23.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Populli u vetëdijesua, ndëshkojë partitë

Adem DemaciVeprimtari Adem Demaçi ka njehur arsyet qëkanë çuar drejt ndryshimeve, komunat e Kosovës, në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Ndryshimet dhe rëniet e partive, apo humbjet e komunave nga partitë që kanë menduar se janë bastione të tyre, Demaçi i ka quajtur befasi të këndshme, meqë populli i Kosovës ka treguar se është zgjuar nga gjumi.

Ai në një analizë që ka bërë për Kosovapress, ka thënë se në tërë komunat e Kosovës, tashmë është krijuar një masë kritike e popullatës, por që kjo masë kritike është vërejtur më së shumti në Prishtinë.

Komunat që ka humbur Partia Demokratike e Kosovës, e cila udhëheq me pushtetin, sipas Adem Demaçit u ndëshkuar për shumë arsye, por njëra nga to është korrupsioni që ka ndodhur në qeverisjen e kësaj partie tash e disa vite.

Krijimi i komunave serbe i bashkësisë së komunave serbe, sipas Demaçit i kushtuan mjaftë shumë PDK-së që të del humbëse në disa komuna të vendit.

“PDK është munduar dhe po mundohet të kontrolloi gjithçka, edhe arsimin, edhe kulturën edhe shëndetësinë, të sistemoj kuadrot e vet kudo edhe në industrinë e qymyrit, të rrymës në të gjitha degët e veta i qon njerëzit e vet dhe sipas zgjedhjes e përzgjedhjes partiake, nuk shikohen a janë ata njerëz të zot për ato vende, por a je me neve, a je me partinë tonë, atëherë i qon, janë të caktuar ata që kontrollojnë arsimin, shëndetësinë, punësimin, etj etj, kjo i ka kushtuar rëndë se ka krijuar pakënaqësi të njerëzit e vetëdijshëm dhe kjo vetëdije është rritë”, thotë ai.

Goditja e radhës nga votuesit për PDK, Demaçi thotë se kanë qenë edhe bisedimet në Bruksel që janë zhvilluar ndërmjet kryeministrit serb dhe atij shqiptar, dhe lëshimet e gabimet e mëdha, që janë bërë nga kryeministri gjatë bisedimeve.

Ai vlerëson se kryeministri ka bërë lëshime të mëdha dhe të pavenda. Një nga këto lëshime, sipas Demaçit janë edhe deklaratat për ndalesa të zyrtarëve të qeverisë së Serbisë në Kosovë, e që ato realizoheshin sa herë që zyrtarët e Serbisë dëshironin.

Veprimtari Demaçi ka thënë se Limaj e Krasniqi nuk mund të jetë faktor ndikimi që PDK gjendet në këtë pozitë ku është tani, meqë sipas tij, Limaj e Krasniqi janë ndikime periferike, duke vlerësuar se të gjitha arsyet që i ka përmendur kanë qenë fundamentale për partin e Hashim Thaçit.

Ndryshimi që ka ndodhur me Prishtinën që sipas Demaçit askush nuk e ka pritur ose rrallë ndokush, ka qenë ndryshimi më i madh dhe ajo kthesa kur populli i Kosovës është vetëdijesuar dhe në fund kanë vepruar me kokën dhe vullnetin e tyre.

Humbja e qeverisjes me Prishtinën nga LDK-ja, ai e sheh si humbje të madhe e cila domosdoshmërisht duhet ta qoj këtë parti drejt riorganizimit.

Demaçi vlerëson se humbjen më të madhe LDK e pësoi duke u thirr në emrin e ish kryetarit Ibrahim Rugova.

“Kur erdh Isa Mustafa nuk e kuptoi që ishte koha për riorganizim, nuk ishte koha që të ngrihen përmendore i cili ishte një anti hero, anti heroit i ngrihen përmendore 9 milion apo 10 milion, i cili e ka sabotuar luftën, e ka sabotuar përpjekjen për pavarësi, i cili ka thënë e premtuar se çka të propozojnë miqtë tanë, unë do ta nënshkruaj, pa kurrfarë, hezitimi etj etj, një njeri të harxhon 9 – 10 milion, ishte një shok i madh, një goditje për këtë masë të madhe kritike që është formuar sepse njerëzit, pavarësisht moshën, po shikojnë, po dëgjojnë, po venerojnë, po vlerësojnë edhe ata sigurisht kur të vjen momenti e din çka të japin”, thotë ai.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sipas tij ka dal humbësi gjithashtu i madh meqë ka mbetur vetëm në disa komuna të vogla, duke lëshuar nga dora Gjakovën dhe Pejën.

Një vlerësim interesant për fitoren e kandidatit të AKR në Mitrovicë, Demaçi e ka vlerësuar si fitore të Behgjet Pacollit për investime në këtë komunë, por edhe për përpjekjet e Pacollit për Trepçën.

“Bëri llogari të mira Pacollin në Mitrovicë, sepse Mitrovica i duhet që të hynte atje me biznesin e vetë në këtë komunë dhe në Trepçe, edhe në Gjakovë ka mundësi që gjithashtu të intervenoi në investime”, thotë Demaçi.

Sipas tij, ndryshimi i madh që ndodhi në Shqipëri po ndikon edhe në Kosovë, sepse njerëzit nuk janë gurë, nuk janë shkëmb, njerëzit janë krijesa të logjikshme, të arsyeshme, të cilët shohin e mendojnë, dhe ndikohen për të mirë.

Demaçi ka thënë se në rast se Lëvizje Vetëvendosje, qeverisë mirë me Prishtinën, do t`iu mundësoi atyre që në zgjedhjet e ardhshme të fitojnë edhe komunat tjera që janë qeverisur nga PDK dhe LDK.

“Tash këtu është fenomeni i madh që i ndodhi Kosovës dhe ka mundësi, nëse këta të Vetëvendosjes, do ta mbajnë fjalën dhe do të bëjnë atë që po thonë, t`i shërbejnë popullit, t`i shërbejnë qytetarëve, dhe jo të sundojnë qytetarin, Kosovën e Prishtinën, atëherë do të mund të bëhet një këndellje edhe e këtyre komunave të tjera ku fituan PDK e LDK, sepse populli ka të drejtë të kërkoi të drejtën e vet, përparmin, zgjidhjen e problemeve, sepse kemi probleme në arsim, kulturë, shëndetësi, pa punësi, papunësia është katastrofike, ekonomia e Kosovës është katastrofike krejt këto kërkojnë zgjidhje”, thotë ai.

Sipas tij, vetëm transparenca dhe qeverisja e mirë me Prishtinën e Vetëvendosjes do të jenë faktor që mund të ndikojnë që ky subjekt potencialisht të mund të fitoi edhe ndonjë komunë në zgjedhjet e ardhshme./Kosovapress/

Më Shumë

Vdes Duane Eddy – një nga etërit themelues të rock ‘n’ rollit

Kitaristi amerikan Duane Eddy, i konsideruar nga shumë njerëz si një nga baballarët themelues të rock and roll, vdiq në moshën 86-vjeçare. ”Vdekja e tij...

I ofroi ryshfet 5 euro policit “për një kafe”, arrestohet shoferi i një autobusi në Vërmicë

Policia e Kosovës e ka arrestuar një shofer të autobusit, shtetas i Maqedonisë së Veriut, në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, meqë i njëjti i...

Lajmet e Fundit