13.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

“Ku…çka…”, fiton 3 çmimet kryesore në “Ditët e Komedisë Shqiptare”

Elmaze NuraShfaqja “Ku…Çka..” është shpërblyer me 3 çmime në “Ditët e Komedisë Shqiptare”, në Preshevë. Regjizorja Elmaze Nura ka marrë çmimin si regjisorja më e mirë, Mentor Zymberaj u shpall aktori më i mirë kryesor i festivalit dhe Florentina Ademi fitoi si aktorja më e mirë kryesore për rolin e saj. Për Zymberajn është çmimi i dytë si aktori më i mirë, pas festivalit të Ferizajt.“Patëm rastin të shohim një shfaqje të kompletuar me të gjitha komponentët.

Kjo është një satirë e kohës e cila duket në shikim të parë që është e lehtë, mirëpo brenda saj ndodhet një filozofi e thellë, e cila nuk i përket vetëm jetës së artistëve, por mund të aplikohet në secilën fushë të shoqërisë”, tha Josif Papagjoni, kritik teatri.

“Ka qenë një lojë e mrekullueshme e tri aktoreve dhe aktorit kryesor, por kjo nuk do të kish ndodhur pa magjistaren që e ka bërë regjinë”, tha ai.

“Patëm rastin që të shohim një shfaqje që për 1 orë e 15 minuta, që komunikoi shumë mirë me publikun, falë një teksti, regjie dhe loje të mrekullueshme të aktorëve”, tha dramaturgu Nebi Islami. Ai ka rikujtuar se shfaqja tjetër e Nurës, “Lisistrata”, ka marrë kritikat

më të mira në histori të teatrit shqiptar që ka marrë ndonjëherë jashtë vendit (në festivalin EXPONTO në Slloveni”).

“Ku..çka..” po e ndjek rrugën e saj me këtë prezantim të suksesshëm dhe vlerësimet për të janë të larta. “Kritiku dhe udhëheqësi i kritikës në festivalin ndërkombëtar “Risto Shishkov” në Strumicë të Maqedonisë, Goce Ristevski, tha se kemi të bëjmë me në shfaqje moderne në të gjitha segmentet realizuese dhe kreative, duke filluar nga teksti, regjia,

koreografia, skenografia, dhe loja brilante e aktorëve”, ka vlerësuar kritiku Ristevski.

Kjo është një lojë brilante e Mentor Zymberajt në këtë shfaqje të mrekullueshme. E kësaj duhet ti shtohet edhe fakti se është bashkëautor I këtij teksti me qasje të mrekullueshme regjisoriale të Elmaze Nurës dhe me lojë mjeshtërore të treshes së aktorëve”, ka thënë Bllagoje Stefanovski, president i rrjetit teatror NETA.

Shfaqja “Ku..çka”, një produksion i Teatrit “Dodona” në Prishtinë, dhe vetëm për katër muaj, qe nga premiera është prezantuar në gjashtë fëstivalë ndërkombëtare dhe mbarëkombëtare, si në Klaipeda (Lituani) Strumicë dhe Kumanovë ( Maqedoni), Gjakovë dhe Ferizaj ( Kosovë) dhe këtë herë në Luginën e Preshevës.

Ky ishte edicioni i dhjetë që u mbajt në Shtëpinë e Kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshevë, i Festivalit të dramës “Ditët e Komedisë Shqiptare – Presheva 2013”. Festivali u mbajt nga data 5 deri me 9 nëntor dhe në të morën pjesë teatro nga mbarë trojet shqiptare, nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

Më Shumë

Kurti: Prodhuesit e Mamushës japin kontribut të madh në ekonominë e Kosovës

Një numër i madh të ftuarve të nivelit të lartë nga Kosova, Turqia si dhe Maqedonia e Veriut morën pjesë në Festivalin e 15-të...

Bashkimi zyrtarizon katër përforcime të reja: tre amerikanë dhe një shqiptar

Klubi i basketbollit Bashkimi i Prizrenit ka zyrtarizuar gjatë ditës së djeshme katër përforcime të reja për sezonin e ardhshëm, duke përfshirë tre lojtarë...

Lajmet e Fundit