6.7 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026
Home Blog Page 8929

Del në dritë dorëshkrimi i Kanunit i At Shtjefën Gjeçovit

0

Kanunit i At Shtjefen GjeçovitPër herë të parë në muzeun e Shkodrës bëhet prezent dorëshkrimi i At Shtjefën Gjeçovit, përmbledhës i dokeve dhe zakoneve që më pas u njoh si Kanuni i Lekë Dukagjinit. Historiani, Besi Bekteshi tregon rrugëtimin e Gjeçovit për të realizuar këtë Kodik.Për shoqëri kishte një shkop. Bashkë shkelën gjithë viset e veriut shqiptar duke grumbulluar doket e zakonet. I përmblodhi në një kodik që sot njihet me “Kanuni i Lekë Dukagjinit”.

Rrugëtimi i At Shtjefen Gjeçovi nisi në vitin 1898 dhe u mbyll me botimin e Kanunit në vitin 1928.

Një fletore në të cilën është shënuar e gjithë puna në kodifikimin e Kanunit. Në këtë 80 vjetor të botimit të “Kanunit të Lekë Dukagjinit” studiuesi dhe historian i Muzeut Historik të Shkodrës, Besi Bekteshi për herë të parë ekskluzivisht për “ABC News” nxjerr në dritë dorëshkrimin e At Shtjefën Gjecovit

Këtu në Muze të Shkodrës është ruajtur edhe shkopi i At Shtjefën Gjeçovit. Në të janë të shënuar gjithë vendet ku Frati Françeskan ka ecur për të bërë të mundur grumbullimin e këtij dokumenti ndër më të rëndësishmit të së drejtës zakonore shqiptare.

At Shtjefën Gjeçovi edhe arkeolog, albanolog dhe studiues i madh mundësoi edhe hapjen e Muzeut të Françeskaneve.

Prej këtij muzeu në vitin 1945 janë marrë shumë artefakte të cilat sot ndodhën në Muzeun e Shkodrës.

Një shkrim me shumë elegancë, një shqipe e pastër e pandikuar nga barbarizmat gjuhësore, ky dorëshkrim të cilin Gjeçovi e quan si përmbledhje ose thënë ndryshe Kokrra Kanuje të Kanunit të Lek Dukagjinit, janë një thesar të cilat i kanë rezistuar pluhurit të arkivave dhe vijnë në ditët e sotme si vlerë e shtuar e pasurisë tonë kombëtare.

Botohet në rumanisht libri i Islam Laukës për Kosovën

0

IslamLauka-ambasadorBotohet në rumanisht libri i ambasadorit shqiptarë në Kosovë, Islam Lauka “Kosova rast universal apo sui generis”. Pas botimit në anglisht dhe në arabisht, këto ditë, u botua edhe në rumanisht libri i Laukës.

Botimi në këtë gjuhë u mundësua nga familja me origjinë shqiptare Susli.

Promovimi i librit u organizua në kryeqytetin rumun, Bukuresht, nga “Fondacioni Europian Titulescu” ( FET). Në këtë veprimtari ishin të pranishëm anëtarë të trupit diplomatik, të akredituar në Bukuresht, deputetë, akademikë, studiues dhe ekspertë të së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, përfaqësues të mediave, si dhe bashkatdhetarë me qëndrim në Rumani.

Midis atyre që morën fjalën në këtë veprimtari ishin edhe Oana Popescu, drejtore e “Global Focus Centre”, Vasile Simileanu, drejtor i revistës “Gjeopolitika”, Ion Diaconu, publicisti i njohur, njëkohësisht përkthyes i librit, Tiberius Puiu.

Presidenti i “FET”, ish kryeministër i Rumanisë, Adrian Nastase, i cili ishte moderator i aktivitetit, duke e përmbyllur atë, theksoi se Rumania duhet ta njohë shtetin e Kosovës. Duke u shprehur figurativisht, ai tha se “Është fjala për lindjen e një fëmije. Ai ka lindur tashmë, është pagëzuar dhe është fqinj me ne. Pavarësisht se na pëlqejnë ose jo prindërit e tij, ne duhet ta njohim atë”.

Në këtë veprimtari ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Shqipërisë në Rumani, Sami Shiba.

Shpallet audicioni për “Kosovarja këndon”

0

Kosovarja kendonDrejtoria për Kulturë e Komunës së Ferizajit në bashkëpunim me NSH ”Klarino” kanë shpallur audicion për pranimin e interpretove të këngës popullore për festivalin tradicional të këngës “Kosovarja këndon 2013”. Sipas njoftimit të drejtë konkurrimi kanë femrat e trojeve shqiptare dhe diaspora, të moshës mbi 16 vjeçe, që e kanë pasion ose profesion këndimin.

Sipas njoftimit, këngët do të interpretohen live me përcjellje të orkestrës profesionale AKV “Kastriotët” me formacion të zgjeruar.

Këngëtarët mund të aplikojnë me këngë të përzgjedhura të edituara të zhanrit popullor.

Aplkimi bëhet drejpërdrejt në adresën elektronike [email protected] dhe zgjat deri më 16 nëntor.

Vërmicë, kapen afër 7 kg narkotikë dhe mbi 600 fishekë

0

Kufiri ne vermicDogana e Kosovës në pikën doganore të Vërmicës ka arritur të parandalojë dy raste të tentim kontrabandimi me mallra të ndaluara. Në rastin e parë janë kapur gjatë tentim kalimit të kufirit mbi 6 kg substancë narkotike. Kurse në rastin e dytë oficerët doganorë parandaluan kontrabandimin e municionit, ku tek një shtetas kosovar u kapen mbi 600 fishekë të kalibrit 7,62.

“Në orët e pasditës Dogana dhe Policia kufitare kanë ndalur për kontrollë të përbashkët një veturë me targa të Kosovës, në të cilën udhëtonin dy shtetas të Kosovës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e lartë përmendur, në brendësi të mbrojtësit të pasëm janë gjetur 9 pako substancë narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë. Pas matjeve është konfirmuar se sasia e përgjithshme ishte 6,8 kilogram. Personi i dyshuari është arrestuar nga ana e Policisë si dhe është konfiskuar automjeti”, thuhet në njoftim.

Zafiri në koalicion me LDK-në?

0

ZafiriiiiiKryetariu i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, në balotazh do të përkrah kandidatin e LDK-së, për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziun. Marrëveshja në mes BD-së dhe LDK-së, pritet të nënshkruhet shumë shpejtë.

Burimet e “PrizrenPress-it” bëjnë të ditur se Berisha është pajuar që në balotazh të hyjë në koalicion me LDK-në. Sipas të njetit burim, ai ka marrë mbështetje edhe nga Kryesia që të hyjë në koalicion me LDK-në. “Shumë shpejt pritet që të nënshkruhet publikisht marrëveshja me LDK-në”.

Ndërkaq, Zafir Berisha, ka qenë i pamundshëm që të kontaktohet. Ai nga orët e mbrëmjes e ka mbyllur telefonin.

Një zyrtar i BD-së, ndërkaq me kusht anonimiteti tha se ende nuk është marrë vendimi se me cilën parti të shkohet në koalicion. “ Kryesia e ka autorizuar kryetarin dhe një grup të ekspertëve që të vazhdojnë negociatat”.

Bashkimi Demokratik, në zgjedhjet e 3 nëntorit ka dalë partia e tretë në Prizren. Për shkak të këtij rezultati PDK-ja dhe LDK-ja dëshirojnë që këtë subjekt politik ta kenë në balotazh./PrizrenPress.com/

Librat e rinj

0

pezaAlfred Peza

Ditari i 23 qershorit

Parathënie: Ben Blushi

Botimet: “UET press”

Çmimi: 900 lekë

“Peza përshkruan makinën politike shqiptare deri në ingranazhet e veta më të imëta. Dhunë, mashtrim, vjedhje votash, dyshim, mohim dhe rivalitet për të shtuar varfërinë. Kjo është makina politike që ka ecur deri sot nëpër rrugët e Shqipërisë. Fredi u ngjit në këtë makinë para disa muajsh, pasi kishte punuar gjithë jetën në ofiçinën e ndërgjegjes. Ai kishte qenë pjesë e shtypit dhe nga larg kishte shkruar pa fund për dëmet që makina politike shqiptare i kishte bërë arave, fushave, maleve, ujërave dhe deteve të vendit të vet. Ai kishte numëruar viktimat e saj në distancë…” Ben Blushi.

Izet Duraku

“Libri i udhëtarit”

Botues: “Naimi

Çmimi: 700 lekë

E ka quajtur “Libri i udhëtarit”, megjithëse udhëtarit të Izet Durakut, një personazh qendror i romanit, rruga vazhdimisht i rezulton pa krye, natyrisht për shkak të një mjedisi, shoqërie dhe kohe që edhe ato nuk dinë ç’bëjnë, nuk dinë se ku po shkojnë. I ndërtuar nga fragmente jermi, ai ngjan unik në llojin e vet. Një përthyerje e realitetit në pasqyrat e shpirtit, reflekset e të cilit i shfaq i ashtuquajturi “përroi i ndërgjegjes”, që në të shumtën e rasteve, në krijimtari dhe në jetën e përditshme, i fsheh hipokrizia njerëzore. Libri duket sikur i referohet shoqërisë shqiptare të viteve ‘80.

Sfidat me librin në Shqipëri

0

Libri5-25Nxitem për të shkruar rreth së ardhmes së librit në Shqipëri, sepse për pak ditë hap dyert në Pallatin e Kongreseve, Panairi i 16 i tij, “Tirana 2013”, një ngjarje e spikatur kjo për letrat shqip. Çdo lajm për librin është me vlerë se shumëkush, prej vitesh, e ka kuptuar ndikimin e letërsisë së mirë në marrëdhëniet njerëzore, ndaj mendoj se duhet qëndruar paksa për të parë e nxjerrë ndonjë përfundim për ecurinë e tij.

Panair që i nxjerr pjesëmarrësit me humbje

Tirana shurdhe, pa ngjarje për kulturën, lajmi i panairit i grish gazetarët para kohe. Në një intervistë shfaqet z. Petrit Ymeri, kryetar i Shoqatës së Botuesve dhe sipërmarrësi i këtyre organizimeve, ndërsa nuk pranon t’i japë shpjegime të drejtpërdrejta kërkesës së gazetares Fatmira Nikolli, se “…keni pasur përplasje me botuesit për qiratë e stendave?” – thotë se “…këto detaje i përcaktojnë organizatorët dhe jo publiku apo tifozët”. Më tej ironizon, duke u kujtuar “grindavecëve” që e kanë për zemër këtë temë, se “…dikush kërkon të grindet edhe me xhaketën e vet, le të grindet”.

Por, si është e vërteta? Të gjitha shtëpitë botuese që marrin pjesë në panair, si rregull është pothuajse e sigurt që dalin me humbje. Personalisht nuk kam dije për ndonjë përjashtim nga ky rregull. Ato nuk janë në gjendje të nxjerrin as shpenzimin për qiranë 60 e më tepër euro m² të stendës. Interesi në rënie për librin e printuar, që pasohet me shitjet e pakta, nuk e mbulon dot shumën e derdhur për sipërfaqen e prenotuar të stendës dhe shpenzime të tjera të kripura, si postera, banera e promovime. Një shtëpi botuese me veprimtari të mesme, për 12-15 m², për shlyerjen e qirasë do t’i duhej të shiste në ato pak ditë panair, jo më pak se 300 libra, çka nuk ka gjasa të ndodhë dhe as që bëhet fjalë se pjesëmarrësit mund të bëkan xhiron e gjashtë muajve?! Kështu thonë dizinformuesit e publikut, se pjesëmarrësit fitojnë sa për gjashtë muaj(?!). Do të mjaftonte gjithashtu të vihej në dukje se çmimi i qirasë të Tiranës “europiane” është 3-4 herë më i lartë se çmimi i Panairit të Librit në Prishtinën “provinciale”, diferencën e të cilave e bën përpos se hapësira arkitekturore më e fisme e Tiranës, gjë që nuk është meritë e organizatorëve.

Po atëherë, pse bëhen dhe kujt i shërben panairi? Mbase Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, pjesërisht jetës kulturore, por jo interesave ekonomike të botuesve. Gjithnjë e më shpesh, qëndrimi i kryetarit të botuesve shqiptarë ndaj shtëpive botuese me sjellje kritike ndaj tarifave të aplikuara, po shfaqet edhe më dukshëm me mungesën e bashkëpunimit.

Tregu i librit dhe klasikët

Nuk ka asnjë hartë të jetës shoqërore që të na japë të dhëna të sigurta për mirëqenien e përparimin e atij vendi sesa tregu i botimeve të librit. Çfarë arrihet të shihet? Libri si botim, te ne është përmbytur nga tituj dhe përmbajtje komerciale. Sistemi që lamë pas, kish themeluar shtëpi botuese që seleksiononin dhe lejonin botimin e atyre veprave të klasikëve që u përafroheshin në veprat e tyre qëndrimeve me regjimin. Sistemit që po i përshtatemi, duke funksionuar si biznes, me treguesit e raportit të ardhura-shpenzime, nxit përpos se botimin e atyre veprave që parashikohen se do të kenë treg të suksesshëm. Klasikët, si rregull, nuk janë pjesë e planeve të botimit.

Dy psikologë kanadezë të Universitetit të Torontos, për revistën “Science”, kanë publikuar këto ditë një studim, përfundimi i të cilit flet qartë: më shumë lexim të letërsisë, si mjeti më i mirë për të rritur aftësinë tonë për atë që quhet “Teoria e mendjes”. “Por jo të gjithë librat kanë këtë fuqi”, shpjegojnë shkencëtarët, “Vetëm romanët”, dhe natyrisht jo të gjithë romanët. Duhet të përjashtohen të ashtuquajturat “librat rozë”. Leximi i letërsisë së mirë – thonë ata – ndonëse mund të duket një proces më i lodhshëm sesa librat e lehtë, kanë aftësi të të ndihmojnë për komunikimin tënd në botën reale shumë më tepër sesa librat e lehtë. “Lexuesit e romanëve të konsideruar të nivelit të lartë mbështeten te burime interpretuese më fleksibël” – sqarojnë dy studiuesit. Përparësinë këtu e marrin klasikët, për të cilët ne shqiptarët shtiremi sikur jemi mirë, por që në të vërtetë, kushdo, arrin të shohë përpara vetes pjesë të zbrazëta.

Në ç’raport është sot letërsia klasike me lexuesin?
Tabelë-grafike-(1)

Tabelë grafike që tregon rritjen e numrit të personave mbi 18 vjeç që blejnë pajisje elektronike për të lexuar libra në SHBA

Pasi i dashur lexues u informuat nga studimi mbi vlerat e letërsinë klasike, orvatuni të shihni në ç’raport ndodhet ky botim me lexuesin shqiptar. Do t’ju ngelet në gojë një shije e hidhur.

Kur u pyet në një rast në vitin 1935, Ernest Heminguej, se cilët janë librat që një shkrimtar apo lexues duhet t’i ketë shfletuar, mjeshtri renditi: “Lufta dhe Paqja”, “Ana Karenina” të Tolstoit; “Zonja Bovari” dhe “Edukimi sentimental” të Floberit; “Budenbrokët” e Tomas Man; “Tom Xhonsi” dhe “Xhozef Endri” të Fildingut; “Manastiri i Parmës” dhe “E kuqja dhe e zeza” të Stendal; “Vëllezërit Karamazov” dhe veprat e tjera të Dostojevskit; “Aventurat e Hekëlber Finit” të Mark Tuein; “Buti i hapur” dhe “Bujtina e kaltër” të Stefan Krënit; “Përshëndetje e ndarje” të Xhorxh Merit; “Autobiografitë” e Jitsit; të gjitha veprat e Mopasanit, Turgenievit, Kiplingut; “Larg dhe qëkur” të Hadsonit; tregimet e Henri Xhejmsit dhe tri herë më shumë se kaq. Këta tituj dhe autorët sa më sipër, që i dhamë si shembull i pjesshëm, njihen paksa ose nuk njihen fare. Janë të shumtë autorë të tjerë klasikë që përbëjnë majat e letrave gjermane, frënge, angleze, italiane e spanjolle, që nuk njihen ose njihen pjesërisht te ne.

Kush nuk ka lexuar klasikët, hyn në jetë me boshllëqe dijesh! Është ky një përfundim jo i botës së letrave, por i shkencës, i psikologëve. Ata, klasikët, nuk mëshirojnë vetëm ndërgjegjen e kohës së veprimit, por janë dhe pranohet njëzëri se krijimtaria e tyre përbën themelin dhe modelin, shembullin që përmes letërsisë së tyre të shohësh të ardhmen. Pas Nolit e Luarasit, të paktë ishin ata që guxuan të përkthenin Shekspirin. Për rrjedhojë, në gjuhën shqipe, Shekspiri ka të përshtatur rreth gjysmën e veprave. Nga gjenitë e letrave gjermane, Shiler e Gëte, kemi shumë pak ose pothuaj asgjë; nga Shatobrian, ky kolos i letrave frënge, asgjë e lista mund të zgjatet me Federiko Garsia Lorka, Rabidrant Tagora, Dikens etj., etj.

Politika që nuk ekzistojnë për klasikët dhe librin

Kur një intelektual i mirëformuar si Kristaq Traja u afroi shumë prej shtëpive botuese botimin kolanë të veprave të papërkthyera të Shekspirit, një botues i njohur i tha: “…ende me të vdekurit ti?” Kjo prurje vlen si shembull jo për të fyer kënd, por për të sjellë në vëmendje një problem të madh. Në momentin që shihet se klasikët nuk kanë tërheqje e sukses në biznesin e botimeve, kjo vlen t’u kujtojë institucioneve përgjegjëse se këtu duhet të hyjë shteti me rolin e tij madhor të qeverisjes, të administrimit, të përkrahjes e mbështetjes, ashtu siç kjo ndodh me Europën e qytetëruar, ku libri print do të ruhet e po ruhet me çdo kusht përmes subvencionimit të tij, si dhe shtypit të gazetave e shtëpive botuese. Ka ndonjë politikë të ndërtuar në vite nga Ministria jonë e Kulturës, pavarësisht subjektit politik që e ka drejtuar? Asnjë! Rëndom, në kësi pyetjesh gjen, krahas nënqeshjes tallëse, përgjigjen e varfër të administratorit të një ministrie që shpjegon se sa të varfër jemi. E keqja e këtij dikasteri të rëndësishëm e përcaktues për librin, nuk është se s’kanë ditur se ku prehen eshtrat e themeluesit të shtetit, por ka qenë dhe është paaftësia për të bërë punë që kërkojnë vendosmëri e përqendrim.

I njëjti fat shoqëron edhe poezinë, dramën, skenarin, mendimin kritik e mendimin estetik, të cilat janë jashtë vëmendjes së botimit dhe të papërfillura. Më keq akoma është gjendja e krijuesit të ri, të cilëve as që bëhet fjalë se mund t’u afrohet ndokush nga shtëpitë botuese, përpos se kur marrin përsipër shpenzimet e prodhimit e fitimin e munguar. Të merresh sot si rishtar me krijimtari letrare, jo vetëm që s’bëhet fjalë se mund të fitosh, por gjasat janë të zhytesh në borxhe.

Si parashikohet e ardhmja e librit?

Të thuash e zymtë, është pak! Jo për shkak të kritikës që nuk ekziston; as për shkak se sasia e parave që ndodhen në xhepat e shqiptarëve vjen gjithnjë duke u pakësuar; as se pirateria dhe informaliteti na paskan, siç thuhet, zhvillime të rrezikshme (!), por se:

Së pari, janë kohërat e reja që kanë ardhur me sjellje e ndryshime thelbësore në strukturën e kulturës së lajmit, informimit, dhënies së dijes. Teknologjitë e reja të komunikimit: teleteksti, faksi, telefonia celulare, zëvendësuan letrën postare; interneti e çoi përcjelljen e lajmit në papërfillshmëri kohore, bëri që lajmi t’i afrohet lexuesit falas, duke zëvendësuar gazetën print; pajisjet që përdoren për leximin e librave elektronike, si Kindle (prodhim i AMAZON.COM, shoqëria tregtare më e madhe në internet për shitje online); iPad, iPhone dhe iPod, prodhime të kompanisë APPLE Inc; tabletët (si iPad) e prodhuara nga Samsung; Nook, prodhim i kompanisë BARNES & NOBLE (shoqëria më e madhe në SHBA e prodhimit dhe sidomos e shpërndarjes dhe shitjes së librave), zotërojnë sot pothuajse gjysmën e tregut të librave në tërësi, duke zëvendësuar kështu një pjesë të madhe të librit në letër. Do të jetë vallë ky fundi i librit print? Shumë vetë thonë jo! Madje dhe në Europë e Amerikë, ku teknologjitë e komunikimit kanë kapur majat, thonë: Libri dhe gazeta do të jetojnë, sepse do të mbrohen e mbështeten. Por si do të jetë rrjedha e zhvillimeve në Shqipëri? Nuk bëhet më fjalë për tirazhe 20 deri 25 mijë kopje botimi për veprat e Hygoit, Balzakut, Emil Zolas, Arçibald Kronin, Floberit, të para 25 vjetëve. Bëhet fjalë për 300 deri 500 kopje të mjera të Shekspirit apo kujtdo qofshin, që nuk arrijnë të gjejnë blerës.

Së dyti, në një shoqëri ku po rriten dhe shtohen të paarsimuarit mirë, siç po ndodh te ne; ku shkolla e mesme dhe e lartë i detyron (jo rekomandon) të lexojnë letërsinë e shkrimtarëve që u krehin bishtin pushteteve; ku roli i letërsisë në jetë dhe shoqëri është zbehur, shfaqet hapur nevoja për t’i ndenjur doemos pranë me politika qeverisëse kësaj fushe. Pra, duhet të ndihmohet! Shprehja: “T’i rrish pranë”, ngelet fjalë boshe nëse mbi to nuk vendosen disa realitete. Si e qysh, kjo ngelet për t’u parë nga një sërë organizmash, me synimin e qartë për t’i ulur çmimin librit përmes politikave fiskale. Vetëm kështu shoqëria jonë do të arrijë të përmbushë atë që ka thënë Tomas Man, se “Letërsia është e zonja të frymëzojë dhe të përgatisë botën për një jetë më të mirë”./Shqip/

Kryeziu: Do ta ftojmë Sali Berishën në Prizren

0

Eqrem KryeziuKandidati i LDK’së për Kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu e ka konfirmuar për Express se ftesa për të ardhur Sali Berisha në Qytetin e Vjetër është e tij.

Ai ka thënë se Sali Berishën e ka mik personal dhe për këtë arsye ka menduar ta ftojë në Prizren.

“Ka qenë ide imja, meqë Berishën e konsideroj mik personal”, ka thënë Kryeziu, për Express.

“Pra: jo LDK-ja, por Eqa. Megjithatë, nuk ka asgjë përfundimtare”, ka shtuar ai.

Kryeziu ka treguar se ende nuk kanë kontaktuar me Berishën, megjithëse presin përgjigje pozitive nga ai. “Jo, ende nuk është ftuar. Të paktën unë nuk e di”.

Ndryshe në përfundim të fushatës elektorale, Lideri i PDK’së, Hashim Thaçi i pati ftuar në Prizren Kryeministrin e Turqisë dhe atë të Shqipërisë për të përkrahur Ramadan Mujën në garën për Kryetar Komune.

Kandidati i LDK’së pati thënë se Ramadan Mujës mund t’i ndihmojë vetëm Sulltani i Madhërishëm duke u ngritur prej varrit. Ndërkohë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përsëri ka paralajmëruar se do të vizitojë Prizrenin më 16 nëntor, dy javë para balotazhit, për të mbajtur një mbledhje të përbashkët me Qeverinë e Kosovës.

Ndaj këtij njoftimi ka reaguar edhe Lideri i LDK’së, Isa Mustafa, i cili ka bërë thirrje që Kryeministri i Shqipërisë të mos përfshihet në fushatën elektorale duke e ndihmuar PDK’në dhe Ramadan Mujën në Prizren.

Prizren, rreth 8 mijë vota të pavlefshme

0

zgjedhjet5Një pjesë e madhe e prizrenasve, menduan se më 3 nëntor e kryen obligimin e tyre qytetar, duke votuar të preferuarit e tyre politikë për nivelin lokal, por përkundër hedhjes në kuti, vota e tyre shkoi bosh, pasi nuk ishte saktësuar adresa e plotë.

Afro tetëmijë vota, apo siç thonë zyrtarët, shumë më tepër se herët tjera dolën të pavlefshme në komunën e Prizrenit, në zgjedhjet e sivjetme, ndërkohë që disa kandidatë të subjekteve të ndryshme ankohen se shkaku i mosinformimit të votuesve kanë humbur shumë vota.

Nga 156.427 votues me të dejtë vote, në komunën e Prizrenit vullnetin e tyre qytetar e shprehën afro 60 mijë persona. Pas numërimit, ndërkaq doli se 7.800 vota ishin të pavlefshme, sidomos ato për Kuvendin Komunal apo shumë më tepër se herëve tjera.

Në shumicën e rasteve ishte rrumbullakuar vetëm numri i kandidatit, ndërsa mungonte ai i subjektit, që e qartësonte adresën e votës.

Ilir Baldedaj, zyrtar në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve, tha se kësaj radhe numri i votave të pavlefshme ka qenë shumë më i lartë, ndërsa raste të këtilla ka pasur çdo vendvotim, por më shumë ka pasur në zona rurale.

Edhe Ismet Kryeziu nga KDI konfirmon se ka pasur shumë vota të tilla, ndërsa shprehet për “Zërin” se gjithë këto vota të pavlefshme ndodhen si rezultat i partive politike, institucioneve shtetërore, përfshirë këtu KQZ-në dhe KKZ-të, pastaj OJQ-të si dhe mediat, të cilët sipas tij nuk e bënë punën për të cilën thirren.

Halil Cikaj, kandidat i PDK-së për asamble tha se është dëmtuar bukur shumë nga votat e pavlefshme, pasi në vendlindjen e tij, në Gjonaj ka pasur shumë vota, që kishin të rrethuar numrin e tij si kandidat, por mungonte subjekti.

Ngjashëm ankohet edhe Bujar Nerjovaj nga AAK duke thënë se si pasojë e mungesës së informimit të votuesve, ka humbur disa vota, në zonat e pritshme, ku mendohej se ishte votuar numri i tij, pa atë të partisë.

Në Prizren ankesa të tilla ka shumë. Pothuajse të gjithë këtë e shohin se rezultat të mosinformimit paraprak nga KQZ-ja dhe kompania e cila e ka fituar tenderin përkatës.
Munir Basha, nga Partia Konservatore, tha se numri i votave të pavlefshme ishte shumë i madh, në veçanti për listat për Asamblenë Komunale. “Nuk jam ekspert, por ndoshta duhet menduar një formë më adekuate e zgjedhjeve për Kuvend”, tha ai,shkruan Zëri.

Jehona Krasniqi, që për disa vjet ditën e zgjedhjeve është në tavolinën ndihmëse, në qendrën 2007/a, tha se si asnjëherë më parë, sivjet ka pasur parregullsi në regjistrin e votuesve, në të cilin kishte ndryshime të shumta nga herët tjera, pasi persona nga e njëjta familje nëpër qendra votuese të ndryshme, e disa nuk figuronin fare në lista.

Oferta e Thaçit për Zafirin: I ke të gjitha, vetëm të bëhet kryetar Muja

0

hashim thaci 3Kryetari  i  Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, ka marrë një ofertë goxha të  majme nga kryetari i PDK-së Hashim Thaçi. Thaçi, i ka ofruar gjithçka  Berishës  vetëm ta pranojë të mbështesë Ramadan Mujën  në garën  e balotazhit me 1 dhjetor.

“Nën udhëheqjen  e Berishës  kanë  me qenë  të gjitha,  duke filluar nga kryesusi , drejtoritë etj, vetëm  që Ramadan Mujën  me e lënë të qetë.  Po ashtu kërkesa e Thaçit  është  që  pas 1 dhejtorit  Zafir Berisha të sillet  në emër të PDK-së”, i ka thënë Tribunës një zyrtar i BD-së.

Sipas këtij burimi, Zafir Berisha ka kërkuar nga Thaçi, që ‘garnitura e korruptuar’ të shkojë në shtëpi. “Kjo ofertë kaq e majme ka të bëjë me hallin  e Thacit  për zgjedhjet nacionale”.

Ndërkaq, Berisha ofertën e Thaçit mund të pranojë vetëm  nëse nga gara largohet Ramadan Muja. Burimet e “PrizrenPress’it”  brenda BD-së, ndërkaq bëjnë të ditur se ky subjekt politik mund të hyjë në koalicion me PDK-në, vetëm me kusht që nga gara për kryetar të Prizrenit, të hiqet kandidati Ramadan Muja.

Zafir berisha 123

“Ofertën për koalicion të Thaçit, BD-ja do të pranojë vetëm nëse nga gara për kryetar të Prizrenit, largohet Ramadan Muja.Ky është disponimi i anëtarëve të Kryesisë së Partisë, dhe kjo me gjasë ka me qenë përgjigja e ofertës, që do t’i kthehet Hashim Thaçit”, tregon burimi i afërt me BD-në./PrizrenPress.com/