6.7 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026
Home Blog Page 8930

Fleksibilitet në koalicione

0

votaMe përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosje e cila nuk do koalicione, të gjitha subjektet tjera politike janë duke biseduar dhe negociuar mes vete në shumicën e komunave për garën e balotazhit.

Derisa në garën e raundit të parë, subjektet politike dhe kandidatët për kryetarë komunash shpërndanin akuza të ndërsjella, pas 3 nëntorit, kandidatët dhe subjektet politike po i shikojnë vetëm përparësitë dhe urat e bashkëpunimit që mund të kenë për të finalizuar garën më 1 dhjetor në zgjedhjet e balotazhit. Deri tani janë formalizuar dy koalicione interesante mes subjekteve politike që në nivelin qendror nuk kanë ndonjë bashkëpunim të mirë deri tani,shkruan Tribuna.

Në Lipjan, Lidhja Demokratike ka nënshkruar koalicion për balotazh me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Dardanisë që udhëhiqen nga kandidati Fitim Selimi që deri para dy muajve ishte zyrtar i lartë i PDK-së në këtë komunë.

Vila e Sabit Gecit në Prevallë, pa leje

0

Prevalle-vilat pa lejeRreth 30 pronarë, të cilët kanë ndërtuar vila pa leje dhe kanë tejkaluar punimet në fshatin turistik të Prevallës, të hënën do ta marrin njoftimin për rrënim. Një nga to do të jetë edhe ajo e Sabit Gecit, i kanë thënë KTV-së burime nga ministria.

Geci, pos që ka ndërtuar pa leje, ka uzurpuar edhe pronën shoqërore. Afër marrjes së vendimit për rrënim është taskforca e ministrit Gashi, për çfarë po punon intensivisht. Derisa shumë shpejt pritet që edhe për zyrtarët e tjerë të lartë, që kanë vila atje me tejkalime, të merret vendimi për rrënimin. Pas marrjes së vendimit, pronarët do të kenë afat 15 ditë për të intervenuar në rregullimin apo edhe rrënimin e vilave pa leje, në të kundërtën ekskavatori i kësaj ministrie do të intervenojë.

Udhëheqësi i Taskforcës për Prevallën, Kreshnik Berisha ka bërë të ditur se të dy operatorët telefonikë, “Ipko” dhe “Vala”, tashmë i kanë hequr antenat e tyre pa leje në Prevallë.

Njoftimi i ministrit Gashi, i cili iu bën thirrje pronarëve që t’i rregullojnë vilat e tyre me tejkalime, tashmë ka më shumë se dy javë që është vendosur nëpër mure të vilave pa leje.

Si u vranë dhe u përdhunuan shqiptarët nga Lubizhda e Hasit

0

Shqiptaret gjate luftes ne KosoveNga një grup i grave shqiptare të zhvendosura nga Lubizhda e Hasit dhe fshatrat tjera në komunën e Prizrenit, u ndanë rreth 100 vajza dhe gra të reja dhe u detyruan në marrëdhënie seksuale. Ata i shfrytëzuan seksualisht dhe këtë e bënë në grup, para anëtarëve të familjes së vajzave dhe para qindra fqinjëve dhe banorëve të fshatit. Kështu, një person civil në shërbim të Ushtrisë së Jugosllavisë, që ishte shqiptar, ka ndarë shqiptaren S.T., që ishte 14 vjeçare, për ta dhunuar para familjes dhe të pranishmëve të tjerë. Shumë vajzave dhe grave të dhunuara më vonë u janë humbur gjurmët. Telegrafi ua sjellë dëshminë e kolonelit në pension, Lakic Dorovic, të thënë për e-novine. Ai thotë se nga tmerret që serbët kanë bërë, dy oficerë nuk kanë mundur të durojnë saqë kanë vrarë dy ushtarë të Serbisë.

Shqiptarët e Kosovës nga fshatrat e Hasit në veriperëndim të Prizrenit, si dhe në Damjan dhe Tanaj, në juglindje të Gjakovës, janë vrarë, rrahur, plaçkitur, dëbuar në Shqipëri. Atyre u janë djegur shtëpitë, u janë marrë dokumentet personale që t’ju pamundësohet kthimi i mëvonshëm.

Që nga fillimi i vitit 1998 e deri më 16 qershor 1999, në shtatë raste (në shtator dhe dhjetor 1998; 27 dhe 28 janar 1999; 25, 26, 30 mars 1999; 12, 15, 16 dhe 26 prill 1999 ), u dëbuan në mënyrë sistematike shqiptarët në malet dhe pyjet përreth. Janë vrarë dhjetëra nga ta e mbi dymijë janë dëbuar nga shtëpitë e tyre.

Nga vrasjet masive dhe krimet tjera të forcave serbe në këtë pjesë të Kosovës, të cilat i kam hulumtuar dhe dokumentuar si një prokuror veteran i Ushtrisë, mund t’i përmendi 17 vepra penalo- juridike që i kanë konfiskuar kriminelët e Sigurimit Ushtarak të Korpusit të Prishtinës dhe Dragoljub Zdravkovici – ish zëvendësi im i atëhershëm e tashti gjykatës i Gjykatës së Lartë në Beograd.

Më 12 prill 1999, rreth orës 20:30, tek Guri i Korbit, afër një proçke malore te Deli i Ujit, në malin në rrethinë të Lubizhdës së Hasit, forcat serbe (Batalioni i Dytë i Motorizuar 549) dhe pjesë të tjera të Brigadës dhe njësive të Policisë Ushtarake; njësive tjera speciale të Ushtrisë Jugosllave; forcave policore serbe të veprimit të veçantë – Njësiti 23, 37, Çeta e Pestë, Çeta e Katërt e Gjakovës, vullnetarët, serbët lokalë, serbët nga Serbia, vullnetarët nga Rusia, Ukraina, romët; grupe të ndryshme të armatosura nën kontrollin e MUP-it; kanë rrethuar dhe kanë privuar pa të drejtë nga liria 500 shqiptarë të dëbuar nga fshatrat përreth, kryesisht fëmijë dhe gra, ndër të cilat M.N. (e lindur më 1962), me pesë fëmijët e mitur – tre vajza dhe dy djem. Emrat nuk i përmendi edhe pse i di.

I ndanë gratë dhe fëmijët nga burrat, e pastaj burrat i rrahën brutalisht , i detyruan që të gjunjëzohen në duar dhe gishta, që të hanë, si qenë, barin. Në mënyra të ndryshme i kanë keqtrajtuar dhe poshtëruar. Me këtë rast, ushtarët e Batalionit të Dytë të motorizuara, 549, ku komandant ishte Vlatka Vukovic, si dhe ushtarët nga njësitet rezervë të njësitit të Prizrenit, ku kolonel ishte Tomislav Nikolicf, e ku dallohesh për brutalitet dy persona, njëri me nofkën ose emrin Dole (Xhole), me të shtëna në afërsi, kanë vrarë 15 shqiptarë nga ky grup (12 nga Lubizhda e tre nga Demjani). Tre të tjerë nga Lubizhda janë plagosur rënd. Indindeti i tyre është i njohur, por nuk dua t’i ceki.

Disa nga ta, tash oficerë të panjohur të Ushtrisë, ndoshta në postin e kolonelëve, në tmerr dhe afekt, për shkak të vrasjes së këtyre 15 shqiptarëve, dhe plagosjes së tre të tjerëve, në vend kanë vrarë dy serbë tashmë të panjohur që kanë marrë pjesë në vrasje, përkatësisht plagosje të shqiptarëve.

Nënkoloneli dhe dy ushtarët serbë që i ka vrarë, janë të njohur për ushtrinë serbe, shërbimin sekretë, drejtësinë dhe shumë gjykata në Beograd, Nish dhe Novi Sad. Ky është një nga mijëra sekretet ushtarake, siç janë emrat e shumë kriminelëve serbë të luftës.

Në të njëjtën ditë, ushtarët nga njësitet ushtarake dhe grupi 549 – në mesin e të cilëve S.T., shqiptar nga Kabashi në Ushtrinë serbe – nga grupi i shqiptareve të ndara të Lubizhdes dhe fshatrave tjera të komunës së Prizrenit, kanë ndarë 100 femra dhe gra dhe i kanë detyruar në seks, duke e bërë këtë në grup, para anëtarëve të familjes, e fshatit. Kështu, shqiptari e ndau 14 vjeçaren dhe e dhunoi para familjes. Shumë prej grave dhe vajzave të përdhunuara dhe vajzave u humbej gjurma.

Tre ditë më vonë, më 15 prill 1999, forcat serbe ndanë një grup prej mbi 38 shqiptarëve, të mbyllur në dy shtëpi në lagjen Tanaj të Dedajt, të Lubizhdës, dhe i dërguan në drejtim të panjohur. Emrat e tyre nuk i përmendësh tash, por e di identitetin e tyre shumë mirë.

Për të fshehur dhe shkatërruar gjurmët e krimeve të kryera dhe për të parandaluar që të zbulohen më vonë, këta 38 shqiptarë janë dërguar në vend të panjohur, e sipas të gjitha gjasave më 26 prill 1999 janë vrarë dhe janë varrosur në varreza sekrete masive.

Në korrik 1999 vit, pas kthimit nga Shqipëria, familjet e Lubizhdës së Hasit, në vendin Deli i Ujit, ku janë vrarë më 12 prill, kanë gjetur trupat e 15 shqiptarëve të vrarë .

Mbetjet e trupit të shqiptarit të 31-të, nga 38 të cilët më 1999, në Tanaj të Dedajt, janë ndarë dhe drejtuar në vend të panjohur, janë zhvarrosur në shtator 1999, në Gurishtë, që është mes fshatit Mazrek dhe Planejë, të komunës së Prizrenit. Shtatë shqiptarë të tjerë janë të zhdukur. Identitetin e tyre e di. /Telegrafi/

Jenuzi lidhë koalicion me tri subjekte politike

0

PDK-kualicion-me-AAK-Vakat-GIGPartia Demokratike e Kosovës(PDK) në Dragash, ka lidhë koalicion me AAK-në, Vakat dhe GIG-un.
Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, tha se ky koalicion është i qytetarëv të Dragashit. “Kjo marrëveshje do të trasojë rrugën e zhvillimit në këtë komunë”, tha Hoxhaj.
Përfaqësuesit e subjekteve politike, që kanë nënshkruar këtë marrveshje,Selami Sahiti AAK, Sadik Idrizi kryetarë i Vakat-it dhe Mursel Halili nga GIG-u, thanë ndërkaq se platforma e tyre politike, përputhet më së shumti me atë të PDK-së.”Ne jemi të intersuar për formimin e Komunës së Dragashit dhe ofrimin e një jete më të mirë për qytetarët”.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Dragashit, Salim Jenuzi tha se ky koalicion do t’ia sjellë fitoren PDK-së. “Kjo është marrëveshje për fitore”, tha Jonuzi. Ai në zgjedhjet e 3 nëntorit ka marrë 34,06% të votave.Në balotazh, Jonuzi do të përballet me kandidatin e LDK-së, Fatmir Mehmetin, i cili në raundin e parë ka marrë 30.64 % të votave./PrizrenPress.com/

Prizreni duhet të krijojë vend për përfaqësimin politik të komunitetit romë

0

Nexhipi MenekshShkruan: Nexhip Menekshe

Pjesëmarrja e komunitetit romë në vendimmarrjen lokale përkundër disa ndodhive pozitive në vitet e fundit nuk është në nivel të kënaqshëm. Vetorganizimi i dobët i këtij komuniteti por edhe mungesa e mbështetjes së duhur nga popullata shumicë e komunitetet tjera pakicë kanë bërë që përfaqësimi politik në pushtetin lokal të jetë i ulët.

Përderisa në nivelin qendror mekanizmi i ulëseve të rezervuara ka siguruar pjesëmarrjen e deputetëve romë, në nivel lokal ky komunitet duhet të sigurojnë vota të mjaftueshme në garë me të tjerët për të pas përfaqësues të zgjedhur. Në këtë situatë dalja e ulët në votime e pjesëtarëve të komunitetit romë, kryesisht i ka lënë ata pa përfaqësim në Kuvendet Komunale, natyrisht me ndonjë përjashtim të vogël.

Në zgjedhjet e 2009-ës në Prizren një pjesëtare e komunitetit rom është zgjedhur këshilltare si pjesë e listës zgjedhore të LDK-së. Kjo është përshëndetur si një e arritur, meqë një parti e shumicës i ka krijuar hapësirë dhe mundësi një pjesëtareje të një komuniteti pakicë. Mirëpo, asnjë rom nuk është emëruar në ekzekutivin e Prizrenit, gjë që nuk ka sjellë ndonjë ndryshim në këtë drejtim. Përfaqësimi i vetëm i përhershëm i RAE-ve në Komunën e Prizrenit është në Zyrën Komunale për Kthim dhe Komunitete.

Faktorët që ndikojnë në pjesëmarrjen e ulët të romëve përmblidhen në mungesën vetëbesimit të përfaqësuesve të komunitetit për t’u angazhuar në mënyrë aktive në politikat komunale, për shkak të margjinalizimit shumë vjeçar por edhe mungesës së organizimit vetanak. Madje, margjinalizimi që me vete ka sjellë vetorganizimin e dobët, si pasojë, mund të veçohet si pengesë e rëndësishme për përfaqësimin në nivel lokal. Edhe sensibilizimi i pamjaftueshëm partiak e ka bërë veten në këtë drejtim. Mirëpo, as institucionet përgjegjëse nuk mund të shquhen se kanë qenë aktive për t’iu qasur komunitetit rom për ta promovuar pjesëmarrjen e tij në procesin zgjedhor dhe pushtetin lokal. Paragjykimet në lidhje me komunitetin romë e kanë bërë të veten, duke bërë që përfaqësimi i tyre në institucionet lokale të mbetet ende në nivel dëshirë.

Duhet cekur se romët, në numër më të madh dhe ashkalitë e egjiptasit në numër më të vogël, janë komunitete që jetojnë tradicionalisht në Prizren. Pjesëtarët e këtyre komuniteteve konsiderohen si të cenueshëm, të cilët duhet te integrohen në mënyrë më efikase dhe janë pjesë e obligimeve te papërmbushura të institucioneve në mënyrë që komunitetet RAE ta luajnë rolin e vet në jetën arsimore, sociale, ekonomike dhe politike.
Qyteti i Prizrenit ka një komunitet romë të fuqishëm dhe me traditë, i cili është i njohur për jetën e pasur artizanale dhe aktive kulturore. Ata kanë nevojë për pjesëmarrje efektive në jetën publike, në veçanti në çështjet që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në to dhe kjo kërkon një vullnet më të shprehur politik për t’i përfshirë ata në proceset e vendimmarrjes.

Krahas të drejtave për arsimim në gjuhë amtare, pjesëmarrje në jetën kulturore, sociale e ekonomike, përfaqësimi politik përbën njërin nga elementet më të rëndësishme në ‘betejën’ për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e identitetit rom në Prizren. Më e rëndësishmja pjesëmarrja e tyre në pushtetin lokal krijon mundësitë që edhe ata të kërkojnë zgjidhje për brengat e tyre përmes një qasjeje integruese.

Sektori i shoqërisë civile në Prizren në përputhje me misionin e tij, ka bërë përpjekje për bashkëpunim me institucionet dhe donatorët për të trajtuar dhe zgjidhur problemet e shumta me të cilat ballafaqohet ky komunitet. Në këtë drejtim ka pas të arritura të konsiderueshme, duke nisur nga themelimi i medieve në gjuhën rome, qendrave kulturore e arsimore e deri te pilot-projekti për mësimin plotësues në gjuhën rome. Megjithatë, mbetet edhe shumë punë për tu bërë.

Pra, integrimi i komuniteteve etnike është parakusht për një shoqëri paqësore, demokratike dhe përparimtare. Në këtë kontekst, integrimi i duhur i komunitetit rom në institucionet e pushtetit lokal të Prizrenit është detyrë e gjithë shoqërisë prizrenase, meqë bëhet fjalë për një grup të cenueshëm. Në këtë drejtim nuk duhet të ketë favorizime por vetëm angazhim për të mbështetur këtë grup të cenueshëm që gradualisht të ngritë kapacitetet e veta vetorganizuese në mënyrë që përfaqësimi politik në nivel komunal të jetë i përhershëm, përmes sigurimit të besimit të votuesve romë në radhë të parë e pse jo më pas edhe të votuesve nga komunitetet tjera që jetojnë në Prizren.

 

“Ku…çka…”, fiton 3 çmimet kryesore në “Ditët e Komedisë Shqiptare”

0

Elmaze NuraShfaqja “Ku…Çka..” është shpërblyer me 3 çmime në “Ditët e Komedisë Shqiptare”, në Preshevë. Regjizorja Elmaze Nura ka marrë çmimin si regjisorja më e mirë, Mentor Zymberaj u shpall aktori më i mirë kryesor i festivalit dhe Florentina Ademi fitoi si aktorja më e mirë kryesore për rolin e saj. Për Zymberajn është çmimi i dytë si aktori më i mirë, pas festivalit të Ferizajt.“Patëm rastin të shohim një shfaqje të kompletuar me të gjitha komponentët.

Kjo është një satirë e kohës e cila duket në shikim të parë që është e lehtë, mirëpo brenda saj ndodhet një filozofi e thellë, e cila nuk i përket vetëm jetës së artistëve, por mund të aplikohet në secilën fushë të shoqërisë”, tha Josif Papagjoni, kritik teatri.

“Ka qenë një lojë e mrekullueshme e tri aktoreve dhe aktorit kryesor, por kjo nuk do të kish ndodhur pa magjistaren që e ka bërë regjinë”, tha ai.

“Patëm rastin që të shohim një shfaqje që për 1 orë e 15 minuta, që komunikoi shumë mirë me publikun, falë një teksti, regjie dhe loje të mrekullueshme të aktorëve”, tha dramaturgu Nebi Islami. Ai ka rikujtuar se shfaqja tjetër e Nurës, “Lisistrata”, ka marrë kritikat

më të mira në histori të teatrit shqiptar që ka marrë ndonjëherë jashtë vendit (në festivalin EXPONTO në Slloveni”).

“Ku..çka..” po e ndjek rrugën e saj me këtë prezantim të suksesshëm dhe vlerësimet për të janë të larta. “Kritiku dhe udhëheqësi i kritikës në festivalin ndërkombëtar “Risto Shishkov” në Strumicë të Maqedonisë, Goce Ristevski, tha se kemi të bëjmë me në shfaqje moderne në të gjitha segmentet realizuese dhe kreative, duke filluar nga teksti, regjia,

koreografia, skenografia, dhe loja brilante e aktorëve”, ka vlerësuar kritiku Ristevski.

Kjo është një lojë brilante e Mentor Zymberajt në këtë shfaqje të mrekullueshme. E kësaj duhet ti shtohet edhe fakti se është bashkëautor I këtij teksti me qasje të mrekullueshme regjisoriale të Elmaze Nurës dhe me lojë mjeshtërore të treshes së aktorëve”, ka thënë Bllagoje Stefanovski, president i rrjetit teatror NETA.

Shfaqja “Ku..çka”, një produksion i Teatrit “Dodona” në Prishtinë, dhe vetëm për katër muaj, qe nga premiera është prezantuar në gjashtë fëstivalë ndërkombëtare dhe mbarëkombëtare, si në Klaipeda (Lituani) Strumicë dhe Kumanovë ( Maqedoni), Gjakovë dhe Ferizaj ( Kosovë) dhe këtë herë në Luginën e Preshevës.

Ky ishte edicioni i dhjetë që u mbajt në Shtëpinë e Kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshevë, i Festivalit të dramës “Ditët e Komedisë Shqiptare – Presheva 2013”. Festivali u mbajt nga data 5 deri me 9 nëntor dhe në të morën pjesë teatro nga mbarë trojet shqiptare, nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

Berisha ‘mbështet’ në balotazh Kryeziun?

0

Sali berisha dhe eqrem KryeziuMbledhja e përbashkët e Qeverisë së Tiranës dhe Prishtinës, e paraparë të mbahet me 16 nëntor në Prizren duket qe nuk është e rastësishme. Kjo mund të thuhet sipas interpretimit që është duke ju bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës e të cilët tashme kanë bërë planin për kundër reagim duke e ftuar në Kosovë, rivalin e Edi Ramës, ish-kryeministrin Sali Berisha që të vizitojë Kosovën para mbajtjes së balotazhit.

Në këtë parti, janë të bindur se koha dhe vendi i mbajtjes së kësaj mbledhjeje nuk janë përzgjedhur për motive historike, patriotike apo të integrimit mbarëkombëtar, por janë në funksion të aktualitetit politik në Kosovë.

Ashtu siç u interpretua vizita e kryeministrit turk Recep Taip Erdogan dhe kryeministrit shqiptar Edvin Rama në përurimin e terminalit të Aeroportit “Adem Jashari” në Prishtinë dhe vizitës në Prizren, që u shfrytëzua për fushatë zgjedhore për t’i dal në përkrahje kandidatit të PDK-së së Hashim Thaccit në Prizren, duket së edhe kjo mbledhje e përbashkët e qeverie është pjesë e këtij skenari tashme për t;i shërbyer të njëjtit kandidat për balotazhin e 1 dhjetorit, ka thënë për “Infokus”, një zyrtar i LDK-së, i cili nuk deshi t’i përmendej emri.

Madje në këtë parti, siç ka treguar ai, është duke u përgatitur një kundër reagim i cili do të shfrytëzohet në të njëjtën formë për t’i dalë në mbështetje kandidatit të saj në këtë komunë, Eqrem Kryeziut.

Ai ka thënë së, derisa PDK- po e shfrytëzon kryeministrin Rama për fushatën e saj në Prizren, LDK është duke bërë përpjekje ta sjell në Kosovë, e pikërisht në Prizren, ish kryeministrin dhe ish-kryetarin e PD-së së Shqipërisë, z. Sali Berisha.

Sipas tij, tashme janë bërë edhe hapat konkret në këtë drejtim dhe janë vendosur edhe kontaktet me Berishën për të vizituar Kosovën para mbajtjes së raundit të balotazhit.

“Organet e LDK-së e kanë analizuar me kujdes efektin që do të sillte ardhja e Berishës në përkrahje të LDK-së dhe impaktin qe mund të sill të një interferim i tillë brenda politikës kosovare, gjë e cila të paktën nuk ka ngjarë në mënyrë të hapur deri në zhvillimet e fundit ku Rama në mënyrë implicite doli në mbështetje të kandidatit të PDK-së në Prizren.

Mirëpo, pas analizave të bërë nga zyrtarët e lartë të kësaj partie kjo gjë është vlerësuar si normale për shkak së këto dy parti, LDK dhe PD e Berishës janë anëtare të Partive Popullore Evropiane (PPE) dhe së është normale që partitë si motra të mbështesin njëra tjetrin qoftë edhe në kohë fushatash”, ka thënë ky zyrtar i LDK-së, duke arsyetuar së kjo është normale për LDK dhe PD për këto arsye, ndërsa i quan jo normale përkrahjen e PS-së si parti e majtë dhe anëtare e Internacionales Socialiste qe ja bënë një partie të vetë deklaruar si parti e djathë, siç është partia e kryeministrit Thaçi.

“ Ne kemi orientime të njëjta ideologjike dhe programore si parti të djathta dhe kjo është arsyeja pse po planifikojmë të ftojmë në vizitë z. Berisha. Shpresojmë se ai do të jetë në Kosovë para datës 1 dhjetor. Mirëpo vendimi përfundimtar për të zyrtarizuar ftesën është në dorën e kryetarit Isa Mustafa dhe kandidatit të LDK-së për Prizrenin Eqrem Kryeziut. Ka mbetur të bëhen vetëm vlerësimet përfundimtare në lidhje me efektin dhe reagimin ndërkombëtar në lidhje me këtë çështje. Ideja e LDK-së është që këtë vizitë të Berishës ta shfrytëzoj për mbështetje të kandidatit të saj në Prizren dhe jo vetëm kaq, duke pasur parasysh reputacionin që gëzon Berisha në Kosovë”, ka thënë ky burim.

Faik Konica, i biri dhe Wagneri në një histori ndryshe

0

75755Është e njohur se më 1889, djaloshi 13-vjeçar Faik Schichgo Konitza e mban vrapin nga liceu perandorak Gallatasaraj i Stambollit në liceun e Karkasonës, Francë, nga Lindja në Perëndimin evropian, me një hovje të paparë, që do ta bëjë adoleshentin shqiptar të kapërcejë me hapa talenti të paradokohshëm dy klasë njëherësh brenda një viti shkollor. Dhe do ta vazhdojë këtë hovje gjer në mbarim të kolegjit dhe liceut në dy-tre qytete franceze, para se të përfundojë si poliglot e filolog kurset e specializuara universitare të Sorbonës dhe të Kolegjit të Francës, njohur ndryshe si Akademia Franceze.

Pikërisht, në moshën 13-vjeçare, Konica bie për herë të parë në kontakt me fyellin apo flautin që, edhe sot e kësaj dite është instrumenti simbol, më klasik e domethënës i orës së muzikës në kolegjin francez. Djaloshi Konica nuk do t’i ndahej më fyellit magjik e magjeps, që të kujton sa titullin e veprës së përkryer të Mozartit, aq edhe rrëfimin Fyelltari i Hamelnit të Prosper Merimesë. Do mësonte kësisoj që herët, krahas një duzine gjuhësh të huaja, edhe “gjuhën e perëndishme të muzikës”, siç e quan ai, duke mësuar të luante vetë në gati tërë instrumentet frymore, ku vendin e parë do e zinin klarineta, oboji dhe kornëmuza, apo gajdja angleze, siç na e dëshmon Apolineri.

E jo vetëm kaq, por me mësimin e “gjuhës së perëndive, që ka një tërheqje magjike”, ai do dinte të shijonte në thellësi të shpirtit muzikën klasike, shi atë Muzikë të Madhe të kompozitorëve gjenialë, që parakalojnë gati të tërë nën penën e tij, nga Beethoveni, te Mozarti, nga Bachu, Shcuberti, Chopin, Bizet, Giordani, Verdi, Debussy, Rachmaninov, Ravel, Prokofiev, List, Dvorak, Massenet e deri më në fund te gjigandi Richard Wagner, 200-vjetori i lindjes të të cilit po vazhdon të kremtohet këtë vit me madhështi të paparë në botën e qytetërimit e të përparimit.

Konica dhe i biri
Vagneri! Me siguri kompozitori i madh gjerman e ka kulmuar në mënyrën më sipërore krejt adoleshencën e Faikut, për arsyen e thjeshtë se ai do shihte te Vagneri të ndërthureshin mjeshtërisht e mrekullisht dy elementë themeltarë: Drama e jetës dhe Muzika hyjnore, si tipar i veçantë vagnerian i muzikës klasike. E themi këtë pa kurrfarë mëdyshje, duke pasur parasysh se aty nga mosha 18-19 vjeçare, në lulen e çelur të adoleshencës, krahas hoveve të gjithanshme në fushën e dijes dhe muzikës, Konica do ndjente dhe do ndiqte edhe rrahjet e ethshme të zemrës djaloshare, hovet e marra shpirtërore, dridhjet e ëmbla mishtore, tek ra për herë të parë në dashuri me bukuroshen leshraverdhë ojonakse Hugon Sophie Josephine Annette, 15-16 vjeçare, dhe kur u bë me të me djalë në qershor 1897, në Sent-Zhil të Brukselit, djalë të cilit Konica i vuri emrin Henrik Lohengrin beg Konitza Schischgo.

Nuk është e vështirë për të pikasur në këtë emër të të birit të Konicës mënyrën shqiptare të të shkruarit të emrit Henrik, me k, dhe jo Henrique apo Henric, ashtu siç do duhej shkruar në gjuhë të huaj. Por në mënyrë të veçantë bie në sy këtu emri ndajshtimor Lohengrin, që të kujton në çast veprën e famshme të Rikard Vagnerit, operën Lohengrin, përqendruar te personazhi kryesor simpatik vagnerian me të njëjtin emër, “Kalorësi me mjellmë”.

Ja një gëzim madhor e madhështor në jetën e një njeriu kur bëhet me fëmijë për herë të parë! Dhe në ç’moshë! Ja dhe një pagëzim konkret vagnerian i foshnjës ardhur në jetë me emrin Henrik Lohengrin Konitza! Gjëmojnë trumbetat e engjëjve dhe të hyjve vagnerianë në shpirtin e djaloshit Faik, si në preludin e parë të operës Lohengrin. Shqyen dhe çahen retë në furtuna qiejsh e ndjenjash, dhe nuk do të vonojë drita e tejteshme e shpresës dhe e lumturisë për të ardhmen, nën rrezen e parë të një dielli shpirtëror patriotik. Konica, i bërë me djalë, por edhe me fletë, nxjerr me shpejtësi rrufe, atë vit 1897, numrat e parë të kryeveprës së tij Albania, në Bruksel, boton në frëngjisht esenë Mbi Edukimin (1898), ku nuk mungon të përmendë publikisht, për herë të parë e të vetme, praninë e djalit të tij në jetë. Gjithçka premtuese fillimisht midis Faikut 20-vjeçar dhe Sofisë 16-vjeçare, e mes tyre engjëllushi Henrik Lonhengrin. Një aventurë e tërë, tërë ëndje dashurore, ashtu si në operën e Vagnerit Tristani dhe Izolda, ku Dashuria (me germë të madhe), që ushqehet ethshëm nga arti lirik gjatë shekullit të romantizmit, personifikohet tek këta dy personazhe të Mesjetës kelte në shkallën e saj më të epërme. Dhe ashtu si Vagneri, që e shndërroi operën në dramë muzikore të fuqishme, plot shkëndijime dhe ëndje të mishit e gjakut, mbartur në pentagrame hyjnore, po ashtu edhe Dashuria mes Faikut e Sofisë, shfaqur ëmbël midis Dr. Gjilpërës (Konica d.v.) dhe personazhit të Verës nuk do vononte të kishte një përfundim fatal, kur udhët e jetës zënë e ndahen dhe zhurmë tronditëse e kataraktit alpin të dashurisë vagneriane zë e shndërrohet në murmurimë pasionesh e zënkash, në përplasje botëkuptimesh, gjer në shuarje të plotë.

Profesor Isak Sheme është i pari që ka shfletuar dokumentet arkivore të Brukselit për Faik Konicën. Që më 1997, ai e ka përmendur tashmë faktin që Faiku ka pas njohur një vajzë në Francë me emrin Sophie Annette Hugon, me të cilën ka pasur një djalë, Henrikun (Vepra 5, f. 335). Por gjithë informacioni, ndonëse tepër i vyer, kufizohet me kaq. Në fakt, pas disa vitesh bashkëjetese të lumtur në Francë e Belgjikë me Sofinë, me hovet dhe përplasjet e duhive të zemrës, Konica do detyrohet të largohet nga Brukseli për në Londër (1902), duke vazhduar Albania-n e tij, teksa francezia Sofia, duke mos mundur t’i përshtatet shqiptarit Faik, do dashurohet pas një piktori në Bruksel, Sylvestre Arschoot, me të cilin do kthehet në Ojonaks të Francës, vendlindja e saj, dhe do të ketë edhe një vajzë, Jeanne Joséphine Catherine, gjysmë motra e Henrikut, me baba tjetër, e cila do të ndërronte jetë jo më parë se në maj 2007, në moshën 98 vjeçare.

Henriku, djali i Konicës (që u rrit nga e ëma Sofia, së bashku me Katerinën, gjysmë-motrën e tij), më 1920, do martohej me Marthe Suzanne Sieg, dhe do kishin për prikë një lokal, Café des Sports në Sent-Klod të Zhyrasë, pikërisht vendi nga ku Henriku do t’i shkruante letër Fan Nolit në kërkim të atit të tij, e ndoshta edhe vendi ku do takohej më pas (në vitet 20-30) edhe me mikun e tij Sejfulla Malëshovën, ish sekretarin e Nolit më 1922.
Për Vagnerin
Por le të kthehemi te Vagneri, te muzika dhe Konica, para se të japim të përkthyer letrën e Henrikut. Shumë herë Konica e përmend emrin e gjenialit Vagner në shkrimet e veta. Në esenë Skicë metode për t’u duartrokitur nga borgjezët, shkruar drejtpërdrejt në frëngjisht dhe botuar nga Apolineri te revista e tij le Festin d’Esope më 1903, Konica, jo pa humor, e sheh edhe vetë rolin e dirigjentit brenda lëkurës vagneriane. Por në mënyrë të veçantë vëren se në epokën e tij “kompozitori, për t’u vlerësuar, duhet të jetë vagnerian, të ndjekë stilin vagnerian, që e bën muzikën të vijë gradualisht kreshendo, me mbisundim të instrumenteve frymore”. Është pikërisht ky stil muzikor klasik elementi thelbësor që e dallon muzikën tipike/atipike të Vagnerit. Sepse, kur violinat shushurijnë ëmbël një vijë melodike me ulje-ngritjet e veta, si një erë që luan me gjethet e thara gjer në vrumbullimë të marrëzishme të tyre, një linjë e dytë melodike, në harmoni të plotë me të parën, vjen e dallgëzohet rëndë-rëndë përmes instrumenteve frymorë, për të përfunduar ethshëm e furishëm në shpërthime furtunash të detit e qiellit me një bruhaha të paparë. Gjëmojnë atëherë kimbalet, xingohet e oshtin ajri krejt, përmes rrezatimesh të tilla shpuese që paralajmërojnë ngadhënjimin hyjnor. Këtë ndjesi, nuk ka si të mos e provojë gjithkush që përpihet nga muzika gjeniale e Vagnerit. Unë vetë, tërë këto ditë, me kufjet në vesh, për gati një orë majë biçikletës sime eliptike, u përpoqa të ndjekë sa më pranë veprën e kompozitorit të adhuruar të Konicës. Dhe e trallisur, krejt qenia ime u përpi nga muzikë e tij, nga maja e flokut te thoi i këmbës, si një magji plot lirizëm.
Në tërë këtë madhështi vagneriane, Faik fisnik Konica ynë, në pararojë të intelektualitetit evropian dhe të modernitetit të kohës, përkrah Apolinerit me shokë, do shkonte edhe më tej për të vlerësuar veprën e kompozitorit gjerman. Ai nuk do interesohej thjesht për muzikën e këtij kolosi klasik, por edhe për veprën e tij të shkruar, për esetë dhe shkrimet teorike e filozofike të Vagnerit (rreth njëzet vepra).
Pikërisht, për të pasqyruar mendimin e tij për muzikën vagneriane, Konica do gjejë rastin për t’i shkruar një letër të parë Apolinerit, gjeniut poet francez, aty nga shtatori 1903, shoqëruar nga një koment i tij. Për fat të keq, komenti ka humbur, por gjithçka lë të kuptohet se Konica po interesohej nga afër për rubrikën e revistës L’Européen titulluar Një anketë mbi Vagnerin, organizuar nga muzikologu dhe kritiku Hugo Tomicich. Apolineri, që punonte në atë kohë si redaktor i kësaj reviste, fillon kështu, nga ajo kohë, një letërkëmbim të rregullt me Konicën. Nuk do mungojnë atëherë rastet kur do kuvendojnë së toku për një anketë të re muzikore të revistës le Festin d’Esope, lidhur me tematikën Evolucioni 200-vjeçar i orkestrës. Dhe kohë më pas, konkretisht në vitet e Havardit, do e shohim tashmë Konicën t’i hyjë edhe studimit të Shopenhauerit e Niçes, duke ditur që ndikimi i tyre ishte i madh në veprën vagneriane.
Nga ana tjetër, është i njohur edhe letërkëmbimi i Konicës me bashkatdhetarët, kur ndan me ta gëzimet e veta për Muzikën e Madhe. Veçojmë këtu letrën drejtuar mikut të tij Milto Gurra, ku Konica flet se ka shkuar në 14 koncerte në Vjenë brenda një periudhe të shkurtër, duke ndjekur sonatat e Scarlattit, simfonitë e Mahlerit, të babush Haydenit, të Beethovenit, kantatat e Bachut, etj. etj. Dhe përmend një pas një me radhë tërë dirigjentët e njohur të kohës, violinistët më të mirë e gjer te orkestruesit dhe kantautorët, me atë entuziazëm të artdashësit erudit që di të ngazëllehet nga “muzika e parajsës”, pa hequr dorë një hop prej saj.
“Në Bruksel, Londër, Vjenë, Romë, thotë Konica, asnjëri s’ka qenë më besnik, më i rregullt se unë në koncertet simfonike. Kur hyj në tempull të muzikës, kam një të qëlluar të zemrës me shpejtime, ndjej nderim të frikësuar e të përulur” (Vepra 2, 252). Sepse Muzika e Madhe është, siç shprehet ai, “Dritë e shpirtit tim”, tek hedh në kartë me këtë rast një vjershë nga më të bukurat, një arie të vërtetë, mbështetur në melodinë e Guiseppe Giordanit. Dhe ja si shkruan: “Drit’ e shpirtit t’im, / Ki pakëz besim:/ Se pa ty s’rroj dot, / Jeta është kot. / Un’ i mjeri heq, / Zemra më rënkon: / Si s’të vjen keq,/ Pse më mundon? (Vepra 1, f. 82).
Këtë fuqi të magjishme të muzikës klasike, Konica e ngre në piedestal hyjnor në shkrimin The sëeet poëer of music, duke mbështetur përkufizimin shekspirian se Muzika, të ligën e bën të mirë, dhe të mirën e shtyn tek e liga. “Muzika, do shprehet me këtë rast Konica, nuk është qejf. Është fe. Muzika është lutja më e madhe e fesë sonë, që na lartëson e na forcon në luftë me shëmtimet e jetës.” Ja fjalë të arta koniciane me pathos gjeniu, një përkufizim mjeshtëror për Muzikën e Përjetshme, që “zgjon ndjenja në fund të shpirtit me fuqi të ëmbël”, që edhe një tufë kuajsh të hazdisur i zbut “po të dëgjojnë një erë (aire) muzike”.
E ndërsa Konica nuk mungon të lëvdojë e shenjtërojë tërë kampionët e muzikës klasike, Vagneri, dhe vetëm Vagneri ha bukë veç tek ai. Sepse ai e mban të mbërthyer, pa e lëshuar, e dalldis në mendime, e shpie tutje larg në kujtime, te Sofia dhe Henriku, thjesht me atë mesazh të pavdekshëm muziko-filozofik të pranimit të fatit, të përuljes para tij, por edhe të shkëputjes nga rrënimet e jetës dhe të gjetjes së baraspeshës shpirtërore, gjer në prehje e qetësi fisnike mes furtunave.
Atëherë, ashtu siç e shohim me sytë e mendjes Konicën e ri, të zymtë e të menduar, duke dhënë “koncertin e vet me klarinetë” në shtëpinë e tij në Londër (1904), përpara mikeshës së tij të dytë Antonia (Ingrida e Dr. Gjilpërës) dhe përpara Apolinerit, dy spektatorët e tij të vetëm, e shohim po ashtu Konicën e mpakur dhe serioz (vitet 30-40), rënë në të thella, tek ndjek ethshëm përmes gramafonit të tij grykë-hinkë Preludin e parë dhe të dytë të operës Lohengrin. Domosdo, si çdo prind, do dëshironte ta kish pranë Henrikun e tij, Lohengrinin e tij, për ditë të mirë e ditë të keqe, pas tërë atyre tallazeve e luftërave të ashpra të jetës, pas tërë atyre gëzimeve e zhgënjimeve që kish kaluar. Domosdo i drithërohet zemra dhe i dridhen mishtë për çdo haber që merr për të nga Lamja i Vogël (i urti dhe fisniku i përkorë Sherif Delvina më ka pohuar se S. Malëshova lidhi në Francë miqësi me Henrikun) apo nga vetë Noli, i cili, siç e dimë, në shuarjen e eruditit të paarritshëm shqiptar, do të organizonte ceremoninë e varrimit të tij nën tingujt magjikë të uverturës Lohengrin në dhjetor 1942, tinguj që do merrnin me vete në pafundësi dhe do lartonin madhërishëm emrin dhe figurën emblematike të atij që themeloi gjuhën letrare shqipe si thesarin më të çmuar që kemi sot, të atij që hodhi bazat e kritikës letrare, të estetikës shqiptare, të sociologjisë, filozofisë, qytetarisë moderne shqiptare, të atij që u përkushtua me mish e me shpirt për Përlindjen shqiptare, për prirjen dhe zhvillimin perëndimor evropian të shpirtit të përparuar kombëtar shqiptar.
Duke u përulur gjithë nderim para Veprës së Konicës, para Veprës së Vagnerit, me një anatemë për gojëshpuarit e gojëlëshuarit që nuk dinë të vlerësojë gjeniun dhe gjeninë, s’na mbetet veç të bëjmë një thirrje për fisnikët e shpirtit: Zotërinj, hiqni kapat, kur të përmendni emrat e tyre!

(BalkanWeb)

BD-ja në koalicion me PDK-në, vetëm nëse largohet nga gara Ramadan Muja?

0

BD.2Kryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren, Zafir Berisha, do të ulet me Kryesinë, që të shyqrtojë ofertën për koalicion të PDK-së dhe LDK-së. Mbledhja është paraparë, që të mbahet sonte në zyren e BD-së.

Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa, ia kanë dërguar ofertën për koalicion, kryetarit të BD-së në Prizren, Zafir Berishës. Thaçi ofertën për koalicion ia ka dërguar personalisht Berishës. Mustafa, ndërkaq ofertën ia ka dërguar nëpërmjet deputetit Anton Qunit dhe vetë kandidatit për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu.

Burimet e “PrizrenPress’it” brenda BD-së, ndërkaq bëjnë të ditur se ky subjekt politik mund të hyjë në koalicion me PDK-në, vetëm me kusht që nga gara për kryetar të Prizrenit, të hiqet kandidati Ramadan Muja.

“Ofertën për koalicion të Thaçit, BD-ja do të pranojë vetëm nëse nga gara për kryetar të Prizrenit, largohet Ramadan Muja.Ky është disponimi i anëtarëve të Kryesisë së Partisë, dhe kjo me gjasë ka me qenë përgjigja e ofertës, që do t’i kthehet Hashim Thaçit”, tregon burimi i afërt me BD-në.

Kryetari i BD-së, Zafir Berisha, thotë ndërkaq se ende nuk janë shyqtuar ofertat e dy partive më të mëdha, PDK-së dhe LDK-së.

“Herët është me folë për këtë temë. Ende nuk i kemi diskutuar dhe shqyrtuar ofertat. Unë i kam marrë ofertat dhe ato do t’i shyqrtojë  Kryesia”, tha shkurt  Berisha për “PrizrenPress”.

Ai tregoi se Kryesia e BD’së do të mblidhet sonte për t’i shqyrtuar ofertat e të dya partive politike. “ Kryesia do t’i analizojë të dya ofertat dhe sigurisht që do t’ua kthejmë përgjigjjen të dya subjekteve politike”.

Bashkimi Demokratik i Zafir Berishës, në zgjedhjet e 3 nëntorit ka dal partia e tretë në Prizren. Për shkak të këtij rezultati, dy partitë më të mëdha, PDK dhe LDK, dëshirojnë që në balotazh ta kënë në krah Zafir Berishën. /PrizrenPress.com/

 

Balotazhi për Suharekën, pa koalicione

0

Logoo PDK, LDK, AAKPartia Demokratike e Kosovës e Kryeministrit Hashim Thaçi mobilizoi doktorë shkencash për ta marr drejtimin e komunës së Suharekës, por kandidati i tyre, Ramë Vataj nuk arriti që të hynte as në balotazh.

Në garë e balotazhit më 1 dhjetor shkojnë Salih Asllanaj i LDK-së së Isa Mustafës me 34 për qind të votave dhe Bali Muharremaj i AAK-së Ramush Haradinajt me 30 për qind të votave.

Të dy kanë vendosur të garojnë të vetëm, pa koalicione.

“Nuk kemi koalicion me ndonjë parti. E kemi përkrahjen e Vetëvendosjes”, thotë për Express Sali Asllanaj.

Ai ka edhe një arsyetim pse nuk do të bëjë koalicione parazgjedhore.

“Koalicionet parazgjedhore janë pazare politike dhe ne nuk jemi për pazare politike”, thotë ai.

Edhe i dyti me vota në këtë garë, Bali Muharremaj i AAK-së thotë që do të garoj vet.

“As nuk kem negociuar dhe as që do të bëjmë koalicion me asnjë parti, e as me PDK-në”, ka thënë Muharremaj për Express.

Të dy besojnë që do të jenë fituesit e kësaj.

Salih Asllanaj thotë se do të fitojë pasi njerëzit e Suharekës janë dëmtuar nga qeverisja e AAK-së ndërsa Bali Muharremaj konsideron se do të fitojë këtë garë vetëm pse AAK-ja qeverisi mirë me këtë komunë.