17.2 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026
Home Blog Page 8920

Pantic: Bashkësia e Komunave serbe nuk do ta njohë Kosovën e pavarur

0

Kerstimir PantiqcKandidati i Iniciativës Qytetare “Srpska “ për prefekt ë Mitrovicës veriore, Kërstimir Pantiqc ka deklaruar se pret fitoren e vet dhe fitoren e “Srpska”, në zgjedhjet e përsëritura që mbahen nesër në tri qendra votimi në Mitrovicën veriore.

Pantic ka thënë për Tajugun se është i bindur se zgjedhjet do të zhvillohen të qeta.

Ai ka shtuar se Bashkësia e komunave serbe do të jetë garant i mbetjes së serbëve në Kosovë dhe se detyra e dytë e Bashkësisë… do të jetë forcimi i institucioneve serbe në Kosovë

Pantic ka shtuar se Bashkësia e komunave serbe do të jetë peng i pavarësisë së Kosovë, “sepse 10 komuna, nga 30 e më shumë komuna, do të refuzojnë dëgjueshmërinë e Prishtinës dhe me këmbëngulje do t’ua përsërisin shqiptarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare se nuk e njohin Kosovën shtet të pavarur, se nuk dëshirojnë të jenë kosovarë, por serbë dhe se do të kërkojnë lidhje më të forta e Serbinë”.

Shkyçje rryme në fshatrat e Prizrenit dhe të Dragashit për shkak të riparimeve

0

KEDSKEDS Sh.A. njofton se më 18 Nëntor 2013 (e hënë), prej orës 11:00 deri në orën 12:00 do të shkyçet LP 35 kV Zhur-Dragash-Dikance, i cili furnizohet nga NS 110/35/10 kV Prizreni 1 duke lënë pa furnizim me energji elektrike nënstacionet NS 35/10 kV Zhuri, NS 35/10 kV Dragashi dhe NS 35/10 kV Dikanca.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Billusha, Hoqa e Qytetit, Jeshkova, Leskoveci, Lubiqeva, Kushnini, Lezi, Zhuri, Shkoza, Dobrushta, Milaj, Gorozubi, Planeja, Vërmica, Ujësjëllësi, Kuk, Restelice, Bresane, Kuklibeg, Blaç, Zaplluxhe, Lubovishte, Kukjan, Vranishte, Mlikë, Glloboqicë, Krushevë, Zlipotok, Krstec, Rapqe, Plave, Buqe, Brezne, Renc, Radeshe, Brod, Baçke, Dikance, Leshtan, Radeshe si dhe Frigofood dhe HC Dikanca.

Shkyçja bëhet me qëllim të evitimit të prishjes në kthinën 35 kV BECHTEL & ENKA në NS 35/10 kV Zhuri.

Gjithashtu, me datën 18 Nëntor 2013, në nënstacionin NS 35/10 kV Dragashi do të shkyçet: Dalja 10kV Bresana prej orës 08:30 – 11:30 dhe prej orës 13:30 – 16:30.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Kuk, Kuklibeg, Buzez , Bresanë, Blaq, Zaplluxhe, Mulliri Buzez,Qumshtorja Kuk.

Shkyçja bëhet me qëllim të përforcimit të rrjetit distributiv në Lp 10 kV Bresana.

“E drejta për të dashuruar” fitoi në Javën e Filmit në New Jork

0

Right to love-filmFilmi “E drejta për të dashuruar” i regjisorit nga Shqipëria, Paul Kurti është shpallur filmi më i mirë i metrazhit të gjatë në kuadër të Javës së Filmit Shqiptar në New Jork që u mbajt prej 8 deri më 14 nëntor. Kështu ka bërë të ditur për KultPlus, organizatorja e këtij festivali, Mrika Krasniqi.

“Rrëfimi i Fundit” i regjisorit nga Maqedonia, Ibrahim Dearit, është shpallur filmi më i mirë i shkurtër ndërsa “Çmimi i të qenit grua” i regjisorit kosovar Ilir Kabashit është shpallur filmi më i mirë dokumentar.

Çmimet në këtë mbrëmje i ndau konsulli i Republikës së Kosovës në New York,Bekim Sejdiu. Në këtë ngjarje u nderua me mirënjohje për vepër jetësore aktorja 65 vjeçe, Pavlina Mani e cila e priti me shumë emocion këtë çmim.

Organizatorja Krasniqi tha se sukses i veçantë i kësaj ngjarje ishte lajmi për filmin “Agon” ku një kompani italiane e distribuimit të filmave me të parë publicitetin në media kërkoi blerjen e të drejtave të filmit për në Itali.

“Mbase kjo është ndër misionet tona kryesore që tu hapim rrugë artistëve shqiptar drejt depërtimit në botë”, tha Krasniqi, transmeton Koha.

Edicioni i dytë i Javës së Filmit Shqiptar bashkoi të gjithë shqiptarët, por edhe shume artistë të tjerë që kishin ardhur për ta ndjekur këtë ngjarje nga vise të ndryshme të Amerikës.

Sipas organizatorëve ky interesim i lartë është një shtytje dhe përgjegjësi shtesë për vazhdimin e kësaj tradite në mënyrë që publikut shqiptar në SHBA ti prezantohen të rejat në kinematografinë shqiptare.

Studentët, protestë në mbrojte të “Grupit të Drenicës”

0

Studentet-organizojne protesteOrganizatat studentore do të mbajnë të hënën një protestë në shenjë kundërshtimi dhe pakënaqësie për arrestimet e fundit të ish-ushtarëve të UÇK-së të njohur si “Grupi i Drenicës”.

Në këtë protestë do të kërkohet nga EULEX-i lirimi i menjëhershëm nga të gjitha aktakuzat për pjesëtarët e “Grupit të Drenicës” dhe çdo pjesëtari të UÇK-së.

Përfaqësuesi i Këshillit Organizativ të Protestës, Veton Raci, ka njoftuar të premten në një konferencë për medie se marshi, i cili do të nisë në orën 12: 00 nga Qendra Studentore, do të vazhdojë në drejtim të objektit të EULEX-it dhe do të jetë paqësor. “Ne si këshill organizativ i kësaj proteste, pas gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar në Kosovë si pasojë e spektaklit të organizuar nga EULEX-i, i bëjmë thirrje EULEX-it që menjëherë t’i lirojë nga të gjitha aktakuzat pjesëtarët e ‘Grupit të Drenicës’ dhe çdo pjesëtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të merret me krime që botërisht janë të njohura, e jo me krime të shpikura ndaj UÇK-së”, ka theksuar Raci, shkruan Epoka e re.

Ai ka deklaruar se organizimi i kësaj proteste është vullnet i të gjithë studentëve. “Ne si përfaqësues të studentëve e kemi parë të arsyeshme që kërkesave të studentëve t’u përgjigjemi me anë të organizimit të kësaj proteste në mbrojtje të vlerave të luftës. Janë pikërisht bijtë tanë të cilët në ditët më të vështira i dolën zot vendit dhe sot po trajtohen si kriminelë nga EULEX-i dhe qarqet e tjera”, është shprehur ai, duke shtuar se studentët nuk do të durojnë që çlirimtarët të trajtohen si kriminelë. “Sot jemi mbledhur këtu t’i tregojmë EULEX-it dhe çdokujt që dëshiron t’i provokojë ndjenjat tona, se ne si studentë nuk durojmë që çlirimtarët tanë të trajtohen si kriminelë, kur dihet se kriminelët e vërtetë janë në Beograd dhe shëtisin lirshëm”, ka thënë Raci. Ai ia ka rikujtuar EULEX-it deklaratën e prokurorit serb për krime lufte, Vladimir Vukçeviqit, i cili ditë më parë pati deklaruar se në Beograd shëtisin të lirë hiç më pak se 300 kriminelë, të cilët kanë kryer krime lufte në Kosovë. Ndër të tjera, ata kanë paralajmëruar se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre mund t’i ashpërsojnë protestat deri në realizimin e qëllimeve të tyre.

Diplomacia e Kosovës po bën punë të mirë

0

PaskalMiloIsh-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo, ka dhënë vlerësime pozitive për diplomacinë e Kosovës. Si rezultat i një diplomacie të matur, ai ka thënë se kanë ardhur 104 njohje e kjo, sipas tij, është një arritje goxha e mirë.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, ai ka thënë se Kosova një ditë do të jetë anëtare e OKB-së dhe shumë institucioneve të tjera ndërkombëtare, pavarësisht pengesave që mund të ketë në këtë rrugë.

Gjithashtu, Milo i ka vlerësuar zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, sidomos ato në veri që u mbajtën për herë të parë. Ai ka thënë se Kosova dhe Shqipëria ende vazhdojnë të vuajnë nga vështirësi subjektive në shumicën e rasteve për t’i plotësuar standardet ndërkombëtare për zgjedhjet, qofshin ato lokale apo parlamentare.

“Epoka e re”: Z. Milo, cili është vlerësimi juaj për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në Kosovë?
Milo: Kosova, sikurse edhe Shqipëria, vazhdojnë të vuajnë nga vështirësi subjektive në shumicën e rasteve për t’i plotësuar standardet ndërkombëtare për zgjedhjet, qofshin lokale apo parlamentare. Kjo ndodh për faktin se politika shqiptare kërkon të marrë sa më tepër pushtet dhe sa më pak investim moral. Pra, kërkon të përdorë instrumente jolegjitime për marrjen e pushtetit, që mund të ndikojnë ose jo në rezultatin përfundimtar, duke i vënë një njollë turpi që i bëjnë problematike zgjedhjet. Mendoj se ky është proces kalimtar në politikën shqiptare dhe historinë e zgjedhjeve shqiptare. Maturia e shoqërisë dhe krijimi gjithnjë e më shumë i një shteti ligjor do t’i japë fund kësaj praktike shqiptaro-ballkanike, sepse është një fenomen që e ndeshim me bollëk në vendet tona, por jo në pak raste e kemi parë edhe në vendet e tjera të rajonit, ndoshta shumë vite më parë. Ne kemi një përvojë të paktë të një demokracie funksionale, ku një nga elementet thelbësore është zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Epoka e re”: Kosova për herë të parë pas përfundimit të luftës ka organizuar zgjedhje në pjesën veriore që nuk është administruar nga Kosova, por procesi nuk ka shkuar mirë, pavarësisht thirrjeve nga bashkësia ndërkombëtare, nga Kosova e Serbia për proces të rregullt zgjedhor.
Milo: Nuk mund të pritej më shumë. Ky është mendimi im. Një hipotekë e rëndë ka ekzistuar në lidhje me Mitrovicën e veriut sepse ishte vetëm një hap i parë në drejtimin e duhur. Për herë të parë nuk mund të bëhet gjithçka në mënyrë perfekte. Ka gjithnjë një fillim që është problematik, por rëndësi ka tendenca dhe shpresoj në zgjedhje më të mira këtej e tutje. Pra, nuk duhet të kërkojmë që nga fillim të ketë zgjedhje që i plotësojnë të gjitha standardet. Nuk mund të presësh në një mjedis që ka qenë i helmuar nga një nacionalizëm agresiv dhe që u dëshmua se me gjithë presionin e madh, përpjekjet që bën, qoftë edhe autoritetet e Beogradit për të ushtruar një lloj kontrolli, nuk ia arritën qëllimit. Në veri ka forca nacionaliste që nuk i binden asnjë ligji, asnjë autoriteti, që në çdo rast mund të prodhojnë trazira dhe konflikte. Në këtë aspekt duhet edhe durim për t’i administruar më mirë zgjedhjet në procesin që do të vijojë këtë të diel dhe pas dy javësh.

“Epoka e re”: Çfarë vlerësimi keni për diplomacinë e Kosovës, rolin e saj për ta shtrirë ndikimin edhe tek ato vende që ende nuk na kanë njohur?
Milo: Çështja e njohjes së Kosovës si shtet i pavarur që nga viti 2008 e deri tani mund t’ju them me bindje se ka qenë në një progres të vazhdueshëm dhe të lavdërueshëm. Nuk duhet harruar se është e pamundur t’i influencosh të gjitha qendrat e mëdha vendimmarrëse të politikës, të cilat kanë influencat e tyre në shtete të vogla dhe të mesme, që nuk mund të kapërcehet brenda një kohe të shkurtër kjo pengesë. Mos të kërkojmë më shumë se ç’kemi mundësi të bëjmë. Janë 104 vende të cilat për pesë vjet kanë njohur Kosovën dhe kjo është një arritje goxha e mirë. Nuk mund t’i kapërcejmë të gjitha pengesat brenda një kohe të shkurtër, sepse janë Rusia dhe Kina, dy vende të fuqishme anëtare të Këshillit të Sigurimit, që pengojnë Kosovën dhe kanë influencat e tyre në botë. Po ashtu, janë pesë vende të BE-së që edhe ato kanë pengesat e tyre. Në anën tjetër është Serbia që ende në shumë vende, që quheshin dikur të Botës së Tretë, kanë influencën e tyre historike dhe vazhdojnë ta pengojnë Kosovën. Pra, këto pengesa nuk mund të kapërcehen menjëherë. Duhet të jemi paksa të ndërgjegjshëm, pavarësisht se duam ta plotësojmë kuorumin e duhur, të njohur në mënyrë që të shtrohet problemi për anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe në institucionet e tjera ndërkombëtare. Edhe kjo ditë do të vijë. Prandaj, them se diplomacia e Kosovës ka bërë punë të mirë përkundrejt kritikave që bëhen.
Një njeri që e njeh procesin nga afër dhe punon në diplomaci e di fare mirë se këto çështje nuk zgjidhen me urdhrin e peshkut ose se dua unë, por janë pleksje interesash të cilat duhet t’i trajtosh rast pas rasti dhe që të mundesh ta kapërcesh interesin që ka ai vend që nuk të njehë në raport me kundërshtarin tënd që të pengon të njihesh. Kjo nuk ndodh vetëm në diplomaci, por në çdo transaksion ndërkombëtar ku ka raste të vendeve të cilat luftojnë që Kosova të mos njihet ende nga shtetet e tjera.

“Epoka e re”: Sa mendoni se ka luajtur rol diplomacia shqiptare për njohjen e Kosovës?
Milo: Diplomacia shqiptare në agjendën e vet e ka këtë çështje kryesore kudo që shkohet, bisedohet dhe negociohet. Edhe këtu duhet t’i kemi parasysh kufizimet, forcën që ka shteti i Shqipërisë përkundrejt disa vendeve që refuzojnë ta njohin Kosovën. Shqipëria e ka thënë fjalën e vet, por nuk mjafton ta thuash fjalën sepse duhet që ata të binden dhe të kenë interes. Ka disa interesa që lidhen me gjeopolitikën dhe interesa të tjera të karakterit ekonomik dhe të leverdisë. Shqipëria po e bën përpjekjen e vet, por Shqipëria nuk është SHBA dhe po e bën atë që duhet ta bëjë për Kosovën.

Daci: Duhen zgjedhje të reja parlamentare

0

Daci-lddLideri i Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD), akademik Nexhat Daci, është shprehur se vetëm zgjedhjet e reja parlamentare mund t’ua kthejnë dinjitetin popullit dhe institucioneve të Kosovës.
Megjithatë, ai ka deklaruar se këto zgjedhje duhet të mbahen vetëm pas një reforme të mirëfilltë zgjedhore dhe një disiplinimi të subjekteve politike. Daci ka thënë se shtetin e Kosovës duhet ta drejtojnë forca politike që u thonë stop korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Në këtë intervistë për “Epokën e re”, ai ka vlerësuar se zgjedhjet e fundit parlamentare ia kanë qit faqen e zezë Kosovës. “Zgjidhja e vetme për t’ia kthyer dinjitetin gjithë popullit të Kosovës janë zgjedhjet e reja parlamentare, por të përgatitura mirë. Kjo nënkupton reformimin e ligjit zgjedhor dhe disiplinim të vendorëve dhe ndërkombëtarëve”, ka thënë Daci.
Sa iu përket zgjedhjeve të 3 nëntorit, ai ka deklaruar se nga jashtë ky proces është dukur si “shik” por, sipas Dacit, nga brenda nuk ka qenë i tillë. Daci është shprehur i kënaqur me rezultatin që ka arritur në zgjedhjet e 3 nëntorit aleanca AAK-LDD. Sipas tij, treni i këtij koalicioni është nisur në drejtim të duhur dhe ka marrë hovin e shpejtësisë së nevojshme për të arritur në stacionin e caktuar në zgjedhjet nacionale. “Nuk kam pasur pritje më të mëdha. Saktësisht, kam vlerësuar që si koalicion do të jemi rreth 15 për qind dhe do të ketë ngritje nga një pozicion në tjetrin. Pra, treni i koalicionit AAK-LDD është nisur në drejtim të mirë dhe ka marrë hovin e shpejtësisë së nevojshme që të arrijë në stacionin e caktuar në zgjedhjet nacionale”, ka thënë Daci.
Kreu i dardanëve e ka kritikuar edhe kryeministrin Hashim Thaçi. Ai ka thënë se Thaçi në disa raste, në procesin e dialogut që po zhvillohet në Bruksel, tepër shpejt ka lëshuar pe ndaj Serbisë. Në këtë intervistë, Daci, i cili e njeh fushën e kimisë, ka folur edhe për mundësinë e shkatërrimit të armëve kimike siriane në Shqipëri. Ai nuk ka dashur të japë ndonjë rekomandim për Qeverinë shqiptare, por ka thënë me përgjegjësi profesionale se Shqipëria nuk ka kapacitete për plehra të askujt.

“Epoka e re”: Zgjedhjet lokale të 3 nëntorit nga vendorët dhe ndërkombëtarët janë vlerësuar në përputhje me standardet demokratike. Çfarë vlerësimi keni ju, z. Daci?
Daci: Bindja ime përgjithësisht nuk dallon prej këtyre vlerësimeve, por kam një qasje tjetër fare. Këto zgjedhje nga jashtë janë dukur shumë ‘in’, shumë ‘shik’, të veshura me petkun e demokracisë. Por, në qoftë se hyhet në analizë detale, dalin dy rezultate: njëra e pakuptueshme që, veç Kosovës, i duhet aq shumë kohë për rezultate preliminare, kurse për rezultatet përfundimtare edhe më gjatë. E dyta, është gullashi ynë kosovar që brenda familjes, brenda llojit të bëhen vjedhje, të cilat nuk janë të vogla që ia qesin hijen e keqe. Krahasuar me zgjedhjet e deritanishme që i ka organizuar Kosova, këto janë zgjedhjet më të mira që japin një shans për perspektivë të avancimit të proceseve zgjedhore në Kosovë.

“Epoka e re”: Sa jeni të kënaqur me rezultatet që ka arritur aleanca AAK-LDD?
Daci: Dalloj pak prej partnerit, udhëheqësit të koalicionit, Ramushit. Nuk shoh arsye për pakënaqësi të mëdha. Shkencërisht po them, kur procesi ka zhvillim në drejtim të rritjes, të ngritjes, është shenjë e mirë. Kur organizmi i njeriut fillon të ketë apetit më të mirë dhe gjumë më të rehatshëm, është rezultat i mirë sepse po krijohet shëndet i mirë brenda organizmit. Mos të harrojmë se AAK-ja padrejtësisht ka qenë pa zot shtëpie një kohë të gjatë dhe kthimi i Ramushit, energjia e madhe e tij për punë, përvoja dhe vullneti i tij kanë bërë që ajo makineri të fillojë të lëvizë në drejtim të duhur. T’jua përkujtoj se në Kosovë ky është koalicioni i vetëm që dy liderë shqiptarë kanë gjetur forcë të bashkohen për t’i ndryshuar proceset e këqija të rrjedhave në Kosovë me procese të mira. Prandaj, nuk ka vend për pakënaqësi të mëdha. Besoj se edhe Ramushi po kthjellët pak, sepse humbjet në raundin e parë në Pejë dhe Gjakovë e kanë destabilizuar nja dy ditë. Mendoj se jemi i vetmi subjekt, si koalicion që ka ngritje të shëndetshme në krahasim me zgjedhjet e kaluara nacionale dhe ato lokale. Pra, nuk kam arsye të jem i pakënaqur dhe për herë të parë po ju them se sadopak është edhe një ndikim i vogël i LDD-së në këtë punë të përbashkët, ka pasur shumë dinamikë në tubimet e shumta zgjedhore që janë mbajtur. Kjo është perspektivë e saktë pozitive e këtij koalicioni për zgjedhjet e ardhshme nacionale.

“Epoka e re”: Kanë qenë këto pritjet e juaja edhe para procesit apo keni pritur më shumë?
Daci: Nuk kam pasur pritje më të mëdha. Kam vlerësuar se si koalicion do të jemi rreth 15 për qind dhe do të ketë ngritje nga një pozicion në tjetrin. Pra, treni i koalicionit AAK-LDD është nisur në drejtim të mirë dhe ka marrë hovin e shpejtësisë së nevojshme që të arrijë në stacionin e caktuar në zgjedhjet nacionale. Nuk mund të them se jam i shastisur apo i lumtur me këto rezultate, sepse në radhë të parë nuk jam i kënaqur me kontributin e potencialit që ka LDD-ja, por për mua janë me rëndësi kahet e zhvillimeve të proceseve. Mendoj se është një proces pozitiv për koalicionin tonë dhe jam optimist se do të ecim edhe më mirë në zgjedhjet nacionale.

“Epoka e re”: Çfarë dallohet në këto zgjedhje është një rritje e lehtë e LDK-së. Analistët kanë thënë se kjo ka ndodhur për shkak se elektorati i LDD-së ka votuar për LDK-në. Cili është komenti juaj?
Daci: Besoj se ka të vërteta në atë, sepse shtëpia e madhe e LDK-së dhe e Ibrahim Rugovës, ku kemi qenë bashkë, ka telashe me menaxhim. Nuk do të thosha se ka ngritje proporcionalisht me armatën prej 30-përqindësh të të rinjve që hyjnë çdo vjet në moshën për të votuar. Unë nuk ia dëshiroj të keqen kurrë LDK-së sepse në një mënyrë një pjesë të jetës politike e kam kaluar aty. LDK-së i dëshiroj sukses të vazhdueshme, por në qoftë se rinumërimi i votave del që LDK-ja nuk është e pastër në atë proces, siç u konfirmua këto ditë, atëherë ajo ngritje do të dukej e dyshimtë dhe e errët, që nuk i bën mirë asaj shtëpie, e cila nuk e ka pasur atë epitet deri tani.

“Epoka e re”: Sa besoni se aleanca AAK-LDD do të arrijë t’i marrë përsëri komunat që është në balotazh?
Daci: Jam i bindur plotësisht në Pejë. Në Gjakovë kandidati ynë e ka kundërkandidatin shumë të mirë. Mimozën e çmoj si personalitet që ka aftësi t’i lëvizë çështjet teorike-ekonomike, por atë potencial që ka pasur në Qeveri nuk e ka përdorur për Gjakovën dhe këtu është arsyeja që Pali mund ta rikthejë rezultatin. Të gjitha rezultatet e arritura në përgjithësi në Gjakovë janë rezultat i forcës individuale të Palit, e jo i shtetit. Në qoftë se Pal Lekaj di ta rrotullojë këtë mekanizim për së mbari, nuk është pa shanse për ta fituar Gjakovën.

“Epoka e re”: Z. Daci, ju keni qenë edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës, institucion ky që është futur në një krizë dhe as pas zgjedhjeve lokale nuk po mund ta marrë vetën. Si e shihni punën e këtij Kuvendi?
Daci: Kam deklaruar se zgjedhjet e fundit parlamentare ia kanë qit faqen e zezë Kosovës dhe moralit shqiptar. Kanë qenë zgjedhje me vjedhje industriale të votave. Institucioni përfaqësues i popullit është Kuvendi i Kosovës, jo Qeveria apo Presidenca. Ai produkt që ka dalë prej atyre zgjedhjeve është ky që ia ka marrë fytyrën edhe Kuvendit të Kosovës dhe s’ka shanse që ky Kuvend t’ia kthejë fytyrën e bardhë Kosovës, sepse nuk është një individ, po një strukturë e individëve me të kojtme të madhe enorme. Prandaj, zgjidhja e vetme për t’ia kthyer dinjitetin gjithë popullit të Kosovës janë zgjedhjet e reja parlamentare, por të përgatitura mirë. Kjo nënkupton se duhet të ndodhë reformimi i ligjit zgjedhor dhe disiplinimi i vendorëve dhe ndërkombëtarëve.

“Epoka e re”: Për këto zgjedhje të reja parlamentare të parakohshme me kë do të mund të bashkëpunonte aleanca AAK-LDD? Është folur shumë për partneritetin Thaçi-Haradinaj.
Daci: Nuk besoj në ato kombinime teorike sepse shekulli që po jetojmë karakterizohet me jobesnikëri në politikë në krejt botën. Për shembull, Belgjika një vit e gjysmë ka qenë pa qeveri dhe shumë vende evropiane kanë mundësi të mbesin pa qeveri, duke përshirë edhe Gjermaninë me krejt atë potencial që ka. Për mua e vetmja zgjidhje është që koalicioni AAK-LDD fuqishëm ta përshpejtojë energjinë, të cilën e ka krijuar dhe akumuluar për pozitivitet. Pra, të ketë dalje të qytetarëve më shumë në zgjedhje nacionale dhe tek atëherë të hyjnë forcat që janë imune ndaj së keqes, ndaj korrupsionit dhe ndaj krimit të organizuar. Duhet të vijnë forca që kanë dije dhe vullnet, që shtetin e Kosovës ta bëjnë të atillë që rinia në radhë të parë do ta donte, duke i dhënë shkollim të mirë dhe shëndetësi të mirë. Gjithashtu, për të bërë përpjekje për ta lëvizur makinerinë e zhvillimit në ekonomi. AAK-ja dhe LDD-ja kanë potencial të mirë për të bërë bashkëqeverisje të mirë dhe të përgjegjshme para qytetarëve.

“Epoka e re”: Me cilat forca politike do të kishit bashkëqeverisur: PDK-në, LDK-në apo VV-në?
Daci: Këtë çështje po e rezervoj për vete. Nuk do të bëj ndonjë vijë të kuqe, duke thënë se LDK-ja nuk bën apo PDK-ja nuk bën. Njerëzit të cilët kanë treguar tendencë të keqe vetjake, qoftë në nivel komunal, qoftë në nivel qendror, nuk do të merrnin pozicione. Kanë qenë bashkë në koalicion PDK-ja dhe LDK-ja dhe nuk kemi parë shumë hair. Prandaj, dua ta shoh një herë fuqinë tonë reale që e përkrah populli dhe një platformë të shkurtër zgjedhore me obligime të mëdha kohor për secilin vit se çfarë ka për t’u realizuar.

“Epoka e re”: Kohë më parë keni qenë më entuziast rreth një bashkëpunimi në mes të Thaçit dhe Haradinajt?
Daci: Kam dashur të rrezatoj optimizëm. Kam thënë se disa lëvizje të z. Thaçi, i cili e ka pasur edhe ndihmën e AAK-së në Bruksel, kanë qenë e vetmja zgjidhje, por tash tepër shumë e kanë përshpejtuar shpejtësinë e lëshimit pe ndaj Serbisë. Drejtimi i politikës së Thaçit ka qenë i mirë për këtë çështje, por aq shumë e ka përshpejtuar shpejtësinë që më tepër e ka shfrytëzuar Serbia për të marrë më shumë sesa ka pritur. Andaj, mendoj se ndërrimi i Qeverisë do të jetë një freski në të gjitha drejtimet për Kosovën.

Daci: Shqipëria s’ka kapacitete për plehrat e askujt

“Epoka e re”: Hapësira shqiptare është përfshirë në debatin rreth shkatërrimit të armeve kimike siriane. Cili është mendimi juaj si ekspert i kësaj fushe? Duhet ta pranojë Shqipëria një gjë të tillë?
Daci: Po flas shkencërisht. Realiteti i krijuar në Shqipëri pas rënies së komunizmit, pos anës pozitive, ka sjellë shumë anë të errëta. Janë zbrazur depot e Evropës me insekticide dhe me herbicide me afat të skaduar të përdorimit dhe shkatërrimi i të cilave është shumë i vështirë në një hapësirë të vogël sa është ajo e Shqipërisë. Elementi i dytë është se Shqipëria ka diku 419 apo 421 kilometra vijë bregdetare, e cila, në pamundësi ekonomike, është tepër e ndotur. Ajo që për shekullin 21 duhet të jetë lokomotiva kryesore për nxjerrjen e Shqipërisë ekonomikisht për t’iu dhënë shqiptarëve një jetë që e meritojnë sipas pasurive që iu ka dhuruar Zoti, tash do të krijohet në opinionin evropian dhe botëror një frikë areale. Nuk besoj se NATO-ja, e prirë nga SHBA-ja, ka qëllim të keq, sepse shtetet anëtare të NATO-s duhet të marrin edhe obligime të përbashkëta. Megjithatë, po them me përgjegjësi profesionale se Shqipëria nuk ka kapacitete për plehra të askujt. As të Qeverisë së mëparshme e as të kësaj Qeverie nëse i krijon. Qeverinë shqiptare unë e marr si lokomotivë që shqiptarët duhet t`i çojë në integrimet euroatlantike me ekonomi të shëndetshme, me shkencë të shëndetshme dhe me jetë normale. Të njëjtën gjë që e mendoj për Kosovën, e mendoj edhe për Shqipërinë. Besoj se kanë mundësi kreative në krejt këta lëmenj që po flas, jo për të krijuar frikë, sepse Qeveria shqiptare është e autorizuar me votën e vet të marrë vendime që dëshiron, por në botë ka shumë hezitime ndaj këtyre armeve.
Merrni shembull vetëm trenat me hedhurina kur kalojnë nga Franca në Gjermani si reagon opinioni gjerman. Po ashtu, merrni shembull edhe rënien e partive që e kanë përkrahur atë vijë. Unë do të dëshiroja një Kosovë dhe një Shqipëri tjetër fare sa i përket shkencës së mjedisit dhe kjo ka mundësi të bëhet. Ajo që u mungon shqiptarëve në përgjithësi është mendësia grupore, jo individuale. Pra, për ta shfrytëzuar dijen që e kanë brenda popullit si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Shpresoj se më në fund të ketë një zgjim të madh të të gjithë neve dhe të merren obligimet, sepse kur futeni në organizma ndërkombëtarë keni edhe obligime, por obligimet duhet të jenë brenda kapaciteteve.

Qeveria njeh bashkësinë e komunave serbe

0

Qeveria ThaciQeveria e Kosovës ka ndryshuar strategji kur bëhet fjalë për asociacionin e komunave me shumicë serbe në veri. Ky organ që do të themelohet në bazë të Marrëveshjes së Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë të arritur më 19 prill, është vlerësuar si një ndër pikat më kontestuese të dokumentit. Njëkohësisht në Prishtinë ishte zhvilluar debat i madh për formatin e tij e veçmas për emërtimin që do t’i jepej komunave veriore.

Beogradi insistonte që krijesën e re ta quante “bashkësi”, ndërsa Prishtinë “asociacion”. Madje për t’i shuar këto polemika, kanë filluar të përdoren të dyja përnjëherë por që në esencë kanë dallime të mëdha. Termi Bashkësi/Asociacion është përdorur në Ligjin për vetëqeverisje lokale i cili në parim ka kaluar para disa muajsh në Kuvend,shkruan Tribuna.

Por tash kur Qeveria po dërgon ligje të reja që dalin nga marrëveshja po eliminon në tërësi fjalën asociacion. Kështu ka ndodhur në plotësimi-ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve.

Antonio Forcione, koncert në Prishtinë

0

Antonio ForcioneKompozitori me famë botërore Antonio Forcione vjen për herë të parë në Kosovë për të performuar në Teatrin Oda, të dielën nga ora 21:00.

Është vendosur që me paratë e mbledhura nga ky koncert, t’i blihet një instrument muzikor shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë.

Çmimi për një biletë është 10 euro.

Forcione ka pasur turne në shumë vende të botës si në: SHBA, Australi, Hong Kong, Rusi dhe në gjithë Evropën.

Ai është një kitarist akustik, multi-instrumentalist, kompozitor dhe artist i talentuar.

LDK-ja lidhë koalicion me Partinë e Ashkalinjëve për Integrim

0

LDK-logo5-23Dega e LDK-së në Prizren ka nënshkruar sot marrëveshjen e përkrahjes për kandidatin e LDK-së, për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu, në balotazh me Partinë e Ashkalinjëve për Integrim.

Nënkryetari i Degës së LDK-së Haziz Hodaj tha se koalicionit LDK- BD i bashkohet edhe një subjekt politik i minoriteteve.

Hasan Dogani kreyatr i Degës së Partisë së Ashkalive për Integrim tha se do ta përkrahin kandidatin e LDK-së në balotazh, duke njoftuar se ky subjekt politik në raundin e parë i ka rreth 670 vota.

Hodaj tha se marrëveshja e bashkëqeverisjes do të jetë e barabartë me fuqinë e votës së këtij subjekti politikë. Në Degën e LDK-së kanë paralajmëruar për të shtunën marrëveshje të reja me disa subjekte politike dhe grupe qytetarësh.

Muja: E di që e kam shkelur ligjin!

0

Ramadan MujaKryetari i Prizrenit Ramadan Muja, e ka vazhduar ballafaqimin e tij me gjykatën. Atë do ta gjejë të akuzuar edhe balotazhi sepse deri në fund të muajit që vjen pritet të përfundon gjykimi ndaj tij.

Për afër katër orë prokurorja e EULEX-it ka vazhduar marrjen e Mujës në pyetje duke i këkuar përgjigje se përse i anashkaloj procedurat e prokurimit kur i dha tokën në shfrytëzim fabrikës “Kamila”. Ndërsa Muja e pranoi që ky vendim ishte i paligjshëm por tha se e kishte bërë për arsye humanitare,transmeton ktv.

Kryetari I Prizrenit i cili është rikandiduar nga PDK-ja për këtë post është akuzuar nga EULEX për shpërdorim të detyrës zyrtare, ku sipas këtij misioni ky kryetar ka dhënë në shfrytëzim në dy raste pronën publike për fabrika private pa marrë vendim të kuvendit komunal.