21.4 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026
Home Blog Page 8886

Kush janë kandidatët për “Penda e Argjendtë” 2012

0

Penda e ArgjendtëJuria e përbërë nga Visar Zhiti – kryetar, Dhurata Shehri, Bardhyl Londo, Flutura Açka dhe Romeo Çollaku – anëtarë, kanë marrë në shqyrtim vetëm veprat e autorëve shqiptarë të botuara shqip në vitin 2012 brenda Republikës së Shqipërisë, duke i mënjanuar ribotimet e veprave të botuara më pare, sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Kulturës.

Në mbledhjen më të fundit, të datës 27 nëntor 2013, Juria nxori për në konkurrimin përfundimtar këto vepra dhe autorët e tyre:

Romani

Gazmend Krasniqi, Shitësit e apokalipsit
Ridvan Dibra, Legjenda e vetmisë
Ylljet Aliçka, Valsi i lumturisë
Tregimi

Ardian-Cristian Kyçyku, Perla
Gjergj Vlashi, Tregim i ëndërruar
Vera Bekteshi, Det i moçëm
Poezia

Krenar Zejno, Triologjia e apologjisë së lugjeve
Luljeta Lleshanaku, Pothuajse dje
Rudolf Marku, Një ballkanas në Londër
Autorë debutues

Darien Levani, Poetët bëjnë dashuri ndryshe, roman
Edlira Tonuzi (Macaj), Pasqyrat e narcisit: simbolika mitike dhe semiotika e tekstit, kritikë
Lindita Komani, Postimpresion, poezi

Përkthimi

Alban Bobrati, Nëse një natë dimri një udhëtar… [Italo Calvino]
Bajram Karabolli, Muaji më mizor [Pilar Adon]
Jonida Godole, Pështjellimet e Tërlesit [Robert Musil]
Parid Teferiçi, Delfini [Robert Lowell]
Pirro Misha, Dita e trifidëve [John Wyndham]
Kritika letrare

Ali Aliu, Don Kishoti shqiptar
Korab Hoxha, Shenja të munguara në letrat shqipe
Shaban Sinani, Tradita gojore si etnocitet
Eseja

Daut Gumeni, Shënime nga Shkolla e Partisë
Monika Shoshori (Stafa), Gati për rinisje (Up in the air)
Uran Butka, Kristo Kirka
Letërsia për fëmijë

Fatmir Terziu, Rrëfenjat e xha Avramit
Jani Duri, Ishulli i karficës
Thanas Jorgji, Unë jam Kronosi, mbreti i kohës
Çmimi Kombëtar i Gazetarisë Kulturore “Teodor Keko 2012”

Juria e përbërë nga Agron Gjekmarkaj (kryetar), Etleva Domi, Agim Baçi, Jonila Godole dhe Alfred Lela (anëtarë) shpall emrat e gazetarëve të nominuar.

Aida Tuci
Admirina Peçi
Alma Mile
Oliverta Lila
Violeta Murati

Bruksel, nis raundi i radhës për Asociacionin dhe Doganat

0

Edita TahiriNë Bruksel kanë filluar takimet e radhës të grupeve punuese për funksionalizimin e Asociacionit të Komunave dhe zbatimin e marrëveshjes për doganat.

Delegacioni i Republikës së Kosovës udhëhiqet nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri dhe në të marrin pjesë:

Besnik Osmani, Sekretar i Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Visar Xani, këshilltar politik i Zëvendëskryeministres, Edita Tahiri, Ruzhdi Halili, Drejtor i Zyrës për Planifikim Strategjik në Zyrën e Kryeministrit, Agron Maxhuni, Drejtor i Departamentit Ligjor dhe Monitorimit të Komunave në MAPL, Labinot Hoxha nga Ambasada e Kosovës në Bruksel.

Për zbatimin e marrëveshjes për Doganat: Lulzim Rafuna, Drejtor i Doganve, Gazmir Raci, këshilltar politik i Zëvendës Kryeministres, Edita Tahiri, Bekim Mehmetaj nga Doganat e Kosovës, Fisnik Rexhepi, këshilltar i ministrit të Punëve të Brendshme, si dhe Menderes Ibra, këshilltar politik i ministrit të Financave./PrizrenPress.com/

Thaçi: Zgjedhjet, të papara për rajonin

0

Qeverie e Kosoves5-20Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se zgjedhjet lokale në Kosovë kanë qenë të përmasave të papara për rajonin.

Në hapje të mbledhjes se qeverisë, ai ka uruar spektrin politik dhe qytetarët e Republikës së Kosovës për suksesin e organizimit të zgjedhjeve të raundit të dytë më 1 dhjetor, duke shtuar se këto zgjedhje ishin të një standardi të lart demokratik dhe se fitues janë të gjithë.

“Mendoj se kjo është një fitore e të gjithëve, është një fitore për shtetin e Kosovës në procesin e konsolidimit dhe shtet ndërtimit, por edhe të zhvillimit dhe forcimit të demokracisë. Organizimi i zgjedhjeve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës për herë të parë, është një sukses tjetër i rëndësishëm për shtetin tonë, për shoqërinë tonë, për institucionet tona në nivel qendror dhe lokal”, ka thënë Thaçi.

Ai ka falënderuar edhe monitoruesit ndërkombëtarë, Policinë e Kosovës, EULEX-in, KFOR-in, përfaqësuesit e SHBA-së, BE-së dhe të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në këtë proces.

Kuvendi me katër deputet të rinj

0

KuvendiKosoves5-27Kuvendi i Kosovës shumë shpejtë do të pasurohet me fytyra të reja, pasi katër nga deputetët aktualë, tre nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe një nga Partia Demokratike e Kosovës pritet ta dorëzojnë mandatin për të marrë drejtimin e komunave përkatëse ku kanë fituar nga procesi i zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Nga 9 deputetë sa kanë qenë në garë nëpër komuna, vetëm katër prej tyre kanë fituar mandatin. Nga LDK-ja, Lutfi Haziri në Gjilan, Imri Ahmeti në Lipjan dhe Sali Asllanaj në Suharekë.

Ndërsa deputeti i PDK-së që do ta lëshojë këtë ulëse është Idriz Vehapi pasi pas një muaji do të marrë drejtim e Komunës së Rahovecit, shkruan “Tribuna”.

Këta të fundit sipas ligjeve në fuqi do të zëvendësohen po ashtu me deputetë meshkuj, konkretisht me ata që janë renditur më poshtë me vota dhe që i bie të jenë në listë të pritjes.

Tre deputetë të rinj të LDK-së do të jenë Agim Ademaj, i cili në zgjedhjet parlamentare të vitit 2010 ka fituar 7 mijë e 53 vota, më pas i dyti do të jetë Hatim Baxhaku i cili ka marr 6 mijë e 887 vota dhe Xhavit Uka me 6 mijë e 472 vota. Ndërsa nga PDK-ja, ai që do ta zëvendësojë Idriz Vehapin do të jetë Haxhi Shala, i cili në zgjedhjet e vitit 2010 ka marr 8 mijë e 474 vota.

Qytetarët dhanë votë pakënaqësie

0

Zgjedhjet-ksNjohësit e rrethanave politike në vend rezultatin e raundit të dytë të zgjedhjeve e shohin si votë pakënaqësie ndaj qeverisjes lokale në çdo komunë. Behxhet Shala dhe Leon Malazogu kanë deklaruar për “Epokën e re” se humbëset më të mëdha në këto zgjedhje janë AAK-ja dhe PDK-ja, kurse fitoren e LDK-së në disa komuna e shohin si rezultat të mospunës së pushtetit aktual.

Rezultatet e balotazhit ishin befasuese. Kështu kanë vlerësuar analistët politikë. Ata kanë thënë se vota e qytetarëve më 1 dhjetor ishte votë pakënaqësie ndaj qeverisjes lokale nëpër komuna.

Behxhet Shala dhe Leon Malazogu kanë deklaruar për “Epokën e re” se humbëset më të mëdha të kësaj gare janë AAK-ja dhe PDK-ja, kurse fitoren e LDK-së në disa komuna e shohin si rezultat të mospunës nga pushteti aktual. Pas këtij procesi zgjedhor problem, sipas tyre, do të jetë integrimi i kandidatëve të listës “Srpska”, e cila ka fituar 9 komuna, kurse është përkrahur nga Beogradi. “Në këto zgjedhje ka pasur rezultate befasuese. Befasia më e madhe ka qenë Mitrovica e jugut, ku ka fituar Agim Bahtiri, i cili ka qenë ‘aucajder’. Befasi ka pasur edhe në Ferizaj dhe në komunat ku ka garuar AAK-ja. Më së shumti janë ndëshkuar AAK-ja dhe PDK-ja, kurse fituese janë LDK-ja, AKR-ja, Shpend Ahmeti dhe Lista ‘Srpska’”, ka thënë analisti Behxhet Shala.

Për humbjen e PDK-së dhe të AAK-së në disa komuna, sipas Shalës, kanë dikuar disa procese. “Krahun e luftës e ka dobësuar shumë edhe ardhja e James Rubinit, i cili ka thënë se krahu i luftës duhet të shkojë në shtëpi. Besoj se ka qenë një sugjerim i qartë se për kënd duhet të votohet apo për kënd nuk duhet të votohet. PDK-në e ka dobësuar shumë largimi i Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit, si dhe përçarja në shumë degë të PDK-së”, është shprehur ai, duke shtuar se PDK-së tani i është ofruar mundësia të distancohet nga njerëzit të cilët kanë probleme të mëdha me ligjin dhe që e dëmtojnë partinë. Sipas tij, nëse kjo parti i ndërmerr këto veprime dhe u kthehet vlerave që kanë vulosur themelimin, aktivitetin dhe fitoret e saj mund të forcohet.

Në të kundërtën, ai ka thënë se kjo parti mund t’i humbasë edhe zgjedhjet nacionale. Kurse duke folur për AAK-në, Shala ka thënë se kjo parti ka dalë humbëse në këto zgjedhje. “AAK-ja është humbëse absolute në këto zgjedhje. E ruajti pushtetin vetëm në tri qyteza, ndërsa i humbi Gjakovën, Pejën, Therandën dhe Rahovecin. Përkrahja e opozitës, pa kushte si parti opozitare, e ka dëmtuar shumë këtë subjekt politik”, ka thënë Shala. Sa i përket LDK-së, ai ka deklaruar se kjo parti ka fituar më së shumti në këto zgjedhje jo se është shquar për ndonjë punë të hairit, por për shkak të mospunës së PDK-së. Ai ka treguar se Isa Mustafa e ka humbur Prishtinën për shkak të afërsisë së përgjimeve ku është përfolur djali i tij për blerje të votave.

Shala e sheh si problem Listën “Srpska”, e cila e ka përkrahjen edhe nga Serbia. “Rrezik paraqet lista serbe, e cila nuk e njeh shtetin Kosovës dhe e cila do të jetë e ngarkuar në themelimin e bashkësisë së komunave serbe si një trup etnik dhe politik serb brenda Kosovës. Ajo në të ardhmen do t’i nxjerrë shumë telashe Kosovës”, ka thënë Shala.

Telashe me përfaqësuesit e kësaj liste parasheh edhe analisti tjetër, Leon Malazogu. Ai ka treguar për “Epokën e re” se vetëm me presion të Brukselit dhe Beogradit këtyre kandidatëve mund t’u imponohet bashkëpunimi me institucionet e Republikës së Kosovës. “Me vetë faktin që kanë marrë pjesë në zgjedhje, ata do ta pranojnë ligjshmërinë e Kosovës dhe faktin se Kosova është vendi ku ata operojnë. Mund të kemi një periudhë paksa të vështirë të bashkëpunimit, por nëpërmjet Brukselit dhe Beogradit atyre do t’u imponohet një bashkëpunim i afërt me Prishtinën. Mendoj se me kohë kjo do të vijë në vend”, ka deklaruar Malazogu. Sa i përket rezultatit të 1 dhjetorit, ai ka thënë se ky duhet të lexohet si votë e pakënaqësisë ndaj qeverisjes në çdo komunë. Ai ka bërë me dije se kjo pakënaqësi vlen për të gjitha partitë që kanë qeverisur nëpër komuna, duke shtuar se është normale që pakënaqësitë më të mëdha të shprehen ndaj partisë që ka pushtetin. “Mendoj se është një humbje e pjesshme e PDK-së, që është diçka normale për një parti që ka Qeverisë nga viti 2007, pra për gjashtë vjet. Për një parti që e ka hise më të madhe të pushtetit. Është shumë normale që kur qytetarët kanë pakënaqësi ndaj pushtetit atëherë më së shumti reflektohet tek partia në pushtet. Kjo nuk është reflektuar vetëm te PDK-ja. Më së shumti kjo është reflektuar tek AAK-ja”, ka thënë Malazogu.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se edhe LDK-ja i ka humbur të gjitha komunat ku ka qeverisur. “Sa i përket LDK-së që këtë herë ka marrë më së shumti komuna, nuk mendoj se kjo ka të bëjë me një elektorat pro LDK-së. Mendoj se kjo më shumë ka të bëjë me faktin se LDK-ja ishte opozitë në shumë komuna. LDK-ja në tri komuna ku ishte në balotazh, e që e mbronte pushtetin si në Prishtinë, Kamenicë dhe Obiliq, e humbi pushtetin”, ka thënë Malazogu, duke shtuar se qytetari u ka bërë me dije të gjitha subjekteve politike se duhet qeverisur më mirë në të mirë të tij. “Në mungesë të alternativave të partitë kryesore, qytetari dëshiron të kërkojë alternativa tjetërkund. Mendoj se sfida kryesore do të jetë që partitë kryesore të arrijnë t’i margjinalizojnë ato grupet të interesit dhe t’i promovojnë kandidatët që janë më reprezentativ, më të rinj dhe më të panjollosur”, ka thënë Malazogu.

Ban Ki-moon: Suksesi në zgjedhje, moment historik

0

BanKiMoonSekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka mirëpritur zhvillim paqësor të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, më 1 dhjetor.

Përmes një deklarate për media, ai ka thënë se mbajtja e suksesshme e zgjedhjeve në gjithë Kosovën përbën një moment historik edhe për procesin e normalizimit midis Beogradit dhe Prishtinës, edhe për përmirësimin e institucioneve demokratike në Kosovë.

Ban u ka kërkuar palëve që të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, me qëllim të zbatimit të të gjitha dispozitave të Marrëveshjes së 19 prillit, përfshirë krijimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë dhe integrimin e strukturave gjyqësore dhe të policisë në veri të Kosovës, raporton RTK.

Ai ka nënvizuar rëndësinë e përparimit të vazhdueshëm në dialog për konsolidimin e paqes dhe të stabilitetit në rajon.

Edhe pak deri te fituesi i çmimit Turner

0

Saorise RonanFituesi i çmimit Turner për vitin 2013 do të shpallet nga aktorja Saorise Ronan në ceremoninë e çmimeve Derry. Regjistrimet janë bërë në shfaqje në një ish-kazermë të ushtrisë ne Ebrigton, në qytetin Derry, qytet ky në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo ishte hera e parë që ekspozita është mbajtur jashtë Anglisë. Katër artistë- Laure Prouvost, Tino Sehgal, David Shrigley dhe Lynette Yaidom-Boakye janë në garë për çmimin.

Fituesi do të marrë 25.000 funta, të tjerët 5000 secili. Themeluar në vitin 1984, çmimi Turner është dhënë për një artistë bashkëkohor që jetonë, punon apo është i lindur në Britani, i cili duhet të ketë vënë pasui ekspozitën më të mirë gjatë 12 muajve të fundit.

Lynette Yiadom-Boakye e cila jeton dhe punon në Londër është përzgjedhur për Ekstraktet dhe vargje në ekspozitën e saj në Chisenhale Gallery.

Ajo është me perjardhje Ghanaiane dhe është gruaja e parë e zezë që është në garë për çmimin. Glasgoë me bazë David Shirgley është i njohur mirë për vizatimet e tij me linjë të humorit, por gjithashtu bënë edhe skulptura, fotografi, piktura dhe filma të animuar.

Zgjedhjet nacionale jo para mesit të 2014-s

0

zgjedhjet5Kosova nuk do të hyjë shpejt në zgjedhje nacionale. Mungesa e një reforme zgjedhore, angazhimet e shumta që ka qeveria aktuale në dialogun me Serbinë si dhe rezultati jo i dëshirueshëm i partive politike, kanë bërë që entuziazmi për zgjedhjet e jashtëzakonshme të bjerë.

Kësisoj, kryeministri aktual i Kosovës Hashim Thaçi, do ta vazhdojë mandatin e plotë. Bllokimi i punës së Kuvendit të Kosovës për punën e shitjes së PTK-së dhe miratimin e buxhetit pati krijuar përshtypjen se vendi do të shkonte shpejt në zgjedhje të parakohshme nacionale, por entuziazmi ka rënë edhe te partitë pas rezultatit të marrë në zgjedhjet lokale.

Për angazhimet që duhen kryer para se të shkohet në zgjedhje nacionale, liderëve të partive politike u është tërhequr vërejtja në një takim që kanë pasur para disa ditësh me përfaqësues të ambasadave të huaja në vend,shkruan Tribuna

Sipas të njëjtave burime, atyre aty u është kujtuar se nuk ka gjasa që Kosova të shkojë në zgjedhje nacionale pa e kryer reformën zgjedhore dhe ndërtimet kushtetuese të cilat do t’i definonin ulëset e garantuara për komunitetet pakicë në Kosovë

Strip artisti Gani Sunduri hapë ekspozitë në Stanboll të Turqisë

0

Gani Sunduri-fotoArtisti i njohur i stripit dhe i karikaturës nga Prizreni, Gani Sunduri, prej 5 dhjetorit 2013 deri më 20 janar 2014 me ftesën e bërë nga komuna e Kyçykcekmegje (Küçükçekmece) dhe nga disa shoqata të stripit dhe të karikaturës nga Turqia, do të hapë ekspozitë të përbashkët në Stanboll të Turqisë me karikaturistin e njohur Yasar Firat me temën “?K? ÜLKE ?K? SANATÇ?”( DY SHTETE DY ARTISTË).

Artisti për herë të parë do të bëjë prezant?m?n e stripit dhe të karikaturës kosovarë në Turqi.

Gani Sunduri aktualisht është duke punuar në projektin e përbashkët me shoqatat nga Turqia dhe Franca. Gani Sunduri është autor i parë në Kosovë i cili krijoi disa nga super heronjtë kosovarë si “Shqiponja e Kuqe”,Super fëmija”, “Flokarti” etj.Artisti është i angazhuar shumë me aktivitetet artistike. Deri me tani ka realizuar 4 ekspozita personale dhe 9 festivale te stripit dhe te karikaturës, ka marrë pjesë në shumë festivale ndërkombëtare. Është fitues i disa çmimeve Kombëtare dhe ndërkombëtare.

Më 2012 është fitues i çmimit të Artë për Karikaturë në Qipro, po të njëjtën vit merr mirënjohje speciale nga kabineti i kryetarit të Komunës së Prizrenit për prezantimin e vlerave artistike dhe kulturore Kosovarë në arenën kombëtare dhe ndërkombetare.

Më 2013 merr mirënjohje nga Komuna e Prizrenit si artisti më i mirë në Strip dhe Karikaturë. Më 2013 nderohet edhe me çmimin “Artist i Merituar”, është organizator i shumë festivaleve dhe ekspozitave në Prizren si dhe përfaqësues i Kosovës në disa festivale dhe shoqata ndërkombëtare.

Në këtë ekspozite nga artisti do të realizohen edhe disa punëtori të stripit dhe të karikaturës ku artisti do ketë mundësinë që të shpalosë artin e nëntë dhe stilin e tij.

Është një mundësi e mire për artistin Gani Sunduri që me mënyrën e tij të shprehurit me art të shpalosë para një publiku të gjerë vlera të mirëfillta të kulturës sonë. Përpos ekspozites dhe punëtorive artisti është ftuar nga disa shoqata për planifikimin e festivaleve për vitin 2014 që do të mbahen në Kosovë , Turqi e më gjerë.

Kryeziu: Fitoren ia uroj vetëm PDK-së

0

Eqrem Kryeziuu(I freskuar)Eqrem Kryeziu është shprehur i rezervuar sa i përket urimit të tij për Ramadan Mujën, i cili ka fituar garën për kryetar të Prizrenit. Ai ka thënë se do të kishte dëshirë t’ia uronte fitoren, por atëherë, sipas tij, ky urim do të kuptohej amnisti për Mujën.

“Paj, është e vërtetë se unë nuk kam fituar. Sa për urime, a mendon se duhet uruar një i ndjekur penalisht për shkelje të rënda, pikërisht duke shpërdorur detyrën e kryetarit? Ah, sa kisha dashur t’ia uroja çdokujt tjetër, qoftë nga PDK-ja a cilado parti, sepse ky është kod i mirësjelljes, veçanërisht për moshën e re, që na vëzhgon dhe mëson prej nesh. Mirëpo, në këtë rast urimi im do të thoshte, në njëfarë mase, amnisti për të”, ka thënë për “Epokën e re”, Kryeziu.

Megjithatë, fitoren ia ka uruar vetëm PDK-së dhe i kërkuar falje se i ka frikësuar paksa për garën në Prizren. “Ia uroj PDK-së fitoren. U kërkoj falje, se i frikësova goxha, por të fortë janë ndaj meje: pa pushtet, pa para dhe pa presione. Nuk po ankohem, përkundrazi: krenohem se e kam bërë betejën elektorale si njeri i varfër”, ka thënë Kryeziu.

I pyetur se kjo humbje në Prizren do të ndikojë në vazhdimin e karrierës së tij politike, Kryeziu ka thënë se karriera e tij politike do të varet nga mbështetja që mund të gjejë në shoqërinë kosovare. “Eh, kjo është herët të thuhet prerazi. Varet sa mund të gjej rezonancë në shoqërinë kosovare”, është shprehur Kryeziu.
Kryeziu, i cili në kohën e Fatmir Sejdiut e drejtonte LDK-në, thotë se për humbjen në Prishtinë mekanizimi i partisë nuk ka funksionuar si duhet. Por ka thënë se për këtë çështje do të ulën për të biseduar me Mustafën. “Nuk jemi takuar me z. Mustafa ende për t’i shoshitur gjërat. Personalisht, besoj se mekanizmi i LDK-së nuk ka reaguar si duhet. Qenë akomoduar, duke thënë se Isa mundet edhe vetë, ne po bëjmë piknikë pak. Kjo është përshtypja ime. Mbase gaboj”, ka thënë Kryeziu.

Se sa janë shanset që Isa Mustafa të jetë kandidat i duhur i LDK-së për kryeministër edhe pas humbjes në Prishtinë, Kryeziu merr shembull Edi Ramën. “Ka humbur Prishtina, ka avancuar LDK-ja. Varet prej Isës ç’do të bëjë. Edi Rama, po ju kujtohet rasti i tij, pata nderin ta shoh në Shatërvan, nga ekrani televiziv”, ka thënë Kryeziu.

Unë s’isha në luftë me Ramadan Mujën, por me Hashim Thaçin 

Pakica në Prizren nuk po e kupton gjuhën. Ata nuk po e dinë se çfarë po bëhet në Prizren, prandaj edhe Ramadan Muja e ka rimarrë pushtetin në këtë komunë.

Kështu ka thënë për Gazetën Express, Eqrem Kryeziu kandidati i LDK’së për të parin e Prizrenit. I bindur se Muja ka fituar falë pakicave, Eqrem Kryeziu thotë se arsye tjetër se ai u mposht këtë herë është edhe lufta që ai ka pas jo veç me kundërkandidatin e tij, por edhe me krejt Qeverinë. Kjo pasi thotë se kundërkandidat nuk e ka pas Ramadan Mujën e PDK’së, por e ka pas Qeverinë e

Kosovës me në krye Hashim Thaçin.“Askund në Kosovë Qeveria nuk ka qenë më e koncentruar se këtu. Edhe e kam përshtypjen se me këtë ai tash po lufton për ekzistencën e vet e Prizrenin e ka pas fushëbetejën kryesore”, ka thënë Kryeziu për Express.

E përveç kësaj, edhe vizitat e dy kryeministrave, atij të Turqisë dhe Shqipërisë, kanë ndikuar që LDK’ja e Prizrenit ta pësoj këtë disfatë. “Për atë punë kryeministri edhe i ka sjell dy kryeministra tjerë. Edhe kjo ka pas ndikim edhe tek shqiptarët edhe tek pakicat. Secili ka thënë se të fort janë këta kur i bijën kryeministrat e tjerë në Prizren”.

“Atyre fundi i fundit nuk iu intereson a po gjykohet njeriu apo jo… 3 mijë vota janë të pakicave lagjet e mëdha të Prizrenit. Këto kanë ndikuar që ne të mos mund ta zëmë PDK’në”, është shprehur Kryeziu. E krejt këto vota nga pakicat që jetojnë në qytetin për të cilin luftoi që nga 3 nëntori, Kryeziu