8.5 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026
Home Blog Page 8915

A po ndryshon kultura politike në Kosovë?

0

Fisinik A. GashiShkruan: Fisnik A. Gashi

Zgjedhjet lokale të mbajtura më 3 Nëntor në Republikën e Kosovës, do të mbahen mend gjatë si zgjedhjet e para në të cilat vendi ynë tregojë pjekuri institucionale, politike, shoqërore dhe qytetare, si tregues të demokratizimit të shoqërisë dhe shtetit tonë. Për më tepër, atëherë kur zgjedhjet e lira, janë parakusht për një demokraci të qëndrueshme dhe shtet funksional, si dhe tregojnë se Kosova po shkon drejt një kulture të re politike dhe qytetare.

Skena politike në Kosovën e pasluftës është karakterizuar kryesisht nga bastione të partive politike, të cilat nga po ato, janë quajtur edhe si ‘’hambar i votave’’ për partitë e tyre. Rezultatet e zgjedhjeve të 3 Nëntorit tregojnë se këto bastione politike kanë filluar të shembën dhe se qytetarët përtej bindjeve të tyre politike tradicionale, ose lidhjeve emotive me parti të caktuara, kërkojnë përmirësimin e jetës së tyre në nivelin lokal, duke kërkuar alternativa për pushtetin lokal, të cilat nuk lidhen çdoherë vetëm me partitë politike, por edhe me angazhimin e kandidatëve dhe programet që ofrojnë ata. Për më tepër ekzistimit i këtyre bastioneve, jo rrallë, më shumë ka përçarë popullin e Kosovës në vija politike dhe partiake, duke e bërë kështu hartën e bastioneve, të ngjashme me hartat tribale/klanore afrikane, si dhe në anën tjetër disa politikanëve dhe partive politike ju ka ofruar komoditet në jetën dhe veprimtarinë e tyre politike, pa marrë parasysh shkallën reale të interesimin të tyre për përmirësimin e jetesës së qytetarëve të atyre lokaliteteve.

Këto zgjedhje po ashtu do të mbahen mend për rritjen e shkallës së pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje, gjë e cila tregon rritjen e vetëdijes qytetare për rëndësinë e votës dhe peshën e qytetarit në vendimmarrje. Nga praktikat elektorale në të gjithë botën, rezulton se rritja e numrit të pjesëmarrësve në zgjedhje, zakonisht është votë pro opozitës, gjë e cila është dëshmuar në shumicën e komunave të Kosovës, ku qytetarët kanë votuar kundër pushtetit lokal dhe atyre kryetarëve që kanë qeverisur dhe udhëhequr me vite, duke i dërguar ata në balotazh. Përmes kësaj vote qytetarët kanë treguar mbështetjen ose ndëshkimin për pushtetet lokale, duke treguar kështu se mandati i çdo pushteti lokal dhe qeverisjes lokale, është i varur me realizimin ose jo, të premtimeve dhe angazhimin e tij ndaj qytetarëve dhe jo me mbështetjen që mund të marrë nga cilado parti ose lidership në kryeqytet.

Në opinionin publik në Kosovë është formuar një përshtypje, se zgjedhjet lokale, nuk do të arrinin këto standarde të kënaqshme demokratike, në çoftëse bashkësia ndërkombëtare e veçanërisht Bashkimi Evropian, aleatët evropian dhe aleati strategjik i Kosovës, Shtete e Bashkuara të Amerikës, nuk do të bënin thirrje ndaj të gjitha partive politike në Kosovë, institucioneve dhe qytetarëve për një proces të lirë e demokratike zgjedhor. Madje kjo është dëshmuar edhe nga takimi që ambasadorja amerikane në Kosovë ka mbajtur me liderët kryesor të partive politike në Kosovë. Dhe tërheqja e vijave të kuqe, se çfarë nuk guxon të ndodhë në asnjë rrethanë, shihet se ka dhënë rezultat.

Duket se presioni i jashtëm diplomatik, i bashkësisë ndërkombëtare kundër parregullsive në zgjedhje lokale në Kosovë, ka reflektuar në përmirësimin e dukshëm të efikasitetit të funksionimit të mekanizmave institucional dhe ligjor në parandalimin e parregullsive dhe dënimin e çdo shkelje nga cilido individ, bazuar në ligjet gjegjëse. Për herë të parë gjatë një fushate zgjedhore në Kosovë, të gjitha partitë politike dhe liderët politik jo vetëm se kanë treguar vullnet politik për proces të drejtë, të lirë dhe ruajtje të votës dhe vullnetit të qytetarëve, por edhe kanë bërë thirrje kundër manipulimeve në zgjedhje, gjë e cila ka zbutur edhe elementin militant të disa anëtarëve të partive politike dhe ka mundësuar fushatë të qetë dhe pa tensione.

Koordinimi i ngushtë në mes të mekanizmave të pavarur shtetëror si: KQZ-së, Prokurorisë së Shtetit, Policisë së Kosovës në një anë dhe të organizatave joqeveritare, shoqërisë civile, mijëra vëzhguesve vendor e ndërkombëtar dhe mediave në anën tjetër ka ndikuar që qytetarët të jenë të bindur se vota e tyre nuk do të manipulohet, gjë e cila ka ndikuar në rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në këto zgjedhje. Për më tepër se kaq, ky efikasitet jo vetëm se ka rritur besimin e qytetarëve ndaj këtyre institucioneve dhe përbën një përmirësim të imazhit institucional të vendit, por përbën edhe një model të mirë për mbarëvajtjen e proceseve tjera elektorale në Kosovë.

Qytetarët e Republikës së Kosovës, për një muaj kanë qenë të‘’bombarduar’’nga premtime, fjalime, tubime, spote dhe aktivitete të ndryshme elektorale të kandidatëve dhe partive politike. Aktivitete të cilat qytetarët, i kanë ndeshur jo vetëm në TV, radio, shtypin ditor, portale të lajmeve, rrjete sociale, SMS, por edhe në çdo shëtitje të tyre në lokalitete ku ata banojnë, si dhe në çdo lokal ku ata e kalojnë kohën e tyre të lirë. Madje duke se këto aktivitete elektorale nuk ju kanë mjaftuar partive kryesore politike, të cilat janë kujdesur që tubimet e tyre të i transmetonin drejtpërdrejtë në televizionet nacionale, si dhe në spote elektorale me përmbledhje të aktiviteteve ditore të tyre. Gjatë kësaj kohe, shpeshherë krijohej përshtypja se kjo fushatë dhe këto zgjedhje ishin një maratonë që nuk do të përfundonin kurrë.

Fushata zgjedhore dhe zgjedhjet kanë qenë kryefjalë edhe e ndejave e takimeve familjare dhe vizitave edhe në mes të afërmeve. Se fushata nuk ka kursyer askënd, pa dallim, e dëshmon edhe prania e fëmijëve dhe nxënësve në tubimet elektorale dhe ndërprerja e punës së Parlamentit të Kosovës. Partitë politike janë munduar që nëpërmjet kandidimit të personave të moshave, profesioneve dhe profileve të ndryshme (përfshirë shumë të rinjve dhe femrave) për Asamble Komunale, të mobilizojnë jo vetëm anëtarët dhe partitë e tyre por edhe më gjerë. Duke shndërruar kështu kandidimin shpeshherë jo vetëm në përfaqësim, por edhe mundësi të mirë punësimi për dikë! Për më tepër nivelit të angazhimit, aktiviteteve dhe shkallës së përkushtimit, të disa prej këtyre anëtarëve për subjektin politik që i takonin, do të ia kishin zili edhe besimtarët më të përkushtuar dhe të devotshëm ndaj fesë dhe religjionit.

Këto zgjedhje do të mbahen mend për dështimin e bashkësisë ndërkombëtare në organizimin, menaxhimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në veri të Kosovës, gjegjësisht dështimin e OSBE-së për lehtësimin e procesit zgjedhor dhe dështimin e EULEX-it në sigurimin e një ambienti të qetë dhe të sigurtë, gjë që nuk arriti ta sigurojë, jo vetëm në qytetet në veri të vendit në përgjithësi dhe përreth vendvotime në veçanti, por as edhe brenda vendvotimeve, në momentin kur ato po demoloheshin. Imagjinojeni për një çast të vetëm, nivelin e reagimit, ndaj një incidenti të tillë në komunat me shumicë shqiptare!
Mbarëvajtja e procesit zgjedhor në veri të Kosovës është karakterizuar nga fushata dhe thirrjet për bojkot nga radikalët dhe ekstremistët serb, kërcënimet për ata kandidatë, parti dhe qytetarë serbë të Kosovës që marrin pjesë në këto zgjedhje, deri tek rrahja dhe vendosja e bombave ndaj tyre. Grupet e ndryshme kriminale kanë penguar, kërcënuar dhe fyer, ata qytetarë serb që kanë guxuar të dalin në votime në veri të vendit, duke i quajtur ata edhe ‘’shqiptar’’.
Dënimi kundër dhunës në veri të vendit, nuk duhet të mbetet vetëm në nivel të deklaratave dhe komunikatave, por duhet, angazhim i shtuar dhe i pakompromis, i bashkësisë ndërkombëtare, që duhet të fillojë me shuarjen e të gjithë strukturave dhe grupeve ilegale/paralele dhe kriminale serbe, arrestimin e këtyre elementeve, vërjen e tyre para drejtësisë. Realizimi i procesit të çarmatosjes së asaj pjese, do t’i kontribuonte po ashtu stabilitetit afatgjatë atje, kur zgjidhjet do të gjendeshin përmes komunikimit normal, marrëveshjeve dhe institucioneve legale dhe jo përmes kërcënimeve, bombave dhe akteve kriminale.

Dështimi i bashkësisë ndërkombëtare për të kryer obligimet që dalin nga marrëveshja e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së, për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, në njërën anë dhe dështimi liderëve politik dhe institucioneve të Republikës së Serbisë, për të bindur banorët serbë të komunave veriore të Kosovës, për të dalë në zgjedhjet lokale, në anën tjetër, përkundër hapësirës së ofruar nga institucionet e Republikës së Kosovës, gatishmërisë për bashkëpunim dhe plotësimit të detyrimeve të saj, (sado veprime jo-popullore të kenë qenë ato), e bëjnë këtë të fundit të vetmin faktor real, të fuqishëm dhe të pazëvendësueshëm, për të ndryshuar gjendjen në atë pjesë të vendit.

Efikasiteti i institucioneve të Republikës së Kosovës për të garantuar zgjedhje të lira dhe demokratike në të gjithë territorin e vendit në përgjithësi dhe në komunat me shumicë serb në jug të vendit, në veçanti, duke i integruar ato plotësisht jo vetëm në proceset politike por edhe në institucionet e vendit, është tregues, i qartë se me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, Republika e Kosovës, mundet jo vetëm ta integroj dhe ta stabilizoj veriun e vendit, por edhe ta zhvillojë atë, për dallim nga Beogradi, i cili me skenar millosheviqian po mundohet ta bllokoj jo vetëm integrimin e vendit, por edhe vetë qytetarët serb të asaj pjese, si dhe të minoj stabilitetin dhe proceset integruese të gjithë Ballkanit.
Me gjithë sfidat, Republika e Kosovës, institucionet, partitë politike, shoqëria civile e veçanërisht populli i saj, kaluan një test të rëndësishëm të demokracisë dhe treguan një kulturë të re politike dhe qytetare, gjë e cila nuk duhet të shërbejë si festë, për tu vetëkënaqur por si ditë vetëdijesimi të gjithëmbarshëm, pasi që kjo nuk është një dhuratë, por një domosdoshmëri dhe parakusht për një shoqëri demokratike dhe të zhvilluar. Këto zgjedhje kanë dëshmuar se më e rëndësishme se kuptimi se cilat janë partitë kryesore politike në vend, më e rëndësishme, më e kuptueshme dhe më kryesore, për qytetarët e Kosovës, është qeverisja e përgjegjshme, transparente dhe efikase që mundëson përmirësimin e kushteve të jetesës dhe mirëqenies së qytetarëve, gjë e cila madje është dëshmuar edhe me fitoren e disa iniciativave, kandidatëve të pavarur dhe rotacione të pushteteve lokale në shumë komuna të Kosovës.

Partive politike dhe politikanëve duket se nuk ju kanë dalë të qëlluara analizat dhe kalkulimet e tyre për sa i përket rezultatit zgjedhor dhe synimeve për pushtet, por sado ironike të jetë, një gjë e kanë qëlluar, kur kanë deklaruar se: ‘’fitues i këtyre zgjedhjeve do të jetë qytetari i Kosovës’’, gjë e cila është dëshmuar të dielën e 3 Nëntorit, kur qytetarët kanë dalë fitues real të këtyre zgjedhjeve, duke përmbysur komoditetin e të gjithë skenës politike, qytetarët kanë dhënë mesazh të fuqishëm përmes votës së tyre, se janë vetë ata që përcaktojnë fatin e çdo qeverisje dhe pushteti, në rast të vetëdijesimit.
(Autori është politolog dhe kandidat për Master në Shkenca Politike)

Pesë persona arrestohen për vjedhjen e një telefoni

0

telefoni ajfonPolicia në Prizren, ka arrestuar pesë persona për përfshirje në vjedhjen e një telefoni të llojit “Iphon -4”.

Zëdhënësi i PK-së në Prizren, Hazir Berisha tha se vjedhja ka ndodhur në rrugën “Ismet Jashari” në Prizren. “Viktima ka raportuar për një rast të vjedhjes së telefonit në lokalin afarist të tij, i cili gjendet në rrugën “Ismet Jashari”.Personi i dyshuar kishte depërtuar ne lokal dhe nga tavolina në mënyrë të paligjshme kishte përfituar një telefon i llojit IPHONE-4s dhe një portofol ku në të kishte të holla rreth 50 euro”, tha Berisha.

Njësiti i Hetimeve Stacionin Policor në Prizren pas marrjes së informacionit lidhur me këtë rast, menjëherë ka fillua hetimet dhe pas një pune intensive ka arritur që t’i zbulon disa incizime Audio-vizuele ku shihen qartë të dyshuarit e mundshëm ne këtë rast.

“Identifikohen pesë të dyshuar të cilët shihen qartë gjatë ikjes në këtë rast. Te gjithë shoqërohen në Stacionin Policor në Prizren dhe intervistohen në prezencë të prindërve të tyre. Ata kanë pranuar para prindërve të tyre për vjedhjen e telefonit”, tha Berisha. Sipas tij, rasti ka kaluar në Prokurorinë Themelore në Prizren./PrizrenPress.com/

Koalicioni i fitores

0

mbledhja me StrukturaZafir Berisha ka është takuar me strukturat e Bashkimit Demokratik. Ai në këtë ka diskutuar për aktivitetet e deritashme, por veçanërisht për fushatën elektorale, rezultatet që dolën nga zgjedhjet e 3 nëntorit.

Berisha po ashtu ka elaboruar edhe marrëveshjen e koalicionit dhe qeverisjen e përbashkët me LDK-në.

“Vota për Bashkimin Demokratik me 3 nëntor është një tregues se qytetarët e Prizrenit dhe Dragashit kanë treguar gatishmëri për të mbështetur konceptin e ri politik që ka qene në garë dhe për të ndikuar në qeverisjen me progresive në të ardhshmen për këto dy komuna”

“Bashkimi Demokratik pas konsultave të gjera me të gjithë faktorët si dhe anëtarësinë e vet, është e vendosur në angazhimin e vet politik për sfidën e radhës, ku me këtë rast ftojmë votuesit tanë dhe të gjithë qytetarët e Prizrenit, që të jenë në vazhdimësi të përcaktimit tonë në ndryshimin e keqqeverisjes në Prizren dhe Dragash duke mbështetur tash koalicionin fitues BD-LDK, sepse duke e mbështetur këtë kombinim politik mbështetet edhe programi i Bashkimit Demokratik dhe ekipi i tij të cilët do të jenë pjesë në qeverisjen e ardhshme 4 vjeçare”.

Berisha kërkoi nga të gjithë aktivistët e BD-së, por edhe nga qytetarët që me 1 dhjetor të jenë më vigjilent në ruajtjen e votës dhe demokracisë në Kosovë, pasi që sipas tij, më 3 nëntor ka pasur përpjekje për të dëmtuar imazhin e procesit demokratik zgjedhor.

“ Për fat të keq edhe organet kompetente shtetërore kanë heshtur dhe po vazhdojnë të heshtin edhe pse janë në dijeni për zhdukjen e 3 vulave dhe shumë fletëvotimeve ende pa filluar procesi i votimit me 3 dhjetorë, proces i cili është përcjellë me tjetërsim të dhunshëm të votës së qytetarëve për të cilët janë të njoftuara edhe organet e drejtësisë”

Shefi i Shtabit zgjedhor Nysret Durmishi së bashku me kryetarin e partisë Osman Hajdari njoftuan strukturat e BD-së për përgatitjet që janë duke u bërë për zgjedhjet e 1 dhjetorit ku do të triumfojë koncepti ynë politik dhe koalicioni fitues./PrizrenPress.com/

 

Tërmet në Prishtinë

0

Prishtine-SkenderbeuDikur rreth orës 14:05 është ndier një lëkundje në Prishtinë, e cila zgjat për rreth 40 sekonda.

Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi prej 30 kilometrave në veri të Prishtinës, përkatësisht 13 kilometra në perëndim të Podujevës

Tërmetin e ka konfirmuar edhe Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare me seli në Francë.

Kjo është dridhja e dytë, brenda pak ditësh në kryeqytetin kosovar.

Rehabilitohet zona e ish kampingut në Prevallë

0

Prevalla-rehabilitohet ish kampinguMbetjet ndërtimore që kishte lënë aksioni i rrënimit dhe cmontimit të objekteve në ish-“Kampingun Veror” – Prevalla janë hequr, ndërkohë terreni i degraduar pothuajse një dekad, i është kthyer natyrës.

“Rehabilitimi i kësaj zone nga degradimi disavjecar në emër të shfrytëzimit të përkohshëm që kaloi në atë të përhershëm degradues ishte intervenimi i parë që duhej bërë”, ka thënë ministri Dardan Gashi.

Departamentet përkatëse të MMPH-së janë në përfundim të hartimit të strategjisë së rikthimit në shfrytëzim për qytetarët të zonës së ish Kampingut, por që s’do të ketë karakter si të atij paraprak.

Ish “Kampingu Veror” përbëhej nga 76 ndërtime të forta dhe rreth 100 ndërtime lëvizëse ndërkaq prej disa vjetësh vepronte ilegalisht duke shkelur dhe 2 kontatat e skaduara që kishte pas me Komunën e Prizrenit gjatë viteve 2007-2009 dhe 2009-2011.

Ministri Gashi ka marrë dhe një vendim për rrënimin e të gjitha objekteve pa leje në zonën e quajtur “Fshati Turistik” ku sipas të dhënave janë mbi 20 sosh./PrizrenPress.com/

Tri subjektet serbe në Prizren morën vetëm 66 vota

0

Prizreni5-24Krahas subjekteve shumicë shqiptare dhe atyre të pakicave të tjera që jetojnë në Prizren, përfshirë ato boshnjake, turke dhe të komunitetit RAE, në zgjedhjet e 3 nëntorit, garuan edhe tri subjekte serbe.

Pjesëmarrja e tyre paraqet konkurrimin e parë për zgjedhjet e lira të mbajtura pas shpalljes së Pavarësisë së vendit më 2008, ndërsa një përfaqësuese serbe ka qenë pjesë e Asamblesë Komunale të Prizrenit, në mandatin e dytë të mbajtur pas luftës, deri në vitin 2007.

Anëtari i Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ-së) në Prizren, Ilir Baldedaj, konfirmoi për “Zërin” se nga rezultatet e votimit në Prizren del se subjektet që përfaqësojnë komunitetin serb në këtë komunë morën 66 vota, shumicën në fshatrat Sreckë dhe Novakë.

Më e votuara nga ky komunitet doli Lista Iniciativa Qytetare Serbe (Gradjanska Iniciativa Serbska) që mori 46 vota. Ky subjekt pati më së shumti kandidatë, gjithsej tetë emra, ndërsa listës i prin Bogoljub Iliç.

Nga dhjetë vota ndërkaq morën dy subjektet tjera serbe Iniciativa Qytetare e Prizrenit (Gradjanska Iniciativa Prizren), që kishte gjashtë kandidatë me në krye Aleksandra Mitroviç dhe SLS që konkurroi me vetëm një kandidat, Ivan Krstiç.

Në anën tjetër askush nuk di sa vota kanë marrë këto subjekte nga votimet në Serbi. Këtë nuk e konfirmojnë as në KKZ e as një rrjetin e organizatës “Demokracia në Veprim”.

Në KKZ-në e Prizrenit po ashtu nuk jepen shifra rreth listës me numrin e saktë të votuesve serbë.

Në Prizren tashmë jetojnë pak serbë dhe se nuk dihet se ku jetojnë kandidatët e përfshirë në garën zgjedhore.

Referuar regjistrimit të fundit të popullatës, më 2011 del se në komunën e Prizrenit jetojnë 275 serbë, disa prej të cilëve në fshatra të luginës së Lumbardhit, që ndryshe njihet si “Zhupa”.

Nga 156.427 votues me të drejtë vote, në komunën e Prizrenit vullnetin e tyre qytetar, në zgjedhjet e fundit lokale e shprehën afro 60 mijë persona. Pas numërimit, ndërkaq doli se 7.800 vota ishin të pavlefshme, sidomos ato për Kuvendin Komunal apo shumë më tepër se herëve tjera.

Llogaritet që përafërsisht një kandidati për të qenë pjesë e organit më të lartë lokal, Asamblesë Komunale që ka 41 vende i duhet të ketë siguruar mbi 800 vota.

Kjo rregull ndryshon për femrat, të cilat mund të hyjnë në Kuvend me më pak vota, për shkak të përfaqësimit gjinor.

Koalicioni, i domosdoshëm për shumicën e legjislativit në Malishevë

0

MalishevaIniciativa Qytetare Për Malishevë (IQPM) dhe LDK-ja, kanë paralajmëruar se do të përpiqen të krijojnë koalicion vetëm pas zgjedhjeve të balotazhit.

Kandidati i IQPM-së për kryetar të Malishevës, Ragip Begaj, thotë se nëse fiton garën e 1 dhejtorit, do të ulet pastaj dhe të bisedojë me ata që janë të intersuar për koalicion paszgjedhjor në mënyrë që pushteti të funksionojë normalisht.

“Na duhet të bashkëpunojmë me dikë nga subjketet e tjera në legjislativin komunal në interes të qytetarëve të Malishevës dhe do të përpiqemi të gjejmë zgjidhjen më të mirë të mudëshme”, thotë Begaj.

Ai thotë se nëse nuk e siguron mbështetjen as të PDK-së dhe LDK-së, ai si kryetar do të nxjerrë vendime në interes të qytetarëve të Malishevës.

Edhe Sali Morina kandidat i LDK-së për kryetar të Malishevës, thotë se në rastëse fiton me 1 dhejtor do të kërkojë mbështetjen e subjekteve të tjera politike për të siguruar mazhorancën në legjislativ.

“Duhet të ulemi me subjektet e tjera për të shikuar solucionin”, thotë Morina./Koha Ditore/

Vehapi: Rahovecin do ta qeverisim ne

0

IdrizVehapi-rahovec-pdkKandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Rahovecit, Idriz Vehapi, ka thënë se di shumë më mirë ta qeverisë komunën sesa kandidati i AAK-së, Smajl Latifi.

“AAK-ja dhe kryetari në largim, Smajl Latifi, kanë keqqeverisur”, ka thënë Vehapi në një intervistë për “Epokën e re”.

Beson se më 1 dhjetor do të rikonfirmohet me një rezultat më bindës fitorja e 3 nëntorit. “Duke pasur parasysh suksesin e arritur më 3 nëntor, presim fitore bindëse më 1 dhjetor”, ka thënë Vehapi, duke shtuar se adresa e së mirës, zhvillimit dhe përparimit të komunës së Rahovecit është PDK-ja.

Ai ka thënë se në balotazh do të marrë vota nga elektorati edhe i partive të tjera që nuk janë pjesë e garës së balotazhit.

“Pres mbështetje nga votuesit e partive të tjera sepse në të gjitha aspektet jam më i fuqishëm se kundërkandidati im nga radhët e AAK-së, Smajl Latifi. Rahoveci më 1 dhjetor do të fitohet nga PDK-ja dhe unë do të jem kryetar i komunës për katër vjetët e ardhshëm”, ka thënë Vehapi.

Edhe pse kundërkandidati i tij ka lidhur koalicion me LDK-në, Vehapi thotë se ky koalicion nuk do t’i bëjë punë.

“Assesi nuk kemi arsye t’u frikësohemi koalicioneve. Qytetarët e komunës së Rahovecit e dinë se PDK-ja dhe kandidati i saj e kanë programin më të mirë për ta qeverisur komunën”, është shprehur Vehapi, duke shtuar se gjatë mandatit të tij Rahoveci do të ketë më shumë zhvillim ekonomik.

“Gjatë qeverisjes sime Rahoveci do të jetë më i zhvilluar, do të ketë ngritje të mirëqenies sociale, do të ketë përkrahje të prodhimeve vendore, arsim më të avancuar, shërbime cilësore në shëndetësi si dhe trajtim të veçantë për rininë dhe kulturën. Të gjitha këto ndryshime do t’i bëjë më mbështetjen e lidershipit të PDK-së dhe të qytetarëve të Komunës së Rahovecit”, ka deklaruar Vehapi.

“Do you read me” bën bashkë artistët shqiptarë e serbë

0

Festivali-DoYouReadMeEdhe pse jashtë është një urë që i ndan shqiptarët dhe serbët, është një qendër kulturore dhe një festival i letërsisë që ka arritur t’i bëjë bashkë artistë e të rinj nga të dyja komunitetet

Një numër i madh shkrimtarësh nga Kosova, Shqipëria, Bosnja e Serbia të shtunën mbrëma kanë prezantuar poezitë e prozat e tyre në festivalin e letërsisë “Do you read me”, i cili u mbajt për herë të parë në qendrën e kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë. Brenda sallës së kësaj qendre në njërën anë ishin ulur publiku shqiptar në tjetrën ai serb, të cilët duartrokisnin çdo artist që dilte në skenë.

Festivali i cili u moderua nga regjisori, Bekim Lumi, së bashku me kroaten, Mima Simiq, ka si qëllim të bashkojë shqiptarë e serbë në një vend për të ngjallur jetën kulturore në këtë qytet.

I pari i cili u ngjit në skenën e festivalit ishte publicisti Halil Matoshi. I pyetur se përse komuniteti i artit dhe letërsisë shpeshherë arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët sesa ata të politikës, ai ka thënë se një teori e tillë vështirë se mund të konsiderohet si e saktë.

“Se di sa artistët dinë të gjejnë gjuhë të përbashkët ose jo, por e di që sidomos letrarët janë iluzionistë dhe idealistë, ne mendojmë që atë që e ka prishur politika mund ta ndreqim ne, por unë definitivisht dyshoj”, përfundoi fjalën e tij Matoshi, duke u ulur në kolltukun që ishte vendosur në skenë, filloi të lexonte poezi, ndër to ishin “Mërzi Dhembje”, “Neveria”, “U çart moti” e “Paqe e pabesueshme”, shkruan Zëri.

Pas tij në skenë për një bashkëbisedim u ftuan dy shkrimtarët, Xhevdet Bjari, poet dhe shkrimtar nga Rahoveci dhe Vlladimir Arsejenovic nga Beogradi, të cilët folën për takimin e tyre të rastësishëm, i cili kishte ndodhur në vitin 1999 në Meksikë në kuadër të një festivali, dhe prej atëherë ata kishin vazhduar kontaktet me njëri-tjetrin.

Vlladimir Arsejenovic, i cili është edhe organizator i këtij festivali nga shoqata “Krokodill”, kohën kur janë takuar e ka vlerësuar si një periudhë e zymtë, duke thënë se gjatë asaj kohe me ftesë nga organizata ndërkombëtare e shkrimtarëve, ata kanë pasur rastin të njihen me njëri-tjetrin. “Nuk ka qenë lehtë. Ishte qershori i vitit 1999 kur ka ndodhur ky takim, është interesant se kemi qenë me familjet tona, dhe i vazhdojmë kontaktet edhe sot”, ka thënë Arsejenovic.

Ndërkaq Xhevdet Bajri e vlerësoi këtë si një festival i cili bashkon të gjithë pa dallim, ka thënë se ndjehet i lumtur që është në mesin e artistëve.

“Jam i lumtur që jam këtu në mesin e këtyre njerëzve që janë këtu, në kushtet kur kemi shkuar në Meksikë, nga popujt tanë ne jemi cilësuar si tradhtarë, mua më kanë akuzuar se po bashkëpunoj me serbët, por tani ne jemi këtu së bashku, kjo është me rëndësi”, deklaroi Bajri.

Gjithashtu në një bashkëbisedim janë ftuar edhe ajo që u quajt befasia e këtij festivali, aktori kosovar Enver Petrovci dhe aktori serb Miki Manoljeviç, të cilët kanë folur për përvojat e tyre si aktorë në ish-Jugosllavi.

Petrovci me këtë rast duke kujtuar fillimet e tij si aktor, ka treguar kohën kur ka luajtur në një serial serb në të cilin kanë qenë të dy, por jo bashkë me njëri-tjetrin, duke mos pasur rast kështu të takohen.

“Miki ka qenë një prej emrave më të nderuar, pse duhet ta nderoj Mikin, sepse para se gjithash ai është njeri, gjatë tërë kësaj kohe që kemi kaluar ai ka mbetur njeri nuk është përlyer aspak”, ka thënë Petrovci. Kurse Miki Manoljeviç e ka vlerësuar Petrovcin si një aktor të madh, përkundër faktit që nuk kanë luajtur asnjëherë bashkë, ai duke shpresuar se një gjë e tillë të ndodhë së shpejti.

Gjatë këtij festivali të rinjtë që kishin ardhur herë pas here i ka argëtuar grupi multietnik i rokut “Gilespie”. Ndërkaq në kuadër të këtij festivali me poezitë e tyre janë shfaqur para publikut boshnjaku Bekim Sejranoviq, duke lexuar pjesë nga romani i tij “Sandalet”, i cili përbëhet prej disa tregimesh të shkurta, për t’u përmbyllur kështu me shkrimtaren nga Tirana, Luljeta Leshanaku e cila ka recituar pesë poezi të saj.

Festivali “Do You Read Me”, është organizuar nga Qendra “Multimedia” në Prishtinë dhe Shoqata “Krokodil” nga Beogradi, ndërkaq është financuar nga Ambasada Zvicerane në Kosovë, që për partner ka organizatën Community Building Mitrovica.

Ashton: Zgjedhjet në Veri, hap drejt BE’së

0

ashtonAshton shprehet e kënaqur me procesin e rivotimit në Mitrovicën e Veriut. Ajo thotë se suksesi i këtyre zgjedhjeve hap një etapë të re për Kosovës dhe Serbinë në rrugën e tyre drejt BE’së.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Catherine Ashton është shprehur e kënaqur me procesin e rivotimin në tri vendvotimet e Mitrovicës Veriore, i cili është zhvilluar pa incidente.

Në një konferencë për shtyp, Ashton ka thënë se këto zgjedhje nisin një periudhë të rëndësishme për rrugën e Kosovës dhe Serbisë drejt BE’së, transmetojnë mediat serbe.

“Edhe pse ende nuk e kemi një fotografi të qartë të zgjedhjeve, të cilat kanë kaluar në një ambient të qetë, ne jemi të kënaqur kur shohim se rezultat preliminare janë duke arritur”.

“Kjo është një etapë e rëndësishme në rrugën e Kosovës dhe Serbisë drejt BE’së”.