GGD kundër hapjes së Kushtetutës

GGDGrupi i Grave Deputete (GGD), ka reaguar pas disa raportimeve se kuota gjinore prej 30%, kategori kjo e rregulluar me ligj, duhet të bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese. GGD konsideron se një tendencë e tillë po bëhet për të hapur kushtetutën për qëllime të tjera politike që nuk kanë të bëjnë me çështje gjinore.

“Shfrytëzimi i grave për të hapur Kushtetutën është i padrejtë dhe i papranueshëm. Kuota gjinore prej 30% është e rregulluar me ligj, ndërkaq neni 71 i Kushtetutës, tashmë parasheh barazinë gjinore në përfaqësimin në Kuvend. Ky parim kushtetues është përkthyer në masa konkrete të përfaqësimit, duke miratuar kështu kuotën në ligjet që kanë të bëjnë me zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhjet lokale. Prandaj, tashmë nuk ka nevojë të preket Kushtetuta, për ta rregulluar këtë çështje, që tashmë është e drejtë e fituar. Për më tepër, Kushtetuta parasheh se masat afirmative të cilat kanë për qëllim arritjen e barazisë së grupeve më pak të përfaqësuara nuk konsiderohet diskriminim”, thuhet në reagimin e GGD.

Ato vlerësojnë se kuota është një nga masat afirmative që ka prodhuar rezultate jashtëzakonisht pozitive për pjesëmarrjen e gruas në politikë, që prej mandatit kur ka filluar të aplikohet. Megjithatë, ato në reagimin e tyre thonë se edhe me aplikimin e kësaj kuote, barazia gjinore nuk është arritur, meqë gratë paraqesin 50% të popullatës.

“Prandaj, gratë janë kundër betonimit të 30% në Kushtetutë, e cila pastaj nuk do të mund të ndryshohej pa votim të shumicës së dyfishtë”, thuhet në reagimin e Grupit të Grave Deputete.

Më Shumë

Familja në Korishë në telashe me arushën, iu shfaqet rregullisht në oborrin e shtëpisë

Banorët e fshatit Korishë të komunës së Prizrenit, janë në telashe nga kafshët e egra. Një qytetar i atjeshëm, ka dërguar pamje në redaksinë e...

Totaj: Komuna e Prizrenit do të vazhdojë mbështetjen për gratë sipërmarrëse

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë në Konferencën Nismëtare të projektit “E Ardhmja e Saj”, një iniciativë që synon fuqizimin...

Lajmet e Fundit