12 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026
Home Blog Page 8928

PDK prin me gjoba, VV me ankesa

0

zgjedhjet 2013Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka shqiptuar ndaj subjekteve politike gjithsej 179,615 euro gjobë, ku gjoba më e lartë ka qenë 5,550 euro. Mulë Desku, Kryesues i Sekretariatit të PZAP-it, ka konfirmuar për Kosovapress, se PZAP, deri më tani, për procesin zgjedhor të 3 nëntorit, i ka caktuar gjobat ndaj subjekteve politike, ku gjobën më të madhe e ka arritur PDK-ja me 90,300 euro, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, renditet e dyta me 33,800 euro gjobë dhe Lidhja Demokratike e Kosovës që është e treta me 32,400 euro; ndërsa më e vogla ishte 250, me të cilën janë gjobitur disa subjekte politike.

Prej të gjitha gjobave që janë shqiptuar, vetëm Nisma Qytetare e Ferizajt- NQF, e ka paguar gjobën prej 250 euro, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje nga 1,650 euro gjobë i ka paguar vetëm 800 euro.

Desku, i ka bërë me dije edhe gjobat e subjekteve të tjera politike.

Aleanca e Re e Kosovës – AKR, 11900 euro, Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës – PDAK, 250 euro, Alternative Demokratike e Kosovës – ADK, 800 euro, Bashkimi Demokratik-BD, 850 euro, Gradjanska Iniciativa Srpska – GIS, 2050 euro, G Naroodna Inisiativa – GIN , 400 euro, Iniciativa Qyterate për Malishevë – IQM, 250, Iniciativa Qytetare për Klinë – IQK, 250 euro, Narodna Demokratska Stranka, – NDS, 850 euro, Nisma Qytetare për Prizren – NQP, 250 euro, Partia e Drejtësisë- PD, 3115 euro si dhe KDTP, 250 euro.

Desku, ka treguar që në PZAP, deri më tani janë pranuar 37 apele dhe 235 ankesa, ku gjithsej janë 272 parashtresa që lidhen me procesin zgjedhor të 3 nëntorit 2013.

Sipas tij, natyra e ankesave të paraqitura nga subjektet politike i referohen nenit 33 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme –LZP-së që lidhen me fushatën zyrtare zgjedhore, siç janë heqje, mbulim, dëmtim ose ndryshim i ndonjë njoftimi, pllakati, posteri ose materiali tjetër që përdoret gjatë fushatës zgjedhore, si dhe vendosja e njoftimeve pllakateve dhe posterave me emrat e kandidatëve apo të sloganeve të subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore brenda ose jashtë ndërtesave publike etj.

Ndryshe, PZAP, ka njoftuar se prej 37 apeleve janë miratuar 2 apele, jenë refuzuar 4, janë hedhur poshtë si të palejuara 29, është tërhequr 1 apel dhe është hedhur si i pas afatshem 1 apel.

Më tutje, ka shtuar se, prej 235 ankesave, janë miratuar 86 ankesa, janë refuzuar 69, janë hedhur si të pa lejuara 9, si të pa rregullta 7, është hedhur poshtë si e paafatshme 1 ankesë, janë dërguar për Këshillin e Pavarur të Mediave – KPM 2 ankesa si dhe janë tërhequr 61 ankesa.

Ndërsa, subjekti politik, i cili ka paraqitur më së shumti ankesa në PZAP, ishte Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka dorëzuar 100 ankesa, e dyta është LDK-ja me 47 ankesa, PDK renditet e treta me 35 ankesa, Partia e Ashkalive për Integrim – PAI, 10 ankesa, AKR, 8 ankesa, Srpska Liberalna Stranka – SLS 7 ankesa, Komuna e Graçanicës, 6 ankesa, Zyrtari Lartë i Komisionit Komunal Zgjedhor – ZLKKZ , Istog , ka dorëzuar 5 ankesa, Bashkimi Demokratik – BD, 4 ankesa, Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës – PDAK, 3 ankesa, KTAP, 3 ankesa, Nisma Qytetare për Prizrenin – NQP, 2 ankesa, Vakat, 1 ankes, NDS, 1 ankes, IQD, 1 ankes, SKS, 1 ankes, SFINGA, kompani private, 1 ankes.

Ndryshe, Mulë Desku, ka thënë se numri i ankesave dhe gjobave të vitit 2013 është i përafërt me numrin e ankesave dhe gjobave të zgjedhjeve lokale të vitit 2009.

Asociacioni deri në mes të dhjetorit

0

ashtonLehtësuesja e dialogut Kosovë-Serbi, baronesha Catherine Ashton do t`i ftojë në Bruksel kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë Ivica Daçiq menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve. Diplomatët evropianë presin që pas përsëritjes së zgjedhjeve në vendvotimet e Mitrovicës së Veriut, cikli zgjedhor të përmbyllet krejtësisht më 1 dhjetor kur do të mbahet gara e balotazhit.

Më 5 dhjetor, lehtësuesit evropianë planifikojnë që ta mbajnë takimin e parë mes kryeministrave, ku do të vlerësohet puna e ekipeve teknike në shpërbërjen e strukturave paralele dhe përgatitjet për formimin e bashkësisë së komunave serbe të Kosovës,shkruan Tribuna.

Kryeministrat do të përfundojnë takimin më 5 dhjetor, për t’u takuar sërish pas një jave më 13 të po të njëjtit muaj. Diplomatë ndërkombëtarë i kanë thënë gazetës në kushte anonimiteti se takimi i 13 dhjetorit duhet të jetë takimi kur të dy kryeministrat zyrtarizojnë fillimin e punës së asociacionit/bashkësisë së komunave serbe të Kosovës

Cliff porosit: Kthimi prapa do të ishte turp

0

IanCliff6-12Ambasadori Ian Cliff kërkon që standardet e treguara në raundin e parë të zgjedhjeve të mbahen edhe gjatë balotazhit. Thotë se mund të ketë përpjekje për ta prishur, atje ku gara është e vështirë, si në Gjakovë e Prishtinë. Por, kthimi prapa do të ishte turp.

Edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, kur më 1 dhjetor do të zhvillohet gara e balotazhit, duhet të mbahet një standard i zgjedhjeve të lira e demokratike.

Kështu ka deklaruar Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, në një intervistë për RTK-në.

Ai ka thënë se të gjitha partitë duhet ta kenë të qartë se do të ketë vëzhgues të BE -së duke i monitoruar zgjedhjet e raundit të dytë.

“Është shumë e rëndësishme që standardet e mira të përgjithshme që janë mbajtur në raundin e parë, të mbahen edhe në të dytin.”

“Do të ishte turp po të kishte kthim prapa.”

“Sigurisht, do të ketë përpjekje që kjo të ndodhë, sepse do të ketë garë të vështirë në vendet si Gjakova, ose Gracanica, madje ndoshta edhe këtu në Prishtinë.”

Ambasadori Cliff, në vijim të intervistës së tij për RTK-në, po ashtu ka bërë thirrje për një raund të suksesshëm në tri qendrat e votimit në Mitrovicën e Veriut, më 17 nëntor.

“Ka shumë gjasa që nëse e kemi një raund të suksesshëm të zgjedhjeve në Mitrovicën veriore me 17 nëntor, atëherë mund të kemi edhe një raund të ri të zgjedhjeve në Veri edhe më 1 dhjetor”.

Sa për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme nacionale në vend, siç është përfolur një mundësi e tillë në opinion, Cliff ka qenë i qartë në mesazhin e tij.

Së pari, reforma zgjedhore. Pastaj, të kalojë një periudhë 6 mujore përpara se të mbahen zgjedhjet e përgjithshme.

“Bazuar në këtë, mendoj se duhet të jetë shumë e vështirë që të ketë zgjedhje para majit ose qershorit.”

“Mund të paramendohet që posa të kalojë raundi i dytë zgjedhjeve lokale, do të duhet të arrihet një pajtueshmëri e plotë e partive më të mëdha politike në vend për reformën zgjedhore. Nuk jam i sigurt që aty nuk duhet edhe pak punë.”

Zafir Berisha: Po përzihet Prizreni (Video)

0

Zafir Berisha nme strukturazafa bajaram currzafa bajaram currPasi e ka refuzuar ish shefin e tij, Zafir Berisha vazhdon të ndjehet komod me përqindjen e votave të fituara më 3 nëntor në Prizren.

Kryetari i Bashkimit Demokratik, i ka thënë “jo” ofertës së Hashim Thaçit që ai ta mbështesë kandidatin e PDK-së për kryetar të Prizrenit, Ramadan Mujën, në garën e balotazhit, më 1 dhjetor.

Nuk dihet nëse kjo “jo” e Berishës do të shndërrohet në “po” për Eqrem Kryeziun, kundërshtarin e Mujës më 1 dhjetor, shkruan Orainfo.

Pas një ditë të lodhshme, Berisha ka gjetur kohë edhe për pak argëtim. Dhe këtë argëtim ai e ka ndarë me miqtë e tij në Facebook. Por kënga që ka zgjedhur ai e ka edhe një domethënie tjetër, të cilën sigurisht e di më së miri “Uragani Zafë”. “Po përzihet Prizreni” është dëshira muzikore e Zafir Berishës.

http://youtu.be/qejIrYL8qgo

Ukshin Hoti intelektual largpamës, njeri i teorisë dhe praktikës

0

Simpozium-per-Ukshin-Hotin-659x437Njerëzit e mëdhenj si Ukshin Hoti kanë vetëm ditëlindje, ata janë përjetësisht të pavdekshëm, u tha sot në simpoziumit shkencor kushtuar veprimtarit, intelektualit dhe atdhetarit Ukshin Hoti, organizuar nga Universiteti i Prizrenit, i cili mban emrin Ukshin Hoti.

“Ukshin Hoti ishte njeri i kombit, i sakrificës, profesor dhe intelektual i shquar i kombit tonë, i cili tërë jetën ia kushtoi lirisë së vendit”, tha ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, në hapjen e punimeve të këtij simpoziumi.

Në vazhdim ministri Buja foli edhe për aspekte tjera të jetës e veprës së Ukshin Hotit, ndërsa porositi studentët e Universitetit të Prizrenit që të ndjehen krenarë për emrin që mbanë ky institucion.

Ai ftoi punonjësit shkencorë që të punojnë e hulumtojnë sa më shumë për veprën e madhe të Ukshin Hotit pasi që ende ka shumë për tu thënë.

Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, e vlerësoi Ukshin Hotin si intelektual largpamës, njeri të teorisë dhe praktikës, sakrificës sublime për çështjen shqiptare, transmeton KL.

“Ai ishte në përballje me të gjithë, brenda dhe jashtë vendit për çështjen kombëtare por gjithnjë me gjuhën e argumenteve bindëse e të pakontestueshme, njëherësh i papërkulshëm ndaj goditjeve që pësoi nga regjimi”, tha Demaçi .

Për jetën dhe veprën e Ukshin Hotit folën edhe rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi dhe ushtruesi i detyrës së rektorit të Universitetit të Prizrenit, Zahedin Shemsedini.

Zafiri i thotë ‘Jo’ Thaçit

0

Zafir berisha 123

(I  freskuar) Zafir Berisha, Kryetar i Bashkimit Demokratik, i ka thënë “jo” ofertës së Hashim Thaçit që ai ta mbështesë kandidatin e PDK-së për Kryetar të Prizrenit, Ramadan Mujën, në garën e balotazhit, më 1 dhjetor.

Burime të Gazetës Express kanë thënë se Berisha ka mbajtur një takim sot gjatë ditës me Kryetarin e PDK-së, ku përfundimisht është kuptuar se dy subjektet nuk mund të bashkëpunojnë.

“Zafir Berisha i ka thënë qartë, në sy Hashim Thaçit se nuk do ta mbështesë Ramadan Mujën në balotazh”, ka thënë një zyrtar i PDK-së, i pranishëm në takimin Berisha-Thaçi.

Zafiri takohet me Thaçin, Limajn dhe Kryeziun

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, është takuar sot pasdite me liderin e PDK-së, Hashim Thaçin dhe deputetin e Parlamentit të Kosovës, Fatmir Limajn. Ai në këto momente është duke biseduar edhe me kandidatin e LDK-së për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziun.

Zyrtari për Informim i BD-së, Leart Batusha konfirmoi të gjitha takimet që Zafir Berisha i ka realizuar gjatë ditës. ”Po është e vërtet se u taku me Thaçin. Ka pas takim edhe me Fatmir Limajn. Tash është duke biseduar me Eqrem Kryeziun. Besoj brenda dy ore do t’i poërfundoi të gjitha takimet e parapara”, tha Batusha për “PrizrenPress”.

Berisha në takimin me Thaçin dhe Kryeziun, ka biseduar rreth ofertave për koalicion. Batusha tha se pas përfundimit të takimeve sonte do të mblidhet Kryesia e BD-së për t’u përcaktuar se me cilën parti do të hyjnë në koalicion në balotazh të 1 dhjetorit. “Sonte e kemi mbledhjen e Kryesisë. Çdo gjë besoj se do të përcaktohet në këtë mbledhje”, tha Batusha./PrizrenPress.com/

Mbledhja e qeverive Kosovë- Shqipëri në Prizren, shtyhet për dhjetor

0

thaqi e ramaQeveria e Republikës së Kosovës dhe ajo e Republikës së Shqipërisë tashmë janë dakorduar që të organizojnë mbledhje të përbashkëta. Qëllimi i kësaj nisme është vendosja e një partneriteti strategjik më të strukturuar dhe institucionalizuar në mes dy shteteve tona, thuhet në një komunikatë për opinion të Kryeministrisë së Kosovës.

Duke qenë se mbledhja e parë e përbashkët e të dy qeverive do të shënonte edhe simbolikisht fillimin e një epoke të re të bashkëpunimit, ajo assesi nuk do të duhej të bëhej cak sulmesh dhe interpretimesh elektorale, për më tepër që kalendari i mbledhjes së përbashkët ishte dakorduar para caktimit të datës së zgjedhjeve.
Sidoqoftë, duke dashur që me çdo kusht të ruajmë integritetin e bashkëpunimit mes dy shteteve dhe qeverive tona, sot kërkuam mirëkuptimin e Qeverisë së Shqipërisë që mbledhja e parë të mbahet në fillim të muajit dhjetor.

Dita Botërore e Planifikimit Urban dhe transformimi i jetës urban në vend

0

Opinion MSc. Besim GOLLOPENI

Me anë të kësaj analize sociologjike, po tentojmë të sjellim para lexuesve anën përmbajtjesore (origjinën, rolin dhe rëndësinë) të ditës botërore të planifikimit të qyteti dhe për të vazhduar më pastaj me analizimin e disa elementeve në mënyrë kronologjike të transformimeve urbane të ndodhura në Kosovë, në periudhën pas-konfliktuale (’99), me fokusim në sjelljen qytetarësie – nga jeta mes zhurmave, frikësimeve qytetare, hedhjes së mbeturinave vend e pa vend, drejt një jete më të mirë urbane.

Dita botërore e planifikimit të qytetit daton që nga viti 1949, ku për çdo vit me datë 08 nëntor, shënohet (festohet) kjo ditë, me shtrirje në 30 vende, në katër kontinente të Botës. Ideatori i kësaj ngjarje të veçantë, me qëllim të avancimit të interesit të përgjithshëm, si në nivel lokal dhe atë global, është Profesori Carlos Maria della Paolera nga Universiteti i Buenos Aires. Kjo është një ditë e veçantë për tu njohur dhe për të promovuar rolin e planifikimit në krijimin e komuniteteve të qëndrueshëm (jetueshëm). Dita botërore e planifikimit të qytetit, paraqet një mundësi të shkëlqyer në promovimin e planifikimit urban nga perspektiva globale, jep mundësin e promovimit të vetëdijes kolektive në ngritjen e çështjeve jetike urbane etj. Për çdo vit, në shenjë të shënimit të ditës botërore urbane, ngritjes dhe promovimit të vetëdijes në përmasa globale, organizohen konferenca shkencore me karakter ndërkombëtar, me qëllim të ngritjes së çështjeve apo sfidave me të cilat atakohet shoqëria urbane në përgjithësi dhe për dhënien e alternativave dalëse nga këto sfida. Këtë vit (2013), me rastin e shënimit të kësaj dite, është organizuar konferenca shkencore ndërkombëtare me tematikë “Uji dhe Planifikimi: … Sfidat”.
Edhe përkundër të dinamizmit të jetës urbane në qytetet kosovare dhe sfidat me të cilat përballet jeta urbane në vend, ende kjo ditë e veçantë nuk është shënuar me ndonjë aktivitet të veçantë, me karakter urban deri me tash (2013), gjë që, do të dëshironim që kjo ditë të jetë ditë tradicionale në vend, sikurse në vendet tjera dhe për çdo vit, të shënohet me tematika të caktuara urbane, gjithnjë duke i harmonizuar me tematikat e konferencave globale që kanë për qëllim shënimin e kësaj dite globale.

Pa dashur të zgjatemi më shumë në këtë aspekt, do të ndalemi në analizimin e disa transformimeve sociologjike në kontekstin urban të ndodhura në periudhën pas-konfliktuale në Kosovë. Pas ’99-ës, migrimet fshat qytet e veçmas imigrimi në qendrat e mëdha urbane ishte mjaftë i theksuar, migrime të pakontrolluara institucionalisht të cilat në një formë apo tjetër patën ndikim në jetën urbane. Megjithëse, duhet theksuar se në vendin tonë, kemi të bëjmë me një urbanizim të vonshëm dhe që, në këtë mënyrë me disa përjashtime, kemi të bëjmë me diferencime jo të mëdha në nivel vendi për nga mënyra e jetesës apo e përdorimit të teknikave të avancuara dhe funksionimit të qyteteve tona.
Sidoqoftë, të emocionuar pas asaj se jemi çliruar – jemi të lirë dhe mund të sillemi si të donim, mbi baza krejtësisht individuale, kjo e fundit kishte pasoja kolektive. Sjelljet jo të qytetëruara pa dallime prejardhje (fshat apo qytet) nëpër rrugët e qytetit-eve, në hapësira publike, në kohë të pa caktuar, britmat për pikë qejfi, zhurmat e lokaleve të ditës dhe të natës – të pa kontrolluara, kacafytje për hiq gjë mes individëve e grupeve të caktuara etj. Situata të kësaj natyre dhe të tjera, krijuan frikë dhe pa siguri tek shumë familje urbane në atë kohë, për faktin se mos vallë po ndodh diçka e keqe në familje e farefis etj., vazhdimisht duke jetuar mes frikës dhe pasigurisë për jetë. Zhurma nga veturat, nga qytetar të dehur dhe të pa dehur – të emocionuar, veçmas në orët e vona të natës, trembnin (frikësonin) jo vetëm fëmijët por edhe të rriturit. Një situatë e tranzicionit si kjo, të konsolidimit të institucioneve të reja, ku mungonte rendi dhe ligji, shtrohet pyetja çfarë tjetër nuk mund të ndodhte?. Një dukuri si kjo që u përmend, ka marrë kohë por, gjithsesi vlen të theksohet se ka shënuar progres të theksuar deri në ditët e sotme.

Ndërsa, një dukuri me përmasa të mëdha shoqërore e që ishte mjaftë prezentë për periudhën për të cilën po flasim, ishte ajo e hedhjes apo ekspozimit të mbeturinave vend e pa vend ne hapësirat urbane. Që është edhe me e keqja se, mbeturinat hidheshin në hapësira publike (korridore të banesave – ndërtesave, në rrugë, parqe etj.)., kishte raste kur hidheshin nga katet e larta të ndërtesave shumë banesore e kështu me radhë, duke bërë që në raste të caktuara të binin mbi vetura të parkuara apo në lëvizje, e kishte të tilla raste kur qytetarit të pafajshëm, ti binte para këmbëve ndonjë qesë me mbeturina etj.
Megjithëse, kjo e fundit len për të dëshiruar, për faktin se edhe sot e kësaj dite, kemi të bëjmë me shumë objekte banimore (shumë banesore) të pa mirëmbajtura, hapësira publike gjithashtu etj. Mirëpo, nëse i referohemi mbi baza individuale për çka edhe e filluam këtë temë, gjithsesi mund të vijmë në përfundime se ka pas përparime të dukshme të sjelljeve të qytetarësie – civilizuese deri në ditët e sotme.

Ndikim të madh në shënimin e përparimeve në tematikat e sipërpërmendura ka pasur padyshim, konsolidimi i institucioneve të vendit, sjellja e kulturave perëndimore në vend e veçmas nga diaspora shqiptare, edukimi dhe arsimimi i gjeneratave, jeta dinamike – urbane, etj.

Sociologët të cilët u morën me studimin e jetës urbane pra, si Simmel, edhe Wirth pranojnë se në situata tranzicioni gjithmonë paraqiten ndeshje e kulturave të cilat marrin kohë për tu integruar. Megjithatë, në kontekstin kosovar, nuk kemi të bëjmë me ballafaqim kulturash (rurale urbane) në atë masë, sa kemi të bëjmë me ndjenjën vetëbesimit – vetëshfrenimit të kontrollit individual dhe lirisë së tepruar drejt pushtimit të gjithëqkaje.

Në përmbyllje të kësaj analize sociologjike, jemi të bindur se, jetë të rehatshme urbane nuk mund të ketë në qytetet bashkëkohore për deri sa, nuk ka planifikim urban të mirëfilltë ku të gjitha shtresat e shoqërisë do të mund ta gjenin veten dhe të gëzojnë një jetë të rehatshme. Që kjo e fundit të ndodh, do të duhej që sa më parë fusha e planifikimit urban të vihet në TOP agjendat e politikëbërsve dhe vendimmarrësve.

KQZ: Rinumërim në 62 vendvotime

0

Rinumerimi-kutiteKomisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rekomandimin e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve që për 62 vendvotime në territorin e Kosovës të bëhet rinumërimi i votave.

Burim Ahmetaj, nga QNR-ja, tha se për shkak të ngatërrimit të rubrikave, ato fletëvotime nuk mund të pranohen si të rregullta dhe nevojitet një hetim shtesë.

“Gjatë hetimeve të bëra në karantinë shihet se ka mospërputhje të numrit të fletëvotimeve të pranuara, të përdorura dhe të papërdorura. Po ashtu në disa raste shihet se shiritat e thasëve të fletëvotimeve kanë munguar ose nuk janë shënuar në formularët e rezultateve”, tha Ahmetaj, transmeton REL.

Ahmetaj tha se gabime në fletëvotime ka pasur për kandidatët për kryetar komune, por edhe për kuvende komunale.
Sipas tij, probleme me disa kuti votimi ka pasur edhe me listat e votuesve, për të cilat ka kërkuar aprovimin e KQZ-së për hetim dhe mospërfshirjen e tyre në rezultatin përfundimtar.

“Pas hetimit, tanimë rezulton se një pjesë e materialeve mungon. Çka është më e rëndësishme, mungon lista përfundimtare e votuesve dhe për këtë arsye nuk mund të procedohet me këto vendvotime. Gjatë pranimit nuk është pranuar ndonjë listë përfundimtare e votuesve, ndonjë formular i rezultateve, libri i votimit apo materiale të tjera që janë të ndjeshme”, tha Ahmetaj për të shtuar se edhe në votimet me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta ka pasur parregullsi.

Hidhen në ankand dokumentet e John Lennonit

0

JohnLennon-beatlesNatyra e tij rebele një ditë do ta ndihmonte të ndryshonte muzikën moderne një ditë. Nuk është çudi që John Lennon nuk ishte djaloshi më i sjellshëm në shkollë.

Letrat e dënimeve treguan se ai kur kishte qenë 14-15 vjeç ishte dënuar për grindje në klasë dhe kishte qenë një ngatërrestar i madh. Në njërën nga këto raste ai kishte marrë tri dënime për një ditë duke treguar sjellje jo të hijshme duke përfshirë “budallallëqe” dhe duke u “përtypur” në klasë. Një herë tjetër ai i ishte përgjigjur një pyetjeje në mënyrë të pacipë. Dokumentet të cilat janë në shitje në ankand me shuma prej £2,000 dhe £3,000 , zbulojnë gjëra antike të Lennonit sa ishte në shkollën e mesme për djem “Bank High”, në Liverpool, në të cilën ai ishte i njohur si “klouni i klasës”. Letrat përfshijnë periudhën kur ai ishte në klasën 3B në maj dhe qershor të vitit 1955 dhe në klasën 4C nga nëntori i po atij viti deri në shkurt të vitit 1956.

Ato dokumente ishin zbuluar në fund të viteve të 70-ta ku një anëtari të stafit te shkolla e gramatikës i ishte kërkuar të pastronte klasën dhe të digjte të gjithë librat që ishin aty.

Fatmirësisht duke i djegur librat ai kishte vërejtur emrin “Lennon” në fillim të një faqeje dhe ja kishte marrë mendja se kujt i takonin.

Sipas njerëzve të ankandit “TracksAuction.com”a i kishte grisur letrat dhe disa prej tyre i kishte mbajtur. Ato kishin qenë të shokut të Lennonit i cili kishte shkruar një libër “John Lennon: Jeta ime“.

Peter Beech, mësuesi i Lennonit në atë kohë kishte thënë: “Letrat janë të Johnit. Ai ishte shumë djalë i pa turp. Përkundër të gjitha gjërave ai i kishte limitet e veta. Në klasë nëse arrije ta qetësoje atë ju arrinit ta qetësonit gjithë klasën”.

Beech shtoi: “Mësuesi i kimisë, Eric Oldman tha se John mund të arrinte shumë”.

Këngëtari që ishte vrarë në vitin 1980 kishte folur edhe për vitet e rinisë së ti, “Unë isha ai lloj djali që prindërit nuk do të dëshironin që fëmijët e tyre të shoqërohen me mua“.

Dokumentet e John Lennonit“Prindërit e tyre menjëherë e dinin se unë isha djalë problematik”.

Ankandi për shitjen e dokumenteve të rëndësishme fillon më 22 nëntor dhe përfshin një shitje online që fillon nga ora pesë pasdite duke filluar nga një dhjetori.

Artikujt tjerë të grupit “Beatles” përfshijnë “White Album” që pritet të arrijë shifrën prej £60 mijë deri në 80 mijë funteve.