21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

VV: Politika e u financua nga bixhozi i kundërligjshëm

yll hoxhaLëvizja Vetëvendosje vlerëson se qarkullimi vjetor i bixhozit të paligjshëm në Kosovë tejkalon shumën prej 100 milionë eurove dhe lejohet për shpëlarje të parasë dhe krimit të organizuar. Ata konsiderojnë se favorizimi i kundërligjshëm i ndërmarrjeve të bixhozit nga politika është bërë në këmbim të financimit të politikës nga bixhozi.
Lëvizja Vetëvendosje i ka dhënë një muaj afat Administratës Tatimore të Kosovës që të filloj me veprime në të kundërtën do të ngre padi ndaj këtij institucioni.

Meqë Kuvendi i Kosovës ka rekomanduar që të mbyllen lojërat e fatit ata këshillojnë që këto rekomandime të sjellin dorëheqjen e të tërë zinxhirit vendimmarrës në këtë sektorin e lojërave te fatit, duke filluar nga ministri, drejtori i ATK-se dhe menaxheri i departamentit të lojërave të fatit.

Liburn Aliu nga kjo Lëvizje tha se në këtë fushë ka shkelje të rënda dhe sistematike të Ligjit, dhe se shkalla e paligjësisë flet për një prapavijë më serioze të problemit, që ndërlidh politikën, krimin e organizuar dhe veprimtaritë e lojërave te fatit.

“Ligji duhet ndryshuar, bastoret e lojërat e fatit aty ku qytetarët e varfër shpenzojnë të ardhurat e fundit, duhet të mbyllen… Bastoret nga ana tjetër sjellin shpresën e rrejshme tek qytetarët për ndryshim të shpejtë e të lehtë individualisht. Ato i fusin të varfrit në rrathët vicioz, ku me shpresën se do të fitojë diçka, qytetari ynë i varfër shpenzon paranë e fundit dëshpërimisht. Kjo zhvatje pasuron pushtetarët, e njëkohësisht varfëron më tej qytetarët, duke ia siguruar kështu pushtetin e padrejtë”,ka thënë ai.

Ndërsa Ylli Hoxha, drejtues i Komitetit Kundër-korrupsion në Vetëvendosje tha se nëse TAK-ja për 30 ditë nuk e rregullon këtë problemë ata do të ngrenë padi ndaj tyre.

“Ne konsiderojmë se nga e hëna, ATK duhet të fillojë tërheqjen e licencave për të gjithë operatorët e lojërave të fatit që veprojnë kundërligjshëm. E në shkelje të drejtpërdrejtë me ligjin janë shumica dërmuese e bastoreve dhe lojërave elektronike që sot operojnë nëpër Kosovë. Ne presim që mbyllja e bastoreve të paligjshme dhe konfiskimi i aparateve ilegale të përfundojë jo më larg se 30 ditë nga dita e sotme. Nëse ATK nuk fillon ta zbatojë ligjin dhe riparojë gjendjen anarkike, duke tërheqë licencat e paligjshme, ne do të detyrohemi të ngremë padi ndaj këtij institucioni. Dhe për këtë gjë jemi tanimë të gatshëm”, tha ai.

Hoxha tha se meqë Kuvendi ka konstatuar neglizhencë dhe shkelje të rënda të ligjit nga ana e Administratës Tatimore të Kosovës, kjo duhet të rezultojë në radhë të parë me përgjegjësi politike, pra dorëheqje të menjëhershme të tërë zinxhirit vendimmarrës në këtë sektorin e lojërave te fatit, duke filluar nga ministri, drejtori i ATK-se dhe menaxheri i departamentit të lojërave të fatit.

Raporti i Kuvendit të Kosovës sipas Vetëvendosjes, duhet të përcillet me një hetim serioz dhe gjithëpërfshirës të prokurorisë dhe organeve të rendit

Më Shumë

Dhimbja

Skënder Berisha Nganjëherë më ngjan se nuk e njoh Pas bredhjeve vjen në tjetër trajtë E lyer me tjera ngjyra Si blerim i shkrryer Si dritë e errësuar Që përvidhet...

Bruce Springsteen bashkohet në skenë me Zach Bryan dhe Maggie Rogers (Video)

Legjenda e folk-rokut, Bruce Springsteen, iu është bashkuar dy yjeve të reja të muzikës, Zach Bryan dhe Maggie Rogers. Bosi gjeti kohë për t’u shkëputur...

Lajmet e Fundit