8.8 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026
Home Blog Page 8876

“SKENA UP”, interesim i kënaqshëm i publikut

0

SkenaUP-konferenceDrejtuesit e Festivalit Ndërkombëtar të Studentëve të Filmit dhe Teatrit, “SKENA UP”, shprehen të kënaqur me pjesëmarrjen e deritashme të publikut. Sonte, përveç tjerash, do të jepen filmat e prodhuar nga studentët shqiptar të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, të cilët do të konkurrojnë për shpërblimin “Filmi më i mirë kombëtar”

Filmat shfaqjet teatrale që konkurrojnë njëra me tjetrën në Festivalin Ndërkombëtar të Studentëve të Filmit dhe Teatrit, “SKENA UP”, po vazhdojnë të shfaqen sipas planë-programit të drejtuesve të këtij festivali.

Festivali është hapur me 5 dhjetor dhe do të vazhdojë deri me 11 dhjetor, ndërkaq, për tri ditët e para interesimi i publikut nuk ka qenë i paktë. Në ditën e katërt të tij, drejtuesit e Festivalit shprehen të bindur se numri i shikuesve vetëm sa do të rritet.

Konferenca para gazetarëve nga drejtuesit e “SKENA UP”, si dhe debati në mes tyre dhe disa prej regjisorëve që një ditë më parë kanë dhënë shfaqje dhe filma të ndryshëm, janë dy segmentet që i paraprijnë veprave të ndryshme artistike që jepen më pas deri në orët e vona të natës.

Gjatë konferencës të së dielës, ku është diskutuar për mbarëvajtjen e ditës së tretë, gjegjësisht, të dhënies së filmave dhe shfaqjeve teatrale gjatë ditës paraprake, drejtuesit e Festivalit kanë vlerësuar se përveç tjerash, në qytetin e Prishtinës po shfaqen vlera të ndryshme artistike.
.
Interesim nga studentët e filmit dhe regjisë

Menaxheria e këtij festivali, Hana Qena, ka thënë se shfaqjet e filmave të konkurrencës ndërkombëtare gjatë ditës së tretë të Festivalit e ka bërë të shtunën ditë me program special.

“Publiku i festivalit “Skena UP” zakonisht janë studentë të cilët e vizitojnë festivalin tonë. Mund të themi se çdo vit numri i tyre është duke u rritur, sidomos, në programin e natës, kur janë pak më të lirë dhe kanë kohë që t’i përcjellin të gjithë filmat dhe shfaqjet”, thotë Qena, transmeton Kultplus.

Ajo beson se të gjitha shfaqjet dhe filmat që jepen në ditët në vijim janë interesante, veçmas për studentë të aktrimit dhe regjisë, ngase, siç thotë ajo, në këtë formë studentët mund të mësojnë diçka më të re sesa që mësojnë në fakultet.

Ndërkaq, Vesa Qena, gjithashtu pjesë e organizatorëve të Festivalit, thotë se janë të kënaqur që vazhdimisht gjatë ditës ka fluks të qytetarëve, të cilët, vijnë për t’i parë filmat apo shfaqjet, largohem dhe më pas vijnë prapë.

“Trendi i filmit tash është më shumë kah filmat eksperimental, dhe nuk besojë që filmat kosovar janë prapa filmave ndërkombëtar, dallojnë vetëm nga ana e kushteve, pra mjetet që ne i përdorim në Kosovë, që i kemi në dispozicion janë më të varfra sesa mjetet që i përdorin për jashtë, edhe nga buxheti dallohemi. Por, temat janë në të njëjtin nivel me të tjerët”, thotë ajo.

Regjisorët flasin për krijimet artistike të tyre

Gjatë së shtunës në Teatrin ODA janë dhënë njëmbëdhjetë filma të metrazhit të shkurtë të punuar nga studentë që studiojnë filmin apo regjinë në universitete të ndryshme botërore – filma ndërkombëtarë. Po në të njëjtin teatë janë shfaqur shtatë filma ndërkombëtar poashtu të metrazhit të shkurtë, të cilët janë dhënë kuadër të shfaqjeve speciale “Dita Franceze”. Më pas në mbrëmje në Teatrin Kombëtar të Kosovës është dhënë një shfaqje, që ka ardhur nga Britania e Madhe, në ora 19:00 në Teatrin Dodona shikuesit e kanë parë shfaqjen e punuar nga studentët iranian, ndërsa shfaqja e ardhshme që është dhënë në Teatrin ODA në ora 20:00 ka ardhur nga Kroacia.

Ditën e tretë e Festivalit është përmbyllur me dhënien e një shfaqje nga Serbia, që gjithashtu është shfaqur në Teatrin ODA.Dhe, disa nga regjisorët e këtyre filmave dhe shfaqjeve ndërkombëtare të dielën janë paraqitur para gazetarëve së bashku me udhëheqësit e Festivalit.

Njëra nga ta, regjisorja e filmit “Portrait”, Katerina Kalentzi, nga Greçia, ka treguar për filmin e saj, duke treguar për personazhin e filmit, i quajtur Xenofontanes.
.
Në film shfaqen dy bileta të harruara, një melodi nga e kaluara dhe një përtret i vjetër, cilat, e shtyjnë personazhin të rikujtojë foto çasti.

“Gjithashtu ekziston edhe një melodi e cila sjell nostalgjinë e radios , një melodi kjo të cilën e luan vetë personazhi. Realisht jeta vjen deri te fundi sidomos ne kohërat kur njerëzit e kuptojnë se nuk kanë lënë asgjë pas tyre”, thotë ajo.

Në konferencën me gazetarë, gjegjësisht, debatin me organizatorët e Festivalit ka marrë pjesë edhe regjisori Lawrence Stanley, i cili, një ditë më parë e ka dhënë shfaqjen e tij “Protagonist James Franco”.

Staley thotë se me këtë shfaqje ka dashur të tregojë se si një person, gjegjësisht, një figurë e madhe bëhet idol i panevojshëm tek pjesa tjetër e shoqërisë.

“Ne kemi përdorur një cinizëm dhe ironi e cila nuk mund te kuptohet njëjtë në të gjitha shtetet ku jepet shfaqja”, thotë ai, transmeton Kultplus.

Ndryshe nga kjo, sot në ditën e katër të “SKENA UP” është Dita Kombëtare e Konkurrencës, ku do të shfaqen shtatë filma të metrazhit të shkurtë nga Kosova, një nga Maqedonia dhe një nga Shqipëria. Te të nëntë këta filma do të garojnë me njëri-tjetrin për të marrë shpërblimin për filmin më të mirë kombëtar.

Nesër vendimi për Lushtakun

0

Lushtaku5-27Avokati i Sami Lushtakut, Arianit Koci, ka kërkuar nga kryetari i trupit gjykues, Daliusz Selicki, që klientin e tij ta lirojë për disa orë për ta bërë betimin para asamblesë komunale, pasi është fitues i zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit në komunën e Skenderajt.

“Të premten kam bërë kërkesë që t’i mundësohet z. Lushtakut ta bëjë betimin, dhe kryetari i trupit gjykues ka thënë se të hënën do të merr vendim në lidhje me këtë çështje. Shpresoj se kjo kërkesë do të aprovohet për shkak se edhe në bazë të Kushtetutës dhe Kodit Penal z. Lushtaku është i pafajshëm”, ka thënë për “Epokën e re” Koci.

Të premten, në Kinemanë “ABC 1” në Prishtinë është mbajtur seanca e parë dëgjimore ndaj “Grupit të Drenicës”. Të 15 të pandehurit e “Grupit të Drenicës”, pasi u është lexuar aktakuza, janë shprehur plotësisht të pafajshëm. Ndërsa, pala mbrojtëse ka deklaruar se pretendimet e prokurorit të çështjes janë të pabazuara. Avokatët mbrojtës kanë paralajmëruar se brenda një muaji do të sjellin argumente të mjaftueshme për ta rrëzuar këtë aktakuzë.

Filmi “La Grande Bellezza” i Paolo Sorrentinit, më i miri në Europë

0

La Grande Bellezza-filmFilmi “La Grande Bellezza” (Bukuria e madhe) e regjisorit italian Paolo Sorrentini është shpallur filmi më i mirë i Europës për këtë vit. Shpallja është bërë në ceremoninë e 26 të dorëzimit të çmimeve evropiane të filmit, të shtunën në mbrëmje, në Berlin.

Ky film ishte të shtunën fitues i shumëfishtë, pasi që ai fitoi edhe tre çmime të tjera- Paolo Sorrentini e fitoi Çmimin e Europës për regjisorin më të mirë, aktori në rolin kryesor,Toni Servilo fitoi Çmimin për aktorin më të mirë, ndërsa filmi ka marrë edhe Çmimin për montazhin më të mirë.

Filmi i Sorrentinit është kandidat i Italisë për ‘Oskar’ për filmin më të mirë të huaj.

Shaban Braha emër që nuk harrohet

0

Avdi IbrahimiShkruan: Avdi Ibrahimi

Me dhembje të madhe nga Prizreni historik i Lidhjes Shqiptare me datë 3 Dhjetor 2013,si rrufetë kur shkrepin nga malet e Alpeve Shqiptare morëm lajmin e pikëllueshëm mbi ndërrimin e jetës për shkrimtarin historian, patriotin dhe veoprimtarin e shquar të çështjes kombëtare shqiptare Shaban Jakup Braha.

Pas një sëmundje të shkurtër, në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë është ndarë nga jeta në moshën 85 vjeçare,Shaban Jakup Braha i lindur në qytezën Bicaj të rrethit të Kukësit,i cili u përfshi në LANÇ dhe nga kjo luftë çlirimtare familja e tij e cila ishte përfshi e tëra në këtë luftë me besim për çlirimin e plotë të kombit shqiptar, dha dy dëshmor,vëllaun,Merimanin e motrën Lie,Ndërsa Bacë Shabani fare i ri njihej si arkivist dhe korrier në terrenet dhe çetat luftarake në linjën Sllovë-Kukës-Prizren, por më vonë ka jetuar dhe punuar në Tiranë,ku ka kryer fakultetin Juridik,e më tej fakultetin gjitharmësh në Akademinë Ushtarake.Sherbeu në Drejtorin e Përgjithshme të Arkivave Shtetërore dhe në Ministrin e Mbrendshme (në profil ushtaraku) duke ju përkushtuar Kosovës e tërësisë kombëtare.

Bacë Shabani ishte mësuesi atdhedashës që mësoi qindra liridashës të Trojeve Shqiptare,ai i kishte mësuar dhe stërvitur ushtarakisht gjithë ata patriot si ta duan dhe çlirojnë atdheun nga okupatorët jugosllavo-serb-malazez-maqedonas dhe helenizmi grek,e kështu ishte bërë udhërrëfyes dhe veprimtar i shqiptarizmit idealist për lirin dhe bashkimin e atdheut me shtetin amë Shqipërinë.Për këtë ideal ai u angazhua mes tjerash dhe u bë mbështetës,mësues dhe udhërrëfyes për Komitetin Kombëtar Shqiptar për Bashkimin e Trojeve,qysh nga viti 1991 e deri në përfundimin e luftës çlirimtare të UÇK-së,ku unë personalisht pata fatin të njihem dhe të bashkëveproj me këtë patriot e dietar të madhë të çshtjës kombëtare.

Shokët e ilegalës që paten rastin të njihen dhe ti bashkërendojnë veprimet atdhetare në rrugën e lirisë dhe të bashkimit mbarkombëtar shqiptar me bacë Shabanin e konsideronin si mësues i ditur dhe veprimtar praktik të luftës çlirimtare i cili dha kontribut të çmushëm kombëtar,njëkohësisht pati fatin ta shohë Kosovën,Trojet Shqiptare në Maqedoni,si dhe ato të Preshevës-Medvegjës-Bujanocit,paksa të lira,ai nuk kënaqej me këtë liri,sepse donte që shqiptarët të jetonin në një shtet të përbashkët me Shqipërinë.Por ja që vdekja papritmas e mori pa e realizuar këtë dëshirë.

Me këtë rast anëtarëve të familjes së gjërë dhe atë të ngusht BRAHA i shprehë ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të prindit,vëllaut,veteranit të luftrava çlirimtare,shokut e mikut të idealeve atdhetare dhe letërsisë historike shqiptare.

I qoftë i lehtë dheu i tokës shqiptare.Lavdi jetës dhe veprës atdhetare të bacës Shaban!

Pa koalicione

0

SaliAsllanaj-LDK-suharekeKryetari i ardhshëm i Suharekës, Sali Asllanaj, nuk planifikon të lidhë koalicion paszgjedhor me asnjë subjekt politik. Ai thotë se vednimet e Kuvendit Komunal, do të jenë të arsyeshme për qytetarët dhe se nuk do të jenë politike.

“Nuk i kemi numrat në Kuvend, por besojmë në arsyeshmërin e vendimeve tona që do t’i marrim për qytetarët”, thotë Asllanaj për “PrizrenPress”.

Sali Asllanaj në zgjedhjet e fundit lokale është zgjedhur kryetar i Suharekës. Ai në balotazhin e 1 dhjetorit ka dalë fitues përballë kundërkandidatit të AAK-së, Bali Muharremaj.

Asllanaj vlerëson se gjendja në Komunën e Suharekës është shumë e keqe. Ai paralajmëron ndryshime edhe në Administratë . “Fillimisht do të shikoj gjendjen e Administratës së Komunës, sepse konsiderojë se është shumë e keqe”.

Ai thotë se në ditët e para të punës si Kryetar, do të shikojë edhe projektet që janë dhënë gjatë fushatës zgjedhore.

“Qeveria e AAK-së na ka lënë shumë borxhe ,sidomos ndaj biznesve”. Ai tregon se para këtër vitesh kur ia ka dorëzuar detyrën nuk i ka lënë asnjë borxh “Qeverisë së Kuçit”.

“Ne asnjë borxh nuk ua kemi lënë para 4 viteve. Asnjë problem me stafin nuk e kemi lënë”. /PrizrenPress.com/

Drejtorët e shkollave në Prizren s’duan konkurrencë

0

Gjimnazi Gjon BuzukuKanë fshehur njoftimet për trajnimin e menaxherëve të shkollave, ndërsa në disa reste për t’i zënë vendet , kanë shkuar vetë dhe po ashtu për shoqërim kanë marrë edhe ndonjë “jaran” prej të cilave nuk shohin “rrezik”.

Disa nga drejtorët e shkollave fillore dhe atyre të mesme të komunës së Prizrenit i “dredhuan” kërkesës së Drejtorisë së  Arsimit për të publikuar në mjedise të dukshme të shkollës , përkatësisht në tabelat e shpalljeve, njoftimet për fillimin e trajnimit për përgatitjen e kuadrove të reaj të mësimdhënësve për zhvillimin profesional dhe menaxhim të institucioneve eduktivie që organizohen nga shoqata “GIZ” .

Ata me gjasë i druajnë mundësisë së konkurrimit të nmë shumë kandidatëve , sepse kështu u rrezikohen postet edhe tri-katër mandatesh, të fituara kryesisht me selrvelitet politik.

Zyrtari i DKA-së Idriz Kryeziu tha për “Zëri n” se të gjithë derjtorëve u është kërkruar përmes postës elektronike që të njoftojnë personelin rreth fillimit të trajnimi.

KQZ bën plane në turne në Shqipëri

0

KQZ-valdetedakaAnëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë pranuar se në informimin e votuesve, punët kanë shkuar keq, por ende nuk e kanë bërë një analizë të detajuar.

Ende pa u certifikuar rezultatet e zgjedhjeve, ata kanë shkuar nëpër një turne në Shqipëri, për të bërë plane për të ardhmen.

Pavarësisht se nuk janë deklaruar për një analizë të thellë të rastit të shpalljes së pavlefshme të 120 mijë fletëvotimeve të zgjedhjeve të 3 nëntorit, askush nuk përgjigjet se kush e ka fajin.

Megjithëse shumica e anëtarëve të KQZ-së janë ndarë të pakënaqur. Për këtë arsye, ata menjëherë po bëhen gati për vitin që vjen. Prandaj ata janë nisur drejt Shqipërisë për të përgatitur planin e detajuar për zgjedhjet e ardhshme. /Kosova Sot/

120 mijë fletëvotime shkuan huq, për faj të KQZ’së

0

Listat e votimitAnëtarët e KQZ’së kanë pranuar se në informimin e votuesve, punët kanë shkuar keq, por ende nuk e kanë bërë një analizë të detajuar.

Ende pa u certifikuar zgjedhjet, ata kanë shkuar nëpër një turne në Shqipëri, për të bërë plane për të ardhmen, shkruan Kosova Sot.

Pavarësisht se nuk janë deklaruar për një analizë të thellë të rastit të shpalljes së pavlefshme të 120 mijë fletëvotimeve të zgjedhjeve të 3 nëntorit, askush nuk përgjigjet se kush e ka fajin.

Megjithëse shumica e anëtarëve të KQZ’së janë ndarë të pakënaqur. Për këtë arsye, ata menjëherë po bëhen gati për vitin që vjen. Prandaj ata janë nisur drejt Shqipërisë për të përgatitur planin e detajuar për zgjedhjet e ardhshme.

 

Zyrtarët janë të sëmurë pas luksit

0

Veturat e qeveritareveInstitucionet e Kosovës i kanë paraparë t’i shpenzojnë plot 3 milion euro në vetura të reja.

Analistët politik thonë se sëmundja e zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, por edhe kryeqytetit për blerjen e veturave të shtrenjta, është sëmundje e politikanëve biznesmenë të cilët nuk e shohin si profesion të gjatë politikën, por si rrugëtim afatshkurtër për përfitime personale, shkruan Kosova Sot.

Varësisht sipas shijes së zyrtarëve, këto vetura janë të tipave të ndryshëm dhe nga më të shtrenjtit. Aq janë shtrenjta saqë përveç shpenzimeve ditore, edhe kostoja e servisimit kushton marrëzisht shumë.

E përveç Qeverisë, edhe komuna e Prishtinës si institucion i nivelit lokal në kaçikun e vet ka arritur piramidën e luksit automobilistik të markës “Audi” dhenjë “Audi Q7” që i takonte kryetarit të deritanishëm Isa Mustafa.

Diplomacia e skandaleve

0

Hoxhaj-Enver5-21Kosova, bën politikë të jashtme prej pak vitesh. Por për këtë periudhë ka bërë skandale me bollëk përfshirë ato me sjelljet e stafit diplomatik dhe skandalin me njohjet në Afrikë. Tek në vitin e pestë është mundur të arrihej synimi për të siguruar 100 njohjet e premtuara që të arriheshin në vitin 2008.

E as pas gjithë kësaj kohe, nuk është mundur të gjendej rruga për anëtarësimin në OKB dhe as në organizatat më të rëndësishme rajonale e globale, shkruan Koha Ditore.

Deri më tani, Kosova ka arritur të hap 22 misione diplomatike, 4 konsullata të përgjithshme dhe 14 misione konsullore.

Njerëzit e këtyre pak misioneve kanë bërë shumë skandale brenda pak vjetësh. Megjithëse ministria i arsyeton krejt këto skandale.

Enver Hoxhaj, ministër i Punëve të Jashtme thotë se me të tilla probleme nuk përballet veç Kosova. “Mendoj se kamë bërë gjënë e duhur për të pas njerëz më të zotët dhe më profesional në përfaqësimin e shtetin tonë në botë”, ka thënë ai.