12.4 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026
Home Blog Page 8881

Qytetarët e bënë ndryshimin duke e përbërë atë

0

AlbinKurti1205Shkruan: Albin Kurti

Na pret shumë punë përpara. Kemi fituar një betejë shumë të vlefshme, por rëndësia kryesore e saj konsiston në shansin për të pasur e fituar beteja të tjera. Votimi i së dielës ishte mundësia për mundësinë. Rezultati i së dielës është mundësia.

Ka fituar zotimi ynë. Duhet të realizohet fitorja. Të gjitha dhe secili nga 12 zotimet e Shpend Ahmetit duhen përmbushur në Prishtinë. Për disa prej tyre kemi disa javë kohë, për disa të tjera kemi disa muaj kohë, për ca të tjera disa vjet, por për asnjërin prej tyre nuk i kemi më shumë se katër vitet e mandatit.

Tash nuk do t’i kemi kundërshtarë partitë politike dhe kandidatët e tyre sikurse në fushatë. Tash e kemi përballë trashëgiminë përgjithësisht të mbrapshtë të qeverisjeve të pasluftës. Aq shumë gjëra duhen korrigjuar, sepse aq shumë zhvillime negative duhen ndalur dhe aq shumë punë të mbara duhen nisur.

Nuk do të jetë lehtë. Nuk do të jetë aspak lehtë. Në fakt, do të jetë vështirë. Mirëpo, e kemi ditur se pushtetin askund asnjëherë nuk do ta marrim në kushte e rrethana të volitshme për neve. Gjendja tejet e rënduar për qytetarët do të jetë pikënisja jonë si qeverisje e re. Ose, e thënë ironikisht, u bë aq keq saqë fitoi VETËVENDOSJE!!

Ama në kontrast të thellë me realitetin e hidhur ndodhet vetëdija e ngritur e qytetarëve si rrallë herë më parë në historinë tonë të re. Ky emancipim kritik i banorëve të Prishtinës u mishërua në zgjedhjen që ata bënë individualisht (në kuptimin formal e teknik) dhe kolektivisht (në kuptimin politik e shoqëror). Prandaj, fitorja e së dielës na gjen në një situatë të cilën do të mund ta përshkruanim kështu: objektivisht, kurrë s’ka qenë më keq; subjektivisht, kurrë s’ka qenë më mirë.

Vullneti subjektiv i qytetarëve për ndryshime duhet bërë forcë e fuqi objektive për ndryshime. Dhe, për këtë nuk mjafton forca e fuqia e pushtetit në komunë dhe as ajo e organizatës politike të Lëvizjes sonë. Shpendi do të ketë nevojë për të gjithë e secilin prej nesh. Largimi i Isa Mustafës nga pozita e kryetarit të komunës së Prishtinës nuk eliminon korrupsionin që vinte prej aty apo tolerohej aty. Ka aq shumë biznesmenë të paligjshëm të lidhur me politikanë të fuqishëm e për të cilët nuk votohet fare ndërkohë që ata kanë shumë pushtet real në kryeqytetin tonë.

Për t’i tejkaluar pengesat dhe vështirësitë, Shpendit i duhet mbështetja e përkrahja jonë e vazhdueshme. Vota për Shpendin nuk ishte votë e qytetarëve spektatorë por votë aktiviste prej mbi 37 mijë banorëve të komunës. Njësoj, ndihma për Shpendin nuk duhet të jetë e llojit të spektatorit nga tribunat por e qytetarit aktiv, e një qytetari që edhe e mbron Shpendin edhe e kritikon Shpendin për shkak se e do Prishtinën.

Se Prishtina që është degraduar në më pak se qytet megjithatë është më shumë se kryeqytet, e dëshmojnë edhe mesazhet e urimit nga shqiptarët anekënd Kosovës e Ballkanit si dhe mërgatës tonë. Numri i këtyre mesazheve e tejkalon edhe atë të banorëve të Prishtinës! Mbase, në njërën anë, ende ka shumë rëndësi fakti që në gjithë gjysmën e dytë të shekullit XX, Prishtina ishte jo vetëm thjesht kryeqytet i Kosovës por i gjithë shqiptarëve që jetonin në hapësirat e ish Jugosllavisë. Ndërkaq, në anën tjetër, kudo e kurdo që fiton VETËVENDOSJE! fiton i gjithë populli e kombi ynë. Të dielën në mbrëmje aq shumë shqiptarë anembanë po ndjeheshin prishtinas.

Lëvizja VETËVENDOSJE! në qeverisje do të ndërtojë një marrëdhënie krejtësisht të re të pushtetit me paranë publike, të mirat publike dhe pasuritë publike. Kjo marrëdhënie e re që do të karakterizohet nga transparenca radikale, ndershmëria e zyrtarit dhe përgjegjësia ndaj qytetarit, do të ndërtojë një kulturë të re politike çfarë nuk është parë kurrë në Kosovë dhe është dëshiruar gjithmonë prej popullit.

1 dhjetori shënoi fitoren e madhe të një Lëvizjeje të jashtëzakonshme me një kandidat të shkëlqyeshëm. Kemi fituar përkundër vështirësive, gjersa kundër-kandidati që është edhe kryetar partie ka humbur përkundër përparësive. Ne fituam pa i pasur milionat, pa medie tonat dhe pa marrë dorë në ambasada.

U tregua se qytetarët e bëjnë ndryshimin duke e përbërë atë. Secila nga ato mbi 37 mijë votat për kandidatin e VETËVENDOSJE!-s, Shpend Ahmetin, është pjesë përbërëse e ndryshimit. Fitoret e kandidatëve të tjerë nëpër Kosovë nuk paraqesin ngjarje politike. Sepse fitoret e të tjerëve nuk ndryshojnë gjë nga rendi i gjërave dhe shkaku i atij rendi.

Prandaj, më 1 dhjetor kanë fituar qytetarët sepse ka rilindur qytetari. Edhe qyteti do ta rimarrë veten ashtu siç bënë banuesit e tij.

KQZ-ja, pa datë për certifikimin e zgjedhjeve

0

KQZ-kati2Fillimi i punës së kryetarëve të komunave të cilët fituan besimin e qytetarëve me 3 nëntor, pastaj edhe me një dhjetor, varet kryekëput nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Eksperti i zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka theksuar për Telegrafin se kryetarët e zgjedhur të komunave duhet të betohen një muaj pas certifikimit të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

“Në bazë të dispozitave të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, bëhet betimi i kryetarëve të ri. Vendi nuk është i përcaktuar se ku duhet të bëhet ky betim”, ka thënë ai për Telegrafin.

Ish-kryeshefi i KQZ-së tha se ligji nuk e kushtëzon KQZ-në se në çfarë afati kohor duhet t’i certifikojë zgjedhjet.

“KQZ-ja, siç edhe po shihet, nuk ka qenë deri më tani efikase në punën e tyre, duke e tejzgjatur certifikimin e zgjedhjeve në raundin e parë, i cili u mbajt me 3 nëntor”, ka shtuar Baraliu.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka theksuar për Telegrafin se në momentin kur nuk do të ketë çështje të hapura, atëherë KQZ-ja do të bëjë certifikimin e rezultatit përfundimtar të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale dhe rezultatit përfundimtar për Kuvendet Komunale.

Në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, në nëntë komuna gara ka përfunduar qysh në raundin e parë, me ç’rast janë rikonfirmuar kryetarët aktual. Ndërsa, 25 komuna kanë vazhduar garën e balotazhit, proces i cili është përcjellë me befasi të shumta.

Mustafa: LDK-ja do të jetë fituese edhe e zgjedhjeve të përgjthshme

0

LDK-kryesiaNë mledhjen e mbajtur sot, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, së bashku me kryetarët e komuanve nga radhët e LDK-së, analizoi procesin zgjedhor dhe rezultatin e LDK-së në zgjedhje lokale. Në bazë të rezultateve të arrituara, Mustafa ka theksuar se LDK-ja ka dalë si partia më e votuar.

“LDK-ja është partia më e votuar në Kosovë, meqë ka garuar e vetme, pa koalicione, dhe është rritur për 64 mijë vota, rritje që tregon besimin që kanë qytetarët e Kosovës në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe, po ashtu, tregon se LDK-ja do të jetë fituese edhe e zgjedhjeve të përgjthshme që i kemi përpara”, tha Mustafa.

Mustafa kërkoi që pas fitores së madhe në zgjedhjet lokale, LDK-ja të vijojë punën dhe përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme. “LDK-ja, në bazë të besimit që mori në këto zgjedhje, do të fitojë edhe më bindshëm”, tha ai.

LDK-ja ka fituar pjesën më të madhe të komunave të mëdha në vend: Prishtinë, Gjilan, Podujevë, Ferizaj, Pejë, Lipjan, Istog, Suharekë, Fushë-Kosovë, Viti dhe, në koalicion me AKR-në, në Mitrovicë./PrizrenPress.com/

Kur nis integrimi i paralelëve?

0

BajramRexhepi-ministerNë takimin e sotëm që po zhvillohet në Bruksel në mes të Kryeministrit Hashim Thaçi dhe homologut të tij Ivica Dacic pritet të vendoset se kur do të fillojë integrimi i pjesëtarëve të strukturave paralele në Policinë e Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë për lajmi.net se pas përfundimit të takimit në Bruksel do të kuptohet se kur do të fillojë procesi i integrimit të ish-pjesëtarëve të MUP`it serb.

“Sot është takimi i Kryeministrave. Ende nuk i kemi informatat çka është biseduar, pastaj do ta dimë më saktë”.

“Pas takimit të Kryeministrave, do të bëhet e qartë se kur do të integrohen pjesëtarët e strukturave paralele në Policinë e Kosovës”.

Afati i fundit për shuarjen e strukturave paralele ka qenë 19 shtatori, mirëpo kjo është injoruar nga Beogradi zyrtar duke shkelë një varg afatesh kohore.

Ndërsa Kryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri, Ahmet Isufi, në një prononcim për lajmi.net ka thënë se nëse nuk ndodh integrimi i ish-pjesëtarëve të MUP`it serb, atëherë bashkësia ndërkombëtare duhet të marrë masa që ta ndëshkojë Serbinë.

Ahmet isufi, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme dhe SiguriAhmet isufi, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri
“Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë është dashur që më 19 shtator të përfundojnë së ekzistuari dhe po ashtu të bëhet integrimi i qytetarëve të cilët iu përgjigjen ligjeve dhe Kushtetutës në fuqi” .

“Çdo devijim nga kjo mënyrë e sjelljes të delegacioneve të cilat janë në bisedime është shmangie nga parimet mbi të cilat ka filluar dialogu”.

“Nëse nuk ndodh integrimi i qytetarëve të veriut të Kosovës në institucionet e Kosovës atëherë Bashkësia Ndërkombëtare duhet të ndërmarrë të gjitha masat si palë garantuese që t`i bëjë presion Serbisë dhe t’i ndërmarrin masat e dënimit për Serbinë dhe mos ta pranojnë si kandidate për Bashkimin Europian”.

I pyetur se kur mund të ndodhë integrimi i këtyre pjesëtarëve, deputeti i AAK’së Isufi ka thënë se Kuvendit nuk i ka arritur asnjë informacion.

Marrëveshja për integrimin e ish-pjesëtarëve të MUP`it në Policinë e Kosovës, është produkt i marrëveshjes së 19 prillit të arritur në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve.

Sot nis edicioni i 11-të i ”Skena UP”

0

SkenaUP2013Sot nis në Prishtinë festivali i filmit dhe teatrit “Skena UP”, organizuar nga “International Students Film and Theater Festival”. Në kuadër të festivalit do të jepen 11 shfaqje teatrore, 100 filma dhe punëtori të ndryshme. Festivali do të ketë pjesëmarrës nga vende të ndryshme, ndërsa Kosova do të marrë pjesë me dy filma, transmeton Koha. Ceremonia e hapjes së edicionit të 11-të të Festivalit “Skena UP” nis në orën 17.00.

Sipas drejtorit të këtij festivali, Arben Zharku, interesimi i filmbërësve dhe i atyre që bëjnë shfaqje për këtë festival, çdo vit sa vjen e shtohet.Krahas filmit dhe teatrit festivali Skena Up ka për qëllim edhe edukimin e artistëve kosovarë, por edhe atyre ndërkombëtarë që vijnë në Kosovë.

Hana Qena, menaxhere e festivalit, thotë se kanë konkurruar 50 shfaqje nga vendet e ndryshe të botës dhe janë selektuar 11 shfaqje në programin zyrtar të teatrit, regjitë e të cilave janë bërë nga studentët e fakulteteve të ndryshme të arteve nëpër Evropë.

Shfaqjet do të luhen ne Teatrin Dodona dhe në Teatrin Kombëtar. Të gjitha shfaqjet janë prej orës 18.00 dhe prej orës 20.00 çdo natë.

Organizatorët shquajnë një shfaqje e cila vjen nga Irani. Edhe në zhanrin e filmit, në “Skena Up”, kanë konkurruar regjisorë nga e gjithë bota dhe e veçanta e këtij viti, sipas koordinatores së programit të filmit, Vesa Qena, është se këtë vit ka filma edhe nga Taivani.

Në konkurrencën ndërkombëtare janë edhe dy filma nga Kosova që vijnë nga Fakulteti i Arteve, regjia e filmit, ndërsa programin speciale është edhe French Day – Dita e Francës. Filmat endryshëm të studentëve të shkollave të Francës do të shfaqen në Teatrin Oda, nga ora 13.00

Gjatë festivalit do të prezantohet edhe marrëveshja midis Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës me Pragën, që studentëve nga Kosova iu mundëson të studiojnë atje nga viti i ardhshëm.

Festivali “Skena Up” do të jetë i hapur nga data 5 deri më 11 dhjetor.

Hoxhaj falënderon Füle-n për përkrahjen e Kosovës

0

Fyle-HoxhajMinistri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Komisionarin Evropian për Zgjerim dhe Politika Fqinjësore Evropiane, Štefan Füle.

Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen që komisionari Füle dhe Komisioni Evropian po japin për Kosovën, me theks të posaçëm pas hapjes së negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Ai ka folur për rëndësinë që ka për shtetin e Kosovës avancimi i gjithanshëm i proceseve integruese evropiane, të cilat, siç u shpreh ministri Hoxhaj, janë shumë të rëndësishme për ndërtimin e Kosovës evropiane si dhe për reformimin e vendit.

Komisionari Evropian për Zgjerim dhe Politika Fqinjësore Evropiane, Štefan Füle, ka vlerësuar progresin në Kosovë.

Füle po ashtu ka rikonfirmuar mbështetjen e Komisionit Evropian për Kosovën në proceset integruese evropiane.

Ministri Hoxhaj dhe komisionari Füle kanë biseduar edhe për nevojën e fuqizimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit rajonal dhe proceset konkrete që kanë ndikim në këtë drejtim në rajon. /PrizrenPress.com/

Nesër fillon seanca fillestare kundër “Grupit të Drenicës”

0

SulejmanSelimi5-25Nesër në Prishtinë fillon seanca e parë, fillestare, në rastin e zotit Sylejman Selimi, Sami Lushtaku dhe 13 ish-ushtarëve të UQK-së të akuzuar nga prokurori i PSKR-së për vepër penale krime të luftës. Sylejman Selimi, ish Komandantit të Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, komandantit të brigadës 111 Jahir Demaku, Zeqir Demakut, Sahit Jasharit, Avni Zabeli dhe Hysni Thaçi. Në Grupin e Drenicës akuzohen edhe deputeti Fadil Demaku, kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, pastaj Bashkim Demaj, Driton Demaj, Selman Demaj, Agim Demaj, Ismet Haxha dhe Sabit Geci.

Mbrojtja, siç njofton Koha, ka paralajmëruar se do të kërkojë nga Kryetari i trupit gjykues që Sylejman Selimi dhe të tjerët, të rastit tashmë të cilësuar si rasti i “Drenicës” t`i lirojë nga paraburgimi.

Seanca e nesërme do të jetë një përgatitje për një gjykim eventual të ardhshëm nga i cili avokati Tomë Gashi që mbron Sylejman Selimin, se do të lirojmë, siç ka thënë avokati, nga këto akuza të pabaza klientin e tij dhe të tjerët. Ai akuzat i konsideron të paargumentuara dhe të ngritura me inskenime vetëm për të diskredituar një pjesë elite të komandantëve dhe ushtarëve të UQK-së, që mbajtën mbi super barrën e luftimit, ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve okupues serbë deri në çlirimin e Kosovës.

Pullë postare kushtuar Bekim Fehmiut

0

BekimFehmiu-pulle postareFilatelia e Postës së Kosovës ka promovuar sot një pullë postare që i kushtohet aktorit tonë me famë botërore, Bekim Fehmiut.

Në këtë promovim kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, si dhe familjar, miq të aktorit Bekim Fehmiut.

Kryeshefi ekzekutiv i PTK-së, Sejdu Hoxha, tha se ndjehet jashtëzakonisht i lumtur që PTK arriti ta promovoj këtë pullë me emrin dhe figurën e Bekim Fehmiut.

Ndërsa, djali i vëllait të Bekim Fehmiut, Agon Fehmiu, i ka përshëndetur dhe falenderuar të pranishmit për këtë nder që ia kanë bërë axhës së tij dhe e ka lexuar letrën e bashkëshortes së Bekim Fehmiut, Branka Petriç, për të cilën tha se nuk mundi të jetë e pranishme.

PDK humbi për shkak të Limajt

0

ShkelzenMaliqiAnalisti politik Shkëlzen Maliqi thotë se zgjedhjet lokale nuk e kanë ndryshuar shumë skenën politike. Në një intervistë për Express, Maliqi thekson se PDK i humbi komunat për shkak të disidencës së Fatmir Limajt, Jakup Krasniqit dhe tjerëve. Ai konsideron se për LDK’në humbja në Prishtinë është e dhimbshme dhe nuk do të kalojë pa pasoja për këtë parti.

Ky analist politik pohon se rezultati ishte pozitiv për AAK’në. Sipas tij, partia e Haradinajt do t’a ketë pozitën e king -maker’it (rol vendimtar), pas zgjedhjeve nacionale.

Kur është fjala për Vetëvendosjen, meritat për fitore Maliqi kryesisht ia atribuon Shpend Ahmetit.

” Kjo lëvizje nuk është treguar e suksesshme në zgjedhjet, ka rrjedhje të madhe të votës pothuajse në të gjitha komunat, por në Prishtinë Shpend Ahmeti ka arritur që të marrë dyfishin e votës së partisë, që është fenomen në vete”

Maliqi e ka analizuar edhe reagimin e Ambasadores së SHBA’së për fitoren e Ahmetit.

” Reagimet e para të ambasadave, sidomos të ambasadores amerikane janë pozitive dhe përkrahëse. Por, i adresohen Shpend Ahmetit dhe jo Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes”

Express: Tashmë dihen rezultatet finale të zgjedhjeve lokale në Kosovë, cila është skena politike sot sipas jush?

Sh.Maliqi: Skena politike pas zgjedhjeve lokale ka ndryshuar mjaft, por jo në masën që kihet përshtypja nga rezultatet përmbysëse në shumë komuna. Raporti i forcave në vijat gjenerale nuk ka ndryshuar shumë.

PDK-ja ka mbetur pa votat e pjesës disidente të përkrahësve të ish- liderëve të saj Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi dhe disa të tjerë, dhe ky është shkaku pse i ka humbur gati gjysmën e komunave, ndër to edhe komunat e mëdha si Mitrovica, Ferizaji dhe Gjilani, duke fituar vetëm në Prizren. Por, PDK-ja mbetet partia më e përkrahur me numrin total të votave dhe të asambleistëve.

LDK-ja i ka fituar disa qytete të mëdha, Pejën, Ferizajin, dhe Gjilanin, por e ka humbur Prishtinën ku ka garuar kryetari i saj Isa Mustafa. LDK ka rritje të votës, por ende ngec pas PDK-së dhe mjaft e dhimbshme dhe me pasoja është humbja e bastionit të Prishtinës.

Paradoksale është sidomos vota për AAK-në, e cila i ka humbur disa komuna, posaçërisht tronditëse kanë qenë humbja e Pejës dhe Gjakovës, por në total AAK ka rritje të votës, dhe është bindshëm partia e tretë, që mund të sigurojë pozitën e king-maker-it pas zgjedhjeve nacionale.

AKR-ja për herë të parë ka fituar dy komuna të mëdha, Gjakovën dhe Mitrovicën, por kjo parti nuk ka stabilitetin për rrugëtime më afatgjate; dy qytetet u fituan më shumë falë kandidatëve, se sa që është meritë e partisë.

Te gara në komunat serbe bie në sy dominimi i listës që ka gëzuar përkrahjen e Qeverisës së Serbisë, por te kjo më e rëndësishme është vetë pjesëmarrja e votuesve serbë, sesa rezultati i tyre.

Më në fund, befasia më e madhe ka qenë fitorja e kanditatit të Vetëvendosjes Shpend Ahmeti në Prishtinë. Vetë kjo lëvizje nuk është treguar e suksesshme në zgjedhjet, ka rrjedhje të madhe të votës pothuajse në të gjitha komunat, por në Prishtinë Shpend Ahmeti ka arritur që të marrë dyfishin e votës së partisë, që është fenomen në vete.

Kjo përmbysje e madhe të votës për kryetarët e komunave nuk do të ishte e mundshme nëse nuk do të kishte mobilizim të votuesve të partive që nuk garonin për kryetar, me idenë se pushteti duhet të ndryshojë. Dhe për këtë nuk ka pas koalicione strikte, por në çdo komunë kanë ndodhur përkrahjet pak a shumë spontane. Ky është një fenomen i ri dhe pozitiv, sepse në zgjedhjet e mëhershme, ata që votonin për kandidatët që nuk hynin në garën e balotazhit, ditën që përsëriteshin zgjedhjet zakonisht nuk dilnin në votime, ishin indiferent. Kësaj here te ata ka punuar ndërgjegjja qytetare dhe ideja se keqqeverisja e komunave duhet të ndëshkohet duke votuar për kandidatin e opozitës. Vetëm në Prizren kjo tendencë nuk ka fituar, mbase për arsye se LDK-ja e kishte kandiduar Eqrem Kryeziun, i cili nuk perceptohej si alternativë sepse e ka drejtuar më herët Prizrenin me probleme.

Express: A ju befasoi Vetëvendosje në Prishtinë kur dihet se në raundin e parë Isa Mustafa kishte një epërsi të madhe. Pse ndodhi përmbysja e rezultatit me 1 dhjetor ?

Sh.Maliqi: Diferenca në raundin e parë vërtet ka qenë shumë e madhe, diku mbi 9 mijë vota, por më 1 dhjetor ajo që në start është shkrirë vetëm në rreth minus 3 mijë vota, e ndoshta edhe më pak për shkak të tre faktorëve që nuk janë llogaritur. I pari ka qenë rrjedhja e votës për Isa Mustafën, në balotazh për te kanë votuar 2 mijë veta më pak se me 3 nëntor. Çka ka ndodhur? Me 3 nëntor Mustafa ka marrë edhe votat e atyre që nuk kanë qenë të bindur se është kandidati më i mirë, por kanë dashtë që të pengojnë avancimin e kandidatit të PDK, dhe nuk besonin se Shpend Ahmeti mund të futet në balotazh. Por, kur Agim Çeku dështoi, dhe Shpendi u bë konkurenti i Isës, ia dhanë votën atij. Këta votues ia zvogëluan përparësinë Isës në vetëm pesë mijë (Shpendi plus 2 mijë, Isa minus dy mijë). Faktori i dytë që ka ndikuar në rritjen e votës së Shpendit kanë qenë votuesit e Partisë së Fortë, që me 3 nëntor patën marrë gati 2 mijë vota. Kjo e ka ngushtuar diferencën në vetëm rreth 3 mijë votë përparësi për Isën. Por, tani këtu vjen edhe faktori i tretë, që unë supozoj se janë disa kategori sosh: numri shtesë i votuesve në zgjedhjet e 1 dhjetorit që më parë kanë qenë skeptikë për mposhtjen e Isa Mustafës, por që e kuptuan se Shpend Ahmeti e ka shansin… Pastaj janë edhe votuesit e partive tjera, të PDK-së, AAK-së etj. që kanë dashtë me e ndëshku keqqeverisjen e LDK-së dhe personalisht Isa Mustafën. Me këto vota shtesë Shpend Ahmeti jo vetëm që është barazuar, por ka krijuar edhe një përparësi prej 2 mijë votave.

Express: Vetëvendosje mori vetëm një komunë por kjo është një copë mjaftë e madhe e pushtetit , a mendoni se VV mundet ta ndryshojë qeverisjen në kryeqytet apo qeverisja do ta ndryshojë Vetëvendosjen?

Sh.Maliqi: Kjo është një çështje e hapur që sfidon fuqishëm strategjinë e Vetëvendosjes. Është e qartë se Shpend Ahmeti nuk ka mundur ta fitojë Prishtinën pa votën e anëtarësisë së disiplinuar të Vetëvendosjes, por po kështu është e qartë se Vetëvendosja nuk do ta fitonte Prishtinën nëse Shpendi nuk do të parapëlqehej nga spektri i gjerë i qytetarëve, votues të partive tjera, që nuk e kanë votuar Vetëvendosjen, por Shpendin. Kushtimisht kjo është vota për ndryshimin e Vetëvendosjes. Kjo shihet edhe nga rënia e përkrahjes së Vetëvendosjes në komunat tjera. Dhe sa i përket çështjes së ndryshimit të qeverisjes apo të Vetëvendosjes, kjo është diçka që duhet ta reflektojnë Shpendi, Albini dhe të tjerët. Problemi që do ta ketë Shpend Ahmeti në qeverisjen e Prishtinës është se në asamblenë e komunës Vetëvendosja i ka vetëm 10 mandate, prej 26 sa i duhet për qeverisje pa pengesa. Ekzekutivi i Prishtinës duhet të jetë gjithsesi koalicion ose me LDK-në, si formulë më e qëndrueshme, ose me disa subjekte të tjera të vogla, që mund të jetë me sfida të ndryshme, por që në të dy variantet çojnë drejt zbehjes së pushtetit real të Vetëvendosjes.

Express: A mendoni se mund të ndryshojë diçka në raportet e VV’së më ndërkombëtarët kur dihet se ambasadorët janë vizitorë të shpeshtë edhe të komunave veçmas asaj të Prishtinës.

Sh.Maliqi: Reagimet e para të ambasadave, sidomos të ambasadores amerikane janë pozitive dhe përkrahëse. Por, i adresohen Shpend Ahmetit dhe jo Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes.

Express: Si do të reflektohet kjo fitore në vet Lëvizjen Vetëvendosje, dihet se Shpend Ahmeti është një profil më liberal i politikanit a mendoni se ai do ti ketë duart e lira ?

Sh.Maliqi: Kjo është çështje kyçe dhe për momentin nuk di se si do të zhvillohen gjërat. Nëse Shpend Ahmeti nuk do t’i ketë duart e lira, do ta rrezikojë ardhmërinë e tij politike. Por, nuk është ai do të ketë pengesa vetëm nga rrymat më radikale në Lëvizjen Vetëvendosje. Ai do të sfidohet për kompromise, – kjo është një fjalë dhe koncept që nuk pëlqehet në partinë e tij – edhe në raport me subjektet tjera politike në asamblenë komunale.

Express: Tash kur Shpend Ahmeti praktikisht e shpëtoi VV’në a mund kjo t’ia shtojë ambiciet atij përballë Albin Kurtit?

Sh.Maliqi: Shpend Ahmeti është zgjedh kryetar komune dhe për te ndoshta do të ishte më mirë që të rri sa më larg nga punët e partisë. Kryetari mund të punojë në dobi të qytetarëve, që të kanë sa më shpejt 24 orë ujë dhe rregullimin më të mirë të trafikut urban, pa u ngatërruar në çështjet e mëdha politike. Nga ana tjetër, Vetëvendosja edhe pa Shpend Ahmetin është dashur tashmë të reflektojë strategjinë e saj e të qenit edhe lëvizje me prirje revolucionare edhe parti politike. Ky dualizëm nuk mund të jetë produktiv në rrethanat në të cilat jetojmë.

Express: Cilat janë shanset e VV’së në zgjedhjet e ardhshme nacionale tash kur e ka Prishtinën në dorë ? A është kjo avantazh për VV’në ?

Sh.Maliqi: Për Vetëvendosjen po rrjedh koha dhe këtë vit ajo sikur e ka humbur agjendën dhe dinamizmin e saj negativist, por gjithsesi të subjektit që ua shtron pyetje të rëndësishme shoqërisë dhe shtetit.

Vetëm se unë nuk do ta thosha se Vetëvendosja e ka në dorë kryeqytetin. E ka një mundësi që ta demonstrojë aftësinë e menaxhimit të Prishtinës, nëse Shpendi dhe Albini gjejnë gjuhën e përbashkët dhe krijojnë koalicionin e duhur për qeverisje stabile të komunës.

Express: Në fund edhe një pyetje për humbësit, kush është sipas jush humbësi më i madh i zgjedhjeve të fundit.

Sh.Maliqi: Nuk dua të spekuloj me subjektet që kanë garuar. Por e kam një humbës absolut që nuk ka marrë pjesë në këto zgjedhje. Ky është Veton Surroi, i cili para 6 vitesh iku na politika aktive i zhgënjyer që elektorati nuk i kishte dhënë mbi 5 % të votave, si prag që ai vetë e kishte propozuar. Tani elektorati i ish – Partisë Reformiste Ora, nga e cila doli fituesi i Pejës Gazmend Muhaxheri, e më pas edhe i partisë Fryma e Re, nga e cila vjen Shpend Ahmeti, që janë mbështetur në strukturën e njëjtë urbane, kanë nisur të bëhen alternativa të fuqishme për pushtetet dhe qasjet e shpenzuara të partive tradicionale, edhe të LDK-së, edhe të partive të krahut të luftës.

Shpresoj se do të ketë nisma politike që do t’i kuptojnë më mirë kërkesat e kohës./express/

Deputetët e shqetësur nga deklarimet e kryetarëve të komunave serbe

0

KuvendiKosoves5-27Kuvendi i Kosovës ka filluar punimet me deklarimet jashtë rendit të ditës. Si pozita ashtu edhe opozita kanë shprehur shqetësim për paralajmërimet se kryetarët e rinj të komunave me shumicë serbe nuk do ta njohin juridiksionin e Republikës së Kosovës.

Ata kërkojnë që formimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe të bëhet në bazë të marrëveshjes së 19 prillit.

Në seancën e sotme të Kuvendit shumica e deputeteve e shohin si sfidë të institucioneve mos njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e kryetarëve të zgjedhur në komunat serbe. Arsim Bajrami, nga PDK i bënë thirrje gjithë institucioneve përkatëse të Kosovës që të monitorojnë ligjshmërinë e punës së kryetarëve të komunave serbe:

”Janë pikërisht provokimet që bëhen tani nga kryetarët e zgjedhur të komunave veriore, pra jo nga përfaqësuesit jo ligjor, por nga kryetarët e zgjedhur të komunave, se nuk do të pranojnë juridiksionin e Kosovës, përkatësisht nuk do të futen në skemat e pushtetit lokal të përcaktuar në Kosovë. Mendoj se kjo është një sfidë tani për Kosovën dhe unë angazhohem që të gjitha institucionet e Kosovës, në radhë të parë Qeveria, Ministria e Pushtetit Lokal, të marrë të gjitha masat e nevojshme të parapara me kushtetutë dhe ligj, që të monitorojë ligjshmërinë e punës së kryetarëve të komunave serbe dhe të asambleve komunale dhe të parandalojë çfarëdo veprimi jo kushtetues apo veprimi jo ligjor eventual nga këto komuna”, theksoi ai.

Bajrami kërkoi edhe nga BE që të mos i jap statusin e shtetit kandidat Serbisë deri sa nuk ka prova të sigurta që komunat serbe nuk integrohen brenda skemës së pushtetit lokal të Kosovës.

Ndërsa deputeti i Vetëvendosjes, Visar Ymeri përmendi pasojat e marrëveshjes së 19 prillit, që po e mundëson krijimin e një Republike serbe në Kosovë.

”E kemi Serbinë në Kosovë të forcuar politikisht me pushtet të legalizuar me polici e gjyqësi të ndarë. Kemi kryetar komunash që deklarojnë se nuk e njohin shtetin e Kosovës dhe se do të punojnë drejtëpërdrejtë për Serbinë në Kosovë. Kryetarë që po përgatiten ta formojnë republikën e tyre serbe të quajtur asociacion i komunave. Ky pra është rezultati i negociatave të udhëhequra nga Hashim Thaçi, e të miratuara nga PDK, LDK, AAK dhe AKR”, tha ai.

Donika Kadaj-Bujupi nga AAK, tha se nuk pranojnë asnjë ndryshim nga ajo që është definuar me marrëveshje të 19 prillit, përndryshe do të ketë rishikim të pozicionit ndaj dialogut.

”Nëntë kryetarëve të porsazgjedhur dëshirojmë t’ua rikujtojmë se janë zgjedhur sipas ligjeve të Kosovës dhe duhet të japin betimin sipas Kushtetutës dhe sipas ligjeve të Kosovës, cfarë do dështimi për të dhënë këtë betim do të prodhojë aspekte të tejra, ose do të duhej të shkohet në zgjedhje të reja. Pra ti përmbahemi asaj çka është votuar në këtë parlament, përndryshe do të ketë rishikim të pozicionit ndaj dialogut”, theksoi ajo,shkruan RTK

Ndërsa, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi tha se për këtë shqetësim është dashur të mendohet me kohë. ”Tash po e keni temë këtë çështje, unë po ju përkujtojë se ma shumë se 80 deputetë e kanë votuar marrëveshjen e 19 prillit. Me kohë është dashur me i pas parasysh do gjëra”, theksoi Krasniqi.