6.7 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026
Home Blog Page 8931

Më kë do të shkojë në koalicion Bashkimi Demokratik?

0

Ura e gurit ne prizrenPas një muaj të fushatës intensive të partive politike për ta bindur qytetarin që të votojë për njërin apo subjektin tjetër politik dhe pas ditës së zgjedhjeve të tre nëntorit, java që po e lëmë pas rrodhi e qetë. Subjektet politike, pa përjashtim, gjatë gjithë kësaj jave kanë qenë të mbyllura në zyre të tyre, duke i mbledhur rezultatet nga vëzhguesit e vet.E vetmja ngjarje që ndodhi gjatë kësaj jave, është koalicioni i Partisë Demokratike, me koalicionin e përbërë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë. Ky koalicion në Prizren u pa si një veprim i paralajmëruar dhe nuk ishte i befasishëm, ndërsa e gjithë vëmendja politike në Prizren është përqendruar se me kë do të shkojë në balotazh Bashkimi Demokratik i Zafir Berishës.

Përqindja e fituar e votave nga Bashkimi Demokratik e kanë shndërruar këtë subjekt politikë në faktorë, i cili mund të jetë vendimtar në balotazh.
Kreu i këtij subjekti politikë në prononcimet e kësaj jave ka deklaruar se ka pasur ftesa edhe nga zyrtarët e PDK-së e edhe nga ata të LDK-së për të pirë kafe, por nuk ka dhënë ndonjë sinjal të qartë se në cilën anë do të rreshtohet në zgjedhjet e 1 dhjetorit në balotazh.

Më kë do të shkojë Bashkimi Demokratik?. Kjo pritet të merret vesh gjatë javës së ardhshme, sepse nga burimet përbrenda këtij subjekti politik, kontaktet janë duke vazhduar.

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, në bazë të deklaratave të deritashme të zyrtarëve të saj, si në qendër si në Prizren, duket se parapëlqen të qëndrojë në opozitë, dhe do të ia lë votuesve në dorën e tyre që të zgjedhin të votojnë për njërin apo tjetrin kandidatë. Partia Konservatore e Kosovës, pritet t’i ketë dy ulëse në Kuvendin Komunal, dhe deri në shpalljen përfundimtare, kur do të merret vesh përfundimisht se a do t’i ketë ky subjekt dy vende, apo do ta ketë vetëm një, zyrtarët e PK-së nuk kanë preferuar që të deklarohen për njërin apo subjektin tjetër politikë.

Duke e pritur përcaktimin e forcës reale, pritet që Partia Konservatore megjithatë të përcaktohet për njërin ose subjektin tjetër politikë. Derisa partitë e komuniteteve që në rundin e parë janë përcaktuar që ta mbështesin kandidatin e PDK-së partitë tjera të vogla, nuk e kanë të çartë nëse e kanë fituar nga një vend në Asamble, që dikush t’I ftonë për bisedë për përkrahje të njërit apo tjetrit krah. Sidoqoftë e gjithë kureshtja politike në Prizren është se me kë do të shkojë Bashkimi Demokratikë. Java që vjen pritet të jetë më e gjallë sa I përket zhvillimeve politike dhe përgatitjes për balotazh të subjekteve që e kanë këtë të drejtë./TVO/

Rruga e shpresës dhe e frikës drejt Beogradit

0

100Nuk është vetëm Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës që në mbishkrimin zyrtar kryeqytetin e Kosovës e shkruan “Pristina”. Kështu e ka shkruar në tabelën e njoftimit të lokacioneve ku do të ndalet edhe autobusi i kompanisë “Erhan Tours”, që niset nga Prizreni për në Beograd. Shoferi dhe konduktori nuk dëshirojnë të flasin për këtë punë.

“Nuk kemi punë me gazeta. Na duhet punë. Punë, vetëm punë”, theksonte konduktori shtatgjatë para autobusit, jashtë stacionit të autobusëve të enjtën mbrëma në Prizren.

Ai bënte presion që të mos u kërkohej udhëtarëve të tregonin arsyet e shkuarjes në kryeqytetin serb. Numri i pasagjerëve nuk ishte fort i madh në orën shtatë e gjysmë të mbrëmjes, shkruan Koha Ditore.
Humbja e besmit te mjekët kosovarë

Albani nga rrethi i Prizrenit thotë se është detyryar të vinte nga Austria në Kosovë për t’i ndihmuar familjes që ka një anëtar të sëmurë me një sëmundje të rëndë. Albani, i cili kërkon të mos i publikohet identiteti i vërtetë, thotë se nuk ka guxuar t’ua besojë mjekëve kosovarë trajtimin e anëtarës së familjes së tij. Nuk jem shumë detaje derisa e afërmja e tij futet në autobus.

“Nuk ka mbetur me iu besu këtyre këtu. Përditë nëpër gazeta po shkruhet për skandale të mjekëve që luajnë me jetë të njerëzve të sëmurë”, thotë i frustruar Albani, teksa vendos valigjet në bagazhin e autobusit.

Qeveria e kryeministrit Hashim Thaçi nuk e ka aprovuar muajin e kaluar kërkesën e ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani, për rritjen e buxhetit të Shëndetësisë për angazhimin e 120 specialistëve, të cilët pas protestave të vazhdueshme kishin marrë zotimin e ministrit për punësimin e tyre në vitin e ardhshëm./Koha Ditore/

Mustafa porosit Edi Ramën, që të respektojë fushatën zgjedhore në Prizren

0

Isa Mustafa LDKKrytari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nëpërmjet rrejtit social “Facebook”, ka reaguar ndaj paralajmërimit nga Eedi Rama për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive më 16 nënëtor në Prizren. “Edhe Qeveria e Shqipërisë do të ishte mirë ta respektojë fushatën zgjedhore në Kosovë”, ka theksuar Mustafa, duke e cilësuar mbajtjen ë mbledhjes si ndërhyrje në procesin zgjedhor.

“Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, përmes postimit në rrjetin social “Facebook” zbuloi se mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri Kosovë do të mbahet më 16 nëntor në Prizren. Në Prizren, në këtë kohë po zhvillohen aktivitete para balotazhit ndërmjet kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe atij të Partisë Demokratike të Kosovës.

Në kontinuitet, vërehet se z. Thaçi ka nevojë të ndërhyj në aktivitetin zgjedhor të Prizrenit me kryeministra të vendeve fqinje ose të vendeve të tjera. Gjatë aktivitetit parazgjedhor, z. Thaçi organizoi një tubim të madh në Prizren me Kryeministrin e Shqipërisë dhe atë të Turqisë. Ndërkaq, në ndihmë i erdhi edhe Kryeministri i Serbisë me vizitën e tij serbëve të Kosovës.

Por, nëse z. Thaçi ka nevojë që nëpërmjet ndërhyrjeve të tilla t’i krijoj avantazhe partisë së tij dhe kandidatit të tij për Kryetar të Komunës së Prizrenit, konsideroj se këtë nevojë nuk e ka z. Rama. Ne jemi dy shtete; kemi respektuar fushatën zgjedhore në Shqipëri, prandaj edhe Qeveria e Shqipërisë do të ishte mirë ta respektojë fushatën zgjedhore në Kosovë. Konsideroj se kultivimi i respektit reciprok është i shëndetshëm për marrëdhëniet afatgjata ndërmjet qeverive të dy vendeve, Kosovës dhe Shqipërisë”,ka theksuar Isa Mustafa në rrjetin “Facebook”.

Për herë të shtatë, “Swikos 2013“ në Bazel

0

swikosQyteti i Bazelit për të shtatën herë do të jetë nikoqir i festivalit të vetëm të filmit shqip që mbahet në Zvicër.

„Swikos“ është festivali shqiptaro-zviceran i filmit të shkurtër, i cili për të shtatën herë me radhë do të mbledhë bashkë sërish në Bazel të Zvicrës regjisorë, skenaristë dhe producentë filmash nga Kosova, Zvicra, Shqipëria, Maqedonia dhe Gjermania, që garojnë për shtatë çmimet e festivalit, i cili përmbyllet më 16 nëntor, me ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Duke filluar nga 15 nëntori për dy ditë ditë resht do të prezantohen 15 projekte filmike të regjisorëve kosovarë dhe atyre zviceranë.

„Swikos“ do të mbahet edhe këtë herë në sallën “Stadt Casino” të Bazelit, ndërsa hyrja për të shikuar filmat është pa pagesë.

Drejtori i festivalit shqiptaro-zviceran të filmit të shkurtër “Swikos”, Florim Brajshori, ka zbuluar detaje për edicionin e gjashtë të “Swikos». Ai ka thënë për albinfo.ch se janë organizuar edhe më mirë këtë vit dhe kanë sjellë filma që kanë marrë pjesë dhe çmime në shumë festivale botërore.

Njëri prej tyre është filmi „Kolona“ i Ujkan Hysajt, i cili ka rrumbullakuar 12 çmime ndërkombëtare. Ky film po shënon histori kinematografike kosovare.

Përzgjedhjen e projekteve më të mira filmike për vitin 2013 do ta bëjë juria në përbërje të regjisorëve kosovarë dhe zviceranë. Madje, pjesë e jurisë do të jetë edhe një regjisore zvicerane që ka marrë oskar për një film të shkurtër.

Risi e fetivalit do të jetë edhe shfaqja jashtë konkurrencës e filmave dokumentarë, ka bërë të ditur Brajshori.

Gjatë edicioneve të kaluara nëpër këtë festival kanë kaluar dhjetëra regjisorë, aktorë, skenaristë e producentë të filmit të shkurtër.

Këtë herë mund të rezultojë i frytshëm takimi i regjisorëve shqiptaro-zviceranë në kuadër të festivalit.

„Do të finalizohet ideja për të realizuar një film të përbashkët për luftën në Kosovë“, tha nikoqiri i festivalit, Brajshori.

Edhe sivjet do të ndahen çmime për filmin më të mirë, regjinë, aktorin e aktoren, kamerën, montazhin dhe çmimi i publikut.

Filmi zviceran „Der Räuber“ është shpërblyer me çmimin kryesor në edicionin e kaluar të festivalit shqiptaro-zviceran të filmit të shkurtër “SwiKos”.

“Patericat” e balotazhit

0

PDK, AKR.LDKPartitë politike që kanë arritur të hyjnë në balotazh, po i bëjnë përpjekjet e fundit për të siguruar mbështetjen subjekteve ose iniciativave që kanë mbetur jashtë garës për të parin e komunës.

Ofertat e partive të balotazhit po konvertohen në pozita të majme në bashkëqeverisje për partitë e vogla. Në këtë aspekt bashkëpunimin më të mirë pritet ta kenë dy partitë me bagazh lufte, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të cilat tashmë kanë arritur koalicionin për zgjedhjet e balotazhit në Prizren.

Megjithatë, balotazhi duket shumë specifik, për faktin se kandidatët nga të gjitha partitë përballen mes veti. Në Ferizaj, ndërkaq AAK do ta mbështesë kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kundër PDK-së. Marrëveshje tjetër është arritur edhe në Mitrovicë, LDK do ta mbështesë kandidatin e Aleancës Kosova e Re.

Përveç në Ferizaj dhe në Lipjan ku sipas të gjitha gjasave PDK-ja nuk do të bashkëpunojë me AAK-në, në komunat tjera këto dy parti sigurisht do të “luftojnë” së bashku në balotazh, pavarësisht se përfaqësuesit e dy partive nuk e konfirmojnë këtë.

Koalicioni edhe në nivel qendror

Derisa në PDK thuhet se vendimet për koalicion i merr kryesia e partisë, në AAK thonë se koalicionet lokale janë shumë specifike, prandaj edhe do të jenë individuale,shkruan Zëri.

Analisti, Halil Matoshi, ndërkaq, ka deklaruar se një koalicion i tillë është i pritshëm edhe në komunat tjera ku në balotazh garojnë njëra ose tjetra parti. Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, tha se ky do të jetë model edhe për komunat tjera

E tmerrshme: Serbët kanë bërë llamba nga kafkat e shqiptarëve

0

gggNjë anëtar i Çetës së Pirotit, shqiptarit të vdekur ia ka prerë kokën. Me ditë të tëra pastaj e ka zier në një tenxhere. Nga ajo i hoqi katër dhëmbë prej ari, pastaj ka shkuar në shtëpi dhe kafkën e ka ngjyrosur dhe nga ajo ka bërë një llambë tavoline, shkruan e-novine, duke u bazuar në rrëfimin e një dëshmitari serb, i cili tmerret që ka parë në Kosovë thotë se nuk i sheh në asnjë film. Trupi i shqiptarit ishte në një kodër mbi Rahovec, ndërsa u vra në luftime. “Të njëjtën e ka bërë me një grua të vrarë. Edhe asaj ia ka prerë kokën në të njëjtën mënyrë dhe nga ajo ka bërë një llambë. Ka thënë se tash e ka një çift. Njerëzit normalë ishin të tronditur. E dinim këtë të gjithë, edhe komandanti i kompanisë dhe 80 për qind e policëve”.

Telegrafi ua sjellë rrëfimin e Slobodan Stojanovic, komandantit të pensionuar të stacionit policor në Cërna Trava , ish-anëtar i Çetës së IV-të, Detashmentit 37 të Njësisë së Policisë Speciale, dëshmitar i dikurshëm i mbrojtur shteti. Ai ka folur për e-novine për krimet ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë, nga gushti deri në tetor 1998. Ato, thotë ai, i kanë kryer një “hordhi e kriminelëve” në uniforma policie. Policët që akuzon thotë se për gjithçka që kanë bërë në Kosovë janë dekoruar dhe graduar.

Stojanovic thotë se për krimet monstruoze kundër civilëve dhe robërve asnjë prej kryesve të policisë nuk ka reaguar, ndërsa pohon se Prokuroria serbe për Krime Lufte, konkretisht zëvendësprokurori Dragoljub Stankovic, ka përgatitur mbrojtjen e serbëve të akuzuar nga Tribunali i Hagës.

“Kam qenë vazhdimisht në Kosovë si polic, por viti 1998 ishte i tmerrshëm. Masakër e paparë nga ana e policisë dhe ushtrisë! Flas pa asnjë interes. Duhet të dihet se ata njerëz kanë ende uniforma, kanë armë”, thotë burimi i e-novine.

Ai thekson se është në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve, në kuadër të së cilit ai dhe familja e tij ngacmohen, në mënyrë që Prokuroria të pamundësojë dëshminë e tij.

“Në Kosovë kam qenë në gusht, shtator dhe tetor 1998. Më kanë dërguar pa asnjë njoftim se çka po ndodhë, si t’i bëjmë punët ditore. Nuk e dinim as që ka luftime të ashpra me UÇK-në. Ishim krejtësisht të papërgatitur dhe direkt na dërguan në betejë .

Fillimisht ishim vendosur në fabrikën e kabllove në Suharekë dhe nga aty në luftë. Në tre muajt e ardhshëm unë pashë tmerre: vrasje të fëmijëve, civilëve, meshkuj dhe femra. Plaçkitje me shumicë, kamionë që natën bartin gjërat e vjedhura…

Pasi kam marrë pjesë në operacionet në Kosovë, i kam dërguar ministrit të Brendshëm Vlajko Stojiljkovicit, më 2000, një letër në shtatë faqe për atë se çfarë ndodhi poshtë. Përgjigje nuk kamë marrë, as nga ministri i cili më vonë vrau veten, e madje as nga njerëzit në kabinetin e tij. Në këtë informacion e kam përshkruar vrasjen e shqiptarëve, fëmijëve të tyre, djegien e shtëpive, vjedhjet.

Vidhej gjithçka që hasej. Të njëjtën ditë policia mallrat e plaçkitura ua shiste shqiptarëve në Prizren dhe Rahovec. Ata vodhën bagëti nga hambari, që ua shitnin mishtarëve shqiptarë. Përfitim i pastër, por kjo nuk ishte polici, po hordhi. Unë besoj se ashtu nuk veprojnë as kriminelët. Ata nuk kishin as një kod të sjelljes, për askënd.

Nuk mund të them se të gjithë bënë krime. Ishin nja 150, në çdo çetë nga 20 të gatshëm për krime dhe plaçkitje”.

Kur është fjala për llambën e bërë nga kafka, ai thotë se ky “psikopat i ka takuar Sektorit 87 të Njësive Speciale të Policisë”.

“Siç kam dëgjuar më vonë, ai ka përfunduar në Psikiatri në Toponicë”.

“Në shtator 1998 luftuam në fshatrat mbi Prizren, në të ashtuquajturën pastrim terreni. Unë nuk do të përmendi emrin e policit, që ende është gjallë e pensionist, i cili për pikë qejfi ka vrarë fëmijën në djep që nuk kishte as katër muaj. Sipas tij, ‘më mirë një shqiptar i vdekur se një shqiptar i gjallë’. Pastaj doja ta vrisja atë. Kuptova se nuk kam shkuar në Kosovë me një grup të policëve, por me një grup që nuk di ta definojë, se ata nuk ishin as kriminelë. Isha me sadistë, të sëmurë, kanibalë… vetëm mish njeriu që nuk kanë ngrënë.

Është një grup i banditëve të cilët ishin të gatshëm për të vjedhur dhe për të vrarë dhe askujt për këtë nuk i jepte llogari. Ende nuk e di se si është lejuar kjo nga kreu.

Ata nuk kanë pasur asnjë pasojë dhe të gjithë janë pasuruar. Kur ata shkuan në Kosovë ishin në pozitë të vështirë financiare dhe u kthyen me zinxhirë të trashë ari, gratë e tyre me unaza. Edhe sot janë të pasur”.

Sipas dëshmitarit, nga policët e Leskovcit është formuar Çeta e IV-të, ku komandant ishte Milivoje Stojiljkovic, që ishte shef i policisë në Leskovc. Kur janë vrarë tri policë të kësaj njësie, ai është zëvendësuar nga Nenad Stojkovic.

“Çeta ka filluar të veprojë pas vrasjes së Adem Jasharit. Ka marrë pjesë në këto luftime në Drenicë. Që atëherë silleshin si kriminelë e jo si policë. Sepse, për disa ditë vriten 70 shqiptarë, fëmijë, gra dhe burra. Edhe ne kishim viktima, një ushtar të vrarë dhe disa policë të plagosur lehtë. Mizoria filloi atëherë. Kjo nuk shihet as në filma.

Kemi punuar Gllogoc, para nesh kalonte Ushtria. Që në mëngjes gjuante në fshatrat kodrinore me raketa, ndërsa vrisnin gjithçka që lëvizte. Pastaj një nga kolegët e mi kërkoi paratë nga një civil i cili kishte më shumë se 70 vite jete. E pyeta nëse është normal, se çfarë po bënte. Ai e vrau atë sepse kishte vetëm 10 marka. Ndërsa, ai polic ende punon. Unë me të vërtetë nuk e kuptoj, sepse kemi ngrënë të njëjtën ushqim, ujë të njëjtë, e ata sikur ishin në një ekstazë. Po flas për 20 të tillë nga çeta jonë. Ndërsa, për gjithë këto dinte komandanti Nenad Stojkovic. Ai ishte personalisht i pranishëm kur një polic vrau në Bajgorë një fëmijë të retartuar me nënën e tij, në shtëpinë e të cilëve kemi kaluar natën. I pyetur përse, ai tha se nuk kemi nevojë dëshmitarët”.

Sipas tij, brenda natës zhdukeshin kamionët që kanë përdorë, sepse dërgonin mallra në Leskoc dhe në fshatrat e policëve të grupit.

“Traktorë, vetura, sharra motorike… Janë vjedhë 300 motokultivatorë të rinj, 20-30 tonë raki nga Rahoveci… Gjithçka që shihte syri, duart e kapnin. Kanë prerë gishta për të marrë unaza. I kam parë me sytë e mi. Që pesë vjet kam dalë në pension, e i shoh ata policë në qytet. Më vjen turp t’i shoh”.

Dëshmitari thotë se të gjithë e dinin se çfarë po ndodhë në Kosovë, sepse sipas hierarkisë çdo sektor e ka informuar sektorin më të lartë.

“Këtu arrijmë te Sreten Lukici, që komandante me operacionet dhe ai ato është dashur t’ia dërgojë dikujt që ishte i afërt me Slobodan Milosevicin. Edhe ai ka ditur”. /Telegrafi/

Zafiri, merr ofertën nga Thaçi dhe Mustafa

0

Zafir berisha 123Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa ia kanë dërguar ofertën për koalicion, kryetarit të BD-së në Prizren, Zafir Berishës.

Thaçi ofertën për koalicion ia ka dërguar personalisht Berishës. Ndërkaq, Mustafa ofertën ia ka dërguar nëpërmjet deputetit Anton Qunit dhe vetë kandidatit për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu.

Zafir Berisha pranon se ofertën për koalicion e ka marrë nga dy liderët e partive politike, Thaçit dhe Mustafa. “Po i kam marrë ofertat nga të dy liderët e partive ma të mëdha. Tash jam duke i analizuar të dy ofertat”, tregon Berisha për “PrizrenPress”.

Ai tregon se nga PDK-ja ofertën për koalicion e ka marrë drejtpërdrejtë nga lideri Hashim Thaçi. ”Dje jam takuar me Thaçin, ku edhe e kam marrë ofertën për koalicion ”. Berisha nuk tregon se si ka ardhur deri të takimi me Thaçin.

Burimet e “PrizrenPress-it”, bëjnë të ditur ndërkaq se takimi Thaçi-Berisha është realizuar me ndërmjetësimin e nënkryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. ”Thaçi fillimisht e ka autorizuar Veselin që të bisedojë me Berishën se a pranon apo jo që të takohet me të”.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ndërkaq ofertën për koalicion ia ka dërguar Zafir Berishës përmes deputetit të Parlamentit të Kosovës, Anton Qunit. “Isa ofertën e ka dërguar përmes Anton Qunit. Unë kam pranuar që të takohemi edhe me Eqën, kështu që bashkarisht ma kanë sjellë ofertën”.

Kryetari i BD-së, Zafir Berisha, sot është takuar edhe me kryeparlamentarin Jakup Krasniqin. Berisha tha se me Krasniqin nuk ka biseduar për politikë. “ Jakupi si miq të vjetër ka ardhur të ma uroj rezultatin zgjedhor që kam arritur”, tregon ai.

Bashkimi Demokratik i Zafir Berishës, në zgjedhjet e 3 nëntorit ka dal partia e tretë në Prizren. Për shkak të këtij rezultati, dy partitë më të mëdha, PDK dhe LDK, dëshirojnë që në balotazh ta kënë në krah Zafir Berishën. /PrizrenPress.com/

Ridvan Dibra fiton çmimin e parë në konkursin për dramë

0

ridvan diraRidvan Dibra, me dramën “Lufta e Tretë Botërore”, ka fituar çmimin e parë në konkursin për Dramë Origjinale Shqipe. Fitues i çmimit të dytë është Mentor Haliti, me dramën “Fabrika e kukullave”, ndërsa Naser Shatrolli fitues i çmimit të tretë. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt sot në Teatrin Kombëtar të Kosovës, organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Me rastin e marrjes së çmimit, shkrimtari Dibra theksoi se pret që drama, përveç nga kritika dhe artdashësit, të mirëpritet edhe nga publiku.

Kryetari i jurisë, Ag Apolloni tha se veprat e përzgjedhura janë mjaft interesante dhe me vlera. Ai e ka quajtur si mjaft domethënës faktin që këtë vit ka pasur mjaftë konkurrencë e që, sipas tij, dëshmon për punën dhe vullnetin e artistëve për të krijuar. Çmimet për Dramën origjinale shqipe kanë edhe vlerë monetare. Çmimi i parë shpërblehet me 3 600 euro, i dyti me 2 400, ndërkaq me 1 200 i treti. Anëtarë të jurisë këtë vit kanë qenë Ag Apolloni, Burbuqe Berisha, Liri Cami, Emin Emini dhe Ismet Azemi.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi tha në ceremoni se këto çmime janë një nderim për figurën e aktores së madhe Katarina Josipi dhe po ashtu një vlerësim për punën e krijuesve të sotshëm në dramaturgji.

PDK e Malishevës: IQM po gënjen

0

PDK-logo8-07Informata e Iniciativës Qytetare për Malishevën (IQM), e cila ka qarkulluar dje e sot, në disa portale, për gjoja shuarjen e nëndegës së PDK-së në Guncat, është në kuadër të gënjeshtrave të radhës të këtij subjekti politik , thuhet në një kumtesë të PDK-së.
Partia Demokratike e Kosovës, bën me dije opinion, se kjo nëndegë e PDK-së në Guncat, është shumë aktive dhe më e fuqishme, se para zgjedhjeve të 3 nëntorit, thuhet në njoftim.

Personat e përmendur, se kanë ikur nga nëndega, është e pavërtetë, sepse këta persona, ka kohë që nuk janë anëtar aktiv në PDK. Kjo është konfirmuar edhe nga kryetari i nëndegës Burim Zabelaj dhe anëtarët tjerë të kryesisë së nëndegës në Guncat.

Ragip Elshani, nuk ka qenë kurrë anëtar i kryesisë së nëndegës së PDK-së në Guncat, ndërsa personat si Esat Zabelaj, i cili as vet nuk e din se çfarë përcaktimi politik ka, as që i vyen PDK-së, sikur edhe Sherif Stolliqi, i cili ka kohë që nuk është anëtar i PDK-së.

Nëndega e PDK-së në fshatin Guncat, njofton se të gjithë anëtarët e kryesisë janë aktiv dhe asnjë prej tyre nuk ka ikur nga radhët e PDK-së, por përkundrazi janë edhe më të angazhuar në PDK.

Kjo dezinformatë e plasuar në portale, vazhdon të jetë në kuadër të luftës speciale mediale, që IQM, po vazhdon të bëjë, sikur nga formimi i saj si subjekt politik në Malishevë. Kjo është forma më e pandershme që ky subjekt ka zhvilluar në raport me PDK-në, prej së cilës, të gjithë ata anëtar kanë përfituar, që nga kreu i saj Ragip Begaj.

Pavarësisht, rezultatit të zgjedhjeve të 3 nëntorit, PDK, vazhdon të jetë partia më e konsoliduar në Malishevë, andaj ju bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të PDK-së, që të mos bien pre e provokimeve dhe dezinformatave, sidomos nga njerëzit, që as vet nuk e din se çfarë orientimi politik kanë, thuhet në njoftimin e PDK-së.

“Meshari” rivjen sërish për publikun

0

Libri më i vjetër se MeshariSi zor të ketë menduar profesor Çabej, qoftë edhe në ndonjë befje mendimi, se “Meshari” i tij do të vinte ndonjëherë nga e bija, që menaxhon botimet “Çabej”. Por, ja që realiteti shpesh është shumë më i koklavitur se ëndrra dhe Brikena Çabej pas një pune titanike e risolli “Mesharin” e përgatitur nga i ati i saj, i ndjeri Eqerem Çabej. Në botimin e ri përfshihen faksimile të tekstit origjinal të vitit 1555, transliterimi dhe transkribimi i tij, si dhe një hyrje e vetë Profesor Çabejt për Buzukun, i cili përbën një studim të hollësishëm dhe të thelluar të librit më të parë në shqip njohur deri më sot.

Për ata që s’e kujtojnë, “Meshari”, është një librat më fatkeq në Shqipëri. Ai u botua më 1968, pak muaj pasi Shqipëria e kishte kryer deri në fund luftën e saj me fenë. Mesharit të prof. Çabejt, iu desh, për fatin e keq të shtypej për plot 10 vjet në Rumani, pas një pune që profesori e kishte mbaruar afër fundit të viteve ’50. Vrulli i histerisë fetare përfshiu dhe librin e meqë “ky më i pari libër shqip” ishte një meshar, pra libër mirëfilli fetar, nuk u lejua të dilte në qarkullim në libraritë e vendit. Ai do të strehohej në bodrumet-magazina të Institutit të Gjuhësisë, kurse vetëm ndonjëherë apo tek-tuk dhurohej me ndonjë rast special. Duhet të ketë qenë një nga shqetësimet më të mëdha të profesorit sepse nuk mundi ta shihte sa ishte gjallë të ishte i lirë në shitje.

Një brengë që e ka shtypur pak nga pak, siç kujtojnë shumë prej njerëzve që e kanë njohur. Anipse, nuk ishte e thënë që kalvari do të mbyllej këtu me vetëm strehimin në bodrum. Për katër dekada, pjesa më e madhe e 4000 kopjeve të tirazhit, u kalbën dalëngadalë, kurse ato kopjet e mbetura që i patën shpëtuar disi kalbjes, pas vitit 1992 përfunduan trotuareve, njësoj me lloj-lloj librash që u botuan gjatë viteve të regjimit. Edhe nëse do të bëhej sot një investigim i gjatë sesi dolën nga magazinat e Institucioneve shtetërore për t’i shitur Mesharët trotuareve të Republikës, kjo me sa duket s’do përballohet dot si ndërmarrje në një vend si Shqipëria ku mungojnë dokumentet.

Duhet të ketë qenë si një detyrim, apo si një nevojë për plotësimin e amanetit të pashprehur të Çabejt, e gjithë kjo ndërmarrje e botueses. Dihet se ky libër është një prej punëve më të rëndësishme të tij, vepër që shërben edhe sot e gjithë ditën si model për studiuesit e fushës. Të mendosh punën për të, atëherë e kupton marrëzinë e madhe që i përcjell ngado shqiptarët: Buzuku i kushtoi Çabejt thuajse 10 vjet punë ndërsa libri s’u shpërnda asnjëherë. Jo më kot, e përsërisim, mosqarkullimi i botimit duhet të ketë qenë një peng i tij deri në fund të jetës.

Nga përmasat, dukja dhe puna e kryer është një nga botimet më prestigjioze që janë bërë në vitet e fundit, ndërsa për Çabejn nga më të rëndësishmit botime gjer më sot dhe krenaria e saj në panairin 2013.

“Meshari” erdhi në Shqipëri pak ditë para përkujtimit të 100-vjetorit të Pavarësisë dhe ishte një nga evenimentet më të respektuara, që u bënë në këtë vit. Në formën që është deri më sot, ruan 188 faqe, ndërsa i mungojnë 16 faqet e para, por edhe disa të tjera syresh në mes. Ndaj, duke mos pasur as kopertinë, as faqen e parë, nuk dihet titulli i vërtetë i veprës dhe as vendi i vet i botimit etj.

Në një farë mënyre, kjo fatkeqësi mund të quhet edhe fat, pasi hamendësohet se po ta kishte kopertinën ose faqen e parë, libri mund të ishte zhdukur, sepse, mesa duket, ka qenë në listën e atyre librave që kanë qenë ndaluar. Ai u zbulua më 1740 në Bibliotekën e Propaganda Fides prej ipeshkvit të Shkupit, Imzot Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova. Me pathos për këtë gjetje, ai njoftoi Gjergj Guxetën në Palermo, të cilit i dërgoi edhe një faqe.

Libri supozohet të jetë shtypur në Venedik me alfabetin latin, me ndihmën e edhe të disa shenjave cirilike për tingujt në shqip. Ky zbulim bëri bujë të madhe, sepse është libri i parë që njohim deri më sot në gjuhën shqipe. E megjithatë mbeti ne heshtje për më tepër se një shekull, deri më 1909, kur e rizbuloi arbëreshi Pal Skiroi, në Bibliotekën e Vatikanit në Romë, ku gjendet edhe sot me shënimin Katalogu: R.G. Liturgia III, 194. Më 1932 libri u fotokopjua në tri kopje, njëra nga të cilat gjendet në Bibliotekën Kombëtare Shqiptare në Tiranë. Për fat, më 1968, gjuhëtari më i madh shqiptar Eqerem Çabej, përfundoi studimin shkencor te veprës së Buzukut, shoqëruar edhe me një studimin interesant për gjuhën dhe vlerat e autorit. Aq i madh është nderimi për këtë libër, saqë ekspozimi i veprës origjinale për herë të parë në Shqipëri në kuadrin e 100-vjetorit të pavarësisë, në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë, u kthye gati në një pelegrinazh popullor./bw/