

Është vërtetuar se krimet janë bërë në kuadër të ndërmarrjes së bashkuar kriminale, qëllim i së cilës ishte dëbimi i përhershëm i shqiptarëve nga Kosova. /Rel/

Më Shumë

Kujtim Gashi nuk kandidon për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit

Ish-deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Kujtim Gashi, ka njoftuar se nuk do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit. Përmes një njoftimi...

Ansambli “Gurra” triumfon në festivalin “Anadrinia Jehon”

Është përmbyllur me sukses edicioni jubilar i 25-të i Festivalit të Folklorit “Anadrinia Jehon”, i cili për disa net me radhë mblodhi në Dejnë...

Lajmet e Fundit