17.4 C
Prizren
E mërkurë, 21 Maj, 2025

Konferencë shkencore për Luginën e Preshevës

RameBuja11-20Lugina e Preshevës është plagë dhe krenari e jona dhe kjo plagë herë pushon pak sa e herë rritet më shumë, varësisht prej situatave politike dhe diplomatike. Kështu tha ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja.

Buja këto komente i bëri në konferencën shkencore “ Presheva, Bujanoci dhe Medvegja- dje, sot dhe nesër”, organizuar nga Instituti i Albanologjisë dhe Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës.

Ministri me këtë rast uroi që kjo konferencë dyditore, e cila organizohet për herë të parë, të jetë vërtet shkencore dhe vizionare, lidhur me atë se çfarë duhet bërë me Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën.

“Lugina e Preshevës është plagë dhe krenari e jona dhe kjo plagë herë pushon pak sa e herë rritet më shumë, varësisht prej situatave politike dhe diplomatike”, tha ministri Buja.

Buja poashtu dënoi aktin e konfiskimit të librave shkollor për nxënësit e Medvegjës, Preshëvës dhe Bujanovcit. “A ka gjë më makabre se të merren dhe të konfiskohen librat siç u konfiskuan në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, tha ai.

Pjesë e kësaj konference ishte edhe hapja e një ekspozite me fotografi të objekteve arkeologjike, fetare, ndërtimore, publike, pastaj përmendore dhe fotografi nga trashëgimia natyrore, të cilat flasin dhe ndriçojnë të kaluarën e kësaj popullate, si dhe vazhdimësinë integruese territoriale, etnike, kulturore, gjuhësore, ekonomike, lidhjeve familjare e lidhjeve të tjera me Kosovën, Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Qëllimi i ekspozitës ishte njohja e publikut prishtinas dhe më gjerë me vlerat e mirëfillta trashëgimore dhe asaj natyrore të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si dhe me luftën e bërë në këto treva. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni shkruan histori – zyrtarisht pjesë e Ligës së Parë të Kosovës

Pavarësisht humbjes me rezultat 2:3 ndaj Arbërisë, Prizreni ka arritur një sukses të madh duke siguruar ngjitjen në Ligën e Parë të Kosovës. Kjo u...

Aksident me fatalitet në Pouskë të Prizrenit, vdes një grua

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Pouskë të Prizrenit. Një grua ka humbur jetën, derisa dy persona të...

Lajmet e Fundit