11.7 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026
Home Blog Page 8916

Maloku: Armët kimike nuk janë të rrezikshme

0

Naim MalokuUshtaraku i karrierës, i diplomuar në kiminë ushtarake, Naim Maloku, konsideron se Shqipëria ka humbur shumë në mospranimin e armëve kimike të Sirisë. Sipas tij, armët e Sirisë nuk do të paraqesin rrezik nëse do të çmontohen nga ekspertët e NATO’s.

Ai, në një intervistë për Zërin, thotë se Shqipëria nuk do ta kishte asnjë konsekuencë nëse do të pranonte që armët kimike të Sirisë të çmontoheshin në territorin e saj.

Ai ka thënë se ka pas rastin që edhe vet t’i prodhojë këto armë, dhe se sipas tij çështja e çmontimit të armëve kimike në Shqipëri është bërë më shumë çështje politike sesa që ishte rrezik real për atë shtet dhe banorët e saj.

“Janë politizuar shumë këto armët kimike, normalisht Shqipëria nuk ka kapacitete as teknike, as humane as profesionale për të bërë çmontimin e tyre. Nuk është aq rrezik sa janë paraqitur”, ka thënë Maloku.

Më 6 dhjetor, seanca fillestare për Grupin e Drenicës

0

SulejmanSelimi5-25Seanca fillestare në rastin e “Grupit të Drenicës” do të mbahet me 6 dhjetor në Prishtinë, tha për Radio Kosovën, Tomë Gashi, avokat i Sylejman Selimit.

Gashi tha se nëse deri më 23 nëntor nuk ndërpritet paraburgimi ndaj Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tij, atëherë do të kërkohet nga kryetari i trupit gjykues ndërprerja e kësaj mase dhe mbrojtja e tyre në liri.

Presidenti zviceran Maurer viziton Kosovën

0

UeliMaurer-presidenti zviceranMe ftesë të Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga sot në Kosovë do të qëndrojë Presidenti i Zvicrës, Ueli Maurer. Sipas një njoftimi për media, pas takimit Jahjaga e Maurer do t’i drejtohen mediave.

Zvicra ka njohur Pavarësinë e Kosovës më 27 shkurt të vitit 2008, kurse një ditë më vonë, të dy shtetet kanë lidhur marrëdhënie diplomatike.

Zgjidhje ligjore për kandidatët me aktakuzë

0

Zgjedhje-kosove-logoNisur nga jurispodenca, sipas njohësve të çështjeve juridike, një person konisderohet I pafajshëm derisa përfundimisht nuk dënohet. Mirëpo nga aspekti moral është diçka tjetër. Ata nuk do të duhej të kandidonin.

Kandidimi në poste publike, në veçanti në zgjedhje i personave të cilët janë në procese gjyqësore, nuk mund të pengohet derisa nuk ka një dispozitë ligjore, e cila do të precizonte më saktësisht.

Për analistët politikë, kjo çështje duhet të zgjidhet në mënyrë ligjore, pasi që nuk do të mjaftonte vetëm ndryshimi i Ligjit për zgjedhje.

Njohësi i çështjeve jurudike, Riza Smaka, ka thënë se kjo çështje është e rregulluar me parimet fundamentale, ku thotë se përderisa personi nuk dënohet, përfundimisht gjithnjë konsiderohet i pafajshëm.

“Është është ana juridike, e te komponenti moral mbase nuk do të duhej të ishte kështu. Unë pot ë isha nën hetime do të ndihesha incompetent për të qenë në listë, mirëpo kjo varet prej individit. E nga aspekti i jurisprudencës, këta që janë nën hetime mund të merren apriori, që nuk janë të pafajshëm. E nuk do të ishte zgjidhje e qëndrueshme, nëse do të caktohej aty ndonjë ndalejsë se kushdo që ëshë nën hetime mund të bëhet kandidat”, ka thënë Smaka. /Kosova Sot/

“Kolona” nuk ndalet, fiton çmimin kryesor në “Swikos”

0

Kolona-filmNë Bazel të Zvicrës ka përfunduar festivali shqiptaro-zviceran i filmit të shkurtër.

“Kolona” e regjisorit Ujkan Hysaj ka fituar çmimin “Best Film” në festivalin e filmit të shkurtër “Swikos” që u mbajt në Bazel.Lajmin e ka konfirmuar për KultPlus, drejtori i kësaj ngjarjeje kulturore, Florim Brajshori.

Ky njëherësh është çmimi i 13-të ndërkombëtar për filmin e regjisorit të ri kosovar që trajton tematikën e luftës në Kosovë, dhunën dhe represionin e regjimit serb ndaj popullatës civile.Ky film po shënon histori kinematografike kosovare pasi ka fituar më së shumti çmime ndërkombëtare prej të gjithë filmave të realizuar ndonjëherë në Kosovë, qoftë të metrazhit të gjatë apo të shkurtë.

Në Bazel, çmimin për montazhin më të mirë e ka fituar filmi “Heshtje” i regjisorit kaçanikas Bekim Guri.Vetë regjisori Guri ka bërë të ditur për kultplus se montazhën e filmit e ka realizuar Valon Jakupaj dhe Bledar Bujupi të cilët kanë mbaruar shkollimin për këtë lëmi në Angli. Ky është njëhërësh çmimi i tretë ndërkombëtar për filmin “Heshtje” pas atij “Best Short Fiction në festivalin “CineRail” në Paris si dhe çmimit të publikut në Festivalin Ndërkombëtar të filmit në Tiranë.

Drejtori i “Swikos” Florim Brajshori bëri të ditur se “Kaseta e dasmës” e Ariel Shabanit i ka fituar dy çmime, atë të Aktorit më të mirë që i takoi Astrit Kabashit si dhe çmimin e publikut.Çmimi “Kamera më e mirë” i ka takuar filmit “Sturm” (Stuhia) të Akademisë së filmit në Cyrih. Ndërsa çmimi “Regjia më e mirë “ regjisorit zviceran Luca Zuberbuhler me filmin “Lothar”.
Gjatë dy ditëve të ediconit të shtatë të këtij festivali, janë prezantuar 15 projekte filmike të regjisorëve kosovarë dhe atyre zviceranë.

„Swikos“ është festivali shqiptaro-zviceran i filmit të shkurtër, i cili për të shtatën herë me radhë mblodhi bashkë sërish në Bazel të Zvicrës regjisorë, skenaristë dhe producentë filmash nga Kosova, Zvicra, Shqipëria, Maqedonia dhe Gjermania.

Studentët, protestë në mbrojtje të “Grupit të Drenicës”

0

Proteste-grupi i drenicesNë shenjë kundërshtimi të arrestimit dhe ngritjes së aktakuzës ndaj “Grupit të Drenicës”, sot në Prishtinë në orën 12:00 organizatat studentore do të mbajnë një protestë gjithëpopullore, e cila do të përkrahet edhe nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Marsh i protestuesve do të niset nga objekti i Qendrës Studentore dhe do të vazhdojë në drejtim të objektit të EULEX-it.

Daci: Duhen zgjedhje të reja parlamentare

0

Daci-lddLideri i Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD), akademik Nexhat Daci, është shprehur se vetëm zgjedhjet e reja parlamentare mund t’ua kthejnë dinjitetin popullit dhe institucioneve të Kosovës.

Megjithatë, ai ka deklaruar se këto zgjedhje duhet të mbahen vetëm pas një reforme të mirëfilltë zgjedhore dhe një disiplinimi të subjekteve politike. Daci ka thënë se shtetin e Kosovës duhet ta drejtojnë forca politike që u thonë stop korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, ai ka vlerësuar se zgjedhjet e fundit parlamentare ia kanë qit faqen e zezë Kosovës. “Zgjidhja e vetme për t’ia kthyer dinjitetin gjithë popullit të Kosovës janë zgjedhjet e reja parlamentare, por të përgatitura mirë. Kjo nënkupton reformimin e ligjit zgjedhor dhe disiplinim të vendorëve dhe ndërkombëtarëve”, ka thënë Daci.

Sa iu përket zgjedhjeve të 3 nëntorit, ai ka deklaruar se nga jashtë ky proces është dukur si “shik” por, sipas Dacit, nga brenda nuk ka qenë i tillë. Daci është shprehur i kënaqur me rezultatin që ka arritur në zgjedhjet e 3 nëntorit aleanca AAK-LDD. Sipas tij, treni i këtij koalicioni është nisur në drejtim të duhur dhe ka marrë hovin e shpejtësisë së nevojshme për të arritur në stacionin e caktuar në zgjedhjet nacionale. “Nuk kam pasur pritje më të mëdha. Saktësisht, kam vlerësuar që si koalicion do të jemi rreth 15 për qind dhe do të ketë ngritje nga një pozicion në tjetrin. Pra, treni i koalicionit AAK-LDD është nisur në drejtim të mirë dhe ka marrë hovin e shpejtësisë së nevojshme që të arrijë në stacionin e caktuar në zgjedhjet nacionale”, ka thënë Daci.

Kreu i dardanëve e ka kritikuar edhe kryeministrin Hashim Thaçi. Ai ka thënë se Thaçi në disa raste, në procesin e dialogut që po zhvillohet në Bruksel, tepër shpejt ka lëshuar pe ndaj Serbisë. Në këtë intervistë, Daci, i cili e njeh fushën e kimisë, ka folur edhe për mundësinë e shkatërrimit të armëve kimike siriane në Shqipëri. Ai nuk ka dashur të japë ndonjë rekomandim për Qeverinë shqiptare, por ka thënë me përgjegjësi profesionale se Shqipëria nuk ka kapacitete për plehra të askujt.

“Epoka e re”: Zgjedhjet lokale të 3 nëntorit nga vendorët dhe ndërkombëtarët janë vlerësuar në përputhje me standardet demokratike. Çfarë vlerësimi keni ju, z. Daci?

Daci: Bindja ime përgjithësisht nuk dallon prej këtyre vlerësimeve, por kam një qasje tjetër fare. Këto zgjedhje nga jashtë janë dukur shumë ‘in’, shumë ‘shik’, të veshura me petkun e demokracisë. Por, në qoftë se hyhet në analizë detale, dalin dy rezultate: njëra e pakuptueshme që, veç Kosovës, i duhet aq shumë kohë për rezultate preliminare, kurse për rezultatet përfundimtare edhe më gjatë. E dyta, është gullashi ynë kosovar që brenda familjes, brenda llojit të bëhen vjedhje, të cilat nuk janë të vogla që ia qesin hijen e keqe. Krahasuar me zgjedhjet e deritanishme që i ka organizuar Kosova, këto janë zgjedhjet më të mira që japin një shans për perspektivë të avancimit të proceseve zgjedhore në Kosovë.

“Epoka e re”: Sa jeni të kënaqur me rezultatet që ka arritur aleanca AAK-LDD?

Daci: Dalloj pak prej partnerit, udhëheqësit të koalicionit, Ramushit. Nuk shoh arsye për pakënaqësi të mëdha. Shkencërisht po them, kur procesi ka zhvillim në drejtim të rritjes, të ngritjes, është shenjë e mirë. Kur organizmi i njeriut fillon të ketë apetit më të mirë dhe gjumë më të rehatshëm, është rezultat i mirë sepse po krijohet shëndet i mirë brenda organizmit. Mos të harrojmë se AAK-ja padrejtësisht ka qenë pa zot shtëpie një kohë të gjatë dhe kthimi i Ramushit, energjia e madhe e tij për punë, përvoja dhe vullneti i tij kanë bërë që ajo makineri të fillojë të lëvizë në drejtim të duhur. T’jua përkujtoj se në Kosovë ky është koalicioni i vetëm që dy liderë shqiptarë kanë gjetur forcë të bashkohen për t’i ndryshuar proceset e këqija të rrjedhave në Kosovë me procese të mira. Prandaj, nuk ka vend për pakënaqësi të mëdha. Besoj se edhe Ramushi po kthjellët pak, sepse humbjet në raundin e parë në Pejë dhe Gjakovë e kanë destabilizuar nja dy ditë. Mendoj se jemi i vetmi subjekt, si koalicion që ka ngritje të shëndetshme në krahasim me zgjedhjet e kaluara nacionale dhe ato lokale. Pra, nuk kam arsye të jem i pakënaqur dhe për herë të parë po ju them se sadopak është edhe një ndikim i vogël i LDD-së në këtë punë të përbashkët, ka pasur shumë dinamikë në tubimet e shumta zgjedhore që janë mbajtur. Kjo është perspektivë e saktë pozitive e këtij koalicioni për zgjedhjet e ardhshme nacionale.

“Epoka e re”: Kanë qenë këto pritjet e juaja edhe para procesit apo keni pritur më shumë?

Daci: Nuk kam pasur pritje më të mëdha. Kam vlerësuar se si koalicion do të jemi rreth 15 për qind dhe do të ketë ngritje nga një pozicion në tjetrin. Pra, treni i koalicionit AAK-LDD është nisur në drejtim të mirë dhe ka marrë hovin e shpejtësisë së nevojshme që të arrijë në stacionin e caktuar në zgjedhjet nacionale. Nuk mund të them se jam i shastisur apo i lumtur me këto rezultate, sepse në radhë të parë nuk jam i kënaqur me kontributin e potencialit që ka LDD-ja, por për mua janë me rëndësi kahet e zhvillimeve të proceseve. Mendoj se është një proces pozitiv për koalicionin tonë dhe jam optimist se do të ecim edhe më mirë në zgjedhjet nacionale.

“Epoka e re”: Çfarë dallohet në këto zgjedhje është një rritje e lehtë e LDK-së. Analistët kanë thënë se kjo ka ndodhur për shkak se elektorati i LDD-së ka votuar për LDK-në. Cili është komenti juaj?

Daci: Besoj se ka të vërteta në atë, sepse shtëpia e madhe e LDK-së dhe e Ibrahim Rugovës, ku kemi qenë bashkë, ka telashe me menaxhim. Nuk do të thosha se ka ngritje proporcionalisht me armatën prej 30-përqindësh të të rinjve që hyjnë çdo vjet në moshën për të votuar. Unë nuk ia dëshiroj të keqen kurrë LDK-së sepse në një mënyrë një pjesë të jetës politike e kam kaluar aty. LDK-së i dëshiroj sukses të vazhdueshme, por në qoftë se rinumërimi i votave del që LDK-ja nuk është e pastër në atë proces, siç u konfirmua këto ditë, atëherë ajo ngritje do të dukej e dyshimtë dhe e errët, që nuk i bën mirë asaj shtëpie, e cila nuk e ka pasur atë epitet deri tani.

“Epoka e re”: Sa besoni se aleanca AAK-LDD do të arrijë t’i marrë përsëri komunat që është në balotazh?

Daci: Jam i bindur plotësisht në Pejë. Në Gjakovë kandidati ynë e ka kundërkandidatin shumë të mirë. Mimozën e çmoj si personalitet që ka aftësi t’i lëvizë çështjet teorike-ekonomike, por atë potencial që ka pasur në Qeveri nuk e ka përdorur për Gjakovën dhe këtu është arsyeja që Pali mund ta rikthejë rezultatin. Të gjitha rezultatet e arritura në përgjithësi në Gjakovë janë rezultat i forcës individuale të Palit, e jo i shtetit. Në qoftë se Pal Lekaj di ta rrotullojë këtë mekanizim për së mbari, nuk është pa shanse për ta fituar Gjakovën.

“Epoka e re”: Z. Daci, ju keni qenë edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës, institucion ky që është futur në një krizë dhe as pas zgjedhjeve lokale nuk po mund ta marrë vetën. Si e shihni punën e këtij Kuvendi?

Daci: Kam deklaruar se zgjedhjet e fundit parlamentare ia kanë qit faqen e zezë Kosovës dhe moralit shqiptar. Kanë qenë zgjedhje me vjedhje industriale të votave. Institucioni përfaqësues i popullit është Kuvendi i Kosovës, jo Qeveria apo Presidenca. Ai produkt që ka dalë prej atyre zgjedhjeve është ky që ia ka marrë fytyrën edhe Kuvendit të Kosovës dhe s’ka shanse që ky Kuvend t’ia kthejë fytyrën e bardhë Kosovës, sepse nuk është një individ, po një strukturë e individëve me të kojtme të madhe enorme. Prandaj, zgjidhja e vetme për t’ia kthyer dinjitetin gjithë popullit të Kosovës janë zgjedhjet e reja parlamentare, por të përgatitura mirë. Kjo nënkupton se duhet të ndodhë reformimi i ligjit zgjedhor dhe disiplinimi i vendorëve dhe ndërkombëtarëve.

“Epoka e re”: Për këto zgjedhje të reja parlamentare të parakohshme me kë do të mund të bashkëpunonte aleanca AAK-LDD? Është folur shumë për partneritetin Thaçi-Haradinaj.

Daci: Nuk besoj në ato kombinime teorike sepse shekulli që po jetojmë karakterizohet me jobesnikëri në politikë në krejt botën. Për shembull, Belgjika një vit e gjysmë ka qenë pa qeveri dhe shumë vende evropiane kanë mundësi të mbesin pa qeveri, duke përshirë edhe Gjermaninë me krejt atë potencial që ka. Për mua e vetmja zgjidhje është që koalicioni AAK-LDD fuqishëm ta përshpejtojë energjinë, të cilën e ka krijuar dhe akumuluar për pozitivitet. Pra, të ketë dalje të qytetarëve më shumë në zgjedhje nacionale dhe tek atëherë të hyjnë forcat që janë imune ndaj së keqes, ndaj korrupsionit dhe ndaj krimit të organizuar. Duhet të vijnë forca që kanë dije dhe vullnet, që shtetin e Kosovës ta bëjnë të atillë që rinia në radhë të parë do ta donte, duke i dhënë shkollim të mirë dhe shëndetësi të mirë. Gjithashtu, për të bërë përpjekje për ta lëvizur makinerinë e zhvillimit në ekonomi. AAK-ja dhe LDD-ja kanë potencial të mirë për të bërë bashkëqeverisje të mirë dhe të përgjegjshme para qytetarëve.

“Epoka e re”: Me cilat forca politike do të kishit bashkëqeverisur: PDK-në, LDK-në apo VV-në?

Daci: Këtë çështje po e rezervoj për vete. Nuk do të bëj ndonjë vijë të kuqe, duke thënë se LDK-ja nuk bën apo PDK-ja nuk bën. Njerëzit të cilët kanë treguar tendencë të keqe vetjake, qoftë në nivel komunal, qoftë në nivel qendror, nuk do të merrnin pozicione. Kanë qenë bashkë në koalicion PDK-ja dhe LDK-ja dhe nuk kemi parë shumë hair. Prandaj, dua ta shoh një herë fuqinë tonë reale që e përkrah populli dhe një platformë të shkurtër zgjedhore me obligime të mëdha kohor për secilin vit se çfarë ka për t’u realizuar.

“Epoka e re”: Kohë më parë keni qenë më entuziast rreth një bashkëpunimi në mes të Thaçit dhe Haradinajt?

Daci: Kam dashur të rrezatoj optimizëm. Kam thënë se disa lëvizje të z. Thaçi, i cili e ka pasur edhe ndihmën e AAK-së në Bruksel, kanë qenë e vetmja zgjidhje, por tash tepër shumë e kanë përshpejtuar shpejtësinë e lëshimit pe ndaj Serbisë. Drejtimi i politikës së Thaçit ka qenë i mirë për këtë çështje, por aq shumë e ka përshpejtuar shpejtësinë që më tepër e ka shfrytëzuar Serbia për të marrë më shumë sesa ka pritur. Andaj, mendoj se ndërrimi i Qeverisë do të jetë një freski në të gjitha drejtimet për Kosovën.

Daci: Shqipëria s’ka kapacitete për plehrat e askujt

“Epoka e re”: Hapësira shqiptare është përfshirë në debatin rreth shkatërrimit të armeve kimike siriane. Cili është mendimi juaj si ekspert i kësaj fushe? Duhet ta pranojë Shqipëria një gjë të tillë?

Daci: Po flas shkencërisht. Realiteti i krijuar në Shqipëri pas rënies së komunizmit, pos anës pozitive, ka sjellë shumë anë të errëta. Janë zbrazur depot e Evropës me insekticide dhe me herbicide me afat të skaduar të përdorimit dhe shkatërrimi i të cilave është shumë i vështirë në një hapësirë të vogël sa është ajo e Shqipërisë. Elementi i dytë është se Shqipëria ka diku 419 apo 421 kilometra vijë bregdetare, e cila, në pamundësi ekonomike, është tepër e ndotur. Ajo që për shekullin 21 duhet të jetë lokomotiva kryesore për nxjerrjen e Shqipërisë ekonomikisht për t’iu dhënë shqiptarëve një jetë që e meritojnë sipas pasurive që iu ka dhuruar Zoti, tash do të krijohet në opinionin evropian dhe botëror një frikë areale. Nuk besoj se NATO-ja, e prirë nga SHBA-ja, ka qëllim të keq, sepse shtetet anëtare të NATO-s duhet të marrin edhe obligime të përbashkëta. Megjithatë, po them me përgjegjësi profesionale se Shqipëria nuk ka kapacitete për plehra të askujt. As të Qeverisë së mëparshme e as të kësaj Qeverie nëse i krijon. Qeverinë shqiptare unë e marr si lokomotivë që shqiptarët duhet t`i çojë në integrimet euroatlantike me ekonomi të shëndetshme, me shkencë të shëndetshme dhe me jetë normale. Të njëjtën gjë që e mendoj për Kosovën, e mendoj edhe për Shqipërinë. Besoj se kanë mundësi kreative në krejt këta lëmenj që po flas, jo për të krijuar frikë, sepse Qeveria shqiptare është e autorizuar me votën e vet të marrë vendime që dëshiron, por në botë ka shumë hezitime ndaj këtyre armeve.

Merrni shembull vetëm trenat me hedhurina kur kalojnë nga Franca në Gjermani si reagon opinioni gjerman. Po ashtu, merrni shembull edhe rënien e partive që e kanë përkrahur atë vijë. Unë do të dëshiroja një Kosovë dhe një Shqipëri tjetër fare sa i përket shkencës së mjedisit dhe kjo ka mundësi të bëhet. Ajo që u mungon shqiptarëve në përgjithësi është mendësia grupore, jo individuale. Pra, për ta shfrytëzuar dijen që e kanë brenda popullit si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Shpresoj se më në fund të ketë një zgjim të madh të të gjithë neve dhe të merren obligimet, sepse kur futeni në organizma ndërkombëtarë keni edhe obligime, por obligimet duhet të jenë brenda kapaciteteve.

EULEX: U garantua siguria gjatë procesit të zgjedhjeve

0

EULEX-pjestartEULEX përmes një komunikate për media thekson se sipas vlerësimit paraprak në terren lidhur me përsëritjen e zgjedhjeve në tri qendra të votimit në veri të Mitrovicës, dje , ofruesit e sigurisë, Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i i kanë përmbushur detyrat e tyre në mënyrë efikase.

Ata kanë vepruar në mënyrë efikase për ta garantuar sigurinë e votuesve, të anëtarëve të komisioneve të qendrave të votimit dhe të lehtësuesve të zgjedhjeve nga OSBE-ja. Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i, në rolet e tyre si reagues të parë, të dytë dhe të tretë, e kanë mbrojtur mjedisin dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës, në pajtim me mandatin e tyre.

“Jam shumë i kënaqur që procesi i votimit dje u krye në mënyrë të qetë, pa incidente të mëdha, duke ju ofruar mundësi qytetarëve që ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar. Bashkërendimi ndërmjet EULEX-it, PK-së, KFOR-it dhe OSBE-së ishte i shkëlqyeshëm”, thotë Bernd Borchardt, Shefi i Misionit EULEX në Kosovë.

Një fotografi historike që tregon dëbimin e shqiptarëve nga Çamëria

0

Ikja-nga-CameriaNjë fotografi e rallë e shpërndarë në internet, thuhet se tregon shpërnguljet masive çame nga Çamëria. Thuhet se fotografia është marrë nga një aeroplan Italian dhe se mbetet një dëshmi nga spatrimi i shqiptarëve të Çamërisë. Ky material mund të ndihmojë që bota të njihet më Çamërinë dhe të rinjtë tanë të vetedijësohen për këtë tragjedi kombëtare, thuhet në diçiturën e kësaj fotoje shpërndarë në rrjetin social Facebook, shkruan shqipmedia.

Çamëria, ana e panjohur e saj!

Gjatë Konferencës së Ambasadorëve në Londër në vitin 1913, një pjesë jugore e Shqipërisë u ndërpre – u nda nga trungu i saj dhe i është aneksuar shtetit grek, pavarësisht nga fakti se shumica e banorëve aty ishin shqiptarë, të të dy prej të besimive fetare ortodoks dhe musliman.

Ndërsa shqiptarët ortodoksë ishin shënjestra e procesit brutalë e helenizimit të tyre, shqiptarët muslimanë u vranë ose u shfarosë, ata që mbetën u dëbuan me forcë nga tokat e tyre stërgjyshore nga qeveria greke, si kjo pamje që paraqitet për herë të parë dhe thuhet se është marrë nga filmimet sekrte të Luftës së Dytë Botërore, ruajtur në arshivat e Uashingtonit dhe Londrës.

Popullsia e Çamërisë, me përkatësi të besimit fetar myslimanë u konsideruan si një minoritet fetar , dhe disa prej tyre u transferuan në Turqi gjatë shkëmbimit të 1.923 njerëzve midis Greqisë dhe Turqisë, ndërsa pasuria e tyre u tjetërsuar nga qeveria greke , si pjesë e marrëveshjes përkatëse ndërmjet Greqisë dhe Turqisë.

Shqiptarët ortodoksë Çamë u numëruan si grekët, dhe gjuha e tyre dhe trashëgiminë e Shqipërisë ishin nën një presion brutale të një procesi të sponsorizuar nga shteti që i çoi ata që mbeten dhe u deklaruan si shqiptarë deri vonë drejt asimilimit.
Në Çamëri thuhet se u vendosën pastaj popullsi greke të ardhur si refugjatët grekë nga Azia e Vogël për të ndryshuar përgjithmonë demografinë origjinale të Epirit / Çamërisë përgjithmonë.

Në fund të Luftës së Dytë Botërore, pasi duke i akuzuar ata se kanë ndihmuar të fashistëve, grekët filluan një fushatë spastrimesh duke e nisur me fshatrat dhe qytet zbrazjen e Çamërisë së banuara nga shqiptarët autokton. Një nga masakruesit më të mëdhenjë njihet gjenerali famëkeq Zevra, i cili nuk kurseu as gratë, të moshuarit, fëmijët të cilët janë vrarë ose dëbuar përgjithmonë nga toka e tyre.

Ata u bënë viktima të spastrimit të parë etnik në Europë pas Luftës së Dytë Botërore dhe tragjedisë së Çamërisë. Faktet dhe historit e kësaj tragjedie dhe masakra e gjeneralit famëkeq Zevra janë zbuluar në botë, dhe konsiderohen si njëra nga tragjeditë më të dhimbshme të kontinentit evropian.

Dhe megjithse ka gjithë këto fakte, për fat keq Europa hesht, dhe çështja çame është ende e pazgjidhur. Çamët shumë prej të cilëve shkuan në Shqipëri, aktualisht janë duke u përpjekur për të ndjekur rrugët ligjore për të kërkuar kompensim për pronat e konfiskuara nga Greqia, dhe këthyer në tokat e shtëpitë e tyre, por kan hasur në një kundërshti të fort nga ana e qeverisë së shtetit grek.

“E ndihmuar” edhe nga politika anti shqiptare e regjimit të Enver Hoxhës, për më shumë se gjysmë shekulli, sot është bër shumë e vështirë zgjidhja e kësaj çështje, shteti grek vazhdon të thotë se” as nuk e njohin ose nuk ka çështje të Çamërisë” megjithëse ajo është një çështje e të qënit një realitet historik. Për Greqinë çështja “nuk ekziston” tha në mes të Tiranës ministri i jashtëm i Greqisë muajin e kaluar Veneziols.

Brezi më i vjetër që ka mbijetuar dhe dhe i përjetojë spastrimin etnik të cilët u vendosën në Shqipëri, vazhdojnë të thonë se ka egzistuar dhe ka një çështje e cila është ” Çamëria”. Ata kan të shkruar në pasaportat e tyre, ashtu si e kan pasur në kohën e Mbretit Zog se “vendi i lindjes” është Çamëria, por vetëm për këtë indetifikim këta shqiptarë të Çamërisë nuk janë lejuar të hyjnë ndonjëherë Greqinë për shkak se kan lindur në Çamëri.

Pamja është nxjerrë nga ky dokumentar për historinë e Shqipërisë

http://youtu.be/lGY1lUP_U-Q

Duan zgjedhje, jo qeveri teknike

0

Jakupkrasniqi10-6Ideja e kryeparlamentarit, Jakup Kransiqi, për krijimin e një qeverie teknike nuk është mbështetur nga spektri politik në vend. Madje, zyrtarët e forcave politike konsiderojnë se vendi nuk guxon të lëshohet në aventura dhe eksperimente të tilla, e cila nuk ofron zgjidhje. Sipas tyre pranverën që vjen Kosova duhet të futet në zgjedhje të parakohshme nacionale.

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, së fundmi doli me një ide për krijimin e një qeverie teknike, propozim ky që nuk është mirëpritur nga partitë politike në vend. Në një intervistë dhënë “Zërit”, Krasniqi ka thënë se në këtë fazë të zhvillimeve politike në Kosovë, zgjedhja më e mirë do të ishte krijimi i një qeverie teknike.

Por, drejtues të partisë në pushtet vlerësojnë se vendi nuk guxon të lëshohet në eksperimente të tilla.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, ka elaboruar se grupi i tij parlamentar është kompakt dhe se në këtë drejtim, ka shtuar ai, gjitha vendimet e qeverisë janë shqyrtuar dhe aprovuar nga votat shumicë të partnerëve të koalicionit.

“Deri më tani asnjë vendim i qeverisë s’ka mbetur pa u shqyrtuar dhe pa e marrë aprovimin e Kuvendit. Nuk ka asnjë arsyeje të kemi qeveri teknike, pasi që institucionet e vendit janë stabile dhe funksionale, duke e kryer funksionin e vet. Ajo çka dua të theksoj është se GP i PDK-së zyrtarisht i ka 33 deputetë dhe kur kësaj ia shtojmë edhe numrat e deputetëve të partnerëve të koalicionit them se nuk ka ndonjë krizë, ndonëse është në ndershmërinë e secilit deputet që t’i kryejë përgjegjësitë që i takojnë”, ka thënë ai./Zëri/