22 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026
Home Blog Page 8921

Opozita s’do ta votojë buxhetin 2014

0

Kuvendi_i_Kosoves_7Opozita në Kuvendin e Kosovës paralajmëron kundërshtimin e miratimit të buxhetit për vitin 2014 në formën e propozuar nga qeveria. Votat e tyre kushtëzohen me disa ndryshime në projekt-buxhetin e vitit të ardhshëm. Sipas tyre, propozim buxheti i vitit 2014 është buxhet i mbijetesës dhe jo i zhvillimit ekonomik.

Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së, thotë se kjo parti nuk do të votojë projekt buxhetin, pasi ka zvogëlim të mjeteve për investimet kapitale, ka rritje të mjeteve për mallra dhe shërbime, si dhe ngritje për 24 milionë euro të fondit për asistencë sociale, gjë që, sipas saj, konfirmon thellimin e varfërisë në Kosovë, raporton REL.

“Nuk do të votojmë sepse premtimet për investime kapitale nuk kanë gjetur zbatim në buxhet, janë premtuar 700 milionë euro investime kapitale, ndërkaq në kornizën buxhetore për tre vjetët e ardhshëm janë vetëm 405 milionë euro për 38 komuna, ndërkohë që ata gjatë fushatës parazgjedhore vetëm për gjashtë komuna kanë premtuar 700 milionë euro”.

“Për rritje të pagave, siç kanë premtuar, kanë vetëm 48 milionë euro, 18 milionë euro shkojnë për reforma në administratën publike dhe universitetet e reja që i kanë hapur, 30 milionë mbesin për rritje pagash, që edhe nëse dëshirojnë të rriten pagat në sektorin publik, maksimumi që më mund rrisin pagat është 7 për qind”, thekson Bajrami.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje kundërshton votimin e projekt-buxhetit. Deputeti i saj, Visar Ymeri e quan buxhet të varfërisë dhe të degradimit ekonomik të vendit. Ai shprehet se buxheti është fokusuar në projekte ku kanë interes ministrat dhe jo në projekte të zhvillimit i ekonomik.

Sektori i bujqësisë, prodhimtarisë dhe industrisë, sipas tij, janë lënë anash, ndërkaq tërë kapaciteti financiar është drejtuar nga infrastruktura rrugore për t’ia përmbushur nevojat, siç thotë Ymeri, ministrave dhe kompanive “klienteliste” që ata i kanë për rreth.

“Një çështje tjetër që është e papranueshme për ne për këtë buxhet është edhe vazhdimi i fondit për veriun, i cili duket se do të jetë pjesë e secilit buxhet që sponsorizon qeveria Thaçi”.

“Ne jemi absolutisht kundër kësaj ndarjeje të parasë publike në vija etnike dhe politike dhe ndarjes se parasë publike për financimin e strukturave ilegale të Serbisë. Këto janë disa nga arsyet që Lëvizja Vetëvendosje është kategorikisht kundër këtij buxheti”, shprehet Ymeri.

Ndërkaq, përfaqësues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës votat e tyre për miratim të projekt buxhetit i kushtëzojnë më disa ndryshime.

Haki Shatri, këshilltar i grupit parlamentar për ekonomi dhe financa në AAAK, konsideron se struktura e shpenzimeve të buxhetit është përkeqësuar.

Rënia për 15 për qind e investimeve kapitale krahasuar më buxhetin e këtij viti, nuk garanton një orientim nga zhvillimi, por nga konsumi.

“Nuk e prezanton asnjë prioritet zhvillimor ky projekt buxhet. Vetëm përmban ato aspekte që lidhen për ta mbajtur shërbimin civil dhe strukturat qeveritare në disiplinë, me i lënë të kënaqur me një rritje që realisht mund të ndodh vetëm 8 për qind”.

Në anën tjetër, ministri i Financave, Besim Beqaj thotë se projekt-buxheti për vitin 2014 është hartuar në mënyrë të kujdesshme dhe mundëson realizimin e projekteve të ekzekutivit për zhvillim ekonomik dhe përmirësim të mirëqenies se qytetarëve. Ai përsërit faktin se qeveria ka masë monetare të mjaftueshme për vendimin që do ta marrë për rritje të pagave.

“Kur flitet për buxhetin dhe gjendjen ekonomike, Kosova nuk duhet të mbetet e izoluar, por duhet të trajtohet në kontekstin rajonal dhe evropian. Besoj se të gjithë ata njerëz që flasin më kompetencë profesionale për buxhetin dhe ekonominë e dinë se çfarë nënkupton krahasimi më vendet e rajonit. Prandaj, në këtë drejtim unë më plotë kuptimin e fjalës them që jo që jemi buxhet i zhvillimit, por jemi një ndër buxhetet më stabile në nivel rajonal”, thotë Beqa

Të hyrat buxhetore sipas projekt buxhetit të vitit të ardhshëm parashihen të jenë 1 miliard e 458 milionë euro, ndërsa shpenzimet do të arrijnë në 1 miliard e 590 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Filmat e “ACTive” shfaqen në Festivalin “Pravo Ljudski”

0

ZumirajPravaFilmat e krijuar gjatë Shkollës Regjionale të Filmit Dokumentar “ACTive” patën premierën në Festivalin “Pravo Ljudski” në Sarajevë. “ACTive” i parë u mbajt në Prizren gjatë muajit korrik të këtij viti, kur 16 filmëbërës të rinj dhe të talentuar nga Ballkani morrën pjesë në një proces intensiv 8 ditësh të zhvillimit të idesë, shkrimit, hulumtimit si dhe regjisë dhe montimit të filmave të tyre.

Rezultati i kësaj punëtorie ishin pesë filma dokumentar të shkrutër të cilët tregojnë storie që nga jeta e një çifti lezbik në Kosovë, marrëdhëniet njerëzore në një hostel të Prizrenit apo jeta e një kasapi të ri të quajtur Ergjan.

“Debris” nga Aleksandra Aleksovska, Andi Thaqi, Jovanche Nedelkovski; “Invisibles” nga Ishak Jalimam, Monika Šimunac, Nita Zeqiri, Petar Antevski; “Small Talk” nga Darko Aleksovski, Sanja Raševi?, Vanesa Musovi?; “Spring in Summer” nga Edin Alija, Mila Radonjikj, Vanja Ristic dhe “Within” nga Lejla Mušanovi?, Norika Sefa, Relja Peki? ishin pjesë e programit “The Future is Here: Balkan Dox Workshops” të Zoom Rights, që është program i dedikuar të rinjëve në Festivalin e Filmit “Pravo Ljudski”. Filmat e prodhuar nga nxënësit e shkollave të mesme përmes programeve edukative të festivaleve regjionale Slobodna Zona, “Dokufest” dhe “Pravo Ljudski” poashtu u shfaqën si pjesë e këtij programi, i cili pati si qëllim të prezantonte gjeneratën e re të filmëbërësve nga Ballkani.

“ACTive” organizohet nga organizata të filmave dokumentar dhe filmëbërës nga Ballkani dhe Evropa, të cilët kontribojnë në skenën e medies së re dhe filmit dokumentar në rajon – “Studiorum” (Shkup), “Pravo Ljudski Film Festival” (Sarajevë), “DokuFest” (Prizren) dhe “MakeDox” (Shkup). Projekti është i mbështëtur nga Balkan Trust for Democracy (BTD).

“Nuk durojnë që çlirimtarët të trajtohen si kriminel”

0

UCK-rreshtKëshilli Organizativ i Protestës në shenjë kundërshtimi dhe pakënaqësie me arrestimet e fundit të ish ushtarëve te UÇK-së të njohur si “Grupi i Drenicës”, ka njoftuar se të hënën nga ora 12.00 do të këtë marsh paqësore.

Kryetari i këshillit organizativ, Veton Raci, gjatë një konference për media ka thënë se janë këtu që t’i tregojnë EULEX-it që nuk durojnë që çlirimtarët t’i trajtojë si kriminel sepse kriminelet janë duke u shëtitur rrugëve të Beogradit, raporton KP.

Ata i kanë bërë thirrje EULEX-it që t’i lirojnë nga paraburgimi të gjithë luftëtarët e UÇK-së. Ata kanë paralajmëruar se më 18 nëntor 2013, në ora 12.00 do të këtë marsh paqësore.

Greqia e do Kosovën në BE

0

DimitriosMoschopoulosShefi i Zyrës greke në Prishtinë, Dimitrios Moschopoulos në prononcim për Radio Dukagjinin ka thënë se Greqia e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Ai ka theksuar se shteti i tij është në dijeni se anëtarësimi në BE përfshinë edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Ne duam që Kosova të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, dhe gjitha proceset që kjo rrugë përfshinë. Ju e dini se në Bashkimin Evropian të gjithë e njohin njëri tjetrin. Nuk ka anëtarësim pa njohje. Ne e dimë shumë mirë këtë”, ka thënë Moschopoulos i cili ka shtuar se “Ne jemi në një pozitë ku nuk kemi ndryshuar qëndrim karshi mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës, por jemi në dijeni se integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian e bën të pashmangshme njohjen e shtetit tuaj”.

Moschopoulos ka theksuar se Greqia ka marrëdhënie të shkëlqyera me Kosovën dhe ka potencuar se shteti i tij e ka mbështetur Kosovën në anëtarësimin në shumë institucione ndërkombëtare.

PDK më e madhe se LDK veç për 1680 vota

0

Hashim Thaç dhe Isa MustafaPDK dhe LDK vazhdojnë debatin mes vete se kush është partia e parë; njëra duke folur për numrin e komunave të fituara, tjetra për atë se prinë në më shumë se komuna se tjetra apo duke përmendur votat për asamble.

Gazeta Express ka siguruar numrin në total të fituar nga kandidatët e partive dhe rezultati është ky:

PDK : 237 mijë e 330 vota

LDK: 235 mijë e 680 vota

AAK: 120 mijë e 829 vota

LVV: 70 mijë e 420 vota

AKR: 41 mijë e 482 vota

PD: 7 mijë e 84 vota

Pra, PDK prinë për vetëm 1680 vota ndaj LDK’së.

Vehapi: Koalicioni AAK–LDK në Rahovec, për interesa personale

0

IdrizVehapi-rahovec-pdkKandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Rahovecit, Idriz Vehapi në një prononcim për Telegrafin ka deklaruar se beson se në garën e balotazhit, e cila do të mbahet më 1 dhjetor do të triumfojë njëjtë si në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Sipas tij, koalicioni në mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për balotazh në Komunën e Rahovecit, “nuk është bërë në interes të qytetarit”.

“Ai koalicion është bërë për disa interesa tjera, dhe jo për interes të qytetarit…”, ka thënë ai për Telegrafin.

Vehapi ka shtuar se deri më tani disponimi i qytetarëve të Rahovecit është “që ta mbështesim alternativën të cilën e ka ofruar PDK-ja për këtë komunë, si alternativa më e mirë”.

Në garën e balotazhit në Rahovec do të ballafaqohen kandidati i PDK-së, Idriz Vehapi, i cili ka nga zgjedhjet e 3 nëntorit ka siguruar 39 për qind të votave, dhe ai i AAK-së, Smajl Latifi, i cili ka siguruar 32 për qind të votave.

Daçiq përsëri në Kosovë

0

Dacic-mitroviceKa arritur në orën 12:30 kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic në pjesën veriore të Mitrovicës ku është pritur nga mijëra banorë serb të tubuar në sheshin kryesor të Veriut të Mitrovicës.

Daçiq është duke marrë pjesë në sheshin e quajtur “Shumadia”, ku është duke u mbajtur edhe tubimi elektoral Listës Serbe, subjekt ky i cili ka mbështetje të plotë nga Qeveria e Serbisë.

Kryeministri serb është duke qëndruar në veri tw Mitrovicws me Ministrin pa Portofol Aleksandar Vulin si dhe Ministren Zoran Mihajlovic.

Kjo e fundit ka apeluar qytetarët e pjesës veriore që të dalin në zgjedhje.

“Nuk na duhet bojkoti. Ata që bëjnë thirrje për bojkot, janë kundër shpresës. Duhet të dilni në zgjedhje sepse kjo është e vetmja mënyrë t’i ruajmë vendet e punës”, ka thënë Ministrja Mihajlovic në tubimin në Mitrovicën e Veriut, transmeton Indeksonline.

Mediat serbe bëjnë të ditur se, forca të mëdha të sigurisë janë duke e vëzhguar situatën. Në mesin e tyre ka pjesëtar të Policisë së Kosovës, EULEX’it si dhe KFOR’it.

Në vend të ngjarjes shihen edhe autobusë dhe makina me targa të qyteteve të ndryshme të Kosovës dhe Serbisë, gjë që tregon se një pjesë e madhe e pjesëmarrësve në këtë tubim, nuk janë nga Veriu i Mitrovicës.

Promovohet libri i autorit Paskal Milo

0

PaskalMiloAkademia Diplomatike e Republikës së Kosovës organizoi sot promovimin e librit “Politika e Jashtme e Shqipërisë” të autorit Paskal Milo, historian dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë.

Në këtë promovim, u tha se ky botim vjen në kohën e duhur, kur shteti shqiptar kaloi shekullin e parë të ekzistencës së tij dhe është koha për të vendosur një raport të drejtë me historinë tonë kombëtare.

Autori i librit, Paskal Milo, me këtë botim ka dhënë kontributin e tij, duke paraqitur për herë të parë një histori të plotë dhe gjithëpërfshirëse të politikës së jashtme shqiptare për periudhën historike 1912-1939. Kështu vlerësoi profesoresha Pranvera Dibra, e cila theksoi se ky libër sjell tek lexuesit shumë fakte të panjohura për zhvillimin e diplomacisë shqiptare dhe raportet e saj me faktorët e tjerë.

“Teksa ballafaqohet me morinë e fakteve që përcjell kjo pasuri e madhe dokumentare të përdorura në këtë libër, lexuesi kupton që shqiptarët nuk kanë vetëm histori luftërash, por kanë edhe histori të diplomacisë shqiptare, brenda mundësive që dispononin dhe në hapësira që u lejonin rrethanat historike, mbështetjet ndërkombëtare dhe gjeopolitika e kohës.”

Autori i librit, Paskal Milo, tha se për botimin e këtij vëllimi, i ka vënë vetës qëllim që të mbështetej mbi një bazë sa më të gjerë dokumentare, sepse siç tha, në mjediset shqiptare, ku politika gjen terren dhe manipulon shkencën, i është shmangur akuzave dhe keqinterpretimeve, duke përfaqësuar personalitetin e tij shkencor.

“Në libër jam përpjekur t’i shikoj ngjarjet historike të zhveshura nga një lloj patriotizmi dhe sentimentalizmi historik, sepse ne shqiptarët kemi nevojë nga largësia e viteve që na ndajnë nga shumë ngjarje të së kaluarës, që t’i shohim ato në një dritë sa më afër të vërtetës.”

Dokumentet e përdorura në këtë libër përcjellin mesazhin e një politike të jashtme paqësore në rajon dhe dëshirën për fqinjësi të mirë.

Komuna e Prizrenit vazhdon devalvimin e parasë publike

0

Elmedina BaxhakuNë kuadër të projektit të monitorimit të transparencës së ekzekutivit komunal të Prizrenit, “EC Ma Ndryshe” gjatë muajit tetor ka shqyrtuar çështjen e shpenzimeve në gjashtëmujorin e parë të vitit 2013.
Monitoruesja Elmedina Baxhaku, tha se raporti i shpenzimeve të Drejtorisë së Ekonomisë dhe Financave zbulon se në pjesën e parë të këtij viti nga buxheti komunal i Prizrenit janë shpenzuar mbi 113 mijë euro për karburante për vetura, dhe afër 35 mijë euro të tjera për mirëmbajtjen dhe riparimin e tyre.

“Shpenzimet e telefonisë mobile për periudhën gjashtë mujore janë mbi 21 mijë euro. Ndërsa për drekat zyrtare janë shpenzuar mbi 46 mijë euro, derisa mbi 10 mijë euro kanë kushtuar manifestimet e ndryshme. Për udhëtimet jashtë vendit janë shpenzuar mbi 25 mijë euro të buxhetit komunal, derisa udhëtimi brenda vendit në 6 muaj ka kushtuar mbi 22 mijë euro”

Monitorimi, sipas saj, pas krahasimit me shpenzimet e vitit të kaluar ka konstatuar se komuna nuk i ka marrë parasysh rekomandimet e shoqërisë civile që kanë pas për qëllim sjelljen më të përgjegjshme dhe menaxhimin më të mirë të buxhetit nga ana e zyrtarëve të komunës. “Përkundrazi është vazhduar me praktika të njëjta. Në 6 mujorin e parë të vitit 2012, komuna e Prizrenit për karburante për vetura ka shpenzuar 112 mijë euro, derisa për mirëmbajtjen dhe riparimin e tyre janë shpenzuar afro 32 mijë euro. Shpenzimet e telefonisë mobile në 6-mujorin e 2012-ës kanë qenë mbi 15 mijë euro, derisa për drekat zyrtare dhe manifestimet e ndryshme janë shpenzuar 31 mijë euro. Edhe shpenzimet jashtë vendit një vit më parë kanë kushtuar rreth 18 mijë euro”

Vitin e kaluar “EC Ma Ndryshe” ka konstatuar se praktikat e këtilla të shpenzimit të parasë së buxhetit komunal janë në kundërshtim me realitetin social dhe ekonomik të qytetarëve të Prizrenit. Shihet se komuna ka vazhduar me logjikën e njëjtë të shpenzimeve, edhe përkundër rekomandimit të qartë të monitorimit nga viti i kaluar për më shumë kujdes.

”Përkujtojmë qeverinë komunale që duhet t’i zbatojë standardet e qeverisjes së mirë, të cilat janë: përqendrimi në rezultate që janë në dobi të qytetarëve; sigurimi se qytetarët marrin shërbime të mira, me vlerë të shtuar për taksat e tyre; llogaridhënia; promovimi i vlerave të institucionit, duke dhënë shembull me sjellje të përgjegjshme dhe menaxhim të mirë të buxhetit dhe vendimmarrja transparente. Arsyetimi i dhënë nga zyrtarët e komunës së Prizrenit është se në këto shpenzime bëjnë pjesë edhe borxhet e shlyera nga viti 2012. Sipas tyre 37.500 euro ka qenë borxhi i paguar për karburante dhe 4 mijë euro për dreka zyrtare. Ata kanë pohuar se për gjashtë muaj të 2013-s janë shpenzuar 80 mijë euro për karburante, ku mbi 55 mijë euro janë karburante për vetura dhe afër 25 mijë euro janë derivatet për gjenerator”
Megjithëkëtë, “EC Ma Ndryshe” konstaton se qeveria komunale brenda 6 muajve të 2013-s nuk ka aplikuar standarde të qeverisjes së mirë në menaxhimin adekuat të buxhetit dhe nuk e ka marrë parasysh faktin se menaxhon me buxhetin e një komune me nivel mjaft të dobët të zhvillimit ekonomik dhe me tregues alarmant të niveleve të varfërisë, papunësisë dhe rasteve sociale.

Për këto arsye “EC Ma Ndryshe” rekomandon Komunën e Prizrenit që:

– Të merr masa adekuate për ndalimin e praktikave të deritanishme të përvetësimit dhe devalvimit të parasë publike;
– Të bëj rishqyrtimin e vijave buxhetore për vitin aktual dhe të ardhshëm dhe të shkurtoj shpenzimet në kategoritë e lartpërmendura; dhe
– Të na i paraqet faturat e jo raportet e përmbledhura, për të vërtetuar transparencën dhe llogaridhënien
.

Radhë për “Edith” të Albatros Rexhajt

0

albatros rexhaj panair“Edith”, romani i fundit i Albatros Rexhaj, autor nga Prishtina, ka debutuar suksesshëm në Panairin e 16-të të librit Tirana 2013. Në një atmosferë relaksuese dhe pa protokoll, të mërkurën, në ora 18, shumë lexues u mblodhën te stenda Dudaj dhe e krijuan një atmosferë që rëndom shihet në panairet e vendeve tjera. Lexues të profileve të ndryshme, brezave të ndryshëm, djem dhe vajza, pritën në radhë që ta takonin dhe ta merrnin firmën e autorit.Vlen të ceket se gjatë tërë ditëve të panairit, shkrimtari Rexhaj, e ka një agjendë të ngjeshur të aktiviteteve si në panair ashtu edhe në mediet e Tiranës.

“Jam shumë i lumtur për përkrahjen që po ma japin mediet e Tiranës dhe sidomos për ngrohtësinë që e tregojnë ndaj meje si një shkrimtar që në Tiranë vjen nga Prishtina”, shprehet Albatrosi për KultPlus.

Një ditë më parë, në një auditor të zgjedhur, mes intelektualësh, krijuesish e lexuesve të shumtë, Albatros Rexhaj, promovoi në mjediset e Pallatit të Kulturës “Labëria”, në qytetin e Vlorës, romanin “Edith”. Në këtë takim përshëndetën edhe nënkryetari i Bashkisë së Vlorës, Ilir Banushi, ndërkohë që kryeredaktori i Shtëpisë Botuese “Dudaj”, Sejdin Cekani, u shpreh se “Edith” është një nga botimet më të mira që ka realizuar kjo shtëpi.

Për më shumë se 90 minuta, në këtë mjedis të zgjedhur, u bashkëbisedua rreth krijimtarisë së Rexhajt dhe vlerave të saj, ndërkohë që autori ju përgjigj pyetjeve dhe interesimit të të pranishmëve.