22.8 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026
Home Blog Page 8923

Zafiri, kafe me Limajn

0

zafiri dhe limaj ne therandZafir Berisha dhe Fatmir Limaj, kanë pirë kafe në Hotel ‘’Theranda” në Prizren. I kontaktuar nga “PrizrenPress”, Berisha tha se me Limajn po pinë kafe miqësore. “Me Limajn jam mik i vjetër dhe nuk është hera e parë që pijë kafe me të”, tha Berisha.

Ai tregoi se me Limajn, rastësisht është takuar në këto momente në “Therandë”. “Rastësisht u takuam dhe po pimë kafe miqësore në mënyrë publike”

Deputeti i Parlamentit të Kosovës Fatmir Limaj, ka deklaruar dje se e ka mirëkuptuar vendimin e Bashkimit Demokratik për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës në Prizren.

“E uroj Zafir Berishën për rezultatin e arritur në zgjedhje. Natyrisht, Berisha këtë rezultat e ka arritur në emër të ndryshimit për qeverisje më të mirë për Prizrenin. Prandaj, e mirëkuptoj mikun tim për hapin që ka ndërmarrë. Ai e ka lexuar vullnetin e votuesve të vet për ndryshim. Në fund të fundit, Berisha dhe Bashkimi Demokratik janë ata që e kanë arritur këtë rezultat të respektueshëm në Prizren dhe vendimi është i tyre dhe askujt tjetër. Prandaj, besoj se kur e ka marrë vendimin e ka pas parasysh cila është e mira për Prizrenin”, ka thënë Limaj për “PrizrenPress”.

Zeka: Provat i kam në Suedi

0

milaim zeka

(E plotësuar)Gazetari Milaim Zeka, ka thënë se operacioni i EULEX-it në zyret e punës së tij, në shtëpinë e tij, si dhe në veturën e tij, ka qenë thjesht në show mediatik nga ana e këtyre të fundit.

Zeka vlerëson se është për bashkëpunim me EULEX-in, porse konsideron se me operacionin e tyre, kanë shkel të drejtat e gazetarëve.

“Është një show mediatik. Është një veprim që i shkel të drejtat e gazetarëve. Nuk ka pas nevojë për një frikësim dhe një show të tillë”, ka thënë Zeka.

“Unë jam për bashkëpunim me EULEX-in por ju thash prokurorëve të EULEX-it që mos mendoni se jam budall me i mbajt provat në shtëpi.Ata mi kërkuan provat po ju thash që të gjitha i kam përcjellë për Suedi ”, ka shtuar Zeka.

 Nuk ka urdhër arrest për Milaim Zekën

Gazetari Milaim Zeka është duke u marrë në pyetje nga prokuroria e EULEX’it dhe ndaj tij ende nuk ka një urdhër arrest, ka thënë avokati mbrojtës i tij.

Avokati Gafurr Elshani tha për lajmi.net se ndaj Milaim Zekës është ngritur një urdhër për kontroll nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

“Nuk ka një urdhër për arrestimin e klientit tim, por ka një urdhër për kontroll nga Gjykata Themelore në Mitrovicë. Aktualisht është duke u bërë një bastisje në zyrën e tij”.

“Urdhëri i kontrollit është lëshuar për shkak të dyshimeve për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe frikësim gjatë procedurës penale”.

“Janë dyshime që i ka ngritur Prokurori Maurizio Salustro dhe janë dyshime krejtësisht të pabaza”, ka thënë avokati Gafurr Elshani.

Hetues të EULEX kanë filluar që në orët e mëngjesit kontrollin në zyrën, shtëpinë dhe veturën e gazetarit Milaim Zeka.

 

Bastiset zyra e Milaim Zekës

Hetues të EULEX kanë filluar që në iorët e mëngjesit kontrollin në zyrën, shtëpinë dhe veturën e gazetarit Milaim Zeka.

EULEX ka konfirmuar për lajmi.net këtë operacion, por nuk ka dhënë detaje përderisa operacioni është duke u zhvilluar.

Burime të lajmi.net kanë bërë të ditur se arsye e bastisjes së zyrave të tij është publikimi i mëhershëm i identitetit të një dëshmitari të mbrojtur në një nga emisionet e tij lidhur me rastin e “Grupit të Drenicës”.

Pjesëtarë të EULEX’it kanë bastisur sot në mëngjes zyrat ku ushtron veprimtarinë kompania e gazetarit kosovar Milaim Zeka, në qendër të Prishtinës.

Zyrtarë të EULEX’it kanë konfirmuar për një operacion që është duke u zhvilluar në Prishtinë, por nuk kanë pranuar të flasin për detaje të tij.

“Ajo çka mund të konfirmoj është se një operacion po zhvillohet në Prishtinë sot, por nuk mund të flas për detaje në këtë moment”, ka thënë për lajmi.net Zëdhënësi i EULEX’it, Anne Blanksma Ceta.

Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se arsye e bastisjes së zyrave të tij është publikimi i mëhershëm i identitetit të një dëshmitari të mbrojtur në një nga emisionet e tij lidhur me rastin e “Grupit të Drenicës”.

Megjithatë, Zëdhënësi i EULEX’it nuk ka pranuar të flasë edhe nëse operacioni ka të bëjë me këtë çështje.

Lajmi.net ka provuar të kontaktojë me gazetarin Milaim Zeka, por kjo ka qenë e pamundur deri tash.

Hetohen keqpërdoruesit e zgjedhjeve në Prizren

0

Syle HoxhajPolicia dhe Prokuroria në Prizren,i  janë përkushtuar punës për  zbardhjen e parregullësive  që janë paraqitur  në zgjedhjet  e 3 nëntorit.

Drejtori i  Policisë , Nexhmi Krasniqi,  ka thënë se  vetëm  dje  janë intervistuar 50 persona . “Personat që janë marrë në pyetje janë nga  loklitetet e ndryshme”,ka thënë Krasniqi pëer “Zërin”.

Edhe kryeprokurori i  Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxhaj,   ka thënë  se këtyre rasteve  u është dhënë prioritet për hetime të shpejta.”Rasti  më serioz  është hetimi  që po bëhet  ndaj disa personave  për  të cilët dyshohet se kanë ofruar para në këmbim të votës”, ka thënë Hoxhaj. /PrizrenPress.com/

 

Nexhiii_918535

 

Paçarizi pranon se investimet në Urën e Gurit dhe Arastë, janë realizuar ilegalisht

0

Prizren ura e guritDrejtori i  Urbanizmit në Prizren, Sadik Paçarizi,  ka konfirmuar se intervenimi  që është bërë në Urën e Gurit dhe Arastës  ka qenë illegal. Ai tha se  resori  të cilën e udhëheq,  ka qenë kundër  mënyrës së riparimit të Urës së Arastës  dhe se nuk ka dhën leje për intervenimet e bëra së fundi. “Po ashtu kam qenë kundër  pastrimit  të mureve të lumit dhe heqjes së myshqeve nga sipërfaqet e saj”, ka thënë  Paçarizi për “Zërin”.

Organizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe” ka hulumtuar çështjen e intervenimeve të fundit që janë bërë në ndriçimin e Urës së Gurit dhe riparimin dhe ndriçimin e Urës së Arastës, që të dyja në Qendrën Historike të Prizrenit. Valon Xhabali, koordinator i Programit të Trashëgimisë Kulturore, tha se në bazë të informatës së pranuar nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor intervenimet në këto dy ura janë bërë pa lejen paraprake të këtij dikasteri. “Shërbimi i këtij organi ju informon se sa i përket kërkesës së OJQ-së “EC Ma Ndryshe”, rreth ndriçimit të Urës së Gurit dhe Urës së Arastës nuk është bërë asnjë kërkesë për leje ndërtimi në DUPH. Nuk posedojnë leje ndërtimi”, thuhet në shkresën e DUPH-së.

Ndërsa Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve Historike të Prizrenit ka konfirmuar se nuk ka pranuar asnjë kërkesë për pëlqim për intervenim në urat e përmendura dhe si rrjedhojë as nuk ka lëshuar ndonjë pëlqim. Xhabali tha se monitoruesit e organizatës kanë kërkuar sqarime edhe nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, përfaqësuesit e së cilës kanë pohuar se DSHP me 11 shtator 2013 ka lëshuar pëlqimin për NSH “Hisar Kosova” për pastrimin e shtratit të Lumëbardhit, rregullimin e mureve mbrojtëse në vendet e dëmtuara dhe ndriçimin e urave në qytet. “Përkohësisht është bërë ndriçimi i urave i cili do qëndrojë deri në festat e fundvitit dhe janë bërë disa riparime të vogla si ngjyrosja e parmakëve, rregullimi i trotuarit në urë, të cilat kanë qenë mjaft të dëmtuar dhe mundë të qëndrojnë deri në rregullimin e urës së re”, thuhet në përgjigjen e DSHP-së, që ka marrë “Ec Ma Ndryshe”.
“Sipas këtyre informatave del se intervenimet respektivisht ndriçimi i Urës së Gurit dhe riparimi dhe ndriçimi i Urës së Arastës janë bërë pa lejen e DUPH-së dhe pa pëlqimin e IMMH-së, që përbën shkelje të drejtpërdrejtë të dispozitave të Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit”

Neni 9 i Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit që definon mbrojtjen nga dëmtimi i monumenteve të trashëgimisë kulturore, në paragrafin 1 thotë se “personi fizik dhe juridik, i cili bën ndërtimin, rrënimin, ndërhyrjet në infrastrukturë apo çfarëdo aktivitet tjetër, duhet të ndërmarrë paraprakisht të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur objektin e trashëgimisë kulturore dhe fetare nga shkaktimi i çfarëdo dëmi të mundshëm, gjatë kryerjes së këtyre aktiviteteve” derisa paragrafi 2 thekson se “masat nga paragrafi 1 i këtij neni duhet të ndërmerren në koordinim me Drejtorinë për Urbanizëm dhe Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve të Prizrenit”.Gjithashtu ky ligj, përcakton se për çdo aktivitet në Qendrën Historike duhet të konsultohen Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Prizrenit dhe Këshilli për Trashëgimi Kulturore i Qendrës Historike dhe se pas pëlqimeve të tyre Drejtoria e Urbanizmit lëshon lejen përkatëse ose e refuzon duke u bazuar në Planin e konservimit dhe ligjet në fuqi. Këto procedura nuk janë përfillur në rastin e Urës së Gurit dhe të Arastës.

“Në bazë të këtyre të gjeturave “EC Ma Ndryshe” konsideron se organet komunale duhet të angazhohen më shumë në respektimin e Ligjit të Qendrës Historike të Prizrenit dhe ruajtjen e vlerave në këtë zonë të mbrojtur”, tha Xhabali.

““EC Ma Ndryshe” është mirënjohëse ndaj donacioneve të shteteve mike dhe inkurajon largimin e barrierave procedurale për zbatimin e projekteve të mirëfillta, mirëpo në të njëjtën kohë përkujton se në këtë rast kemi të bëjmë me një zonë të mbrojtur ku aplikohen masa të veçanta të ruajtjes e konservimit të objekteve të trashëgimisë. Ne i bëjmë thirrje komunës së Prizrenit që të rris mbikëqyrjen inspektuese në këtë zonë, në mënyrë që praktikat e realizimit të projekteve pa lejet përkatëse të institucioneve përgjegjëse të mos përsëriten më, me qëllim që të kemi sundim të ligjit dhe mbrojtje të vlerave të trashëgimisë kulturore në qendër të Prizrenit”.

“EC Ma Ndryshe” në korrik ka nisur zbatimin e projektit “Urbanizmi i Prizrenit nën vëzhgim të përhershëm”, përkrahur financiarisht nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS). Nevoja për mbikëqyrjen e zhvillimeve në sektorin e urbanizimit ka rrjedhë si pasojë e zhvillimeve të shumta negative gjatë periudhës së pasluftës dhe tranzicionit që janë manifestuar me degradimin urban dhe planifikimin e pa-balancuar hapësinor. Projekti do të vazhdoj me monitorimin dhe publikimin e të gjeturave në sektorin e urbanizimit dhe planifikimit hapësinor, sikurse edhe me adresimin e përgjegjësisë institucionale. /PrizrenPress.com/

Deputetët kritikojnë Thaçin

0

KuvendiKosoves5-27Kuvendi i Kosovës sot i është kthyer normalitetit, duke mbajtur seancë të rregullt plenare pas më shumë se një muaji bllokade. Në deklarimet jashtë rendit të ditës, deputetët e partive në pushtet dhe atyre të opozitë kanë shprehur shqetësimet për zhvillimet e fundit në Kosovë.
Fillimisht nënkryetari i Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!, Glauk Konjufca ka kritikuar kryeministrin, Hashim Thaçi për takimet në Bruksel me kryeministrin serb, Ivica Daçiq, pavarësisht se ky i fundit ka deklaruar “nëse në Mitrovicën e veriut zgjidhet kryetar komune një shqiptar, atëherë atje do të ketë konflikt të armatosur”.

Edhe deputeti i LDK-së, Arben Gashi e ka kritikuar kryeministrin Thaçi për mungesë të planit operativ për organizimin e zgjedhjeve në veri.
Ndërkaq, deputetja Xhevahire Izmaku në emër të PDK-së, ka thënë se EULEX-i, padrejtësisht është duke e akuzuar “Grupin e Drenicës”.
Kuvendi i Kosovës është duke i vazhduar punimet me shqyrtimin e disa projektligjeve në lexim të parë.

Muzeu, Cirku dhe Teatri i Kukullave të Tiranës, me drejtues të rinj

0

kultMelsi Labi është emëruar drejtori i ri i Muzeut Historik Kombëtar. Me këtë post, Labi zëvendëson historianin e periudhës së Mesjetës, prof. Luan Malltezi, i cili qëndroi për disa vite në këtë detyrë. Përzgjedhja e Labit erdhi pas shpalljes së konkursit për pozicionin e drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar. Konkursi u shpall në datën 21 tetor nga Ministria e Kulturës dhe afati i dorëzimit të dosjeve të kandidatëve ishte 31 tetori.

Dje në mbledhjen e qeverisë u bë emërimin në detyrë të drejtorit të Cirkut Kombëtar të z. Kujtim Dumi, por dhe emërimin në detyrë të drejtorit të Përgjithshëm të Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrin e Kukullave të znj. Monika Lubonja. Të tre këta emra të emëruar së fundmi në këto poste drejtuese, prej vitesh kanë qenë të angazhuar me artin dhe kulturën, por edhe në politikat për artin. Këto emërime vijnë në vijim të drejtuesve të tjerë që janë emëruar gjatë kësaj kohe në të tjera institucione.

Morali dhe orientimi politik në Kosovë

0

Astrit AhmetiAstrit Ahmeti

Teoria e famshme e Makiavelit se “Qëllimi e arsyeton mjetin”(Sundimtari duhët të jetë i lirë nga paragjykimet morale, ai duhët të jetë dinak e i pabesë sepse perndryshe nuk do të mund të arrinte qëllimet e tij), po na shfaqet në praktikë në shoqërinë tonë, konkretisht tek politikanët tanë të cilët qëllimin kryesor e kanë marrjen e pushtetit ndersa mënyra se si merret pushteti për ta nuk është e rëndësishme.

Është fare e dukshme që në kohët e zgjedhjeve shumë politikan bëhen lypsarë e pas kësaj periudhe ata marrin rolin e “mbretit”.

Ata po perdorin çdo mjet që do ti shpiente tek pushteti, duke filluar nga demagogjia, shantazhet, manipulimi me votat e qytetarëve etj.
Pothuajse të gjithë politikanët dhe partitë politike në Kosovë janë shumë të ngjajshme (duke marrë parasysh edhe mosprifilizimin e tyre), ato kanë të njejtat synime dhe dallimet mes tyre janë shumë të vogla, ato dallime të cilat i shpalosin tek publiku i bëjnë vetëm për të manipuluar me ta dhe për të marrë perkrahjen e tyre, por ne esencë ato me program janë të njejta, kjo më së miri argumentohet me levizjet e anëtareve të partive politike nga një parti në tjetren vetëm për interesa personale dhe materiale, shpesh politikanet tanë kur i humbin zgjedhjet i braktisin partitë e tyre dhe shkojnë në partinë që është në pushtet.e kjo do të thotë se për të nuk paska rëndesi ideologjia apo programi por vetëm pushteti dhe pozita e tij e favorshme.

Për politikanët tonë nuk është me rendësi se sa realizohen premtimet e bërë gjatë fushatës për ta me rendesi është pushteti, ata nuk cajnë kokën për mirëqënien e popullit, premtimet që po i bëjnë ndonjëherë as që parashihen me programin e tyre politik.

Partitë politike në Kosovë pas luftës e deri më sot kanë bërë shumë polarizime dhe kanë qenë një faktor i madh i ndarjeve regjionale në Kosovë.
Klasa politike tek ne po i perdorë qytetarët vetëm për marrjen e pushtetit dhe se votat nganjeherë blehen e nganjeherë manipulohen, ndersa pas marrjes së pushtetit nga partia fituese qytetarët nuk pyetën më për asgjë. por edhe kultura politike pasive po e bënë të vetën pasi që vetë qytetarët janë pasiv rreth qështjeve publike dhe nuk po e ngrisin zërin e tyre sa duhet.

Qeveria për qështje madhore duhët të marrë edhe mendimin e qytetarëve, por një gjë të tillë nuk po e bënë asnjëherë.Pë të pasur demokraci funksionale nevojitet që fushata parazgjedhore të përcillet me një konkurrencë programesh mes partive politike, ku partitë do ti ofronin programet e tyre politike dhe qytetaret vendosin se për cilin program të votojnë, por në Kosovë dihet që nuk votohet programi por lideri dhe partia, vetë qytetarët nuk i lexojnë programet e partive politike për të parë se qka ofrojnë ato për shoqërinë, por presin nga kandidatët ndonjë vend pune, tender, para etj në shkëmbim të votës së tyre.
Prandaj në këtë gjëndje që jemi nevojitet nje qytetari më aktive e cila nuk mashtrohet lehtë mbas premtimeve propabandistike si dhe profilizimi i partive politike sepse deri me tani qytetarët nuk i votojnë programet e partive por lideret e tyre.(Autori është student i Sociologjisë)

Kuvendi shqyrton ligjin për pasurinë e zyrtarëve publik

0

KuvendiKosoves5-27Kuvendi i Kosovës sot do të vazhdojë me seancën e radhës, ku pritet të shqyrtohet projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë. Gjatë kësaj seance e cila është zhbllokuar me përkrahjen e gjithë grupeve parlamentare, pritet të shqyrtohet raporti vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2012, raporti vjetor i Auditimit për vitin 2012.

Po ashtu, pritet të shqyrtohet projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, projektligji për Agjencinë e Menaxhimit Emergjent, projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, si dhe projektligji për aktet normative.

Përveç, shqyrtimeve, legjislacioni pritet të formojë edhe Komisionin Ad-hoc për përzgjedhjen e dy anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media, komisionin Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës,si dhe pritet të bëhet emërimi i anëtarëve të Organit Përzgjedhës të Pavarur për zgjedhjen e kryesuesit dhe anëtarëvetë Organit Shqyrtues të Prokurimit, emërimi i anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Pronës dheemërimi i dy anëtarëve të Bordit të RTK-së.

Ndryshe, me propozimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, legjislativi i vendit ka zhbllokuar punën përkohësisht, pasi ishte bllokuar si pasoj e mospajtimeve mes pozitës dhe opozitës rreth procesit të privatizimit të 75 për qind të aksioneve të PTK-së. Propozimin e Krasniqin e kanë përkrahur edhe shefat e grupeve parlamentare, megjithatë, si pozita ashtu edhe opozita kanë theksuar se nuk do të lëvizin nga qëndrimet e tyre që i kanë pasur deri me tani rreth privatizimit të PTK-së./Kosovapress/

Si bëhet një lahutë

0

PJETER-MATUSHA_2Ka një gjysme shekulli qe nuk e ndan nga duart instrumentin më të dashur muzikor me një tel. Pjetër Matusha ishte 13 vjeç kur ndërtoi vetë nga një kungull lahuten e tij të parë!

Nuk e mësoi askush, por ai gjithë admirim shihte e dëgjonte të moshuarit të cilët me lahutë këndonin eposin e Kreshnikeve, këngë epike legjendare e historike.

Dëgjuesit kishin respekt të veçante për lahutarin, sidomos kur ai këndonte. Për lahutën, e cila duhet të zinte një vend nderi në shtepi.
Pjetri donte të ishte njëri prej tyre!

Për djalin nga Bajza e Kastratit, lahuta e parë e vërtete iu dhurua kur ai ishte 20 vjeç, si vlerësim për mënyren si i këndonte Mujit e Halilit, kreshnikëve me mustaqe të gjata që shtrinin 7 pashë nën dhé, bajlozët e zinj me topuzë të rëndë.

Zotëron çifteline dhe fyellin, por lahuta është objekt kulti për të, nuk e ka ndare nga vetja në çaste gëzimi e hidhërimi.

Me nje shpirt e te ri e krijues, Pjeter Matusha ka kënduar në dasma, në festa dhe në raste të tjera gëzimi.

Per kenaqesine e tij, te familjareve apo miqvte qe vijne enkas per ta degjuar veçanerisht mbremjeve te ftohta te stinës së dimrit.

Edhe pse ky eshte vendi i tij i preferuar per te shoqeruar me lahute historitë e këngëve dhe trimave e di se eshte e rendesishme qe kjo vlere trashegimnie kulturore te rikthehet ne vemendje.

Keshtu ai nuk heziton te shkoje kudo ku e ftojne te luaje e te kuriozoje publikun perreth.

Eshte njeri nga interpretet e rapsodise me te vleresuar mbi te gjitha sepse ruan e çon perpara me perkushtim traditen e njerit prej instrumentave me arkaike…

Gjelosh Alia, mjeshtri i 60 lahutave të ndërtuara me dorë

Gjelosh Alia ka një mjeshtëri të cilën e ushtron çdo pasdite në studion e tij të vogel, realizon çifteli e lahuta prej 35 vitesh.

Ai është mesues gjuhë-letersie ne shkollen 9 vjecare “Gjergj Fishta”. Pas punes qe i merr pjesen me te madhe te dites 2 apo 3 oret e pasdites e gjen gjithmone ketu duke ushtruar pasionin e tij.

Ka realizuar me shume se 60 lahuta duke u kujdesur per çdo detaj. Mundohet qe te jete autentik e te ruaje elementet e vegles mesjetare.

Ashtu si dikur lenden qe perdoret per te ndertuar lahuten e merr ne mjedisin rrethues.

Si nje profesionist te cilit vitet i kane mesuar sekretet e punes, ai e di se cilesia e kumbimit te tingullit nuk percaktohet nga lloji i drurit, por nga perzgjedhja dhe tendosja e lekures.

Kordha ne ditet e sotme rrallehere eshte e perbere nga bashkesi qimesh te kalit. Por, ka disa elemente te cilat Gjeloshi i relizon si rapsodet dikur…

Kenaqesia me e madhe e tij nuk eshte kur i ka dhene lustren e fundit dhe lahuta ka marre formen e deshiruar.

Misionin e tij e quan te perfunduar kur dikush kerkon ta beje te veten nje te tille, pasi vetem ne kete menyre tradita trashegohet ne breza. / TCh/

“Të mashtruarit” nga kryeministri, paralajmërojnë trazira

0

qytetaretPremtimi i kryeministri të Kosovës, Hashim Thaçi, për rritje të pagave për shërbyesit civilë dhe ata të Administratës Publike, kishte gëzuar shumë përfaqësuesit e këtyre dy kategorive. Gëzimi ka dalë të ketë qenë i kotë pasi kryeministri Thaçi nuk e ka mbajtur premtimin e dhënë dy vite më parë për rritje të pagave për shërbyesit civilë dhe ata të Administratës Publike nga 30% deri në 50%.

Përveç rritjes së pagave për këto dy kategori, Thaçi ishte zotuar se do t’ua paguante edhe dy paga për muajin janar dhe shkurt të vitit 2011, por as kompensimi e as rritja nuk kanë ndodhur.
Gazeta ka provuar të marrë një përgjigje nga Zyra e Kryeministrit në lidhje me mospërmbushjen e këtyre premtimeve, por një shpjegim i kësaj zyre ka munguar,shkruan Tribuna.

Nga ana tjetër, përfaqësues të këtyre dy sindikatave, ndihen të mashtruar nga kryeministri Hashim Thaçi. Ata vlerësojnë se këto kategori janë më të nëpërkëmbura në institucionet e Kosovës. Mursel Zymberi, kryetar i Sindikatës së Shërbyesve Civilë, ka konfirmuar për gazetë Tribuna, se premtimet e kryeministrit për rritje të pagave nuk janë realizuar asnjëherë.