8.8 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026
Home Blog Page 8877

Reka: Kosovë, harroje anëtarësimin në BE edhe për një dekadë

0

RekaPërgjigje kanë marrë shumë pyetje për politikën e jashtme të Kosovës, por edhe për vet krijimin e këtij shteti, gjatë dy konferencave shkencore të organizuara muajin e shkuar në Shkup. Blerim Reka, i ka kryesuar të dyja.

Përtej atyre që janë thënë në të dyja konferencat, ky ish-ambasador i Maqedonisë në Bashkimin Evropian, e tani prorektor në Universitetin e Evropës Juglindore gjatë një interviste për “Kohën Ditore”, ka shprehur vlerësimet e tij për politikën e jashtme.

Ka shtruar nevojën për një staf politik më profesional e për një politikë të jashtme më agresive.

Për procesin lotues ka thënë se po bëhet në adresa të gabuara. Ka treguar se ku dhe si të lobohet. Ka folur edhe për qasjen ndaj fqinjëve, sidomos ndaj Shqipërisë. Gjithashtu edhe për politikën që duhet ndjekur me Serbinë.

E ka trajtuar edhe aspektin e anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe BE. Ai ka vlerësuar se anëtarësimi në këto dy organizata do të marrë edhe shumë kohë. Madje, për BE ka sqaruar se Kosova nuk mund të futet edhe për një dekadë.

Mungojnë barna esenciale në spitale

0

QKUK5-24Në QKUK dhe në spitalet rajonale të mjeksisë vazhdon avazi i vjetër i mungesës së barnave dhe materialeve hargjuese esenciale.

Për këtë ankohen edhe pacientët e QKUK-së të cilët thonë se në spitale nuk ka materiale hargjuese duke filluar që nga fashat, gjilpërat, e deri te barnat esenciale të cilat duhet ti ketë çdo spital.

Ata poashtu tregojnë se të gjitha këto janë të detyruar të blejnë vetë edhe përkundër kushteve të rënda ekonomike.

Por kështu nuk mendon ministri i Shëndetësisë Ferid Agani i cili thotë se furnizimi me barna dhe materiale hargjuese është përmirësuar dukshëm.

“Furnizimi me barna është përmirësu dukshëm në QKUK, mungojnë barna e materiale hargjuese që janë shumë të lira ndërsa ekzistojnë barna shumë të shtrejta”, tha ai pë KTV-në.

Por ai thotë se ky problem do të përmirësohet me miratimin e Projektligjin e Sigurimeve Shëndetësore.

“Parashihet që të gjithë qytetarët e Kosovës të jenë të mbuluar me sigurimin e obligueshëm shëndetësor”, tha Agani.

Në bazë të këtij ligji për Sigurime Shëndetësore deri në shtator të vitit të ardhshëm Ministria e Shëndetësië e ka për obligim të 75% e qytetarëve të vendit t’i pajis me kartela shëndetësore.

Edhe PDK për mini-reformë zgjedhore

0

Behar Selimi PDKDy partitë më të mëdha në vend, PDK dhe LDK, ndajnë mendim të njëjtë sa i përket reformës zgjedhore.

Të dy taborret politike janë shprehur të gatshme që ta pranojnë një mini-reformë, për shkak se reforma rrënjësore, ashtu siç ishte menduar në fillim, do t’u merrte atyre shumë kohë.

Anëtari i Komisionit Parlamentar për Reformë Zgjedhore nga PDK, Behar Selimi, ka thënë se për lajmi.net se Kushtetuta e vendit ka peshë më të madhe se zgjedhjet.

Selimi deklaroi se shumica e çështjeve sa i përket kodit zgjedhorë janë mbyllur, dhe sipas tij do të varet gjithçka nga vullneti i partive politike në vend.

Deklaratat e Selimit janë në vijë me ato të Kryetarit të LDK’së, Isa Mustafa i cili një ditë më parë doli hapur me qëndrimin se Kosovës i duhet një reformë më e shpejtë, por e tillë që nuk e prek Kushtetutën e vendit.

“Sa i përket ndonjë ndryshimi që kërkon ndryshim kushtetues mendoj që është shumë vonë. Na merr shumë kohë. Çfarëdo amandamentimi, pas amandamentimit pastaj kërkohet një kohë relativisht disa mujore për këto zgjedhje”, ka thënë Behar Selimi.

“Mendoj se nuk ka kohë për reformë zgjedhore e cila prek Kushtetutën dhe nuk kemi nevojë për të nxituar për ta ndryshuar Kushtetutën për shkak të zgjedhjeve”.

“Kushtetuta është më e madhe se zgjedhjet”.

Puna Komisionit për Reformë Zgjedhore kishte filluar dy vjet më parë por që është bllokuar për shkak të mosmarrëveshjeve mes subjekteve politike.

Por deputeti i PDK`së Selimi ka thënë reforma e ligjit për zgjedhje është pothuajse në përfundim duke e përkufizuar atë si ligj të mirë. Ndryshimet e mëdha sipas Selimit pritet të ndodhin në legjislacionin sekondar dhe në mbikëqyrjen e procesit.

“Problemi kryesor ka qenë dhe vazhdon të jetë mbikëqyrja e procesit, monitorimi i procesit, privimi i keqpërdorimit të votës, gjatë votimit. Këto kanë qenë problemet më të mëdha”.

“Për mendimin tim shumica e atyre çështjeve të mëdha janë rregulluar me projektligjin të cilin e kemi punuar si komision dhe na ka mbetur shumë pak punë. Mendoj që për një kohë shumë të shkurt do t`i përfundojmë edhe ato punë që na kanë mbetur nëse liderët politik kanë vullnetin që të merren vesh”.

Por spektri politik kosovar gjendet nën presion të madh nga bashkësia ndërkombëtare që zgjedhjet e përgjithshme të cilat pritet të mbahen vitin e ardhshëm të zhvillohen me kod të ri zgjedhor.

Deputeti Selimi nuk preferon zgjedhje të jashtëzakonshme pasi që, sipas tij, kjo mund të reflektojë negativisht karshi bashkësisë ndërkombëtare.

“Nuk konsideroj që të futemi në zgjedhje të jashtëzakonshme. Është rrezik i madh politik sidomos për politikën tonë të jashtme të Kosovës karshi bashkësisë ndërkombëtare”.

Sipas tij, zgjedhjet mund të mbahen atëherë kur komisioni ta finalizojë edhe pjesën e mbetur të reformës.

“Nëse duhet të shkojë vendi në zgjedhje të jashtëzakonshme, po e them hipotetikisht, atëherë reforma zgjedhore i ka diku 5% të çështjeve të cilat nuk jemi marrë vesh, të cilat me dy mbledhje të komisionit për reformë zgjedhore dhe në bazë të vullnetit të liderëve politik mund të merremi vesh dhe projektligji do të jetë i gatshëm”.

“Mund ta fusim në procedurë dhe jemi të gatshëm për zgjedhje”.

“Ndërkohë që na është thënë shprehimisht që nuk bënë të futemi në zgjedhje të jashtëzakonshme sepse dëmtohet imazhi”.

“Është krijuar perceptimi sikur reforma është shumë e rëndësishme, reforma nuk është esenciale për mendimin tim personal”, ka thënë Selimi për lajmi.net.

Selimi thotë se nëse gjithçka shkon në rregull projektligji do të përfundohet janar dhe pas procedimit në Kuvend mund të aprovohet diku kah muaj mars.

40 aplikantë për doktoratë ankohen për manipulime në UP

0

UP-rektoratiRreth dyzet ankesa kanë shkuar në rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” nga aplikantët për studimet e doktoratës. Kriteri i fundit i përcaktuar në senat për shtim të gjuhës angleze, intervistës dhe publikimeve shkencore, që duhej plotësuar nga kandidatët si kriter për t’u pranuar në këtë nivel të studimeve, ka ngjallur reagime të shumta, pasi pretendohet se është thyer ligji dhe janë bërë dallavere me to, transmeton KTV.

Por, rektori i UP-së Ibrahim Gashi, ka thënë se gjithçka ka shkuar sipas ligjit dhe neni 122, pika 3, që flet për kriteret e pranimit në doktoratë, lejojnë senatin të bëjë ndryshime pasi, sipas tij, kushti për pranim me notën mesatare 8.0 nuk ka dalë i suksesshëm dhe ka pasur ankesa.

Ky ndryshim ka ardhur pasi është ankuar Parlamenti i Studentëve për nivelin e dobët të të pranuarve në këto studime. Ndërkaq, se ka pasur manipulime dhe emra të ofruar me ndërhyrje, nuk e ka pranuar as Ministria e Arsimit.

KQZ-ja nuk ia doli që të pastrojë listat e zgjedhësve nga vdekurit

0

Listat e votimitEdhe në zgjedhjet e fundit lokale, shumë emra të atyre që kanë ndërruar jetë vite më parë kanë figuruar në listën e zgjedhësve. Një numër i konsiderueshëm i emrave të personave të vdekur janë gjendur në listën e votimit të zgjedhjeve të fundit lokale. Kjo tregon më së miri se KQZ-ja nuk ia ka dalë që t’i pastrojë tërësisht listat e zgjedhjeve nga emrat e personave që kanë vdekur, transmeton KTV.

Sipas një hulumtimi të bërë nga një organizate joqeveritare që hulumton monitorin e softverëve, më se 300 persona të vdekur figurojnë në listë, e që i bie se teorikisht kanë mundur të votojnë. Se ka emra të shumtë të këtyre personave që figurojnë në listat e votuesve e pranojnë edhe zyrtarët e KQZ-së.

Deri tash, KQZ-ja ka arritur që më se 20 mijë emra të personave të vdekur t’i heqë nga listat e votimeve. Muaj më parë u ngritën shqetësime, pasi që numri i votuesve doli të jetë i përafërt me atë të banorëve.

Populli u vetëdijesua, ndëshkojë partitë

0

Adem DemaciVeprimtari Adem Demaçi ka njehur arsyet qëkanë çuar drejt ndryshimeve, komunat e Kosovës, në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Ndryshimet dhe rëniet e partive, apo humbjet e komunave nga partitë që kanë menduar se janë bastione të tyre, Demaçi i ka quajtur befasi të këndshme, meqë populli i Kosovës ka treguar se është zgjuar nga gjumi.

Ai në një analizë që ka bërë për Kosovapress, ka thënë se në tërë komunat e Kosovës, tashmë është krijuar një masë kritike e popullatës, por që kjo masë kritike është vërejtur më së shumti në Prishtinë.

Komunat që ka humbur Partia Demokratike e Kosovës, e cila udhëheq me pushtetin, sipas Adem Demaçit u ndëshkuar për shumë arsye, por njëra nga to është korrupsioni që ka ndodhur në qeverisjen e kësaj partie tash e disa vite.

Krijimi i komunave serbe i bashkësisë së komunave serbe, sipas Demaçit i kushtuan mjaftë shumë PDK-së që të del humbëse në disa komuna të vendit.

“PDK është munduar dhe po mundohet të kontrolloi gjithçka, edhe arsimin, edhe kulturën edhe shëndetësinë, të sistemoj kuadrot e vet kudo edhe në industrinë e qymyrit, të rrymës në të gjitha degët e veta i qon njerëzit e vet dhe sipas zgjedhjes e përzgjedhjes partiake, nuk shikohen a janë ata njerëz të zot për ato vende, por a je me neve, a je me partinë tonë, atëherë i qon, janë të caktuar ata që kontrollojnë arsimin, shëndetësinë, punësimin, etj etj, kjo i ka kushtuar rëndë se ka krijuar pakënaqësi të njerëzit e vetëdijshëm dhe kjo vetëdije është rritë”, thotë ai.

Goditja e radhës nga votuesit për PDK, Demaçi thotë se kanë qenë edhe bisedimet në Bruksel që janë zhvilluar ndërmjet kryeministrit serb dhe atij shqiptar, dhe lëshimet e gabimet e mëdha, që janë bërë nga kryeministri gjatë bisedimeve.

Ai vlerëson se kryeministri ka bërë lëshime të mëdha dhe të pavenda. Një nga këto lëshime, sipas Demaçit janë edhe deklaratat për ndalesa të zyrtarëve të qeverisë së Serbisë në Kosovë, e që ato realizoheshin sa herë që zyrtarët e Serbisë dëshironin.

Veprimtari Demaçi ka thënë se Limaj e Krasniqi nuk mund të jetë faktor ndikimi që PDK gjendet në këtë pozitë ku është tani, meqë sipas tij, Limaj e Krasniqi janë ndikime periferike, duke vlerësuar se të gjitha arsyet që i ka përmendur kanë qenë fundamentale për partin e Hashim Thaçit.

Ndryshimi që ka ndodhur me Prishtinën që sipas Demaçit askush nuk e ka pritur ose rrallë ndokush, ka qenë ndryshimi më i madh dhe ajo kthesa kur populli i Kosovës është vetëdijesuar dhe në fund kanë vepruar me kokën dhe vullnetin e tyre.

Humbja e qeverisjes me Prishtinën nga LDK-ja, ai e sheh si humbje të madhe e cila domosdoshmërisht duhet ta qoj këtë parti drejt riorganizimit.

Demaçi vlerëson se humbjen më të madhe LDK e pësoi duke u thirr në emrin e ish kryetarit Ibrahim Rugova.

“Kur erdh Isa Mustafa nuk e kuptoi që ishte koha për riorganizim, nuk ishte koha që të ngrihen përmendore i cili ishte një anti hero, anti heroit i ngrihen përmendore 9 milion apo 10 milion, i cili e ka sabotuar luftën, e ka sabotuar përpjekjen për pavarësi, i cili ka thënë e premtuar se çka të propozojnë miqtë tanë, unë do ta nënshkruaj, pa kurrfarë, hezitimi etj etj, një njeri të harxhon 9 – 10 milion, ishte një shok i madh, një goditje për këtë masë të madhe kritike që është formuar sepse njerëzit, pavarësisht moshën, po shikojnë, po dëgjojnë, po venerojnë, po vlerësojnë edhe ata sigurisht kur të vjen momenti e din çka të japin”, thotë ai.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sipas tij ka dal humbësi gjithashtu i madh meqë ka mbetur vetëm në disa komuna të vogla, duke lëshuar nga dora Gjakovën dhe Pejën.

Një vlerësim interesant për fitoren e kandidatit të AKR në Mitrovicë, Demaçi e ka vlerësuar si fitore të Behgjet Pacollit për investime në këtë komunë, por edhe për përpjekjet e Pacollit për Trepçën.

“Bëri llogari të mira Pacollin në Mitrovicë, sepse Mitrovica i duhet që të hynte atje me biznesin e vetë në këtë komunë dhe në Trepçe, edhe në Gjakovë ka mundësi që gjithashtu të intervenoi në investime”, thotë Demaçi.

Sipas tij, ndryshimi i madh që ndodhi në Shqipëri po ndikon edhe në Kosovë, sepse njerëzit nuk janë gurë, nuk janë shkëmb, njerëzit janë krijesa të logjikshme, të arsyeshme, të cilët shohin e mendojnë, dhe ndikohen për të mirë.

Demaçi ka thënë se në rast se Lëvizje Vetëvendosje, qeverisë mirë me Prishtinën, do t`iu mundësoi atyre që në zgjedhjet e ardhshme të fitojnë edhe komunat tjera që janë qeverisur nga PDK dhe LDK.

“Tash këtu është fenomeni i madh që i ndodhi Kosovës dhe ka mundësi, nëse këta të Vetëvendosjes, do ta mbajnë fjalën dhe do të bëjnë atë që po thonë, t`i shërbejnë popullit, t`i shërbejnë qytetarëve, dhe jo të sundojnë qytetarin, Kosovën e Prishtinën, atëherë do të mund të bëhet një këndellje edhe e këtyre komunave të tjera ku fituan PDK e LDK, sepse populli ka të drejtë të kërkoi të drejtën e vet, përparmin, zgjidhjen e problemeve, sepse kemi probleme në arsim, kulturë, shëndetësi, pa punësi, papunësia është katastrofike, ekonomia e Kosovës është katastrofike krejt këto kërkojnë zgjidhje”, thotë ai.

Sipas tij, vetëm transparenca dhe qeverisja e mirë me Prishtinën e Vetëvendosjes do të jenë faktor që mund të ndikojnë që ky subjekt potencialisht të mund të fitoi edhe ndonjë komunë në zgjedhjet e ardhshme./Kosovapress/

Këshilli Ndërakademik për Gjuhën Shqipe diskutoi çështje të morfologjisë

0

fjaloriNë ambientet e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe ku u diskutuan materialet e përgatitura nga Komisionet për çështje të morfologjisë në Tiranë dhe në Prishtinë.

Komisionet kishin përmbledhur në dy materiale të ndara me detaje dhe lëndë ilustrimi pikat në rregullat ekzistuese të drejtshkrimit për të cilat ka pasur diskutime në opinion ose ato për të cilat anëtarët e Komisioneve e kanë gjykuar të nevojshme të diskutohet.
Pasi u dëgjuan të gjitha diskutimet Këshilli arriti këto përfundime:

1. Pas diskutimeve për format e shumësit të disa emrave të gjinisë mashkullore që mbarojnë me -i të theksuar të sanksionuar si shumësa me -nj, u arrit përfundimi të propozohet që këta shumësa të përfundojnë me -j. Këtu përfshihen rrjedhojat që në temë kanë një shumës të tillë;

2. U miratua propozimi që te foljet që pësojnë ndryshimin -t/-s të mbetet normative vetëm forma me -s;

3. U miratua propozimi që forma e rasës kallëzore të shquar tek emrat që mbarojnë me -ua: krua, kroi të rrafshohet sipas tipit të përgjithshëm të ndërtimit të këtyre formave të emrave mashkullorë, pra krua-kroi-kroin, ashtu si dhe trajta e kallëzores së shquar të emrave mashkullorë që dalin me -a ose -e të theksuar (again, babain, jubileun, atdheun);

4. U konsideruan si gabime prirjet në përdorim të formave të zhdrejta të përemrave pronorë të gjinisë femërore ime, jonë, jote dhe juaj si vajzës time, vajzës tonë, vajzës tënde, vajzës tuaj dhe kërkohet respektimi i normës ekzistuese, pra vajzës sime, vajzës sate, vajzës sonë, vajzës suaj;

5. Përdorimi i trajtave të lidhores pa formantin të (p.sh. do laj) konsiderohet shkelje e normës; formë e vetme e drejtë konsiderohet forma me të: do të laj;

6. Tek urdhërorja joveprore e foljeve të tipit kruaj, ruaj duhet të mbetet normative forma me -j (ruaju, kruaju), dhe jo me -h (kruhu, ruhu);

7. Rastet e tjera të sistemit emëror dhe foljor, të cilat mund të dalin me zgjidhje të veçanta, mbetet të studiohen dhe të diskutohen në mbledhjen e radhës të Këshillit, bashkë me çështjen e përdorimit të shkronjës së madhe;

8. U arrit përfundimi që të mos mbështetet prirja për respektimin e ambi-gjinisë tek emrat shumës më -ra (fshatra të elektrizuara, ujëra të ftohta) dhe të konsiderohet si normative vetëm forma e gjinisë mashkullore (fshatra të elektrizuar, ujëra të ftohtë).

Më tej u vendos që në mbledhjen e radhës të Këshillit të merren në shqyrtim çështjet e mbetura nga kjo mbledhje dhe nga mbledhja e kaluar, e që lidhen me drejtshkrimin dhe me morfologjinë, si dhe ato që do të propozojnë grupet e punës për çështje sintaksore.

Mbledhja u mbajt nën drejtimin e akademik Rexhep Ismajlit dhe akademik Jani Thomait (bashkëkryetarë) me pjesëmarrjen e: akademik Besim Bokshit, akademik Ethem Likajt, akademik Gjovalin Shkurtajt, akademik Kolec Topallit, prof. dr. Tomor Osmanit, prof. dr. Seit Mansakut, prof dr. Imri Badallajt, prof. dr. Enver Hysës, prof. dr. Bardh Rugovës, prof. dr. Shefkije Islamajt, prof. dr. Abdullah Zymberit dhe Isa Bajçincës. Ndërsa, në pamundësi për të marrë pjesë vetë në diskutimet lidhur me materialet e dërguara paraprakisht i kishin dërguar me shkrim prof. dr. Franko Altimari dhe prof. dr. Mehmet Çeliku.

VV: Politika e u financua nga bixhozi i kundërligjshëm

0

yll hoxhaLëvizja Vetëvendosje vlerëson se qarkullimi vjetor i bixhozit të paligjshëm në Kosovë tejkalon shumën prej 100 milionë eurove dhe lejohet për shpëlarje të parasë dhe krimit të organizuar. Ata konsiderojnë se favorizimi i kundërligjshëm i ndërmarrjeve të bixhozit nga politika është bërë në këmbim të financimit të politikës nga bixhozi.
Lëvizja Vetëvendosje i ka dhënë një muaj afat Administratës Tatimore të Kosovës që të filloj me veprime në të kundërtën do të ngre padi ndaj këtij institucioni.

Meqë Kuvendi i Kosovës ka rekomanduar që të mbyllen lojërat e fatit ata këshillojnë që këto rekomandime të sjellin dorëheqjen e të tërë zinxhirit vendimmarrës në këtë sektorin e lojërave te fatit, duke filluar nga ministri, drejtori i ATK-se dhe menaxheri i departamentit të lojërave të fatit.

Liburn Aliu nga kjo Lëvizje tha se në këtë fushë ka shkelje të rënda dhe sistematike të Ligjit, dhe se shkalla e paligjësisë flet për një prapavijë më serioze të problemit, që ndërlidh politikën, krimin e organizuar dhe veprimtaritë e lojërave te fatit.

“Ligji duhet ndryshuar, bastoret e lojërat e fatit aty ku qytetarët e varfër shpenzojnë të ardhurat e fundit, duhet të mbyllen… Bastoret nga ana tjetër sjellin shpresën e rrejshme tek qytetarët për ndryshim të shpejtë e të lehtë individualisht. Ato i fusin të varfrit në rrathët vicioz, ku me shpresën se do të fitojë diçka, qytetari ynë i varfër shpenzon paranë e fundit dëshpërimisht. Kjo zhvatje pasuron pushtetarët, e njëkohësisht varfëron më tej qytetarët, duke ia siguruar kështu pushtetin e padrejtë”,ka thënë ai.

Ndërsa Ylli Hoxha, drejtues i Komitetit Kundër-korrupsion në Vetëvendosje tha se nëse TAK-ja për 30 ditë nuk e rregullon këtë problemë ata do të ngrenë padi ndaj tyre.

“Ne konsiderojmë se nga e hëna, ATK duhet të fillojë tërheqjen e licencave për të gjithë operatorët e lojërave të fatit që veprojnë kundërligjshëm. E në shkelje të drejtpërdrejtë me ligjin janë shumica dërmuese e bastoreve dhe lojërave elektronike që sot operojnë nëpër Kosovë. Ne presim që mbyllja e bastoreve të paligjshme dhe konfiskimi i aparateve ilegale të përfundojë jo më larg se 30 ditë nga dita e sotme. Nëse ATK nuk fillon ta zbatojë ligjin dhe riparojë gjendjen anarkike, duke tërheqë licencat e paligjshme, ne do të detyrohemi të ngremë padi ndaj këtij institucioni. Dhe për këtë gjë jemi tanimë të gatshëm”, tha ai.

Hoxha tha se meqë Kuvendi ka konstatuar neglizhencë dhe shkelje të rënda të ligjit nga ana e Administratës Tatimore të Kosovës, kjo duhet të rezultojë në radhë të parë me përgjegjësi politike, pra dorëheqje të menjëhershme të tërë zinxhirit vendimmarrës në këtë sektorin e lojërave te fatit, duke filluar nga ministri, drejtori i ATK-se dhe menaxheri i departamentit të lojërave të fatit.

Raporti i Kuvendit të Kosovës sipas Vetëvendosjes, duhet të përcillet me një hetim serioz dhe gjithëpërfshirës të prokurorisë dhe organeve të rendit

Publikohet lista e filmave me efekte më të mira vizuale

0

gravAkademia amerikane Arteve dhe Shkencave të Filmit (AFUN) ka publikuar listën e filmave që do të dominohen në kategorinë “Efektet më të mira vizuale” (Best Visual Effects).

Në këtë listë janë filmat World War Z, Gravity, Iron Man 3, Oblivion, The Lone Ranger, Star Trek Into Darkness, Pacific Rim, Thor: The Dark World, The Hobbit: The Desolation of Smaug ? Elysium.

Insertet e këtyre filmave do të prezantohen më 9 janar, kurse pas këtij prezantimi anëtarët e Akademisë do të hartojnë listën e pesë filmave të dominuar, që do të shpallet më 16 janar, bashkë me listat e kandidatëve nga kategoritë e tjera për çmimin Oscar.

Ceremonia e dorëzimit të shpërblimeve Oscar do të mbahet më 2 mars 2014 në “Dolby Theatre” në Los Angeles.

Personat me nevoja të veçanta kërkojnë liri në mjediset ku jetojnë

0

Personat me Aftësi të KufizuaraPersonat me nevoja të veçanta kërkojnë qasje të lirë në mjedisin ku jetojnë. Organizata Joqeveritare “Ec Ma Ndryshe”, për këtë cështje ka organizuar debate dhe ka barë analiza.
“Pas shumë fokus -grupeve, debateve, analizave të bëra me personat me nevoja të veçanta në kuadër të projektit “Qyteti gjithëpërfshirës-Planifikim me pjesëmarrje për zhvillim të qëndrueshëm urban në Prizren”, këta persona si nevojë dhe shqetësim prioritar kanë shprehur qasjen e lirë në mjedisin që i rrethon”, thotë koordinatorja e projekti,Fjolla Gashi.

“EC Ma Ndryshe” për t’i identifikuar pengesat që hasin këta persona gjatë përditshmërisë së tyre,sipas saj, ka marrë iniciativën që paraprakisht të dilet e të ecet nëpër shtigjet e rrugëve kryesore të qytetit të Prizrenit bashkërisht me PNV dhe të caktohen në hartë të gjitha barrierat që ata hasin.

“Pasi që të bëhet caktimi i pengesave në hartë, faza tjetër është që kjo hartë të përpunohet profesionalisht nga arkitektë të ndryshëm dhe të dërgohet në institucionet komunale, të cilët janë të detyruar t’i marrin për bazë këto shqetësime dhe të marrin masa në përmirësimin e jetës së PNV”.

“Ecja fillon më 08.12.2013 (e dielë), në orën 11:00, me fillim nga Rrethi në Bazhdarhane  e deri në sheshin ‘Shatërvan”./PrizrenPress.com/