6.7 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026
Home Blog Page 8911

Seanca fillestare ndaj Sylejman Selimit, më 27 nëntor

0

SulejmanSelimi5-25EULEX-i ka vendosur që seanca fillestare ndaj ish-komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimit dhe 3 personave të tjerë, të akuzuar për krime lufte, të mbahet më 27 nëntor. Lajmin për KTV-në e ka konfirmuar Tomë Gashi, avokat i Selimit.

Rasti është i dyti për Sylejman Selimin, që bashkë me Ismet Haxhës, Nexhat Qubrelit dhe Shefki Hysenin akuzohen se kanë maltretuar dy dëshmitare në Likoc në vitin 1998. Shefki Hyseni akuzohet për përdhunimin e dëshmitares së mbrojtur A.

“Unë kam marrë njoftimin se seanca është caktuar më 27 nëntor dhe do të mbahet në Gjykatën Themelore të Mitrovicës në Veri”, i ka thënë KTV-së, Tomë Gashi.

Është një nga rastet e rralla kur seancat mbahen në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.

“Nëse për një rast, që është ai ndaj Grupit të Drenicës, është vendosur që për shkaqe të sigurisë, seancat të mbahen në Prishtinës, përjashtime nuk duhet të ketë as për këtë rast”, ka thënë avokati Gashi.

Ja kush janë asambleistët e rinj të Prizrenit

0

Prizren-Asambleja komunaleGazeta Express jo zyrtarisht ka publikuar emrat e këshilltarëve të rinj të Asamblesë Komunale në Prizren.

PDK-ja në Kuvendin e Prizrenit do t’i ketë 11 ulëse,një më shumë se LDK-ja, e cila do t’i ketë 10 ulëse.

Numri i kuvendarëve në Prizren është rritur për 4 ulëse. Kuvendi i ardhshëm i Prizrenit do të përfaqësohet nga 45 këshilltarë komunal nga gjithsejt 12 parti politike dhe një Iniciativë Qytetare.

PDK-ja do t’i ketë 11 këshilltarë, LDK-ja 10, Bashkimi Demokratik dhe koalicioni AAK-LDD  nga 4, Lëvizja Vetëvendosje dhe partia turke KDTP nga 3 vende, partitë boshnjake NDS dhe VAKAT nga 2 vende, ndërsa me nga një këshilltar do të përfaqësohen Partia Konservatore e Kosovës, Aleanca Kosova e Re, Partia e Drejtësisë, Nisma Qytetare për Prizrenin, partia turke KTAP dhe ajo e komunitetit boshnjak CDU.

Anëtarë të rinj të organit më të lartë legjislativ në Prizren nga radhët e PDK-së do të janë këta 11 perosna: Nijazi Kryeziu, Alush Shala, Shukri Çuni, Shaip Buduri, Kujtim Gashi, Kastriot Krasniqi, Masar Shala, Luljeta Veselaj, Lumnije Rakaj, Fahrije Bytyqi dhe Agnesa Bytyqi.

10 kuvendarët e rinj dhe të vjetër nga LDK-ja do të janë: Mybera Mustafa, Eshref Memaj, Xhavit Ukaj, Haziz Hodaj, Qemajl Krasniqi, Salajdin Fanaj, Hanefi Muharremi, Kimete Hoxha, Latif Dakaj dhe Naxhije Memaj.

Bashkimi Demokratik do të përfaqësohet nga këta kandidatë që garuan në listën zgjedhore: Osman Hajdari, Skënder Susuri, Ganimete Hoxha dhe Lirije Bytyqi, ndërsa koalicioni AAK-LDD nga: Fatmir Kastrati, Bujar Nerjovaj, Emine Avdyli dhe Vjollca Kabashi.

Për herë të parë në Kuvend do të përfaqësohet edhe Lëvizja Vetëvendosje me Artan Abrashin, Drita Millakun dhe Arbër Rexhajn, ndërsa si bartës të listës të drejtën e përbërjës së re të këtij Kuvendi e kan fituar edhe Munir Basha, nga Partia Konservatore e Kosovës, Naser Bresa nga AKR, Azam Dida nga Partia e Drejtësisë dhe Fadil Kryeziu, nga Nisma Qytetare për Prizrenin.

Lexoni te gjitha emrat ne kete link http://ubuntuone.com/2e6zns9M8BAmO32sfQkZf2

Konferencë shkencore për Luginën e Preshevës

0

RameBuja11-20Lugina e Preshevës është plagë dhe krenari e jona dhe kjo plagë herë pushon pak sa e herë rritet më shumë, varësisht prej situatave politike dhe diplomatike. Kështu tha ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja.

Buja këto komente i bëri në konferencën shkencore “ Presheva, Bujanoci dhe Medvegja- dje, sot dhe nesër”, organizuar nga Instituti i Albanologjisë dhe Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës.

Ministri me këtë rast uroi që kjo konferencë dyditore, e cila organizohet për herë të parë, të jetë vërtet shkencore dhe vizionare, lidhur me atë se çfarë duhet bërë me Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën.

“Lugina e Preshevës është plagë dhe krenari e jona dhe kjo plagë herë pushon pak sa e herë rritet më shumë, varësisht prej situatave politike dhe diplomatike”, tha ministri Buja.

Buja poashtu dënoi aktin e konfiskimit të librave shkollor për nxënësit e Medvegjës, Preshëvës dhe Bujanovcit. “A ka gjë më makabre se të merren dhe të konfiskohen librat siç u konfiskuan në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, tha ai.

Pjesë e kësaj konference ishte edhe hapja e një ekspozite me fotografi të objekteve arkeologjike, fetare, ndërtimore, publike, pastaj përmendore dhe fotografi nga trashëgimia natyrore, të cilat flasin dhe ndriçojnë të kaluarën e kësaj popullate, si dhe vazhdimësinë integruese territoriale, etnike, kulturore, gjuhësore, ekonomike, lidhjeve familjare e lidhjeve të tjera me Kosovën, Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Qëllimi i ekspozitës ishte njohja e publikut prishtinas dhe më gjerë me vlerat e mirëfillta trashëgimore dhe asaj natyrore të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si dhe me luftën e bërë në këto treva. /PrizrenPress.com/

Veseli: PDK-ja do të marrë përgjegjësi të reja për Prizrenin

0

PDK-prizren-aderimeIntelektualë të fushave të ndryshme dhe mbi 100 studentë, kanë aderuar në PDK të Prizrenit.

Nënkryetari i PDK-së, Kadri Veseli, tha se aderuesit e rinj do të jenë bartës të proceseve integruese të Kosovës.

“Kjo ditë është e veçantë dhe tepër të rëndësishme, jo vetëm për Partinë Demokratike të Kosovës dhe Prizrenin, por edhe për mbarë Kosovën”.

“Ju intelektualë të profileve të ndryshme, do të jeni bartës edhe të proceseve integruese të Kosovës, drejtë politikave të Bashkimit Europian. Ne ndihemi të nderuar me aderimin tuaj sot, ngase së bashku jemi në gjendje që të marrim përgjegjësi të reja politike për qytetin historik të Prizrenit, qytetin e identitetit tonë kombëtar, qytetin e së ardhmes Europiane të Kosovës”.

Mirëseardhje në PDK, aderuesve iu ka uruar edhe kandidati i këtij subjekti politik, për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja.

“Duke u anëtarësuar në Partinë Demokratike të Kosovës, ju firmosni zotimin tuaj për të mbrojtur, zhvilluar e respektuar gjithnjë e më shumë liritë dhe të drejtat e çdo qytetari në Republikën e Kosovës”.

“Brenda këtij subjekti politik në mënyrë të vazhdueshme ka pasur aderime të kategorive të ndrshyme shoqërore, por ajo që e bënë më të veqant këtë solemnitet është fakti se në mesin tonë po aderojnë kategoria më e shquar e shoqërisë sonë, është kënaqësi shumë e veçantë t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë për vendimin shumë të rëndësishëm politik që keni marrë për t’u anëtarësuar në Partinë Demokratike të Kosovës”./PrizrenPress.com/

 

 

Ndahen çmimet për gazetari hulumtuese në arsim

0

AGPK-logoAsociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës, me mbështetje financiare nga GIZ, ndau sot çmimet për gazetari hulumtuese në arsim.

Çminim e parë e mori gazetarja e gazetës “Koha Ditore”, Blerta Aliu, çmimin e dytë, e fitoi gazetarja Mimoza Kçiku nga revista IP dhe çmimin e tretë Bardh Shkreli nga Gazeta “Jeta në Kosovë”. Këto çmime kanë për qëllim të promovojnë punën e gazetarëve të arsimit në Kosovë si dhe të stimulojë gazetarët të informojnë opinionin publik për gjendjen e arsimit në Kosovë.

Ky konkurs ka qenë i hapur vetëm për mediat e shkruara.

Koalicioni LDK-BD, nisin aktivitetet në Prizren

0

Eqa-Zafa-fushateLidhja Demokratike e Kosovës dhe Bashkimi Demokratik së bashku me partnerët tjerë të koalicionit për qeverisjen e ardhëshme të Prizrenit, kanë filluar aktivietet bashkërenduese me strukturat e nëndegëve në lagjet e komunës së Prizrenit ku janë të shtrira strukturat e partive në koalicion. Shtabet e përbashkëta elektorale kanë mbajtur takime me strukturat e ndëndegëve në lagjet: “Kurilla”, “Arbana”, “11 Marsi”, “2 Korriku” dhe me nëndegët e rajonit të Korishës.

“Në të gjitha këto takime është kërkuar një mobilizim dhe bashkëveprim i përbashkët si një trup e vetme elektorale për të siguruar fitoren e pa kontestushme të kandidatit të koalicionit për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu”, theksoi Abdullah Thaçi, zyrtar për informim i LDK-së në Prizren.

Sipas tij, në këto takime është mirëpritë bashkëpunimi i natyrshëm i LDK-së, BD-së dhe partive dhe grupeve tjera qytetare, të cilët çdo ditë po i bashkohen frymës së ndryshimit kundër së keqës që tani më e ka kaplu Prizrenin.

“Në këto takime del zotimi i përbashkët se me 1 dhjetor i pandehuri Ramadan Muja dhe grupi i akuzur rreth tij, për të mirën e përgjithshme, qytetarët me votën e tyre do t’i  lirojnë ata nga detyra zyrtare në mënyrë që të kenë më të lëhtë punën dhe obligimet e tyre të përditshme  me organet e drejtësisë”, theksoi Thaçi.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Bashkimi Demokratik, zotohen se do t’i ofrojnë një qeverisje të ndershme pa korrupsion, duke siguruar fillimisht trajtim të barabartë pa shantazhe dhe frikë.

“Në mandatin që do ta marrim së bashku me partnerët tjerë në koalicion, Prizrenit dhe qytetarëve të komunës do t’i ofrojnë një qeverisje të ndershme pa korrupsion, duke siguruar fillimisht trajtim të barabartë pa shantazhe dhe frikë”, theksoi Thaçi. /PrizrenPress.com/

Në Prevallë, edhe 23 vendime për rrënimin e objekteve pa leje

0

Prevalle-vilat pa lejeInspektorati i MMPH-së gjatë ditës së sotme I ka shpërndarë në Prevallë 23 vendime në secilin objekt veç e veç, atyre që nuk kanë leje duke urdhëruar kështu rrënimin e tyre nga vet pronarët.

Sipas vendimeve nëse brenda një afati kohor prej 15 ditësh pronarët nuk I largojnë objektet e tyre pa leje, këtë do ta bëjë ministria dhe shpenzimet do t’i bartin vet ata.

Ditë më parë, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, nëpërmjet një vendimi ka urdhëruar të rrënohen të gjitha objektet pa leje brenda Planit Rregullues Urban – Prevalla. /PrizrenPress.com/

Hoxha: AKR-ja në Prizren, nuk ka ikur nga PDK-ja

0

Samir Hoxha zedhenes i PDK ne prizrenPartia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren nuk beson në prishjen e koalicionit me AKR-në. Zëdhënësi i PDK-së, Samir Hoxha thotë se PDK-ja do të koordinojë fushëveprimet me AKR-në për balotazhin e 1 dhjetorit. “Ne kemi nënshkruar koalicionin dhe do t’i koordinojmë nga afër veprimet me strukturat e AKR-së”, thotë Hoxha për “PrizrenPress”.

Presidenti i AKR-së, Behxhet Pacolli ka prishur koalicionin me PDK-në në Prizren,për përkrahjen e kandidatit për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja. Ai ka kërkuar nga dega e partisë së tij në këtë qytet që në balotazh të qëndrojë neutral.

Këtë qëndrim të Pacollit, ndërkaq nuk e sheh si problem të madh PDK-ja në Prizren. Hoxha thotë se koalicioni me AKR-në në Prishtinë, por në Prizren. “Jemi të vetëdijshëm se të gjithë anëtarët e AKR-së mund të mos jenë pajtuar me këtë koalicion, por kjo nuk besojmë se paraqet problem në jetësimin e koalicionit. Ne nuk kemi bërë koalicion me nivelin qendror të AKR-së,por me atë lokal”

“Edhe brenda strukturave të PDK-së, ka pasur zëra që nuk janë pajtuar me shumë qëndrime ,por në demokraci respektohet vullneti i shumicës”, thotë Hoxha./PrizrenPress.com/

Kongoli: Letërsia shqipe po zhvillohet normalisht

0

fatos KongoliShkrimtari Fatos Kongoli vjen para lexuesit me romanin “Njeriu me fat”. Kësaj here me një stil ndryshe. Libri ka në qendër një vrasje të pazbardhur. Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, Kongoli tregon për punën që ka bërë me këtë roman, duke marrë spunto edhe nga ngjarjet e fundit për shkatërrimin e hoteleve luksoze në zonat bregdetare, për letërsinë, por dhe për fatin e tij personal. Por sa me fat e konsideron veten Kongoli? Cili është lexuesi i tij? Shkrimtari këtë vepër nisi ta shkruajë që para dy vjetësh. “Njeriu me fat” është libri i fundit i Kongolit, botim nga “Toena” pas romanit “Sido- re-la”. Kongoli ka fituar tre herë çmimin kombëtar letrar për librin më të mirë të vitit në prozë të dhënë nga Ministria e Kulturës, me romanet: “Kufoma” (1995) ; “Dragoi i fildishtë” (2000); “Ëndrra e Domokleut” (2002) dhe fitues i çmimit “Balkanika” me po këtë roman. Libri i tij, “Lëkura e qenit”, që ai vetë e ka cilësuar si punën e tij më të mirë, është botuar kohët e fundit në serbisht. Më pas libri është paraqitur edhe në Panairin e Librit në Beograd. Librat e Kongolit janë përkthyer edhe në frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, sllovakisht, polonisht, italisht dhe së fundmi në gjuhën esperanto.

Zoti Kongoli, ktheheni në Tiranë për promovimin e librit “Njeriu me fat”. Çfarë sjell nëpërmjet këtij romani?

Në hyrje, ky libër nis si një roman policesk. Inspektori i policisë ndonëse është në prag të pensionit, është dhe një personazh i njohur imi, që e kam prezantuar në dy romanet e tjerë; “Jeta në një kuti shkrepësesh” dhe “Te porta e Shën Pjetrit”. Këtu e risjell përsëri këtë personazh, jo vetëm për ta zhvilluar si personazh, por se nëpërmjet tij unë ndërtoj gjithë librin. Në prag të pensionit ky ngarkohet me zbardhjen e një krimi që ka ndodhur. Ka ndodhur një krim në bregdetin shqiptar që ka një emër disi të çuditshëm, jo të zakonshëm, një emër shekspirian “Elsinor”. Elsinor, Shekspiri ka quajtur një kështjellë në Danimarkë, ku zhvillohen ngjarjet e tragjedisë Hamleti, kurse një biznesmen shqiptar ka ndërtuar aty një hotel me këtë emër, që një ditë përpara se ta përurojë ia hedhin në erë. Ky është vetëm sfondi i këtij libri. Në qendër të tij janë dy histori paralele dashurie, njëra reale, tjetra virtuale, të personazhit kryesor Gentian Engjëlli, pedagog i ri i frëngjishtes te Gjuhët e Huaja, përkthyes me të ardhme, siç e cilësojnë. Dashuria reale është një bionde e quajtur Kleopatra. Ajo virtuale, një vajzë me sy të mëdhenj të zinj, e quajtur Vega. Dhe një ëndërr e fshehur, më turbulluesja e Gentian Engjëllit: t’u largohet përkthimeve, të bëhet romancier. Dhe nga kjo përcakton këtë personazh. Ai është i martuar dhe ka një grua të bukur, prandaj e quan veten me fat, por është i dashuruar pas një vajze iluzive me sy të zinj që këtij i ngjall dëshirën që ‘i recitojë një lajtmotiv në gjermanisht: “Shikomë në sy vogëlushe”.

Ka elemente autobiografikë në këtë roman?

Në këtë roman nuk ka elemente autobiografike, sepse është i gjithë fantazi.

Romanet tuaj janë vlerësuar dhe përkthyer edhe jashtë vendit. Çfarë do të thotë kjo për një shkrimtar ?

Përkthimi jashtë i librave të mi nuk do të thotë asgjë. Është vetëm një kënaqësi, sepse në radhë të parë unë e konsideroj veten me fat që librat e mi lexohen në Shqipëri. Këtë nuk e them sa për të kaluar radhën, por lexuesi im i parë për të cilin unë shkruaj, është lexuesi shqiptar. Kam filluar të shkruaj kur nuk më shkonte mendja që librat e mi do të botoheshin jashtë vendit, sepse kjo ndodhi më pas. Sigurisht ka dhe një pjesë që nuk më lexojnë, pasi jo të gjithë i kanë lexuar librat e mi. Por mendoj se fillimisht duhet të kalosh njëherë nëpërmjet lexuesit tënd, që të mund të pëlqehesh dhe jashtë.

Cili është libri i fundit që keni lexuar në shqip?

Ka kohë që unë lexoj pak, jo më si dikur . Koha që kur lexoja shumë e shkruaja pak ka kaluar, sepse tani nuk kam as kohë për të lexuar. Leximet e mia tani janë fragmentare. Nuk i lexoj të gjithë librat dhe nuk mund të jap një mendim global për letërsinë e sotme. Por unë mund të them, me aq sa e ndjek letërsinë, jo si dikur kur lexoja çdo libër, letërsia shqipe ndjek rrugën e saj normale të zhvillimeve.

Organizatorët e librit janë shprehur se aktualisht “libri është në krizë”, por sipas jush çfarë po ndodh me letërsinë shqipe?

Letërsia shqipe ka periudhën e vetë, ashtu si edhe të gjithë letërsitë e botës që kanë sa të duash mediokritete, kanë vepra të mira, por kanë dhe kryeveprat e mëdha që nuk bëhen dot kollaj. Letërsia jonë është në këtë rrugë, letërsia e një vendi të vogël, me hapësira të vogla që po zhvillohet, me një zhvillim normal. Njerëzit thonë pse tek ne nuk ka një Shekspir, Servantes, etj, madje edhe personazhi im në shënimet e veta e shtron këtë pyetje, por ta shtrosh këtë pyetje është pak infantile. Çdo letërsi ka vendin e vet. Unë mendoj se letërsia e sotme ashtu si unë e shikoj, zhvillohet normalisht me faza, kur ka vërtetë prodhimtari të mirë dhe nga faza kur nuk ka. Dëgjova që u tha për këtë panair që ka pak libra, 50 për qind më pak. Libri është pasqyrë e letërsisë, por këtu në panair ka dhe letërsi të huaj, por dhe sikur të jenë 50 për qind më pak letërsi, kështu zhvillohet. Letërsia nuk është si fabrikë prodhimi e tekstileve apo si doganat, që realizon 100 për qind, letërsia ka ligje të tjera zhvillimi.

Duke marrë spunto nga titulli i romanit “Njeriu me fat”, ju sa me fat e konsideroni veten?

I bashkohem mendimit që fati është përcaktues në jetën e njeriut. Ndikon shumë, luan rol përcaktues, por në këtë pikëpamje unë nuk ankohem për atë fat që kam pasur. Ai ka qenë fati im.

Filipinasja këndon këngën “Moj e bukura more”

0

lechiFilipinasja Le Chie, ka bërë një interpretim brilant të këngës arbëreshe, “Moj e bukura more”. Le Chie e ka kënduar këtë këngë diku në Dubai dhe interpretimi i saj më të vërtetë ishte i mahnitshëm saqë nuk është parë që një e huaj të këndojë kaq bukur një këngë shqip.

Përndryshe, kënga “Moj e bukura more” është njëra prej këngëve më të vjetra shqipe dhe
është prodhim i arbreshëve të Italisë, një këngë për mallin e tyre për Atdheun, Shqipërinë.
Besohet se kënga është e vjetër afër 6 shekuj.