16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

320 krijime letrare në garë për “Pena e Flakës”

flaka e janaritPërgjegjësi për pjesën letrare të manifestimit, Sabit Rrustemi deklaroi për KultPlus se anonimiteti i pjesmarrësve në konkurs, është i garantuar para jurisë e cila në ditën e fundit të janarit do t’i komunikojë rezultatet, sipas titujve dhe shifrave.

Të premten, më 31 janar në Gjilan, përmbyllet edicioni i 23-të i manifestimit “Flaka e Janarit”.Kjo ngjarje tradicionale përfundon me orën e madhe letrare “Pena e Flakës” ku pritet të shpallen edhe fituesit e krijimeve në prozë dhe poezi.

Përgjegjësi për pjesën letrare të manifestimit, Sabit Rrustemi deklaroi për KultPlus se për 3 shpërblimet e para në dy kategori, konkurrojnë 264 poezi dhe 56 tregime të krijuesve nga mbarë hapësirat shqiptare dhe nga diaspora.

Sipas Rrustemit, krijimet kanë arritur me postë ose në formë elektronike gjë që ka mundësuar pjesëmarrje më gjithëpërfshirëse dhe rritje të numrit të të interesuarve nga vendet e ndryshme të botës ku jetojnë shqiptarët.

Ai shtoi se anonimiteti i pjesmarrësve në konkurs, është i garantuar para jurisë e cila në ditën e fundit të janarit do t’i komunikojë rezultatet, sipas titujve dhe shifrave. Rrustemi nuk pranoi ta zbulojë identitetin e anëtarëve të jurisë për shkak të shmangies së mundësisë së manipulimeve por shtoi se një anëtar i jurisë do të jetë nga Gjilani, një nga Prishtina dhe një nga trojet shqiptare jashtë Kosovës.

Pas komunikimit të rezultateve, Organizatori do të bëjë verifikimin e krijimeve të shpërblyera dhe nëse ndonjë krijim i shpërblyer del të jetë i botuar nëpër faqe interneti a rrjete sociale, atëherë autori privohet nga e drejta e marrjes së shpërblimit.

Në bazë të kritereve të konkursit, në konkurrim kanë hyrë vetëm poezitë deri në 50 vargje si dhe tregimet deri në tri faqe A4 ndërsa një krijues ka mundur të konkurrojë me më shumë punime, qoftë në poezi apo prozë. Juria e ka mundësinë e propozimit për botim në revistën letrare – kulturore AGMIA, edhe të një numri krijimesh në poezi e në prozë.

Përveq gjashtë fituesve të konkursit, organizatorët kanë paraparë edhe ndarjen e çmimit të veçantë “Pena e Flakës” i cili do të ndahet nga një juri e themeluar Ad Hock në orën e madhe letrare ku pritet të lexojnë emra të afirmuar të letërsisë shqipe anekënd trevave shqiptare. /KultPlus.com

 

Më Shumë

Beteja për titull zhvillohet në Suharekë

Ndeshje vendimtare për titullin e kampionit mund të jetë derbi që zhvillohet sot (e shtunë) në Suharekë mes liderit aktual në elitë, Ballkanit dhe...

“Fortnight”, kënga e re e Taylor Swift thyen rekord!

Kënga e re e Taylor Swift “Fortnight” po korr një sukses të jashtëzakonshëm. Spotify së fundmi njoftoi se kënga e 34-vjeçares “Fortnight”, me Post...

Lajmet e Fundit