10.7 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026
Home Blog Page 8880

Muja i kthehet përballjes më ligjin

0

Ramadan MujaKryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja kah mesi i këtij muaj  do të vazhdojë betejën  me Gjykatën Themelore të Prizrenit.Sipas programit të paralajmëruar  nga kryetari i trupit gjykues,Vladimir Mikula, shqyrtimi gjyqësor  në rastin”Muja dhe të tjerët”,  duhet të vazhdojë  me 13 dhjetor ,derisa seancat tjera  priten të mbahen  më 16.17, dhe 19 dhjetor,transmeton Koha Ditore.

“Supozoj se me seancat në këto data  mund ta cojmë ka fundi  shqyrtimin gjyqësor”, pat thënë Mikula.

“Sa më shpejt që ta kryejmë është në dobi të të gjithëve palëve”.

Avokati mbrojtës  i Ramadan Mujës, Ruzhdi Berisha  pati shprehur pati shprehur bindjen  se procesi n po i ofrohet fundi, porse nuk dihet se kur do të përmbyllet. /PrizrenPress.com/

Rudi: Në LDK kishte vjedhje të brendshme të votave

0

LDK-logo5-23Nënkryetari i Degës së LDK-së në Malishevë, Fetah Rudi  për herë të parë pasluftës nuk ka arritur ti fitojë votat për Asamblenë Komunale.  Ai akuzon bashkëpartiakët për vjedhje votash, transmeton  KD.

“Është e vërtet  që për herë të parë pasluftës  sivjet kam mbetur jashtë Asamblesë Komunale, dhe deri të kjo ka ardhur për shkak të vjedhjeve të votave brends LDK-së”.

Të rinjtë pa profesione

0

RameBuja-ministri arsimitQeveria e Kosovës i ka dhënë prioritet hapjes së universiteteve publike në vend, përderisa shumë të rinj, që nuk mund të shkojnë në universitet, nuk kanë mundësi të aftësohen në ndonjë profesion që iu krijon mundësi punësimi.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), sipas Ligjit për Arsimin Profesional dhe Aftësimin e të Rriturve duhet të krijojë kushtet e domosdoshme për të rriturit për përvetësimin e shkathtësive dhe njohurive në pajtim me nevojat e tyre dhe të shoqërisë. Mirëpo, sipas ekspertëve të arsimit dhe analistëve politik, kjo nuk po ndodh në Kosovë.

Në anën tjetër të enjten me organizim të MASHT-it, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe DVV International (Organizata për Arsimimin dhe Edukimin e të Rriturve), është mbajtur konferenca “Arsimimi dhe Punësimi i të rinjve në Kosovë”.

Në këtë konferencë ministri i arsimit Ramë Buja ka thënë se Qeveria e Kosovës po zbaton Ligjin për Arsimin dhe Aftësimin Profesional dhe Arsimin e të Rriturve dhe njerëzve, të cilët për arsye të ndryshme kanë ngecur në shkollim, sipas Bujës, tash po iu jepet mundësia të vazhdojnë arsimimin e tyre, ndërkaq atyre që janë të konsoliduar profesionalisht të avancohen në dijet e tyre.

Ndërsa, zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Berat Luzha ka theksuar se Ministria e Punës është e përkushtuar që të shfrytëzojë rrjetin e Qendrave për Aftësimin Profesional, si instrument i mbështetjes së punësimit të fuqisë punëtore në Kosovë. Por, në vend sipas të dhënave të Institutit për Studime të Avancuara – GAP numri i punëkërkueseve të pa kualifikuar, përbënë 57 për qind të punëkërkuesve të regjistruar në Kosovë.

Jeton Mehmeti analist i politikave dhe drejtor i Hulumtimeve në GAP, ka thënë për gazetën se ajo që ka nevojë të përmirësohet tek Qendrat e Aftësimit Profesional (QAP) është promovimi i tyre në mënyrë që njerëzit ta kuptojnë rëndësinë e trajnimeve të tilla, e sidomos nëpër vendet rurale ku qasja në informacion dhe lëvizje është më e kufizuar.

“Pa dyshim se një trajnim i tillë ua shtonë mundësitë punëkërkueseve të pa kualifikuar, të cilët përbëjnë 57 për qind të punëkërkuesve të regjistruar në Kosovë. Megjithatë, aftësimi i të rriturve nuk nënkupton edhe përgatitjen profesionale të tyre për lëmenjtë e caktuar. Institucionet e arsimit në vend duhet të ndërmarrin politika që inkurajojnë të rinjtë që të studiojnë fushat deficitare duke promovuar profesionet që janë duke u kërkuar sikurse saldimi, zdrukthëtaria, instalimi i nxehjes, TI”.

Në këtë aspekt, ai tha se duhet të promovohen më shumë edhe shkollat moderne profesionale që janë ndërtuar viteve të fundit në Kosovë, të cilat nuk kanë arritur të tërheqin nxënës sa duhet përkundër kapaciteteve të mëdha që kanë.

Ndërkaq, eksperti i arsimit Jonuz Salihaj ka thënë për “Zërin” se në Kosovë nuk është studiuar tregu i punës për t’u kryer arsimimi dhe aftësimi i të rriturve. Ai ka thënë se rrjeti i shkollave ka kryesisht drejtimin si ai ekonomik apo dhe atë juridik, kurse shumë pak ato që kërkohen në treg dhe për të cilat disponon resurse natyrore vendi, ku ai përmend fushën e energjetikës, xehetarisë, metaleve…

Prandaj, Salihaj thekson se rrjeti i shkollave nuk mund të quhet i suksesshëm përderisa është i fragmentarizuar. Ai vlerëson se ndonëse ligji në fuqi për këtë çështje po zbatohet, nuk është i kompletuar ende pasi ka nevojë të korrigjohet për shkak shumë të metave që gjenden në të.

“Grupi i Drenicës”, deklarohen të pafajshëm

0

SamiLushtaku-i arrestuar(E plotësuar) Ka përfunduar seanca fillestare gjyqësore kundër ‘Grupit të Drenicës’ të cilët akuzohen për krime lufte gjatë vitit 1998 në Likovc.

Të pandehurve në seancën e sotme u është lexuar aktakuza me të cilat ngarkohen 15 të ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të gjithë të pandehurit, janë deklaruar të pafajshëm për akuzat me të cilat ngarkohen nga Prekuroria e EULEX-it.

Avokati i Sami Lushtakut, Arianit Koci ka kërkuar nga trupi gjykues që klienti i tij të lirohet për disa orë që ta bëj betimin para asamblesë komunale të Skenderajt, pasi është rikonfirmuar kryetar i kësaj komune në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura me 3 nëntor.

Kryetari i trupit gjykues Dariusz Sielicki ka thënë se për çështje do të marrë vendim në ditët e ardhshme.

Seanca fillestare e radhës vazhdon pas një muaji pas paraqitjes së provave nga pala mbrojtëse./KP/

Nis gjykimi ndaj “Grupit të Drenicës”

Derisa po vazhdon seanca e parë gjyqësore kundër “Grupit të Drenicës”, shumë bashkëluftëtarë të ish-komandantëve të UÇK-së dhe qytetarë të komunave të Skenderajt dhe Drenasit, po qëndrojnë para objektit të Kinemasë ABC 1, ku po zhvillohet seanca gjyqësore.
Qytetarët e këtyre komunave janë të bindur në pafajësinë e “Grupit të Drenicës”.

Sot, në orën 10:00, ka filluar seanca e parë gjyqësore ndaj “Grupit të Drenicës”. Shumë qytetarë janë mbledhur para objektit të Kinemasë ABC 1, ku është duke u mbajtur seanca gjyqësore.
Tomë Gashi, avokat i ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm, Sylejman Selimi, ka thënë për “Kosovapress” se mbrojta edhe këtë herë do ta kërkojë lirimin nga paraburgimi të “Grupit të Drenicës”. Ai është shprehur i bindur se klienti i tij së bashku me të tjerët do të lirohen nga akuzat dhe do të shpallen të pafajshëm. “Ne mbrojtja të premten e kemi rastin që përsëri të kërkojmë nga kryetari i trupit gjykues që Sylejman Selimin dhe të tjerët t’i lirojë nga paraburgimi. Seanca e së premtes do të jetë përgatitja për një gjykim eventual të ardhshëm nga i cili jam i bindur se zotëri Sylejman Selimi, besoj edhe të tjerët, do të lirohen nga këto akuza të pabaza, të paargumentuara dhe të ngritura me inskenime vetëm për të diskredituar një pjesë të elitës të komandantëve dhe ushtarëve të UÇK-së që mbajtën mbi supet e tyre barrën e rëndë të luftimit të ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve okupues serbë deri në çlirimin e Kosovës”, ka thënë Gashi.

Sot nis gjykimi për ”Grupin e Drenicës”

Sot do të mbahet seanca e parë e gjykimit të “Grupit të Drenicës”, në të cilën janë të përfshirë Sylejman Selimi, Sami Lushtaku dhe 13 ish- pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të akuzuar nga prokurori i EULEX-it, Maurizio Salustro, për veprën penale krime lufte.

Tomë Gashi, avokat i Sylejman Selimit, ka konfirmuar për KosovaPress se sot do të nisë gjykimi për Sami Lushtakun, Sylejman Selimin, Sahit Jasharin, Avni Zabelin, Isni Thaçin, Jahir Demakun, Zeqir Demakun, Agim Demajn, Bashkim Demajn, Selman Demaj e Driton Demaj, Fadil Demakun, Nexhat Demaku, Sabit Gecin e Ismet Haxhën.

Gashi ka shprehur bindjen se Selimi dhe të tjerët do të lirohen nga akuzat, të cilat i ka quajtur të pabaza, të paargumentuara.

“Ne mbrojtja nesër e kemi rastin që përsëri nesër të kërkojmë nga kryetari i trupit gjykues që Sylejman Selimin dhe të tjerët t’i lirojë nga paraburgimi. Seanca e nesërme do të jetë përgatitja për një gjykim eventual të ardhshëm nga i cili jam i bindur se zotëri Sylejman Selimi, por besoj edhe të tjerët do të lirohen nga këto akuza të pa baza, të paargumentuara, dhe të ngritura me inskenime vetëm për të diskredituar nji pjesë të elitës të komandantëve dhe ushtarëve të UÇK-së që mbajtën mbi supet e tyre barrën e rend të luftimit të ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve okupues serb, deri në çlirimin e Kosovës”, ka thënë Gashi për KosovaPress.

EULEX-i është duke hetuar Sylejman Selimin, dhe Sami Lushtakun kryetarin e Skenderajt si dhe pesë të dyshuar tjerë, të njohur si Grupi i Drenicës, për krime lufte ndaj civilëve, të mbajtur në një qendër paraburgimi të UÇK-së në komunën e Skenderajt, ndërsa tash për të njëjtin rast po ngarkohen edhe tetë persona tjerë. Sipas prokurorisë, të burgosurit civilë ishin abuzuar në këtë qendër, në qershor të vitit 1998.

Këngët më të kërkuara të vitit 2013

0

rihannastayvideoBing ka zbuluar listën e kërkimeve më të shpeshta në internet dhe shumë rezultate mund të ju befasojnë.

Betejën për këngën më të kërkuar e ka fituar “Thrift Shop” nga Macklemore & Ryan Lewis, të cilët ishin në “luftë” të vërtetë me “Blurred Lines” të Robin Thicke.

Fituese të mëdha të këtij viti janë edhe Rihanna dhe Miley Cyrus me këngët e tyre “Stay” dhe “We Can’t Stop”.

Top këngët më të kërkuara të vitit 2013

1. Macklemore & Ryan Lewis, “Thrift Shop”

2. Robin Thicke, “Blurred Lines”

3. Rihanna, “Stay”

4. Imagine Dragons, “Radioactive”

5. Jason Derulo, “The Other Side”

6. Bruno Mars, “When I Was Your Man”

7. Justin Timberlake, “Mirrors”

8. Miley Cyrus, “We Can’t Stop”

9. P!nk, “Just Give Me A Reason”

10. One Direction, “Best Song Ever” a

Mandela, inspirim në kërkim të paqes

0

Atifete jahjagaPresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ngushëlloi qytetarët e Afrikës Jugore dhe liderët botërorë për humbjen e ish-Presidentit Nelson Mandela.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet ”Me dhembje të thellë morëm lajmin për vdekjen e ish-Presidentit të Afrikës së Jugut, nobelistit të paqes dhe promovuesit të të drejtave të njeriut, Nelson Mandela. Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, institucioneve të saj dhe në emrin tim personal, më lejoni të shpreh ngushëllimet më të përzemërta për njeriun që njohu shumë vuajtje, por që gjeti guximin dhe kurajën që atë përjetim ta shndërrojë në forcë për të reformuar vendin e tij dhe për të udhëhequr njerëzit e tij drejt pajtimit dhe bashkëjetesës paqësore. Për gjenerata të tëra, përreth gjithë botës, Mandela u shndërrua në simbol të rezistencës paqësore dhe paqes. Për popullin e Kosovës, që njohu vuajtje të ngjashme, ai përherë do të mbetet inspirim në kërkim të lirisë dhe paqes, demokracisë dhe pajtimit.

Edhe Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së Nelson Mandelës. Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj shkruan se Nelson Mandela, si askush në historinë e njerëzimit, ka mishëruar aspiratat për liri, barazi dhe dinjitet njerëzor.

“Me sakrificën e tij, Mandela e ridefinoi dashurinë për liri dhe e shndërroi në frymëzim për tërë botën. Idealet e tij, kanë frymëzuar edhe Kosovën. Ngushëllime Afrikës së Jugut dhe çdo kujt që beson në idenë e lirisë”, shkruan ministri Hoxhaj.

Asociacioni me zyrë edhe në Bruksel

0

Thaci_Dacic_Ashton5-21Asociacioni-Bashkësia e Komunave Serbe të Kosovës nuk do të operojë vetëm në komunat serbe. Mekanizmi që Prishtina e sheh si OJQ por Beogradi si institucion përfaqësues i serbëve të Kosovës do ta ketë selinë në veri të Mitrovicës.

Bashkësia do të ketë nga një zyrë edhe në Bruksel e Prishtinë. Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovën do të shndërrohet në përfaqësie e bashkësisë së komunave serbe në Beograd.

Këto janë elementet e para që delegacionet nga Kosova dhe Serbia të udhëhequra nga kryeministrat Hashim Thaçi e Ivica Daçiq i kanë diskutuar të enjten në një takim prej tre orësh,shkruan Tribuna

 

Palët megjithatë, janë larg marrëveshjes për statutin dhe kompetencat e plota që do të ketë asociacioni. Qeveria e Kosovës pretendon se ky mekanizëm nuk duhet të ketë asgjë më shumë sesa organizatë joqeveritare derisa Beogradi kërkon kompetenca ekzekutive.

Dëmtohen dritat në Kalanë e Prizrenit

0

dritat nw kalaPersona të pandërgjegjshëm kanë dëmtuar dritat dekurativ të vendosura në Kalanë e Prizrenit. Komuna e Prizrenit, vitin e kaluar në ndriçimin e Kalasë kishte investuar 20 mijë euro.

Drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Samir Hoxha, tha se për dëmtimin e këtyre dritave është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

“ Kërkojmë nga Policia që të zbardhë këtë rast dhe keqpërsit të dalin para drejtësisë”, tha Hoxha për TV Prizrenin.

Ai tregoi se Komuna e Prizrenit, do të vazhdojë të bëjë revitalizimin e Kalasë. “Kjo platformë është promovuar nga PDK-ja dhe pritet të fillojë të implementohet nga viti i ardhshëm”. /PrizrenPress.com/

 

Vdes një, e pesë ushtarë tjerë të KFOR-it lëndohen në veri

0

KFORNjë paqeruajtës i NATO-së në Kosovë ka vdekur, dhe pesë të tjerë janë lënduar nga një aksident rrugor që kishte pësuar automjeti i tyre në veri të Mitrovicës.

Sipas një njoftimi nga KFOR-i, incidenti ka ndodhur rreth orës 13:00 në aksin rrugor Mitrovicë-Rashkë. Misioni paqeruajtës bënë të ditur se nuk ka të dhëna se makina të tjera janë përfshirë në këtë aksident, transmeton REL.

Sipas medieve serbe, automjeti me të cilin udhëtonin këta ushtarë, ka rënë në lumin Ibër, mirëpo KFOR-i nuk e saktëson këtë gjë në komunikatën e vet.

Shkaku i aksidentit, sipas kësaj komunikate, momentalisht nuk dihet, dhe po hulumtohet nga policia ndërkombëtare ushtarake në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe ndërkombëtare.

Jahjaga: BE-ja të angazhohet për mbikëqyrjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

0

Jahjaga-MarkRuttePresidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, gjatë vizitës në Holandë, u prit sot nga Kryeministri i Holandës, Mark Rutte. Ata biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë, perspektivën evropiane të Kosovës, procesin e liberalizimit të vizave dhe marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Jahjaga falënderoi Kryeministrin Rutte për mbështetjen e gjithanshme të Holandës, për ndihmën e trupave holandeze dhe për programet e ndryshme të Qeverisë në shumë fusha në dy dekadat e fundit.

Ajo tha se Kosova ka bërë progres të konsiderueshëm në krijimin e një shteti gjithëpërfshirës, me ndihmën e partnerëve të saj ndërkombëtarë. Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë që Holanda të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e integrimit evropian dhe zhvillimit të saj të qëndrueshëm.

Sa i përket dialogut me Serbinë, Presidentja Jahjaga tha se dialogu është mënyra më e mirë që kontribuon në stabilitetin e të gjithë rajonit dhe theksoi se marrëveshja e arritur ndërmjet dy qeverive është e rëndësishme për rrugën e integrimeve evropiane të të dyja shteteve të pavarura. Ajo theksoi se Bashkimi Evropian duhet të angazhohet për mbikëqyrjen e zbatimit të kësaj marrëveshje, përfshirë edhe Holandën, që do të ishte edhe një lloj vlerësimi për perspektivën e integrimit të Serbisë në BE.

Jahjaga tha se Kosova është e përkushtuar për të zbatuar këtë marrëveshje dhe theksoi se Kosova ka ndërmarrë tashmë shumë hapa që kanë të bëjnë me zbatimin e saj në praktikë. Presidentja Jahjaga njoftoi Kryeministrin Rutte edhe për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të fundit lokale në Kosovë të cilat i vlerësoi të lira dhe demokratike.

Ajo kërkoi mbështetjen e Qeverisë së Holandës për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe tha se Kosova është e përkushtuar për të përmbushur të gjitha kriteret që kërkohen në këtë proces.

Ndërkaq, Kryeministri i Holandës Mark Rutte, e përgëzoi presidenten Jahjaga për të arriturat e Kosovës dhe e vlerësoi të rëndësishme marrëveshjen e arritur në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se është shumë e rëndësishme hapja e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën, të cilën e ka mbështetur edhe vendi i tij dhe vlerësoi se i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor ka perspektivë evropiane.

Rutte theksoi se të gjitha të arriturat e deritashme, përfshirë edhe marrëveshjen e arritur në Bruksel dhe hapjen e negociatave për MSA, do të ndihmojnë dhe shtyjnë përpara proceset në Kosovë. Ai tha se zhvillimi ekonomik dhe investimet e huaja janë të rëndësishme për vendin. Kryeministri holandez u interesua edhe për zhvillimet e tjera në Kosovë, përfshirë edhe zgjedhjet komunale që kanë përfunduar më 1 dhjetor./PrizrenPress.com/