11.9 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026
Home Blog Page 8910

Të gatshëm për zgjedhje edhe pa reformë

0

Zgjedhje-kosove-logoPavarësisht vullnetit të ShBA-së dhe BE-së, që zgjedhjet e reja parlamentare mos të mbahen pa përfunduar reforma zgjedhore, subjektet kryesore politike në vend janë shprehur të gatshme për zgjedhje edhe pa reformë zgjedhore.

Tri subjektet politike, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje! nuk e kanë përjashtuar mundësinë që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të shkohet edhe pa përfunduar reforma zgjedhore e nisur para dy vjetëve pavarësisht vullnetit të ShBA-së dhe BE-së që një gjë e tillë të mos ndodhë.

Përfaqësuesit e PDK-së dhe të LDK-së kanë deklaruar për “Epokën e re” se nëse është e nevojshme për zgjedhje të reja parlamentare, reforma e papërfunduar zgjedhore nuk do të paraqiste pengesë për ta, ndërsa përfaqësuesit e VV-së kanë vlerësuar se reforma zgjedhore nuk mund të bëhet nga njerëz që kanë dalë nga votat e vjedhura. Megjithatë, ata kanë pranuar se më mirë do të ishte që në zgjedhje të shkohet pas përfundimit të reformës zgjedhore.

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka thënë për “Epokën e re” se kurdo që preket legjitimiteti demokratik partia e tij është e gatshme. “Kurdo që të preket legjitimiteti demokratik jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje”, ka deklaruar Kuçi. Ai ka pranuar se më mirë do të ishte që zgjedhjet të mbahen pas një reforme të mirëfilltë zgjedhore. “Jemi të fokusuar të kemi zgjedhje demokratike dhe ta përfundojmë këtë proces me faqe të bardhë. Pastaj do të koncentrohemi në temat e tjera, përshirë edhe reformën zgjedhore. PDK-ja është e gatshme për zgjedhje nacionale, kurdo që arrihet një marrëveshje politike për një çështje të tillë”, ka deklaruar ai.

Të njëjtën gatishmëri për zgjedhje të parakohshme pa reformë zgjedhore e ka shprehur edhe nënkryetarja e LDK-së, Teuta Sahatqija. Ajo ka premtuar se nëse shkohet në këtë variant LDK-ja si fituese e këtyre zgjedhe do ta përfundonte reformën. “Në rast nevoje në zgjedhje mund të shkohet edhe pa reformë. Në atë rast, pas këtyre zgjedhjeve, LDK-ja si fituese do ta përfundojë reformën”, është shprehur Sahatqija. Ajo ka parapëlqyer që në zgjedhjet e parakohshme të shkohet me një reformë të përfunduar zgjedhore. E për zvarritjen e reformës zgjedhore ajo e ka fajësuar kryeministrin Hashim Thaçi.

Ndërsa Albulena Haxhiu nga VV-ja ka deklaruar për “Epokën e re” se kjo lëvizje qysh në shtator të vitit 2011 ka kërkuar zgjedhje të jashtëzakonshme. Ajo ka treguar se para dy vjetëve e shtatë muajve që është formuar komisioni për ndryshimin e ligjit për zgjedhjet e përgjithshme asnjëherë deri më tani nuk ka pasur reformë të mirëfilltë zgjedhore. “Tashmë ndodhemi jo larg zgjedhjeve parlamentare dhe ne nuk do të jemi në gjendje t’i krijojmë mekanizmat për mbrojtjen e votës së qytetarëve, pasi kjo reformë nisi mbrapsht dhe kështu do të përfundojë. Jemi të bindur që reformë zgjedhore nuk do të ketë asnjëherë me njerëz që kanë dalë nga votat e vjedhur”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo ka deklaruar se subjekti i saj politik me apo pa reformë zgjedhore do të angazhohet sikur edhe në zgjedhjet lokale për ta mbrojtur me çdo kusht votën e qytetarit. “Ligji për zgjedhjet e përgjithshme nuk i kishte fajet që ne kishim vjedhje industriale të votave, por shkelësit e ligjit që u organizuan për vjedhje në manipulimin më të madh zgjedhor të Kosovës së pasluftës. Përgjatë gjithë kësaj kohe vazhdimisht kemi insistuar për qasje serioze karshi reformës zgjedhore por, fatkeqësisht, nuk ka pasur vullnet politik nga subjektet nënshkruese të marrëveshjes së prillit 2011”, është shprehur Haxhiu.

Ndërkohë që, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE) disa herë kanë bërë thirrje se nuk do të ishte mirë të shkohet në zgjedhje të reja nacionale pa reformimin e ligjit për zgjedhje. Këtë qëndrim ambasadorja e ShBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, e ka përsëritur edhe të martën. Në një intervistë për “RTV21”, diplomatja amerikane ka thënë se zgjedhjet e përgjithshme duhet të organizohen gjashtë muaj pasi të ketë përfunduar reforma zgjedhore. “Do të ishte gabim i madh për Kosovën të mbajë zgjedhje të përgjithshme pa reformë zgjedhore. BE-ja ka thënë se nuk do të dërgojë vëzhgues nëse këto zgjedhje do të mbahen pa reformë zgjedhore në kohën e caktuar gjashtë muaj para zgjedhjeve. Kemi dëgjuar të thuhet se zgjedhjet do të mbahen në qershor. Nëse është kështu, atëherë reforma duhet të përfundojë më së largu deri në fund të dhjetorit”, ka thënë Jacobson. Edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe ai i AKR-së, Behgjet Pacolli, kanë përsëritur disa herë se nuk është mirë që Kosova të hyjë në zgjedhje të parakohshme pa u kryer reforma zgjedhore.

“Fausti prej Tirane” mahnit prishtinasit

0

f1_21fausti1385022564Degradimi i tejskajshëm i intelektualit shqiptar gjatë periudhave të caktuara historike të Shqipërisë, gjendja e rënduar psikologjike, ekonomike dhe politike, pas së cilit, intelektualët detyrohen të bëjnë vetëvrasje, është pak a shumë përmbajtja e shfaqjes mysafire nga Tirana, “Fausti prej Tirana”, që të mërkurën mbrëma është dhënë në Teatrin Dodona.Në fakt, është monodrama e shkruar nga Stefan Çapaliku, ku rolin kryesor e ka Fausti, i cili shfaqjen e nisë në një formë të pazakontë, duke u vendosur në një arkivol me shufra metali, dhe i cili gjatë gjithë kohës interpreton vuajtjen e qytetarit të Shqipërisë për gjendjen shpirtërore nëpër të cilën po kalon intelektuali shqiptar.

Në shfaqje preket rënia e komunizmit, socializmi, e demokracia, si sisteme politike që e kanë shkatërruar në çdo aspekt intelektualin, shkruan KultPlus. Në pjesën e tretë të shfaqjes sa herë që flitet për ndryshime të sistemeve politike, rënie të një sistemi dhe ngritje të një tjetri, me zë të lartë përmenden datat e sakta, siç është data 25 dhjetor 1983 kur kishin bërë vetëvrasje qifti rumun Qaushevski, ose 9 maji i vitit 1989, kur ka rënë muri i Berlinit. Ndërsa, e njëjta “metodë” është përdorur edhe tek datat kur janë vetëvrarë intelektualët shqiptar të ditëve të sotme, si publicisti Ardian Klosi, apo arkitekti Agron Jano.

Rolin e Fausit në këtë shfaqje e luan aktori Alfred Trebicka, i cili së bashku me Stefan Çapalikun janë dy regjisorët e shfaqjes, ndërsa Besmir Haliti, që luan rolin e Mefistos dhe Julinda Emini, që në shfaqje është Margarita, janë dy aktorët tjerë mbështetës. Që të tre janë të veshur tërësisht në të bardha, ndërsa Fausti i ka duart e skuqura deri në bërryla, sikurse edhe këpucët e kuqe.

Autori i tekstit dhe bashkëregjisori i shfaqjes, Çapaliku, ka thënë për “KultPlus” se shfaqja për herë të parë është dhënë me 21 shtator në Tiranë, siç ka thënë ai, në një hapësirë alternative që quhet “Tirana Express”.

“Këtë vend ne e patëm zgjedhur qëllimisht, pra që ta japim sa më fuqishëm mesazhin e shfaqjes, të ndërtojmë një trafik tjetër të spektatorit dhe teatrit dhe besojë që ia kemi dalë. Kritika në Shqipëri e ka pritur mjaftë mirë shfaqjen, në të gjitha komponentët e veta”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se teksti ka nisur si një monodramë, ndërsa ka theksuar se dy aktorët tjerë në skenë kanë, siç ka thënë ai, role metaforike të Mefistos dhe Margaritës.

“Siç mund të vërehet nga titulli, Fausti, kjo figurë shumë e njohur në letërsinë botërore, veçanërisht e njohur nëpërmjet veprës së Gëtes vjen dhe rikontekstualizohet në një mjedis shqiptar edhe si gjeografi, por edhe si histori. Pra vjen dhe aktualizohet. “Fausti prej Tirane” është personazhi, jam unë, është Fredi (Alfred Trebicka), janë të gjithë shqiptarët të cilët e përjetuan periudhën e tranzicionit me të gjitha dimensionet e veta. Sigurisht dolën të zhgënjyer prej të gjithë kësaj historie që nuk ka të sosur, dhe në një moment reflektimi, siç është viti 2013, ku ne e kemi prodhuar shfaqjen, pra pas njëzetedy viteve tranzicioni, ne i kemi dhënë vetës të drejtën për të artikuluar disa të vërteta të mëdha në skenë me shpresën se edhe spektatori do vetëidentifikohet me këto të vërteta”, ka thënë ai.

Ndërkaq, personazhi kryesor i shfaqjes, Trebicka, ka thënë se është i privilegjuar që ta luaj rolin e “Faustit prej Tirane”, sepse, në këtë formë përcjellë, siç ka thënë ai, shqetësimin, trysninë shpirtërore psikike e sociale të intelektualit shqiptar.

“Fakti që qoftë unë qoftë Stefani (Çapliku) i takojmë atij brezi që e pritëm këtë ndryshim në vitet e 90-ta me shumë entuziazëm, qoftë edhe për shkak të moshës në të cilën ne ishim në atë kohë, ishim 24-25 vjeçar dhe mosha, energjia, ëndrrat, besimi ishin shumë të mëdha, dhe sigurisht që pjesa më e madhe u hodh me shumë dashuri, me shumë dëshirë në një oqean të madh. Dhe tashti, pas 22 vjetëve ne e kemi jetuar gjithë këtë periudhë dhe fatkeqësisht shohim që jo vetëm që nuk ka ndryshim, por situata është edhe më keq”, është shprehur ai, duke shtuar se gjatë shfaqjes ndjenë se ndodhet në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar.

Ndërkaq, aktori Besmir Haliti, i cili në shfaqje shfaqet me maskën e një saldatori, thotë se ne këtë formë ai paraqitet si bashkudhëtari i Faustit në periudhën e tranzicionit.

“Shpesh shfaqet si gjykues, e pastaj si bashkëvuajtës dhe pastaj si vuajtës i gjithë kësaj çfarë i ndodhë Faustit apo vetë atij gjatë këtij udhëtimi”, thotë ai

Aktorja tjetër mbështetëse, Julinda Emini, që luan rolin e të dashurës së Faustit, Margaritës, thotë se roli i saj në karrocë invalidi jap mesazh se si ajo është viktimë e situatës nëpër të cilën ka kaluar shteti shqiptar.

Dramaturgu kosovar, Arian Krasniqi, i cili, sikurse edhe shumë artistë e pjesëtar të komunitetit të artit, të mërkurën e ka parë për herë të parë shfaqjen, thotë se qoftë në realizim skenik, apo për nga aktrimi, shfaqja e “Fausti prej Tirane” është dhënë për mrekulli.

“Duke qenë monodramë me personazhin kryesor, do të thotë, Faustin, ky tekst dramatik trajton temën, mund të themi kushtimisht të shkallës së degradimit intelektual nëpër periudha të caktuara historike, kryesisht zhvillimeve të viteve të fundit, rënies së komunizmit e deri te një gjendje e rënduar psikologjike, ekonomike, dhe politike, ku intelektualët i qon deri te akti i vetëvrasjes, ashtu siç prezantohen edhe ngjarjet e vërteta të vetëvrasjeve që kanë ndodhur këto dhjetë vitet e fundit në Shqipëri”, ka thënë ai për “KultPlus”.

Sipas tij, shfaqja jap mesazh të qartë se edhe transformimi shoqëror, edhe tranzicioni, i ka pasojat e veta.

“Në rast se ardhja e demokracisë dhe tranzicioni i shoqërisë prej një diktature në demokraci konsiderohet si një lloj revolucioni, atëherë këtu vlen ajo thënia e famshme se në çdo revolucion i han të bijtë e vet, ose heroit e vet. Edhe heroi i demokracisë devalvohet deri në një pikë të caktuar”, thotë ai.

Për shfaqjen që të mërkurën është shfaqur në Teatrin Dodona, ka folur edhe vetë drejtori i këtij institucioni, Agron Shala, i cili ka thënë se shfaqja në fjalë pasqyron realitetin jo vetëm në Shqipëri. Kjo shfaqje do të jepet edhe në një nga teatrot më prestigjiozë evropianë, në Volkstheater, në kuadër të Festivalit “The Best from the East”, në Vjenë.

Përmbyset traktori, vdes shoferi në Dragash

0

traktoriRaportohet se në fshatin Brezne të Dragashit, një qytetarë është goditur nga traktori i cili ishte në oborr dhe për një moment është lëshuar në lëvizje dhe si pasojë i njëjti nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë,transmeton Indeksonline.

Sipas Policisë së Kosovës, trupi i pajetë në konsultim me prokurorin u është liruar familjarëve.

AAK-ja rikonfirmon mbështetjen për Mujën

0

AAK-logo5-24Aleanca për Ardhmërin e Kosovës (AAK) në Prizren, ka konfirmuar edhe një herë se në baltoazhin e 1 dhjetorit do të përkrahë kandidatin e PDK-së,për kryetar të Komunës, Ramadan Mujën.

Zëdhënësi i AAK-së, Sejdi Ballanica tha se Kryesia në mbledhjen e fundit unanimisht ka marrë vendim që të përkrahë Mujën.

“Kryesia e AAK-së, Dega në Prizren në mbledhjen e saj të radhës, edhe një herë, në mënyrë unanime e përkrah koalicionin me PDK-në dhe do ta përkrah kandidatin për kryetar të Komunës së Prizrenit nga radhët e PDK-së Ramadan Muja në balotazhin që do të mbahet më 1 dhjetor të këtij viti”, tha Ballanica.

Sipas tij, AAK-ja nga sot do të fillojë takimet me kryetarët e nëndegëve dhe strukturat tjera të partisë në mënyrë që të organizohen sa më mirë që më 1 dhjetor të dalin sa më masovikisht në zgjedhje dhe të votojnë Ramadan Mujën për kryetar të Komunës së Prizrenit. “Koalicioni AAK-LDD do të jetë përkrah partnerëve të Koalicionit në fitoren e 1 dhjetorit”./PrizrenPress.com/

Zëvendësndihmës sekretari i SHBA-ve sot në Kosovë

0

Hoyt YeeZëvendësndihmës sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Hoyt Yee sot viziton Kosovën, ku do të takohet me Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Takimi i tyre do të mbahet në mesditë, ndërkohë sipas njoftimit nuk është paraparë ndonjë deklaratë për media.

Presidentja Jagjhaga po ashtu do të takohet edhe me James Rubin, ish -zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Gatimi shqiptar, vecanërisht Tava e Kosit vlerësohet nga “Saveur”

0

76382Revista online “Saveur” e specializuar per kuzhinen autentike ka publikuar se fundmi një artikull mbi traditën e gatimit dhe gastronominë e Shqipërisë. Artikulli në formën e një reportazhi tregon se Shqipëria megjithë situatat politike dhe të shkuarën e trazuar është përpjekur gjithnjë të ruaje një traditë të pasur gatimi me ushqime të veçanta e tepër të shijshme.

Sipas revistës gatimi shqiptar është i përbërë nga receta misterioze shpesh të ndikuara nga kuzhina e vendeve fqinje apo ajo turke megjithatë të prekura nga një freksi e ushqimeve , një shije pikante delikate dhe spontanitet i amvisave.

Pavarësisht specialiteteve në zona, më e preferuara, cilëson revista, është Tava e Kosit. Një pjatë e thjeshtë ku përbërja kryesore është kosi, veza dhe mishi i qengjit. Duke shpjeguar gatimin e një tave kosi, revista thekson gjithashtu se qingjat i gjen lehtë në Shqipëri, në stane dhe po kështu dhe kosin, që ëhstë prodhim vendas dhe tepër i përdorur nga shqiptarët.

KQZ: Nga e hëna nis fushata për rrethin e dytë

0

KQZ-valdetedakaKomisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se nga e hëna e tutje, do të nis fushata pesëditëshe për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale që mbahen më 1 dhjetor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vërtetuar rezultatet e rrethit të parë të këtyre zgjedhjeve, ndërsa ka urdhëruar përsëritje të zgjedhjeve në tri vendvotime në komunën e Zveçanit, komunë kjo me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Kjo është hera e parë që komunat veriore marrin pjesë në zgjedhjet komunale të Kosovës, hap që pason marrëveshjen e arritur në prill mes Thaçit e Daçiqit, në kuadër të dialogut për normalizimin e mardhënieve, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Enrico Pieranunzi risjell muzikën e filmave të Felinit me ritmet jazz

0

Enrico PieranunziEnrico Pieranunzi, një nga protagonistët më të njohur dhe më të vlerësuar të jazzit ndërkombëtar si dhe kompozitor i disa filmave te Felinit vjen në Tiranë për të interpretuar për publikun shqiptar për herë të parë muzikën e tij.

Në repertorin tij ofrohet muzikë e perzgjedhur nga Nino Rota, Domenico Scarlatti dhe nga vetë Pieranunzi. Pianist, njihet si interpretues i muzikës jazz, kultivuar gjithmonë edhe me muzikën klasike, duke e interpretuar atë në mënyrë personale.

“Ky vit është cilësuar si homazh për regjisorin e famshëm italian Ferderiko Felinin, kështu që dhe unë me muzikën time jam munduar që të transmetoj tingujt e katër filmave në një kompozim ëe posaçëm. Në diskografinë time të pasur bien në sy “Fellinijazz”, kushtuar tërësisht muzikës së filmave të regjisorit të madh, si dhe “Plays Scarlatti”, homazh ndaj kompozitorit të madh barok. Muzikë të cilën e kam përçuar edhe në skenat e të gjithë botës, edhe në të famshmin “Village Vanguard” të Nju Jork-ut”, tha Pieranunzi, transmeton abcnews.

Lidhur me muzën e tij frymëzuese muzikën jazz, ai e cilëson si ndjeshmëri e shpirtit dhe muzika e ritmit të jetës.

“Muzika jaz sot ka marrë përmasa të ndryshme, duket sikur provohet nga të gjithë dhe është ndikuar edhe nga ritmet e tjera nga folk, tango, muzika spanjolle si dhe aplikohet shumë edhe në diskoteka si diçka më komerciale. Por jazzi që unë interpretoj është një gjë tjetër influencuar nga melodia e jazit të pastër ndërthurur me klasiken. Për mua jazzi mbetet muzika e jetës dhe vitalitet. Të jep shumë mundësi improvizimi, si problem është publiku, i cili e shijon ku vazhdon të mbetet disi elitar. Por ne te vertet jazi mund të përqafohet nga të gjithë, pasi është një muzikë e drejtpërdrejtë”.

Kompozitori dhe orkestruesi italian Pieranunzi është fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare.

Balotazhi më 1 dhjetor, fushata 5 ditë

0

KQZ-valdetedakaKomisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur të mërkurën që nga 25 deri më 29 nëntor të jetë fushata parazgjedhore për kryetar të komunave të cilat do të shkojnë në balotazh.

Sipas vendimit që ka marrë institucioni për organizimin e zgjedhjeve heshtja parazgjedhore do të jetë me 30 nëntor, ndërkaq, zgjedhjet do të mbahen me 1 dhjetor.

Nga 38 komuna sa janë gjithsej në Kosovë, në shumicën prej tyre do të ketë rund të dytë të zgjedhjeve lokale, ngase, asnjëri prej kandidatëve potencial për kryetar komunash nuk ka arritur të fitojë shumicën, gjegjësisht, të fitojë në rundin e parë.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli zyrtarisht datën 01 dhjetor 2013 si datën kur do të mbahet Raundi i Dytë i zgjedhjeve për kryetarë të komunave, si dhe kohëzgjatjen e fushatës për këtë raund. Periudha e fushatës për Raundin e Dytë të Zgjedhjeve për kryetar komune fillon më 25 nëntor dhe përfundon më 29 nëntor 2013”, thuhet në njoftimin e Komisionit Qendror Zgjedhor.

Zgjedhjet lokale në Kosovë këtë vit janë mbajtur me 3 nëntor, ndërsa për dallim nga ato të kaluarat, sivjet nuk ka pasur ankesa dhe parregullsi të shumta.

Komunat në balotazh

Komunat kryesore që kanë shkuar në balotazh në raundin e dytë: Prishtina, Prizreni, Gjilani, Mitrovica, Gjakova, Peja, Ferizaj, Rahoveci, Vushtrria, Juniku, Lipjani, Vitia, Klina, Malisheva, Obiliqi, Dragashi, Kamenica, Shtërpca, Suhareka, Graçanica, Parteshi, Ranillugu, Kllokoti, Novobërda dhe Mitrovica e Veriut.

Haradinaj merr çmimin Qytetar Nderi i Pukës

0

Ramush Haradinaj 1Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është nderuar me titullin Qytetar Nderi i Bashkisë së Pukës në Republikën e Shqipërisë.

Në një ceremoni të organizuar enkas në 69-vjetorin e Ditës së Çlirimit të Pukës, çmimin Qytetar Nderi i Bashkisë së Pukës Haradinajt ia ka dorëzuar kryetari i Bashkisë së Pukës, Beqir Arifaj.

Kryebashkiaku i Pukës ka thënë se është nder i veçantë i Pukës dhe pukjanëve që nga sot, bashkëqytetar nderi të tyrin, pikërisht në Ditën e Çlirimit të Pukës, ta kenë kryetarin e AAK-së, heroin dhe ish-kryeministrin e Kosovës, njeriun që dha gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për çështjen shqiptare në përgjithësi, Ramush Haradinajn.

Haradinaj, me rastin e pranimit të çmimit Qytetar Nderi i Bashkisë së Pukës, ka thënë se ky akt është një obligim shtesë, por edhe nder për të personalisht dhe për secilin bashkëluftëtar të tij nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për familjen, bashkëpunëtorët, aleancën dhe mbarë vendin. “Lufta për lirinë e Kosovës nuk u bë veç në Kosovë. Ajo u mbështet fuqishëm nga të gjithë ju, e për këtë jemi falënderues dhe mirënjohës njëkohësisht. Ajo që e arritëm të gjithë bashkë me lirinë e Kosovës është arritje për shqiptarët në përgjithësi, por edhe kontribut i yni dhe obligim për lirinë në botën mbarë. Me nderin që po më bëni sot, nderohem unë, nderohen bashkëluftëtarët e mi në UÇK, nderohet Kosova dhe nderohemi të gjithë ne”, ka thënë Haradinaj. (RTK)