Deputetët kritikojnë Thaçin

KuvendiKosoves5-27Kuvendi i Kosovës sot i është kthyer normalitetit, duke mbajtur seancë të rregullt plenare pas më shumë se një muaji bllokade. Në deklarimet jashtë rendit të ditës, deputetët e partive në pushtet dhe atyre të opozitë kanë shprehur shqetësimet për zhvillimet e fundit në Kosovë.
Fillimisht nënkryetari i Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!, Glauk Konjufca ka kritikuar kryeministrin, Hashim Thaçi për takimet në Bruksel me kryeministrin serb, Ivica Daçiq, pavarësisht se ky i fundit ka deklaruar “nëse në Mitrovicën e veriut zgjidhet kryetar komune një shqiptar, atëherë atje do të ketë konflikt të armatosur”.

Edhe deputeti i LDK-së, Arben Gashi e ka kritikuar kryeministrin Thaçi për mungesë të planit operativ për organizimin e zgjedhjeve në veri.
Ndërkaq, deputetja Xhevahire Izmaku në emër të PDK-së, ka thënë se EULEX-i, padrejtësisht është duke e akuzuar “Grupin e Drenicës”.
Kuvendi i Kosovës është duke i vazhduar punimet me shqyrtimin e disa projektligjeve në lexim të parë.

Më Shumë

Përleshje me thika në Prizren, tre persona përfundojnë të lënduar

Një përleshje fizike mes katër personave ka ndodhur në Prizren, ku dyshohet se janë përdorur mjete të mprehta, përfshirë thika, duke lënë të lënduar...

Kryetari i Malishevës bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, Ejup Kryeziu, Milaim Beha, Safet e Sabit Hazrolli, Dituni...

Lajmet e Fundit