“Weekend”, filmi më i mirë në “Albanian Young Filmmakers Festival”

Film-WeekendFilmi “Weekend”, i regjisorit, Ergys Lubonja, është shpërblyer me çmimin “The best short film”, në “Albanian Young Filmmakers Festival”, që është mbajtur për tre ditësh në New York të SHBA-ve, e që është mbyllë më 1 dhjetor.

Ndërkaq, me çmimin “The best Script”, është shpërblyer filmi “Vdekja e Gjysh Trifoniot”, me skenar dhe regji të Xhoslin Ramës, kurse ai “Best Director”, për filmin “Acropolos”, me regji të Blerdi Malushit.Në këtë festival të kineastëve të rinj janë ndarë edhe çmimet speciale të jurisë, ku me çmimin “Best Lead Actor”, është shpërblyer Bislim Muçaj, për rolin e tij në filmin “Heshtja”, të Bekim Gurit, “Best Lead Actress”, Lyra Gjoci, për rolin e saj në filmin “Shpresa”, me regji të Valon Jakupaj, dhe “Best Documentary”, për filmin “Jetë e riciklueshme”, në regji të Blerina Gjoce. Ndërkohë është ndarë edhe çmimi i publikut, ku shkoi për filmin “Weekend”, me regji të Ergys Lubonja.

Festivali në ndarjen e çmimeve për filmat më të mirë është përshëndetur edhe nga konsulli i Kosovës në New York, Bekim Sejdiu.

“Është festivali i dytë i filmit që zhvillohet në New York gjatë nëntorit. Është kënaqësi që të jem këtu në emër të Kosovës, përgëzoj organizatorët, është punë bukur e vështirë dhe sakrificë e madhe për të realizuar një festival në qendrën më të madhe botërore. Ne jemi një komb i vogël por kemi dhënë artistë të mëdhenj, kemi me çka të prezantohemi, ne si shtet i Kosovës i inkurajojmë dhe i përkrahim aktivitetet e tilla që prezantojnë vlerat tona, pasi që kemi çfarë të prezantojmë”, ka thënë konsulli Sejdiu.

Filmat që janë zgjedhë më të mirët në mesin e 19 filmave sa kanë garuar, janë përzgjedhë nga juria e përbërë prej: regjisorja kosovar Arta Kallaba ( kryetare e jurisë) , Ermira Babamusta (themeluese e Peace Action Foundation) dhe publicistja Violeta Mirakaj.

Më Shumë

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Sulmi me kallashnikov ndaj autobusit në Malishevë, Prokuroria ndalon për 48 orë një person për tentim-vrasje

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se një person është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë lidhur me sulmin e armatosur ndaj një autobusi...

Lajmet e Fundit