8.8 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026
Home Blog Page 8878

BE lejon kthimin e regjimit të vizave për Ballkanin?

0

BE-vizat-ballkaniShtetet e Bashkimit Europian mund ta pezullojnë, në rastet e domosdoshme, të drejtën për udhëtimin pa viza të qytetarëve nga vendet e Ballkanit. Ky ishte vendimi i ministrave të Brendshëm, në takimin e fundit në Bruksel.

Sipas “Deutsche Welle”, masa merret me qëllim zvogëlimin e numrit të refugjatëve ekonomikë.

Mundësinë për pezullimin e së drejtës për lëvizje pa viza e kanë kërkuar shumë vende, ndër to edhe Gjermania dhe Franca. Por, ky hap mund të ndërmerret vetëm në raste të caktuara dhe mund të zgjasë për një kohë të caktuar.

Gjithnjë e më shumë persona nga Serbia, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi kërkojnë azil, thuhet në shpjegim. Një pjesë e mirë e azilkërkuesve janë romë, që llogariten si refugjatë ekonomikë dhe jo të përndjekur politikë, çka është dhe parakusht për marrjen e azilit.

Autoritetet gjermane i refuzojnë pothuajse të gjitha kërkesat e tilla. Si një prej shkaqeve, përmendet edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, nga vera e vitit 2012, për rritjen e të dhënave sociale për azilkërkuesit.

Shtetet anëtare të BE nuk janë dakord për ndihmat sociale, që duhen dhënë personave që vijnë nga Rumania dhe Bullgaria. Gjermania dhe Britania e Madhe kërkojnë më shumë masa të pëbashkëta në nivelin e BE-së. Ndryshe, secili prej këtyre vendeve do të ndëmarrë masa më vete, tha ministri gjerman i Brendshëm, Hans-Peter Friedrich.

Por, Komisioni Europian nuk sheh ndonjë nevojë për veprim, me shpjegimin se përgjegjësia u mbetet vendeve anëtare. Mosmarrëveshjet rreth ardhjes së të varfërve nga Rumania dhe Bullgaria po zgjasin prej muajsh të tërë tashmë.

Së fundi, edhe kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, ka propozuar që të kufizohet e drejta e lëvizjeve të qytetarëve për shkaqe varfërie. Holanda dhe Austria kanë shprehur gjithashtu rezerva ndaj hapjes së kufijve, më 1 janar 2014, për punëtorët nga Rumania dhe Bullgaria.

Prej kësaj date, ata mund të kërkojnë punë kudo në BE, por ekziston frika se tregu perëndimor do të mbushet me fuqi të lirë punëtore nga vendet e lindjes.

Nga 502 foshnja të vdekura, vetëm në tetë raste janë bërë analiza

0

Foshnje1Ministria e Shëndetësisë (MSh) e drejtuar aktualisht nga Kryetari i Partisë së Drejtësisë (PD), Ferdi Agani nuk ka të dhëna për shkaqet e vdekjes së foshnjave, Kjo pasi që nuk bëhen analiza në çdo rast ët vdekjes së foshnjave.

Nga 502 raste vdekjesh të foshnjave në vitin 2012, çuditërisht, vetëm në tetë prej tyre janë bërë analiza për shkaqet e vdekjes.

Kjo shifër e vdekshmërisë, apo thënë ndryshëm nga një mijë të porsalindur çdo e shtatëdhjeta foshnje vdes, siç shkruan Koha Ditore, bënë që Kosova ta ruan vendin e parë për numrin vdekshmërisë së foshnjave.

Nxënësve nuk u intereson politika, por arsimi

0

American School of KosovaAmerican School of Kosova (Shkolla Amerikane në Kosovë-ASK), të premten ka organizuar konferencën e dhjetë, kosovare dhe rajonale, studentore mbi çështjet sociale, me titullin ”Duke kuptuar Përgjegjësinë Sociale”.

Qëllimi i kësaj konference ishte bashkimi i nxënësve me etnitete dhe rajone të ndryshme në përpjekje që të sigurojë një mundësi që të rinjtë të prezantojnë studimet shkencore në mënyrë profesionale.

Në konferencë kanë marrë pjesë edhe nxënës të vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovës, siç është Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, ndonëse, siç kanë thënë organizatorët, nxënësve nuk u intereson çështja politike.

Ereblir Kadriu, drejtor i kësaj konference, ka thënë se që dhjetë vjet, nxënësit kanë prezantuar mbi 150 punime apo tema të ndryshme.

“Llojshmëria e temave është jashtëzakonisht e madhe, duke filluar nga ekonomia, privatizimi, dhuna në familje, sistemi i arsimit, çështje sociale, do të thotë një llojllojshmëri tepër e madhe e çështjeve brenda Kosovës dhe jashtë Kosovës”, ka thënë Kadriu, shkruan Tribuna. Pjesëmarrës në këtë konferencë, që gjashtë vjet janë edhe nxënësit e shkollave të ndryshme të Serbisë. “Gjithashtu njëra nga anëtaret e komisionit është edhe profesoreshë e gjuhës Angleze në Serbi. Bashkëpunimi i mësimdhënëseve dhe nxënësve është bërë tradicionale tashmë”, ka thënë ai.

Krasniqi: LDK-ja në Prizren ka nevojë për ndryshime

0

qemal krasniqii ldkKëshilltari i LDK-së në Asamblenë Komunale në Prizren, Qemal Krasniqi fajëson drejtuesit e partisë së tij, për humbjen e zgjedhjeve në këtë qytet. Ai i fton anëtarët e partisë, që të ‘zgjohen nga gjumi’ dhe të bëjnë ndryshime në LDK.
“LDK-ja në Prizren ka shumë nevojë për ndryshime. Nuk mundet me funksionu e me fitu ma pallavra e paçavra”.

“LDK-ja në Prizren nuk mundet me pas sukses duke i maltretuar dhe duke i injoruar skajshmerisht aktivistat . LDK-ja nuk mundet me fitu në Prizren , duke i anashkaluar njerëzit që i sjellin vota LDK-së “, shkruan Krasniqi në Facëbook, duke bërë polemika me anëtarët e partisë së tij.

Krasniqi nuk është i kënaqur as me angazhimin e LDK-së, që ka bërë gjatë fushatës zgjedhore.

“LDK-ja nuk mundet me e fitue Prizrenin, sepse filloi dhe perfundoi fushata zgjedhore pa dal mbi gjysma e Kryesisë asnjë ditë në fushatë. LDK-ja nuk mundet me fitu, sepse nuk ka funksionuar as Forumi i Gruas e as Forumi i Rinisë”.

Krasniqi thotë se LDK-ja është ‘zaptuar’ nga njerëzit që nuk sjellin vota.
Me këtë vlerësim të Krasniqit, ndërkaq nuk pajtohet anëtari i LDK-së, Agim Muçaj. “ Për katër vjet si këshilltar çfarë ke bërë për LDK-në? Është mirë njeriu ma së pari me kritiku vetën e mandej të tjerët…”. /PrizrenPress.com/

 

Edukimi dhe punësimi, dështimet e Qeverisë

0

QeveriaKosoves-NdertesaDy dështimet e autoriteteve të Kosovës, nga përfaqësuesit e organizatave joqeveritare që merren me hulumtime dhe analiza, konsiderohen të jenë edukimi dhe punësimi. Institucionet kosovare, sipas tyre, në të gjitha strategjitë apo planet e veprimit këto dy çështje i ka trajtuar ndaras dhe rrjedhimisht ka bërë që në Kosovë të ketë studentë me diplomë e të papunësuar.
Udhëheqësi i Institutit për Studime të Avancuara “GAP”, Agron Demi theskon për Radion Evropa e Lirë, se në të gjitha grupet ndërministrore që kanë të bëjnë më zhvillimin ekonomik nuk është përfshirë asnjëherë Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, si komponent e rëndësishme e punësimit dhe zhvillimit ekonomik.

“Madje edhe strategjitë qeveritare dhe planet e veprimit nuk kanë ndonjë ndërlidhje mes punësimit dhe arsimit të lartë, dhe kjo është një prej defekteve kryesore, për shkak se ne vazhdojmë të prodhojmë kuadro, që më shumë njohin çështjet praktike, dhe në pamundësi që të ushtrojnë profesionin e tyre mbesin të papunë me diploma, dhe nuk i përshtaten nevojave të tregut, në kohen kur po jetojmë”, vlerëson Demi.

Aty ku Kosova do të duhej të gjeneronte zhvillim ekonomik, vlerëson Demi, është energjia, por siç shprehet ai, në Kosovë nuk ka kuadro të përgatitura të cilat do ët mundin të merrnin në dorë këtë sektorë.

Në bazë të hulumtimeve të bëra nga përfaqësues të komunitete të biznesit është evidentuar se tregu i punës shpeshherë kërkon profesione që në Kosovë ka mungesë të njerëzve profesionistë.

Sipas hulumtimeve, tregu i punës në Kosovë kërkon më së shumti profesione në sektorin e ndërtimtarisë të ulët dhe të lartë si dhe në hoteleri. Për këto profesione vë në pah hulumtimi, punohen nga persona të pakualifikuar.

Një mungesë e profesionalistëve, sipas Demit, është edhe në sektorin e teknologjisë informative. Në këtë sektor, sipas tij, ende ka numër të vogël në krahasim me nevojat.

“Në gjithnjë themi se Kosova është e përshtatshme për shërbime të teknologjisë së informimit, por edhe shkathtësitë në këtë fushë janë në nivelin bazik dhe nuk janë premtuese për një treg të punës në këtë sektorë. Ajo çka do të duhej të bënte Qeveria e Kosovës është që në strategjinë e ardhshme të punësimit, që është duke u përgatitur të përfshijë edhe arsimin e lartë si një prej komponentëve të rëndësishme në mënyrë që të identifikojë ato lëmi, ato kuadro të cilat do të duhej të stimuloheshin”, shton Demi.

Përfaqësues të bizneseve vazhdimisht kanë kërkuar nga institucionet arsimore që në përputhje me kërkesat e tregut të punës, të bëhet edhe përzgjedhja e profileve në sistemin e shkollimit të lartë.

Sekretari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thekson se ka mungesë të shumë profesioneve që i kërkon tregu i punës, ndërsa ato punë vazhdojnë t’i kryejnë persona të pakualifikuar.

“Vendet e rajonit kanë bërë shumë në fushën e tekstilit si sektor që ka pasur sukses ka pastaj profesionet që lidhen me sektorin e përpunimit të ushqimit, sektori i metaleve që Kosova ka një traditë ,mirëpo këta njerëz kanë nevojë që t’i marrin certifikimit e reja që janë të njohura ndërkombëtarisht”, thotë Rukiqi.

Ndryshe, papunësia te të rinjtë konsiderohet një problem mjaft i theksuar në Kosovë.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës 32 për qind e të papunëve në Kosovë janë të moshës 15- 24 vjeç.

Sipas këtij institucioni, më shumë se një e treta e personave të moshës 15 deri në 24 vjeç në Kosovë, gjatë vitit 2012 nuk ishin në arsim, punësim apo trajnim. /REL/

Veriu shmang Kushtetutën – njeh vetëm Marrëveshjen e Brukselit

0

Mitrovice-VeriuNeutraliteti i Marrëveshjes së Brukselit në raport me pavarësinë e Kosovës mund t’i amnistojë katër kryetarët e komunave serbe në veri nga betimi para ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës. Ndërkaq, kryetarët e gjashtë komunave serbe poshtë lumit Ibër, do të vazhdojnë ashtu si edhe deri më tani, pavarësisht se në krye të tyre janë kryetarë nga Lista Serbe, subjekt ky i formuar dhe mbështetur nga Qeveria e Serbisë.

Këto janë komentet që aktualisht i prezantojnë liderët e Iniciativës Qytetare Serbe apo Listës Serbe, në lidhje me pozicionin që do të mbajnë kryetarët e komunave në raport me statusin e pavarur të Kosovës.

Kryetarët e komunave me shumicë serbe në Kosovë, bazë të funksionimit në radhë të parë, nuk përmendin se do t’i kenë ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, por marrëveshjen e 19 prillit të arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Hetoni shkelësit e ligjit pa përjashtime!

0

Samuel ZbogerDrejtuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Samuel Zhbogar, iu ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që t’i “përvjelin mëngët” dhe t’i grahin punës maksimalisht, pa bërë përjashtime në raport me “të fortit dhe të dobëtit”.

Gjatë një interviste për gazetën “Kosova Sot”, ai ka thënë se të gjithë ata që kanë bërë veprime të kundërligjshme duhet të hetohen dhe të përndiqen, pa marrë parasysh postin që kanë.

“E tërë klasa politike në Kosovë mund të bëjë edhe më shumë për forcimin e standardeve dhe kodeve etike për zero tolerancë ndaj korrupsionit, duke rregulluar pjesëmarrjen, apo mospjesëmarrjen në jetën politike të Kosovës, të atyre që kanë dosje penale”, thotë Zhbogar

Çeku: Verifikimi i veteranëve nuk u vonua për arsye politike

0

AgimCeku5-30Kryetari i Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Agim Çeku, në një prononcim për Telegrafin ka theksuar Komisioni do të takohet të mërkurën më 11 dhjetor.

“Ka arsye se pse janë vonuar punët e Komisionit. Arsyet janë të natyrës praktike e jo të ndonjë natyre tjetër. Shtyrjet e deritanishme të punës nuk kanë fare të bëjnë me ndonjë agjendë nga politika”, ka thënë Çeku.

Komisioni për verifikimin e statusit të veteranëve të luftës së fundit në Kosovë, ka më tepër se pesë muaj që nuk është mbledhur. Anëtarët e tjerë të Komisionit, në deklarimet e tyre në media, e kanë kritikuar kryetarin Agim Çeku, i cili, sipas tyre, po e ngadalëson procesin që do të nxirrte shifrën e saktë të pjesëmarrësve direkt në luftë.

Mbi 57 mijë persona kanë aplikuar për t’iu njohur statusi i veteranit të UÇK-së. Shumica e figurave të rëndësishme të UÇK-së, në prononcimet e tyre në media kanë theksuar se ky numër nuk është real, sepse në fund të luftës në Kosovë është raportuar se UÇK-ja i ka pasur 20 mijë pjesëtarë, e që është trefishi i numrit të atyre që pretendojnë njohjen e statusit të veteranit.

Mos u tallni me të!

0

Blendi FevziuBlendi Fevziu

Ka ende kohë për ta kaluar me të qeshur një personazh të dhunshëm, por edhe qesharak si Hoxha! Sot ende duhet reaguar ndaj simbolikës që ai përcjell…

E panë apo s’e panë? E vunë për nderim apo provokim? Ishte neglizhencë apo test? E bënë komunistët dhe nostalgjikët, apo nga pak kanë përgjegjësi të gjithë? A duhet marrë seriozisht, apo thjesht duhet injoruar, siç injorohen së fundmi shumë gjëra që kudo në Europë do të kishin ngritur në këmbë median dhe opinionin publik? E bëri politika, apo ajo ishte thjesht viktima që u gjend në vendin e duhur, por në një skenografi të gabuar?

Kam dashur të kem këto ditë një përgjigje të këtyre pyetjeve, ndërsa lajmi për fotografinë e Enver Hoxhës, diktatorit komunist të Shqipërisë në ceremonialin zyrtar të shtetit shqiptar për 29 Nëntorin zuri faqet e para të shtypit. Jam munduar të gjej një shpjegim duke u endur nga mundësia e një incidenti banal, nga ato që ndodhin rëndom me shtetin shqiptar sa nga paaftësia, aq edhe nga papërgjegjshmëria e strukturave të tij; deri te testimi i opinionit në një tentativë për ta shndërruar simbolin e Enver Hoxhës në një mundësi për ca pak vota nostalgjikësh dhe militantësh fanatikë që ende 25 vjet më pas vajtojnë si qaramanë “privilegjet” bazike dhe mjerane të asaj kohe.

Nuk i kam dhënë ende një përgjigje, por kjo ka pak rëndësi. Ajo që të bën të ndihesh më keq është neglizhenca dhe shpërfillja e drejtuesve të lartë politikë që e shohin më shumë si një marri nostalgjikësh të rralluar, sesa një incident që implikon vetë Shqipërinë postkomuniste. Nuk e di a kanë të drejtë dhe personalisht besoj se kambanat e alarmit janë më të vlefshme sesa injorimi që i bëhet rastit në fjalë. Po tentoja të imagjinoja se ç‘do të ndodhte në Berlin nëse fotoja gjigante e Hitlerit do lartohej mbi supet e Kancelares Merkel në një ceremoni zyrtare? Ç’do të ndodhte në Itali nëse Presidenti Napolitano do shfaqej në një tjetër ceremoni duke parakaluar njëherazi para të rënëve dhe fotos zyrtare të diktatorit Benito Musolini? Nuk ka nevojë për imagjinatë të fortë. Do shndërrohej në një skandal pa precedent dhe pa dyshim që më e vogla që do të pasonte do të ishte një falje publike, një falje që në Shqipëri nuk e artikuloi askush.

Ka shumë mënyra për ta parë ngjarjen. Do doja ta shmangia trajtimin emocional. Nuk dua të shënoj sërish se njeriu që ngrihej disa pëllëmbë mbi Kryeministrin Rama e Presidentin Nishani dhe që shihte ironik elitën politike të Shqipërisë demokratike, është përgjegjës për më shumë se 6000 të pushkatuar pa gjyq, mbi 38 mijë të burgosur dhe mbi 120 mijë të internuar; është vrasësi i shërbyesve fetarë, rrënuesi i kishave dhe xhamive dhe njeriu që ndaloi me ligj praninë e Zotit në vend; është arkitekti i rrënimit ekonomik të vendit dhe përgjegjësi për eksodin masiv dhe biblik të shqiptarëve në fillim të viteve ’90; është urdhëruesi dhe frymëzuesi për vrasjen e mbi 800 vetave që humbën jetën mbi telat me gjemba, me të cilat ai kish rrethuar mijëra kilometra të kufirit shqiptar. Nuk dua të ripërmend asnjë nga këto, por doja që ta shihja në një këndvështrim të ri.

Presidenti, Kryeministri dhe kreu i Kuvendit u bënë pjesë e një ceremonie zyrtare që më shumë sesa nga portretet e të rënëve dhe kurorat për ta, dominohej nga fotoja e diktatorit. Garda që këqyr çdo detaj në vendin ku ata shkelin; Protokolli i Shtetit, një tufë këshilltarësh dhe përgjegjësish imazhi që paguhen nga taksat e shqiptarëve nuk e vunë re praninë e diktatorit në ceremoni.

Si pasojë, krerët më të lartë të një Shqipërie që konsideron si vlerën më të rëndësishme të saj demokracinë dhe pluripartitizmin, bënë homazhe duke pasur në sfond armikun më të madh të demokracisë dhe pluralizmit politik!

Krerët e një vendi që hapur dhe e konsideron integrimin europian si vlerën më të madhe të tij, bënë homazhe duke pasur në sfond njeriun që krijoi vendin më të izoluar në globit dhe armikun më të madh të Europës së Bashkuar dhe vlerave perëndimore!

Krerët e një vendi që është anëtar i Këshillit të Europës bënë homazhe duke pasur në sfond foton e një diktatori që është ndëshkuar me dy rezoluta të KiE, një në vitin 1996 (Rezoluta 1096) dhe një në vitin 2006 (Rezoluta 1481). Rezoluta ku Shqipëria ka qenë nismëtare!

Krerët e një vendi që ka dënuar me ligj dhe me rezolutë parlamentare të prillit 1992 të shkuarën e vet diktatoriale dhe rolin e Enver Hoxhës, bënë homazhe duke pasur në sfond portretin e tij!

E fundit dhe më e keqja, krerët e një vendi që ka rehabilituar viktimat e komunizmit dhe që i ka varrosur ata unanimisht në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit (viktimat e Ambasadës Sovjetike etj.), bënë homazhe nën vështrimin cinik të fotos së atij njeriu që i çoi ato viktima në varr pa gjyq, pa ligj, pa asnjë princip demokratik!

E bënë dhe askush s’e pa. E bënë dhe sot askush s’kërkon falje dhe askush s’mban përgjegjësi! Madje nuk bënë as një shpjegim formal!

Dhe së fundmi, opozita s’ka nevojë të reagojë me hartime që zëdhënëset i lexojnë në podium dhe as me orientime politike të kryetarit të saj! Opozita duhet të ndërmarrë një nismë ligjore në Parlament, për të ndaluar (ose rindaluar sepse ligji ekziston) çdo simbol të së shkuarës komuniste, çdo përdorim publik të imazheve të diktatorit dhe çdo lloj himnizimi të tij. Nëse pozita refuzon ta kalojë një ligj të tillë, atëherë nuk bëhet fjalë për një gabim rutinë, por një strategji. Një strategji absurde, sepse është paradoksale të mendosh që ndonjë forcë politike ose ndonjë lider i dëshiruar për një grusht votash radikalësh, do tentojë të hyjë në BE dhe të transferohet në Bruksel, duke mbartur jo vlerat demokratike dhe parimet e lira për të cilat ai Bashkim është ngritur, por nostalgjinë për një kampion të izolimit, dhunës dhe terrorit!

Ka ende kohë për ta kaluar me të qeshur një personazh të dhunshëm, por edhe qesharak si Hoxha! Sot ende duhet reaguar ndaj simbolikës që ai përcjell…

Limaj fajëson Thaçin e Veselin për humbjen e PDK-së

0

Fatmir-limajIsh numri dy i Partisë Demokratike të Kosovës Fatmir Limaj, ka fajësuar Kadri Veselin e Hashim Thaçin për humbjen e disa komunave të mëdha, në të cilat qeveriste PDK-ja.

Ai tha se pas kësaj ngjarje, akterët kryesorë duhet të reflektojnë, transmeton KlanKosova.

Ndërkohë sipas tij, zanafilla e kësaj humbje nisi në kohën e mbajtjes së zgjedhjeve të brendshme të PDK-së ku Limaj tha se aty u zgjodhën njerëzit, faji i të cilëve sot PDK-ja humbi vota.