22 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026
Home Blog Page 8922

I borgosuri e kryen fakultetin nga Dubrava

0

dubravaT’i lejoheshin studimet universitare nga burgu, ishte kushti që Mithat Llozhani ua kishte vënë Shërbimit Korrektues të Dubravës dhe Ministrisë së Drejtësisë në shkëmbim të qetësimit të të burgosurve dhe ndaljes së grevave.
Ndonëse ishte i dënuar për vrasjen e 21-vjeçarit, Llozhani si një nga udhëheqësit e grevave brenda në burg, është privilegjuar me të drejtën e studimeve, shkruan Koha Ditore.

Daljet nga burgu kanë qenë në shumicën e rasteve pa shoqërues. Shpenzimet e rrugës Dubravë-Prishtinë i ka mbuluar burgu. Nuk ka paguar asnjë cent për studime, falë mbështetjes së Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL).
Kështu së paku pretendon Mithat Llozhani, i cili ka kaluar 11 vjet në burg, i dënuar për vrasje.

Ai ka rrëfyer për gazetën se si me shantazhe i kishte “detyruar” zyrtarët e burgut që t’ia lejonin, sipas tij, këtë të drejtë.
Në kohën kur ka qenë i burgosur Llozhani ka ndjekur studimet në kolegjin ‘Globus’.

Megjithatë i pyet nga gazeta, Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, nuk ka pranuar të përgjigjej se nëse një i burgosur lejohet ose jo që gjatë kohës së vuajtjes së dënimit të ndjek studimet.
“Unë nuk merrem me këto çështje, është Shërbimi Korrektues i cili vendos çdo gjë për të burgosurit”, është shprehur Kuçi. /Koha Ditore/

Serbia s’mundet ta definojë Kosovën si të veten

0

333Një plan i detajuar i Beogradit për ta fuqizuar mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës në fund të dialogut me Prishtinën mund të dështojë. Beogradi do ta ketë vështirë që ta miratojë ligjin kushtetues ku do të merrte obligim ligjor që t`i zbatojë marrëveshjet me Prishtinën por do ta definonte Kosovën si njësi autonome në kuadër të Serbisë.

Një veprim të tillë, parlamenti i Serbisë nuk do të mund ta bëjë nëse në janar nis dialogun për anëtarësim në BE. Në strategjinë për dialogun e anëtarësimit të prezantuar nga shtetet anëtare të BE-së, shkruhet se gjatë dialogut për anëtarësim Serbia nuk do të duhet të bëjë veprime që shkojnë ndesh me frymën e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

“Në përpjekjet e saj që të harmonizohet me EU aqquis, Serbia duhet që të sigurojë se legjislacioni që adoptohet, përfshirë fushën gjeografike, nuk shkojnë në kundërshti me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, thuhet në dokumentin e publikuar javë më parë nga gazeta Tribuna

PDK-ja mbetet pa Malishevën

0

KQZ-valdetedakaKomisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet përfundimtare për kryetarë komunash për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, të cilat nuk kanë ndryshuar nga ato preliminare.

Në balotazh më 1 dhjetor do të vazhdohet gara në 24 komuna, kurse në raundin e parë janë fituar 13 komuna. Në këto rezultate nuk është përfshirë Mitrovica veriore, pasi këtë të diel në këtë komunë do ketë rivotim në tri qendra të votimit.

REZULTATET E KQZ-SË PËR KRYETARË KOMUNASH:

Deçan, pa balotazh. Fiton kandidati i AAK-së, Rasim Selmanaj

Gjakovë, shkojnë në balotazh AKR-AAK

Gllogovc, pa balotazh. Fiton kandidati i PDK-së, Nexhat Demaku

Gjilan, shkojnë në balotazh LDK-PDK

Dragash, shkojnë në balotazh PDK-LDK

Istog, pa balotazh. Fitues kandidati i LDK-së, Haki Rugova

Kaçanik, pa balotazh. Fitues kandidati i PDK-së, Besim Ilazi

Klinë, shkojnë në balotazh PDK-AAK

Fushë-Kosovë, pa balotazh. Fitues kandidati i LDK-së, Burim Berisha

Kamenicë, shkojnë në balotazh LDK-PDK

Mitrovica e jugut, shkojnë në balotazh PDK-AKR

Leposaviq, fituese – Dragisha Krstoviq

Lipjan, shkojnë në balotazh PDK-LDK

Novobërdë, shkojnë në balotazh LDK-G.I. SRPSKA

Obiliq, shkojnë në balotazh LDK-AAK

Rahovec, shkojnë në balotazh PDK-AAK

Pejë, shkojnë në balotazh LDK-AAK

Podujevë, pa balotazh. Fitues kandidati i LDK-së, Agim Veliu

Prishtinë, shkojnë në balotazh LDK-VV

Prizren, shkojnë në balotazh PDK-LDK

Skenderaj, pa balotazh. Fitues kandidati i PDK-së, Sami Lushtaku

Shtime, pa balotazh. Fitues kandidati i PDK-së, Naim Ismaili

Shtërpcë, shkojnë në balotazh SLS-G.I. SRPSKA

Suharekë, shkojnë në balotazh LDK-AAK

Ferizaj, shkojnë në balotazh PDK-LDK

Viti, shkojnë në balotazh LDK-PDK

Vushtrri, shkojnë në balotazh PDK-AAK

Zubin Potok, fitues kandidati nga G.I. SRPSKA

Zveçan, fitues kandidati nga G.I. SRPSKA

Malishevë, shkojnë në balotazh Iniciativa Qytetare për Malishevën-LDK

Junik, shkojnë në balotazh AAK-LDK

Mamusha, fitues Arif Bytyq

Hani i Elezit, pa balotazh. Fitues kandidati, Rufki Suma

Graçanic, shkojnë në balotazh G.I. SRPSKA- Bojan Stojanoviq – SRBA

Ranillug, shkojnë në balotazh G.I. SRPSKA-SNPK

Partesh, shkojnë në balotazh SLS-G.I. SRPSKA

Kllokot, shkojnë në balotazh G.I. SRPSKA-SLS

Thaçi: A duhet ta rifillojmë luftën me Serbinë?

0

Hashim Thaci 2Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi iu ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të dielën në zgjedhjet e përsëritura në veri të Mitrovicës të dalin në numër sa më të madh, duke thënë se me pjesëmarrjen e tyre humbës të vetëm do të jenë ekstremistët nga veriu i Kosovës.

Në një intervistë për të përditshmen britanike “Guardian”, Thaçi po ashtu ka thënë se nëse edhe të dielën do të ketë incidente në veri të Mitrovicës atëherë përgjegjëse do ta bëjë Serbinë.

“Pengimi i votimeve në tri vendvotime në Mitrovicës Veriore më 3 nëntor është si rezultat i presionit, kërcënimit dhe metodave tjera”, ka thënë kryeministri kosovar, citon Orainfo.

Sipas tij, zgjedhjet e suksesshme janë vendimtare për implementimin e marrëveshjes së Brukselit.

“E di çfarë ka ndodhur, si dhe pse e kanë bërë”, ka thënë Thaci, duke shtuar se po të lejoheshin votime të qeta dalja atje do të ishte mbi 25 për qind.

“Ajo çfarë na duhet neve tash është stabiliteti politik në veri në mënyrë që të krijojmë institucione legjitime dhe të thithen investimet, kështu që gjerat do të ndërrojnë”.

Kryeministri Thaçi ka thënë se Kosova nuk kërcënohet nga interesimi i serbëve. “Kosova është e kërcënuar nëse ata nuk integrohen”.

Ai ka hedhur poshtë kritikat se marrëveshja e Brukselit është treguar kontroverse edhe në Kosovë edhe në Serbi.

“Si duhet ta zgjidhim situatën me Serbinë? A duhet sërish ta fillojmë luftën? Ta vrasim njëri-tjetrin”, ka pyetur kryeministri kosovar.

“Kjo është marrëveshja më e mirë e mundshme për të dy vendet”. “Ne nuk kemi luftuar kundër serbëve, por kemi luftuar ta largojmë Serbinë nga Kosova dhe mekanizmat e saj të represionit”, ka shtuar ai.

Berisha: Bashkëpunoj me Fatmir Limajn nëse bën parti

0

ZafirBerisha11-14Kryetari i Bashkimit Demokratik Zafir Berisha, i cili e mban çelësin e fitores në garën për Kryetar të Komunës së Prizrenit thotë se nënshkroi koalicionin me LDK’në, për shkak se oferta e Hashim Thaçit ka qenë aq e madhe sa që nuk i është dukur serioze.

Fakti që është faktor kyç për balotazhin e 1 dhjetorit, duket se ia ka rritur ambiciet Zafir Berishës i cili në zgjedhjet e ardhshme nacionale synon të bëhet pjesë e Parlamentit të Kosovës.

Në një intervistë për Express, Berisha thotë se nëse Fatmir Limaj krijon parti do të bashkëpunojë me të, por jo edhe ta shkrijë partinë.

Express: Si u bë që lidhët koalicion me një prej njerëzve që e keni pasur kundërshtar të madh gjatë kohës sa ishte kryetar i Prizrenit?

Berisha: Me Eqremin nuk i kam pas punët mirë sepse atëherë kam qenë në opozitë e tash edhe ai edhe unë kemi qenë në të njëjtën vijë, në opozitë për katër vite. Përndryshe unë nuk i kam pas punët mirë edhe me këta të tjerët. Nuk është se me dikë e kam pas mirë e me dikë keq.

Express: Çka ndikoi që ju të përcaktoheni për koalicion me LDK’në e jo me PDK’në dhe Ramadan Mujën?

Berisha: Ky është një vendim i organeve të partisë, pas një analize shtatë ditore që ia kemi bërë ofertave të dy subjekteve. Ne kemi menduar se 9 mijë vota që i kemi marrë e të cilat i ka bërë publike KQZ, do t’i ndihmojmë Eqës që atë premtimin e vogël, që e ka dhënë ai, ta rrisim gjithnjë në interes të qytetarëve të Prizrenit.

Express: Po Kryeministri çfarë të ofroi tash koalicion?

Berisha: Kryeministri ka ofruar aq shumë gjëra saqë nuk më është dukur serioz, nuk dua të hyj me numra sepse kjo tashmë është çështje e kryer. Për mua ka qenë me rëndësi që të zbatohet programi i BD’së dhe premtimet e mia gjatë fushatës elektorale. Kryeministri nuk ma ka ofruar vetëm Ministrinë e Mjedisit…më ka ofruar më shumë. Ka propozuar që unë ta marrë komplet PDK’në në Prizren dhe më ka thënë që të zgjedh çfarë të dua nga institucionet qendrore të cilat sipas meje nuk kanë më shumë jetë sesa 60 ditë.

Express: Çka u dakorduat me Kryeziun? Çfarë përfitoni ju si BD në këtë koalicion nëse e merrni pushtetin?

Berisha: Me Eqën ramë dakord që me e qeverisë Prizrenin mbi parimet e shëndosha dhe programi ynë zgjedhor me qenë prioritet.

Express: Po nëse Fatmir Limaj krijon parti, a do ta shkrini Bashkimin Demokratik në një parti me të tijën?

Berisha: Jo, unë as me Hashim Thaçin nuk kam shkri partinë as me mikun tim të vjetër nuk do ta shkrij. Por nuk përjashtohen bashkëpunimet më të thella me Fatmir Limajn. Nuk e di se si do të rrjedhin gjërat, por besoj që bashkëpunimi do të jetë shumë më i afërt nëse shoku im i vjetër krijon parti. Se a e formon nuk e di.

Express: Po kjo fushatë sa ju kushtoi dhe kush ju mbështeti materialisht?

Berisha: Kjo fushatë ka kushtuar afër 3 mijë euro, dhe ka qenë e mbështetur 99 për qind në mënyrë vullnetare. Aktivistët tanë me një burek dhe një ajran kanë rezistuar karshi milionave që janë shpërnda nga rivalët e tjerë politik.

Express: A mendoni se do të mund ta përfundoni mandatin në bashkëpunim me Eqrem Kryeziun gjithmonë nëse fitoni?

Berisha: Gjithsesi sepse konsiderojmë që ky koalicion nuk është koalicion shkel e shko. Është koalicion parimor mbi bazën e asaj që kanë qenë vullneti i qytetarëve në votën e 3 nëntorit.

Express: Çka pas koalicionit? A mendoni se do të jeni një ndihmë e madhe për LDK’në me 1 dhjetor?

Berisha: Jo ne nuk kemi me ndihmu, ne kemi me fitu pa asnjë diskutim. Bile as që është duke më shkuar mendja tek e kundërta. Vetëm po mendoj se sa do të jetë diferenca e votave tona me të PDK’së.

Express: Ku e shihni veten ju pas 1 dhjetorit?

Berisha: Kandidat i mundshëm për Parlamentin e Kosovës në zgjedhjet që pritet të ndodhin shumë shpejt.

“Vepra në të zezë” botohet në shqip

0

Vepra ne te zeze-libri“Vepra në të zezë” e autores Marguerite Yourcenar vjen e përkthyer edhe në shqip.

Ky libër është një ndër kryeveprat e letërsisë europiane të shekullit të XX dhe vjen i përkthyer nga Donika Omari. Libri është botim i IDK-së.

Duke krijuar personazhin e Zenonit, alkimist e mjek i Europës së shekullit të XVI, Marguerite Yourcenar, s`na rrëfen thjesht historinë tragjike të një njeriu të jashtëzakonshëm. Ajo ia del mbanë të na sjellë një tablo të gjallë, me gjithë ngjyrat e saj të pasura, të gjithë një epoke e të realitetit të saj të vrazhdë dhe brutal: një botë ku përballen me ashpërsi Mesjeta me Rilindjen, teksa në horizont po mugullojnë filizat e Kohëve Moderne.

Zenoni është produkt i kësaj bote, por pak nga pak ky njeri i lirë kërkon të çlirohet prej saj dhe për këtë paguan një çmim aq të lartë. Gazeta e mirënjohur ‘Le Monde’ e ka shpallur librin ‘Vepra në të zezë’ një ndër 100 romanet më të bukur të shekullit të XX.

Ekspertët shëndetësor të BB-së vizituan Rahovecin

0

Ekspertet e BB-rahovecZyrtarët e komunës së Rahovecit kanë pritur ekspertë të Bankës Botërore për çështje të shëndetit publik. Ata biseduan rreth problemeve me të cilat po përballet shëndetësia në këtë komunë, si dhe mundësitë e gjetjes së një zgjidhjeje më të mirë për shumë probleme ekzistuese.

Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Florije Boshnjaku, ka informuar ekspertët rreth gjendjes së rëndë në shëndetësi, mungesën e barërave esenciale, si dhe mungesën e pajisjeve mjekësore për trajtimin e personave në dializë. Boshnjaku foli edhe rreth mundësisë së hapjes së një reparti për dializë, ku do të merrnin shërbime pacientët e Rahovecit e të Malishevës, rreth 70 sosh.

Ndërkaq, drejtori i QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti”, Dr. Agim Kadiri, potencoi nevojën e zgjerimit të shërbimit specialistik, gjë që do të ulte koston e shërbimeve dhe do të ndikonte në ruajtjen e buxhetit të pacientëve tanë. Po ashtu dr. Kadiri foli edhe për mungesën e negativëve në sektorin e Rëntgenit, mungesën e reagensëve në laborator, si dhe mungesa të tjera që e bëjnë të pamundur një shërbim sa më cilësor për pacientët e komunës së Rahovecit.

Ekspertët e Bankës Botërore u interesuan rreth mundësive reale që ka komuna e Rahovecit për rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, sigurimin e obliguar shëndetësor, si dhe blerjen e shërbimeve shëndetësore, që do të zbatoheshin pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve në ligjin për shëndetësinë./PrizrenPress.com/

Më 18 nëntor, protestë për çlirimtarët

0

OVLUCKKryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), mbështet protestën me moton: “Në mbrojtje të vlerave të luftës” e organizuar nga studentët dhe rinia e Kosovës, e cila do të mbahet më 18 nëntor (të hënën).

Kryesia e OVLUÇK-së, ka bërë thirrje për pjesëmarrje sa më masive në këtë protestë. “Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, diskutoi gjendjen aktuale të krijuar pas ngritjes së aktakuzës kundër bashkëluftëtarëve të ZO të Drenicës. Kryesia e OVL të UÇK-së, kundërshton njëzëri këtë aktakuzë, si të pabazë dhe tendencioze, që ka për qëllim njollosjen e figurave emblematike të UÇK-së dhe bashkëluftëtarëve të Komandantit Legjendar Adem Jashari. Kryesia gjithashtu, reagon lidhur me arrestimin e bashkëluftëtarit dhe gazetarit Milaim Zeka, duke e konsideruar ndërhyrje në punën e gazetarisë hulumtuese”, është bërë me dije në një komunikatë për medie, sipas së cilës: “Kryesia e OVLUÇK-së, po ashtu ka marrë vendim për organizimin e protestave në mbarë vendin, me ç’rast për datën, mënyrën dhe kohën e organizimit, bashkëluftëtarët dhe opinioni do të informohen me kohë”.

Borchard: Nuk dëshirojmë të largohemi pa i kryer punët tona

0

BerndBorchardt-EULEXShefi i EULEX-it, Bernd Borchard, në një intervistë për Radio Kosovën deklaroi se vendimi për përfundimin e mandatit të misionit që ai drejton, do të rregullohet me një marrëveshje që do të mund të arrihej ndërmjet Brukselit, me rekomandimet teknike të EULEX-it, të 28 vendeve anëtare të BE-së dhe Kosovës.

”Ne jemi mysafirë këtu dhe një ditë do të largohemi, por nuk dëshirojmë që të largohemi pa i kryer punë tona”, tha Borchard.

RK: Z. Borchard, a po i ekspozohet Kosova sulmeve terroriste, duke ju referuar zhvillimeve më të fundit?

BERND BORCHARD: Javën e kaluar disa persona u dënuan për sulm terrorist në Gjilan. Tani kjo është çështje e mbyllur, sepse ata janë prapa grilave. Disa çanta janë gjetur dhe janë marrë nën dyshim për terrorizëm. Ky hetim u bë nga Policia e Kosovës, dhe më pas rasti u dërgua në Prokurorinë Speciale, por unë nuk dua të cek më shumë detaje, për arsye se hetimi është duke vazhduar.

RK: Duke marr parasysh që Kosova vazhdon të jetë një shtet fragjil, a janë institucionet e sigurisë së Kosovës të afta për të mbrojtur qytetarët e saj nga sulmet terroriste?

BERND BORCHARD: Arrestimi i të dyshuarve është provë e mjaftueshme dhe shenjë e mirë.

RK: Në ditën e zgjedhjeve, më 3 nëntor, në veri të Kosovës, ne kemi pasur disa incidente që pamundësuan votimin në tri qendra votimi. Çfarë ka ndodhur në veri më 3 nëntor?

BERND BORCHARD: Ne kemi parë sulme në 3 qendra të votimit, por Policia e Kosovës intervenoi shpejt dhe ata hodhën vetëm gurë në vetura. Nuk kishin mundësi të bënin ndonjë gjë tjetër. Në të njëjtën kohë, në Mitrovicë, Policia e Kosovës na informoi se diçka po ndodhte. Pas disa minutave ekipi ynë shkoi aty dhe identifikoi një grup të rinjsh, të cilët u shpërndanë menjëherë, për të vazhduar kështu sulmin në Leposaviq. Por, me intervenimin e Policisë së Kosovës dhe EULEX-it , ata e kishin të pamundur të shkaktonin më shumë incidente.

RK: A vlerësoni që të gjitha segmentet e sigurisë kanë dështuar që të sigurojnë një ambient të qetë dhe të sigurt për votuesit në veri?

BERND BORCHARD: Vendimi politik ishte që forcat e sigurisë së lartë të mbaheshin larg qendrave të votimit. Por, tani, ky vendim ka ndryshuar. Ata duan t’i kenë forcat e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it, në tri qendrat e rivotimit.

RK: Në media ka qarkulluar një lajm se hetimet balistike mbi vrasjen e pjesëtarit të EULEX-it, Adrius Sanavicius, tregojnë që qëllimi nuk ka qenë vrasja, por frikësim i pjesëtarëve të EULEX-it. Cili është komenti juaj në këtë drejtim?

BERND BORCHARD: Jam i sigurt që kjo nuk është informatë që ka dalë nga EULEX-i, dhe ne po e hetojmë rastin.

RK: Cilat janë të rejat më të fundi në drejtim të hetimit të rastit të vrasjes së pjesëtarit të EULEX-it?

BERND BORCHARD: Kjo është çështje e ndjeshme dhe nuk do të doja të flisja për të. Unë vetëm mund të siguroj që kemi bashkëpunim të mirë në Prishtinë nga kolegët e Policisë së Kosovës, nga Mitrovica dhe Beogradi.

RK: A kanë ndikuar hetimet dhe arrestimet e bëra nga ana e EULEX-it, mbi bazën e krimeve të luftës, duke ju referuar Grupit të Drenicës, mbi marrëdhëniet tuaja me institucionet kosovare?

BERND BORCHARD: Unë vazhdoj të mendoj se kemi marrëdhënie shumë të mira me Qeverinë e Kosovës. Jemi duke diskutuar për shumë çështje që kanë të bëjnë me mandatin tonë, me çështjen e kompetencave, çështjet ligjore. Prandaj, mendoj që këto zhvillime nuk kanë ndikuar në marrëdhëniet tona. Sa i përket çështjes së krimeve të luftës, ne i kemi zgjidhur 20 raste, të kryera pjesërisht kundër shqiptarëve, pjesërisht kundër serbëve. Ligjet e Kosovës nuk e parashohin që ju mund ta gjykoni dikë në mungesë, prandaj kjo kufizon që të fillohet me gjykimi i dikujt që është jashtë vendit, e që nuk është ekstraduar, p.sh. dikush që jeton në Serbi. Por, në anën tjetër, ne kemi bashkëpunim të mirë me Prokurorinë e Krimeve të Luftës në Serbi.

RK: Por, megjithatë, është krijuar një perceptim në opinion publik se institucionet e Kosovës kanë reaguar menjëherë ndaj EULEX-it, pas arrestimit ndaj Grupit të Drenicës?

BERND BORCHARD: Kemi parë disa deklarata me të cilët nuk kemi qenë shumë të kënaqur. Ka pasur reagime nga disa politikanë se ata janë të pafajshëm, në pikëpamjet e tyre. Por, në Bashkimin Evropian kjo quhet ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. Kjo është deklaruar edhe nga Gjykata Supreme, por edhe ajo e Apelit në Prishtinë. Prandaj, vlerësoj se kemi juridiksion të plotë në këtë çështje.

RK: A ka ndërhyrje, në të vërtet, në sistemin gjyqësor, ndërhyrje politike?

BERND BORCHARD: Më kujtohet që disa persona më herët kanë bërë përpjekje për krijimin e një komisioni parlamentar për të filluar hetimet rreth një rasti, për të cilin ishte marr vendimi ligjor në instancën më të lartë gjyqësore. Kjo nuk ka ndodhur, por nëse një gjë e tillë do të ndodhte – atëherë kjo nuk është ideja e sundimit të ligjit, sipas Bashkimit Evropian.

RK: A mendoni se sistemi gjyqësor i Kosovës është në pozitë që të veprojë pa prezencën e EULEX-it në Kosovë?

BERND BORCHARD: Kjo është çështje gjithnjë e përparësive. Mendoj se EULEX-i është këtu për t’i ndihmuar kosovarët dhe se ky mision është aset për Kosovën. Nëse Kosova dëshiron të përparojë – ju duhet të arrini sundimin e ligjit, qoftë për procesin e liberalizimit, qoftë për MSA-në … krejt këto janë çështje të sundimit të ligjit dhe ju jeni me fat që keni misionin e EULEX-it për t’ju mbështetur.

RK: Një prej çështjeve që është diskutuar në Bruksel, midis Kosovës dhe Serbisë, është edhe shpërbërja e strukturave paralel në veri të Kosovës.

BERN BORCHARD: Mendoj se ka progres. Policia dhe gjykatat paralele janë shpërbërë. Është vendosur të mbeten vetëm disa segmente tjera, si p.sh. çështja e kujdesit shëndetësor, ose disa segmente tjera më urgjente, por kjo është marrëveshje e përbashkët e cila po vazhdon. Në anën tjetër, edhe bisedimet rreth integrimit të këtyre strukturave, në ato të Kosovës, janë duke vazhduar. Ka disa çështje të hapura të cilat presim që të zgjidhen shumë shpejt.

RK: Çfarë do të ndodhë me EULEX-in pas qershori të 2014?

BERN BORCHARD: Kjo është pyetja e cila më bëhet më mijëra herë gjatë ditës. Mendoj se kjo çështje duhet të rregullohet mes Brukseli, me rekomandimet tona teknike, me 28 vendet anëtare dhe Kosovës. Mendoj se do të gjendet një zgjidhje. Ne jemi mysafir këtu dhe një ditë do të largohemi, por nuk dëshirojmë që të largohemi pa i kryer punë tona. Mendoj se kemi ende hapësirë për të thënë kontributin tonë.

RK: Besoni ju personalisht se EULEX-i do të vazhdojë të qëndrojë edhe pas qershorit të vitit 2014?

BERN BORCHARD: Mund të them që në disa fusha është mjaft mirë, por në disa fusha nuk jam shumë i kënaqur, pra ka hapësirë për kontribut. Por, siç e thashë, kjo duhet ët arrihet me një pajtim midis Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës, Brukselit dhe 28 vendet anëtare, dhe natyrisht – me disa ekspertiza tona.

LDK në Prizren koalicion me Grupin e Qytetarëve Boshnjak

0

ldk marrveshjeLidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka bërë marrëveshje me Grupin e Qytetarëve Boshnjak të Prizrenit. Kjo marrëveshje vjen pas asaj që LDK në Prizren arriti me Bashkimin Demokratik të Zafir Berishës.

Nënkryetari i LDK-së, në këtë qytet, Haziz Hodaj e ka mirëpritur këtë marrëveshje duke bërë thirrje që edhe grupet tjera të komuniteteve që jetojnë këtu dhe shoqëria civile t’i bashkëngjiten LDK-së. Hodaj ka thënë se është koha që kësaj qeverisjeje t’i vihet fundi duke shpresuar që LDK do të fitoj në Prizren më 1 dhjetor.