10.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

PDK prin me gjoba, VV me ankesa

zgjedhjet 2013Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka shqiptuar ndaj subjekteve politike gjithsej 179,615 euro gjobë, ku gjoba më e lartë ka qenë 5,550 euro. Mulë Desku, Kryesues i Sekretariatit të PZAP-it, ka konfirmuar për Kosovapress, se PZAP, deri më tani, për procesin zgjedhor të 3 nëntorit, i ka caktuar gjobat ndaj subjekteve politike, ku gjobën më të madhe e ka arritur PDK-ja me 90,300 euro, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, renditet e dyta me 33,800 euro gjobë dhe Lidhja Demokratike e Kosovës që është e treta me 32,400 euro; ndërsa më e vogla ishte 250, me të cilën janë gjobitur disa subjekte politike.

Prej të gjitha gjobave që janë shqiptuar, vetëm Nisma Qytetare e Ferizajt- NQF, e ka paguar gjobën prej 250 euro, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje nga 1,650 euro gjobë i ka paguar vetëm 800 euro.

Desku, i ka bërë me dije edhe gjobat e subjekteve të tjera politike.

Aleanca e Re e Kosovës – AKR, 11900 euro, Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës – PDAK, 250 euro, Alternative Demokratike e Kosovës – ADK, 800 euro, Bashkimi Demokratik-BD, 850 euro, Gradjanska Iniciativa Srpska – GIS, 2050 euro, G Naroodna Inisiativa – GIN , 400 euro, Iniciativa Qyterate për Malishevë – IQM, 250, Iniciativa Qytetare për Klinë – IQK, 250 euro, Narodna Demokratska Stranka, – NDS, 850 euro, Nisma Qytetare për Prizren – NQP, 250 euro, Partia e Drejtësisë- PD, 3115 euro si dhe KDTP, 250 euro.

Desku, ka treguar që në PZAP, deri më tani janë pranuar 37 apele dhe 235 ankesa, ku gjithsej janë 272 parashtresa që lidhen me procesin zgjedhor të 3 nëntorit 2013.

Sipas tij, natyra e ankesave të paraqitura nga subjektet politike i referohen nenit 33 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme –LZP-së që lidhen me fushatën zyrtare zgjedhore, siç janë heqje, mbulim, dëmtim ose ndryshim i ndonjë njoftimi, pllakati, posteri ose materiali tjetër që përdoret gjatë fushatës zgjedhore, si dhe vendosja e njoftimeve pllakateve dhe posterave me emrat e kandidatëve apo të sloganeve të subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore brenda ose jashtë ndërtesave publike etj.

Ndryshe, PZAP, ka njoftuar se prej 37 apeleve janë miratuar 2 apele, jenë refuzuar 4, janë hedhur poshtë si të palejuara 29, është tërhequr 1 apel dhe është hedhur si i pas afatshem 1 apel.

Më tutje, ka shtuar se, prej 235 ankesave, janë miratuar 86 ankesa, janë refuzuar 69, janë hedhur si të pa lejuara 9, si të pa rregullta 7, është hedhur poshtë si e paafatshme 1 ankesë, janë dërguar për Këshillin e Pavarur të Mediave – KPM 2 ankesa si dhe janë tërhequr 61 ankesa.

Ndërsa, subjekti politik, i cili ka paraqitur më së shumti ankesa në PZAP, ishte Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka dorëzuar 100 ankesa, e dyta është LDK-ja me 47 ankesa, PDK renditet e treta me 35 ankesa, Partia e Ashkalive për Integrim – PAI, 10 ankesa, AKR, 8 ankesa, Srpska Liberalna Stranka – SLS 7 ankesa, Komuna e Graçanicës, 6 ankesa, Zyrtari Lartë i Komisionit Komunal Zgjedhor – ZLKKZ , Istog , ka dorëzuar 5 ankesa, Bashkimi Demokratik – BD, 4 ankesa, Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës – PDAK, 3 ankesa, KTAP, 3 ankesa, Nisma Qytetare për Prizrenin – NQP, 2 ankesa, Vakat, 1 ankes, NDS, 1 ankes, IQD, 1 ankes, SKS, 1 ankes, SFINGA, kompani private, 1 ankes.

Ndryshe, Mulë Desku, ka thënë se numri i ankesave dhe gjobave të vitit 2013 është i përafërt me numrin e ankesave dhe gjobave të zgjedhjeve lokale të vitit 2009.

Më Shumë

Policia shqipton mbi një mijë e 300 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1351 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Mbi 7 mijë kosovarë shkuan në Shqipëri në orët e hershme të së shtunës

Kjo e shtunë ka nisur me një fluks automjetesh në pikën kufitare të Morinës. Shumë qytetarë kanë zgjedhur të udhëtojnë nga Kosova drejtë Shqipërisë, duke...

Lajmet e Fundit