21.4 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026
Home Blog Page 8887

Hodaj: PDK-ja i përdori të gjitha mekanizmat për ta fituar Prizrenin

0

Haziz HodajLidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Prizren ka komentuar  rezultatet e zgjedhjeve të 1 dhjetorit.

Nënkryetari i LDK-së, Haziz Hodaj tha se ky subjekt politk është angazhuar maksimalisht që të fitojë në këto zgjedhje.

“ Rezultati është ky që është publikuar. LDK-ja është angazhuar maksimalisht për të fituar, mirëpo partia në pushtet i ka përdorur të gjitha metodat dhe mundësit edhe të Komunës së Prizrenit për të arritur deri të ky rezultat”, ka thënë Hodaj për TV Besa.

Sipas tij, PDK-ja në Prizren, në këto zgjedhje ka marrë mbështetje edhe nga Qeveria e Kosovës./PrizrenPress.com/

 

Zyrtare: Ja lista e asambleistëve të Prizrenit

0

Shtepia e Bardhe-PrizrenKQZ-ja ka publikuar emrat e kandidatëve që kanë arrit të hyjnë në Asamblenë Komunale në Prizren.  Kjo asamble komunale do t’i ketë 41 anëtarë. PDK-ja i ka fituar 10 mandate asambleistësh, LDK 9, BD 4, AAK 3, VV 3, KDTP 2, NDS 2, VAKAT 2, PK 1, KTAP 1, AKR 1, CDU 1, NQP 1, PD.

Ja emrat e asambleistëve të Kuvendit Komunal të Prizrenit:

PDK
– Nijazi Kryeziu
– Alush Shala
– Shukri Quni
– Masar Shala
– Kastriot Krasniqi
– Shaip Buduri
– Kujtim Gashi
– Luljeta Veselaj
– Sehare Maliqi
– Farije Bytyqi

LDK
– Mybera Mustafa
– Xhavit Uka
– Eshref Memaj
– Haziz Hodaj
– Salajdin Panaj
– Qemal Krasniqi
– Latif Dakaj
– Kimete Hoxhaj
– Nexhmije Memaj

BD
– Osman Hajdari
– Shani Berisha
– Ganimete Hoxha
– Lirije Bytytqi

VV
– Artan Abrashi
– Drita Millaku
– Arbër Rexhaj

AAK-LDD
– Fatmir Kastrati
– Bujar Nerjovaj
– Ajshe Shala

Vakat
– Memnuna Ajdini
– Musa Salihi

NDS
– Oruc Karadolami
– Ermina Jonuzi

KDTP
– Levent Busi
– Sevil Kazazi

PK
– Munir Basha

CDU
– Merdzan Osmani

PD
– Azzam Dida

Nisma Qytetare për Prizrenin
– Fadil Kryeziu

AKR
– Naser Bresa

KTAP
– Cemil Luma

Linku i i emrave te kandidatve për Asamble Komunale

http://www.kqz-ks.org/Uploads/Documents/6%20-%20Final%20Candidates%20Seats%20-%20NEW_tidondnbfg.pdf

Prizren-asambleistet4

 

 

 

“DokuKino”, ia rikthen kinemanë Prizrenit

0

DokuKino-ErollBilibani-GramozDaullxhiuTash e15 vite kinemaja e Prizrenit është jashtë funksionit. Dokufest me mbështetje të donatorëve po arrin që të funskionalizojë këtë kinema. Hapja zyrtare do të bëhet nesër, ku do të shfaqet filmi “Thor – The Dark World”, dhe më pas, kjo kinema do të punojë me repertorë të rregullt.

“Nesër qytetit të Prizrenit do t’i kthehet kinemaja, me një kinema moderne, me teknologji digjitale dhe teknologji 3D dhe me një repertor filmash që janë prodhimi i fundit i kinematografisë botërore. Shpresojmë që kjo kinema do të jetë hapi i parë për krijimin e një rrejti të kinemave jo vetëm në Prizren por edhe në Kosovë”, ka thënë Veton Nurkollari, drejtor artistik i “Dokufest”, në konferencën për shtyp të së hënës, me rastin e hapjes së kinemasë së qytetit, kinema që nuk ka punuar tash e 15 vite. Kjo kinema sipas menaxhuesve të kinemasë “DokuKino”, do të nisë me shfaqjen e filmit “Thor – The Dark World”, në teknologjinë 3D, të martën, me fillim në ora 20:00.

Drejtori Ekzekutiv i “DokuFest” Eroll Bilibani u shpreh krenar që ëndrra e themeluesve të “DokuFest” që t’ia rikthejnë kinemanë qytetit të Prizrenit po bëhet realitet në ditëlindjen e 12-të të DokuFest. “Ideja e DokuFest gjithmonë ka qenë që Prizrenit t’i kthehet kinemaja dhe ky ka qenë edhe vizioni i organizatës tonë. Nga nesër kinemja do të filloj punën për çdo ditë”, tha Bilibani, transmeton Kultplus. Në fund, Bilibani falënderoj të gjithë ata që e mundësuan kinemanë DokuKino përfshirë Komunën e Prizrenit për ngritjen e objektit, Kompleksin Europa, Bashkimin Evropian për investimin në këtë objekt si dhe Ambasadën Norvegjeze dhe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilët mundësuan blerjen e pajisjeve më të reja të teknologjisë së fundit dhe teknologjisë 3D.

Ndërsa Menaxheri i DokuKino, Gramoz Daullxhiu, foli për programin e kinemasë, duke theksuar se përveç filmave hollivudian dhe më të ri, repertori i DokuKino do të përfshij edhe filmat më të suksesshëm dokumentar të shfaqur në “DokuFest” si dhe filmat e pavarur. “Hapja solemne e DokuKino do të bëhet të martën më 03 dhjetor në ora 18:00 me shfaqjen e filmit ‘Before Midnight’ nga regjisori Richard Linklater ndërsa hapja për publik do të bëhet në ora 20:00 me filmin ‘Thor 2’ në 3D nga regjisorët Alan Taylor dhe James Gunn. Filmi Thor për momentin është në vendin e dytë të shitjes së biletave në SHBA ndërsa në Kosovë do të shfaqet për herë të parë. Gjatë javës do të shfaqim filmin dokumentar ‘Searching for Sugerman’ nga Malik Bendjelloul, i cili është fitues i Çmimit Oskar për filmin më të mirë dokumentar këtë vit si dhe filmat ‘Filth’ nga regjisori Jon Baird dhe filmi për fëminjë ‘Niko 2’ në 3D, nga Kari Juusonen dhe Jorgen Lerdam”, tha Daullxhiu.

LDK-ja me tre deputetë të rinj

0

Kuvendi_i_Kosoves_7Lutfi Haziri, Imri Ahmeti dhe Sali Asllanaj pas fitores që kanë shënuar në zgjedhjet lokale do të heqin dorë nga pozita e deputetit të Kuvendit të Kosovës. Ulëset e tyre në Kuvendin e Kosovës pritet t’i zënë Agim Ademaj, Hatim Baxhaku dhe Xhavit Uka, shkruan Epoka e re.

Duke iu referuar rezultateve të KQZ-së për zgjedhjet parlamentare 2010, Agim Ademaj, kishte fituar 7 mijë e 53 vota, Hatim Baxhaku – 6 mijë e 887 vota dhe Xhavit Uka – 6 mijë e 472 vota.

Sipas nenit 25 pika 3 të Rregullores së Kuvendit të Kosovës, vendet e liruara të deputetëve, në çfarëdo rasti që përcaktohen me këtë rregull, plotësohen në përputhje me nenin 70.4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe me nenin 112 të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme i cili thotë: “Pasi një ulëse të mbetet e zbrazët, kryetari i Kuvendit i bën kërkesë me shkrim presidentit për mbushjen e ulëses së zbrazët. Një kërkesë e tillë duhet ta përfshijë edhe sqarimin se pse u lirua kjo ulëse. Pas pranimit të kërkesës, sipas paragrafit 3 të këtij neni, nëse sqarimi i dhënë është i mjaftueshëm, presidenti duhet të kërkojë nga KQZ-ja ta rekomandojë emrin e personit për ta mbushur vendin e lirë. KQZ-ja duhet që në afatin prej pesë (5) ditëve të punës nga momenti i marrjes së kërkesës, t’ia ofrojë presidentit emrin radhës së personit të ligjshëm sipas paragrafit 2 të këtij neni”.

DnV: KQZ të mos vonojë me certifikimin e rezultateve

0

DnV-zgjedhjetDemokracia në Veprim vlerëson se procesi zgjedhor në raundin e dytë për kryetar komunash ka realizuar në masë të madhe standardet demokratike dhe si i tillë ka garantuar zgjedhje të lira, të drejta dhe të barabarta, me përjashtim të disa parregullsive që vazhdojnë të përcjellin në vazhdimësi procesin zgjedhor në Kosovë.

Në një deklaratë preliminare lidhur me procesin zgjedhor për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar komunash thuhet se të drejtën për të hedhur votën e tyre në kutitë e votimit e kanë shfrytëzuar 548,909 votues apo 40.02% në 594 Qendra të Votimit apo 1816 vendvotime, në të gjitha komunat ku është organizuar raundi i dytë i zgjedhjeve.

Nga aspekti i menaxhimit dhe organizimit teknik, KQZ ka siguruar që materiali i domosdoshëm zgjedhor të jetë i pranishëm në të gjitha vendvotimet në kohën e duhur, si dhe ka reaguar me shpejtësi në të gjitha ato raste kur është raportuar për ndonjë mungesë eventuale të materialeve të tilla.

Përkundër vlerësimit pozitiv të procesit në përgjithësi, DnV vlerëson se edhe në këto zgjedhje janë evidentuar parregullsi që vazhdojnë të përcjellin në vazhdimësi procesin zgjedhor në Kosovë, si rastet e fenomenit të “votës së korruptuar” ku dyshohet se votuesit kanë bërë fotografimin e votës; edhe më tutje shqetësim mbeten pasaktësitë në listat e votuesve.

Po ashtu janë raportuar disa raste të prezencës së personave të pa-autorizuar afër qendrave të votimit dhe në disa raste edhe brenda vetë qendrave të votimit.

Vëzhguesit e DnV-së po ashtu kanë raportuar disa raste të tentimit nga qytetarë të papërgjegjshëm për të votuar dy herë, apo tentime për të votuar me dokumente false. Rastet e tilla më së shpeshti janë raportuar në Mitrovicën e Veriut.

Ndërkaq, votimi familjar edhe më tutje mbetet shkelja më e shpeshtë në proceset zgjedhore në Kosovë.

“DnV kërkon nga KQZ që në përputhje me kompetencat ligjore dhe kushtetuese të mos vonojë procesin e numërimit dhe certifikimit të rezultateve përfundimtare, në mënyrë që të mos vonohet konstituimi i institucioneve lokale në implementimin e mandatit dhe obligimin që ato kanë ndaj qytetarëve të Kosovës”, thuhet në deklaratë.

“Weekend”, filmi më i mirë në “Albanian Young Filmmakers Festival”

0

Film-WeekendFilmi “Weekend”, i regjisorit, Ergys Lubonja, është shpërblyer me çmimin “The best short film”, në “Albanian Young Filmmakers Festival”, që është mbajtur për tre ditësh në New York të SHBA-ve, e që është mbyllë më 1 dhjetor.

Ndërkaq, me çmimin “The best Script”, është shpërblyer filmi “Vdekja e Gjysh Trifoniot”, me skenar dhe regji të Xhoslin Ramës, kurse ai “Best Director”, për filmin “Acropolos”, me regji të Blerdi Malushit.Në këtë festival të kineastëve të rinj janë ndarë edhe çmimet speciale të jurisë, ku me çmimin “Best Lead Actor”, është shpërblyer Bislim Muçaj, për rolin e tij në filmin “Heshtja”, të Bekim Gurit, “Best Lead Actress”, Lyra Gjoci, për rolin e saj në filmin “Shpresa”, me regji të Valon Jakupaj, dhe “Best Documentary”, për filmin “Jetë e riciklueshme”, në regji të Blerina Gjoce. Ndërkohë është ndarë edhe çmimi i publikut, ku shkoi për filmin “Weekend”, me regji të Ergys Lubonja.

Festivali në ndarjen e çmimeve për filmat më të mirë është përshëndetur edhe nga konsulli i Kosovës në New York, Bekim Sejdiu.

“Është festivali i dytë i filmit që zhvillohet në New York gjatë nëntorit. Është kënaqësi që të jem këtu në emër të Kosovës, përgëzoj organizatorët, është punë bukur e vështirë dhe sakrificë e madhe për të realizuar një festival në qendrën më të madhe botërore. Ne jemi një komb i vogël por kemi dhënë artistë të mëdhenj, kemi me çka të prezantohemi, ne si shtet i Kosovës i inkurajojmë dhe i përkrahim aktivitetet e tilla që prezantojnë vlerat tona, pasi që kemi çfarë të prezantojmë”, ka thënë konsulli Sejdiu.

Filmat që janë zgjedhë më të mirët në mesin e 19 filmave sa kanë garuar, janë përzgjedhë nga juria e përbërë prej: regjisorja kosovar Arta Kallaba ( kryetare e jurisë) , Ermira Babamusta (themeluese e Peace Action Foundation) dhe publicistja Violeta Mirakaj.

Kosova dhe Bullgaria memorandum bashkëpunimi në proceset integruese

0

Hoxhaj-VigeninMinistri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, dhe ministri i Punëve të Jashtme i Bullgarisë, Kristian Vigenin, pas takimit zyrtar që kanë zhvilluar të hënën në Sofje, kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit në Fushën e Integrimeve Euro-Atlantike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Bullgarisë. Shkarko me rezolucion më të madh
Më pas, dy ministrat kanë mbajtur një konferencë për medie, ku u vlerësuan lartë marrëdhëniet bilaterale të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Ministri i Jashtëm bullgar, Kristian Vigenin, tha se shteti i tij është një ndër vendet e para që e ka njohur Kosovën dhe se koha ka treguar që Bullgaria ka marr vendim të drejt.

Ai po ashtu ka shprehur mbështetje për proceset në Kosovë, përfshirë edhe marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e relacioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ministri Vigenin po ashtu vlerësoi lartë marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve.

“Nuk ka çështje të hapura ndërmjet vendeve tona dhe do të zhvillojmë bashkëpunim në shumë fusha. Përveç çështjeve evropiane, do të fokusohemi në ato të tregtisë dhe ekonomisë duke formuar një grup të përbashkët. Edhe investimet bullgare në Kosovë do të jenë prioritet”, tha ministri bullgar, duke përmendur edhe një varg marrëveshjesh tjera që pritet të nënshkruhen ndërmjet dy vendeve.

Ai po ashtu tha se Bullgaria e mbështet Kosovën dhe anëtarësimin e saj në të gjitha iniciativat rajonale dhe ndërkombëtare.

Vigenin gjithashtu ka shprehur përkrahjen e shtetit të tij për liberalizimin e vizave për kosovarët, duke përmendur faktin se tashmë Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk e ka një mundësi të tillë.

Ministri i Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lartë përkrahjen e Bullgarisë për ndërtimin e shtetit të Kosovës, pas njohjes së pavarësisë.

Ai foli për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, duke theksuar se tashmë ndërmjet dy vendeve do të hapet edhe një kapitull tjetër i ri i bashkëpunimit në ekonomi, tregti, arsim e kulturë.

Së dyti, ministri Hoxhaj theksoi rëndësinë që ka për Kosovën mbështetja e Bullgarisë, si anëtar i BE-së, në rrugën evropiane, ku ka kërkuar përkrahjen e mëtutjeshme të Sofjes, duke iu referuar përvojës që ka në këto procese. Në këtë pikë, ai veçoi rëndësinë e heqjes së vizave nga ana e BE-së për kosovarët.

Ministri i Jashtëm i Kosovës po ashtu mbështeti vizionin e homologut bullgar për Ballkanin duke folur edhe për proceset tjera në Kosovë.

“Dje kemi përmbyllur një ditë historike ku zgjedhjet janë organizuar në tërë territorin e Kosovës”, tha Hoxhaj.

Gjatë vizitës zyrtare në Sofje, ministri Enver Hoxhaj do të zhvillojë takime edhe me presidentin e Bullgarisë, Rosen Plevneliev, kryeministrin Plamen Oresharski dhe udhëheqësit e Parlamentit të Bullgarisë./PrizrenPress.com/

Gjillas: Serbia s’ka kurrfarë ingerencash në Kosovë

0

DraganGjillasKryetari i Partisë Demokratike (DS) në Serbi, Dragan Gjillas, duke vlerësuar përfundimin e zgjedhjeve komunale në Kosovë, tha se mesazhet nga Qeveria e Serbisë në ato zgjedhje ishin të këqija, meqë ata që s’do të votonin për Iniciativën Qytetare ‘Srbska’ u cilësua se do të votonin për Hashim Thaçin dhe se punojnë për shqiptarët, duke shkaktuar kështu ndarje në komunitet. Siç transmeton FoNet “Sërish po përçahemi, kujt i ndihmon kjo”, ka pyetur ai gjatë një konference me gazetarët.

Gjillas tha se DS mbështet Marrëveshjen e Brukselit, sado që nuk është ideale, por çdo një tjetër do të ishte më e keqe për Serbinë.

“Me Marrëveshjen e Brukselit shteti i Serbisë nuk ka kurrfarë ingerencash në Kosovë dhe ky është një realitet”, citohet të ketë deklaruar Gjillas.

Berisha: Fitoi i pandehuri Muja

0

ZafirBerisha-prizrenKryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren, Zafir Berisha tha se zhvillimet politike që ndodhën gjatë dy muajve të fundit në Prizren janë një leksion politik për ne dhe qytetarët e Komunës sonë me ç’rast më 1 dhjetor kulmoi, me dështimin e demokracisë në përpjekje për ndryshime siç ndodhi në shumë qytete të Kosovës, ku triumfoi demokracia dhe vendosmëria për ndryshime diku më pak e diku më shumë.

“Prizreni e humbi mundësinë për ndryshime si rezultat i dhunës që ndodhi mbi qytetarët dhe votën demokratike ku me ndihmën e njësive para politike të cilët në vazhdimësi kanë dëmtuar rëndë imazhin e qytetit të Prizrenit dhe me ndihmën “e madhe” të minoriteteve u dëmtua rëndë qyteti i Prizrenit i cili ka qenë frymëzues në reflektimet e tij gjatë historisë me ç’rast më 1 dhjetor “Fitoi” i pandehuri për krim dhe korrupsion si dhe për shkelje ligjore Ramadan Muja, ku u dha një mesazh shumë i dëmshëm edhe para faktorit ndërkombëtar të cilët ishin të interesuar që të triumfoi demokracia edhe në Prizren sikur në shumë qytete tjera”, tha Berisha.

“Për Bashkimin Demokratik dhe votuesit tanë më 1 dhjetorë fitoi krimi dhe korrupsioni dhe mbeturinat e regjimit kriminal të Serbisë të cilat janë fshehur nën ombrellën e PDK-së dhe të koordinuar me stilin e tyre, Prizrenit ja dhanë një hije të keqe për të cilën qytetarët dhe simpatizantët e BD-së bashkë me strukturat duhet të jenë të vendosur në angazhimin tonë për liri dhe demokraci në qytetin e Prizrenit”.

Berisha i falenderon të gjithë qytetarët për mbështetjen që i kanë dhënë dhe i premtonë se përcaktimi i tij për një jetë më të mirë në Prizren dhe Kosovë do të jetë objektivi kryesorë.

“Ne i falënderojmë të gjithë qytetarët për mbështetjen që na kanë dhënë dhe i premtojmë se përcaktimi ynë për një jetë më të mirë në Prizren dhe Kosovë do të jetë objektivi kryesorë dhe për këtë kemi shumë besim se bashkërisht do të angazhohemi pavarësisht sfidave që do të na dalin përpara”, theksoi Berisha. /PrizrenPress.com/

LDK në Malishevë: Qytetarët treguan kulturë të lartë politike

0

LDK-logo5-23Dega e LDK-së në Malishevë dhe kandidati për Kryetar Komune Salih Morina falenderon të gjithë qytetarët e Malishevës për daljen dinjitoze në zgjedhje dhe tregimin e një kulturë të lartë politike.

“Ne, falenderojmë të gjithë qytetarët e Malishevës për besimin e dhënë për LDK-në dhe kandidatin për Kryetar Komune Salih Morina me 1 dhjetor”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

“LDK, zotohet para votuesve të saj se do të vazhdojë të mbroj interesat e tyre në dobi të përmirësimit të kushteve për një jetë më të mire për të gjithë qytetarët e Malishevës”./PrizrenPress.com/