12.8 C
Prizren
E diel, 6 Tetor, 2024

Sejdiu: LDK-ja ka mbetur e pareformuar

FatmirSejdiu-ldkIsh-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe një ndër themeluesit e LDK-së, Fatmir Sejdiu, flet për 24-vjetorin e themelimit të kësaj partie dhe për ecurinë e saj për këto vite në skenën politike.

Në këtë intervistë për “Epokën e re” Sejdiu kujton ditën e themelimit të LDK-së. Ai ka thënë se ideja dhe synimi i nisur 24 vjet më parë kanë dhënë frytin e vet, kanë krijuar shtetin e Kosovës, të njohur ndërkombëtarisht. “LDK-ja u bë një lëvizje që i dha vizion, frymë dhe dinjitet rezistencës, për ta krijuar jo vetëm platformën e brendshme të kësaj rezistence, por edhe hapjen e një marrëdhënieje të re, konstante, me bashkësinë ndërkombëtare, me SHBA-të dhe me vendet e BE-së dhe vendet e tjera demokratike nga e gjithë bota”, ka thënë Sejdiu. Ai ka thënë se LDK-ja kishte përgjegjësinë kryesore për t’i organizuar shqiptarët për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Sejdiu në këtë 24-vjetor të LDK-së kujton liderin e saj historik, Ibrahim Rugovën dhe filozofinë e tij politike. “Politika e LDK-së është filozofi që është krijuar nga shumë intelektualë dhe veprimtarë në Kosovë dhe në botë, nga Evropa e ShBA-ja, po dihet se presidenti Rugova ishte lider i saj. Mbetet gjithnjë në pikën më të ndritshme të saj”, është shprehur Sejdiu.
Sejdiu ka dhënë kritika sa i përket ruajtjes së filozofisë së Rugovës. “Duhet thënë se ka shpërdorime me personalitetin dhe veprën e presidentit Rugova. Komplekset dhe dobësitë nga ato politike, profesionale dhe morale, jo rrallë duke u thirrur në filozofinë e Rugovës, ka të vonuar që tashti duan t’i shërojnë edhe ata që për të gjallë të tij e fyenin dhe e minonin gjithë sa kishin mundësi. Për filozofinë e Rugovës flasin plot njerëz, por nuk po flasin ata që e krijuan bashkë me të. Duket ajo që thashë më lart, po ndikon që ata që duhet të shkruajnë e flasin, presin të shterojnë puset e cekëta të politikës dhe mendimit për këtë filozofi”, ka thënë Sejdiu.

Ish-lideri i LDK-së, Fatmir Sejdiu, ka folur edhe për të ardhmen e kësaj partie. Ai ka thënë se LDK-ja ka mbetur e pareformuar. “Në projektin tim ishin punët në fazën finale, të krijohej programi politik i LDK-së me ndihmën e ekspertëve të partive popullore, për një periudhë afatgjatë, duke e bërë LDK-në parti të qendrës së djathtë në kuptimin e plotë të fjalës. Ata ishin përfshirë plotësisht dhe ekspertët e PP-së me ekspertët e LDK-së kishin filluar punën. Pas largimit tim nuk kam dëgjuar të jetë bërë ndonjë gjë në këtë drejtim”, ka thënë Sejdiu.

Ai ka treguar se LDK-ja ka probleme që duhet t’i hapë brenda organeve të saj. “Të fillojë një diskutim të gjerë, çfarë do të bëjë në të ardhmen. Rasti i humbjes së Prishtinës, ku LDK-ja gjithnjë ishte e fuqishme dhe pa dilemë forca kryesore që jepte kryetarin e saj, tregon se janë këputur shumë hallka thelbësore të frymës reale politike të LDK-së. Klientelizmi dhe tendenca për të krijuar probleme aty ku nuk ka dhe për t’i fshehur problemet ku ekzistojnë mund të jenë me pasoja serioze në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Unë shoh se spektri politik i Kosovës po ndryshon dhe do të ketë sfida të mëdha për partitë që u projektuan si pronare të pushteteve afatgjata. Ka ngërç dhe mbyllje që duhet kapërcyer dhe shoh gatishmëri të madhe të anëtarësisë që të bëjë këtë”, ka thënë Sejdiu.

Më Shumë

Vdekja e 35 – vjeçares në Suharekë, si ndodhi e gjithë ngjarja?

Dyshohet se u rrëzua nga ballkoni i shtëpisë. Një 35 vjeçare ka vdekur ditën e martë në Kushnicë të Suharekës. Viktima fillimisht është dërguar në emergjencë...

Festa e Vreshtave rikthehet në Suharekë për të festuar përmbylljen e sukseshme të vjeljes së këtij viti

Këtë fundjavë u mbajt Festa e Vreshtave, një ngjarje e përvitshme që feston traditën e pasur të rajonit në prodhimin e verës dhe periudhën...

Lajmet e Fundit