Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj bashkë me 31 anëtarët e rinj të Kuvendit të Komunës , solemnisht ka dhënë betimin , dyke marrë zyrtarisht edhe detyrat për të qeverisur këtë komunë. Mbledhja e parë solemne, është udhëhequr nga anëtari më i vjetër i KK-së, Aziz Thaçi.Në këtë ceremoni të dhënies së betimit të kryetarit Begaj dhe anëtarëve të KK-së, morën pjesë, disa ish kryetar të Komunës së Malishevës, përfaqësues të institucioneve shtetërore në Malishevë, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, si OSBE, KFOR-LMT, KDI, OJQ lokale, përfaqësues të Bashkësisë Islame në Malishevë, dhe qytetar të tjerë të Komunës së Malishevës.
“Ishte vullneti i juaj që ne sot të betohemi para juve. Betimi nuk është diçka e thjeshtë por është përgjegjësi e jona para Zotit dhe para qytetarëve të Malishevës, se do të punojmë drejtë dhe vetëm për interesin e qytetarëve të Malishevës”, tha Begaj.
“Unë dhe ju e morëm besimin nga ato familje që dhanë më të dashurit e tyre për lirin e këtij vendi, morëm besimin nga invalidë dhe veteranë të UÇK-së, nga familjet që ende nuk dinë për fatin e të zhdukurve të tyre.Morëm besimin nga qytetarë me aftësi të kufizuara nga njerëz të moshës edhe 90 vjeçare, edhe nga familjet skamnore të cilat kanë kushte të vështira jete, nga intelektual e mësimdhënës nga studentë e në përgjithësi nga kategori të ndryshme të qytetarëve të Malishevës”
“ Prioritet i yni do të jetë arsimi, infrastruktura shkollore do të përmirësohet, si dhe synim i yni do të jetë edhe ndërtimi i shkollave të reja. Nuk do të mjaftojë kjo por kërkoj nga ju dhe ata që kanë përvojë të gjatë në arsim që t’i kushtojmë vëmendje të veçantë përmirësimit të cilësisë në shkollat tona dhe luftimit të të gjitha dukurive devijante që dëmtojnë shoqërinë tonë”.
“Shëndeti i qytetarëve të Malishevës është detyrë e jona primare.Obligim i yni është të kemi një angazhim maksimal në nivelin lokal në bashkëpunim me nivelin qendror në mbrojtjen e jetës së qytetarëve nga ethet hemorragjike.Prandaj, ju lutëm më ndihmoni që me kohë, ne së bashku me ekipet e ndryshme dhe me qytetarë të marrim të gjitha masat dhe të përpiqemi që të përmirësojmë kushtet dhe shërbimet në të gjitha njësit shëndetësore si me kuadro ashtu edhe me investime në përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore”.
“Do të kemi kujdes të veçantë në zhvillimin e bujqësisë dhe degëve të saja, kërkoj ndihmën tuaj që të ju ndihmohet të gjithë atyre që punojnë në krijimin e të mirave materiale vendore, të mbështeten ata fermer, perimtar, pemëtar me kapacitet dhe mundësit që ka komuna e Malishevës, por në mënyrë të drejtë dhe të mos lihet mundësia e përfitimit e atyre që shpeshherë kanë përfituar pa të drejtë, për këto lëmi do të kërkohen edhe donacione nga niveli qendror por edhe nga donator të jashtëm”.
“Përfundimi i infrastrukturës rrugore në disa lagje të fshatrave të komunës sonë do të ketë kujdes të veçantë si dhe projektet e përbashkëta për lidhjen me komunat fqinje si me Drenasin Klinën dhe Therandën, ku këto lidhje mund të bëhen vetëm në bashkëfinancim me nivelin qendror…”/PrizrenPress.com/