6.2 C
Prizren
E mërkurë, 11 Dhjetor, 2024

Këshilli i Evropës pret epilogun e takimit Thaçi – Daçiq

Bashkimi evropianPo qe se Marrëveshja e Brukselit zbatohet në tërësi, presim që Këshilli i Evropës në samtin e 20 dhjetorit të japë sinjalin startues për fillimin formal të negociatave për anëtarësim të Serbisë në BE, që do të thotë se konferenca e parë ndërqeveritare nuk do të mbahet në atë ditë por në fillim të vitit 2014, kanë thënë për gazetën Danas anëtarët e Bundestagut Peter Bayer dhe Mariluise Beck gjatë qëndrimit në Beograd.

„Vendimi i Këshillit të Evropës varet shumë nga epilogu i takimit të kryeministrave Daçiq e Thaçi të premten (nesër) në Bruksel. Nëse arrihet marrëveshja për çështjet e hapura, përkatësisht për jurisprudencë, Marrëveshja e Brukselit do të zbatohet në tërësi, që është parakusht për caktimin e datës së konferencës së parë ndërqeveritare të BE-së dhe Serbisë. Marrë para sysh sinjalet pozitive ardhur nga të dy palët, kam arsye të jemi optimistë”, ka deklaruar Peter Bayer, deputet i CDU –së i lider i të cilit është Angela Merkel.

Gjatë qëndrimit në Beograd deputetët gjermanë, janë takuar me nënkryetarin e Qeverisë serbe Aleksandar Vuçiq dhe me të kanë biseduar kryesisht për çështjen e Kosovës.

„Ua kemi bërë me dije bashkëbiseduesve se marrëveshja për kompetencat e Asociacionit serb të komunave dhe nënshkrimi i Marrëveshjes obligative juridike ndërmjet Serbisë e Kosovës nuk është kush për fillimin e negociatave të Serbisë me BE-në. Kjo marrëveshje duhet të jetë e ngjashme me marrëveshjen gjermano – gjermane dhe është e nevojshme që Serbia atë ta nënshkruajë me Kosovën para se të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian”, ka thënë Peter Bayer.

Mariluise Beck ka sqaruar se “insistimi për zgjidhjen e çështjes së Kosovës kushtëzohet nga përvoja e keqe që kemi me Qipron. Ne në fund duam që Serbia e Kosova të bëhen pjesë e BE-së, e jo ato të zihen rreth sovranitetit”, ka shtuar ajo.

Më Shumë

22-vjeçarit nga Prizreni i gjenden edhe dy granata dore

Policia e Kosovës ka njoftuar se në vazhdën e hetimeve të një rasti të datës 4 dhjetor 2024, ku ishte arrestuar një i dyshuar...

Cem Struja nga Prizreni me startupin “WellscanPro” korr sukses të madh në Evropë

sukses në garën prestigjioze EIT Jumpstarter, të mbajtur ditë më parë në Budapest të Hungarisë. Në këtë event, sipas njoftimit të Makerspace Innovation Center, në...

Lajmet e Fundit