17.2 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026
Home Blog Page 8943

IQPM: Policia nxori disa kuti votimi nga selia e PDK-së

0

IQPM-logooIniciativa Qytetare për Malishevë, është e indinjuar thell lidhur me veprimet e fundit që po ndodhin në komunën e Malishevës.

“Në bazë të një informate marrë nga një qytetar i Malishevës, në zyrën e selisë së Partisë Demokratike të Kosovës dega në Malishevë, Njesiti Special Policor i Kosovës ka nxjerr nga selia e PDK-së disa kutia të votimi duke i futur në kombin e këtij njësiti policor”, thuhet në reagimin e IQPM-së, të dërguar nga kandidati për kryetar të Malishevës, Ragip Begaj.

IQPM-ja i bënë thirrje të gjitha mekanizmave vendor dhe ndërkombëtar që të merrem masa të mënjehrshme lidhur me këto veprime që janë duke u mundu me prish procesin zgjedhor dhe për ta dhunuar vullnetin qytetar.

“Ne ju bëjmë me dije se këto vperime janë në kundërshtim më të gjitha rregullat demokratike andaj edhe njëherë kërkojmë ndërhyrje të mënjëhershme të gjithë mekanizmave relevant vendor dhe ndërkombëtar”. /PrizrenPress.com/

Votojnë 6 nga 89 të burgosur në Prizren

0

BashkimKajdomcaj6-28Në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ka filluar votimi rreth orës 13.30 dhe ka përfunduar në ora 14.10.

“Komisioni katër anëtarësh nga KKZ-ja në Prizren ka sjellur listën vetëm për të dënuarit dhe të paraburgosurit nga Komuna e Prizrenit, që do të thotë se të burgosurit tjerë nuk janë lënë të votojnë, ngase nuk kanë qenë në lsitën e KKZ-s së Prizrenit, përkatësishtë Komunës së Prizrenit”, tha Bashkim Kajdomçaj, koordinator i KMDLNJ-së.

Ndërkaq, sipas menagjmentit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren ditën kur votohej (dt.03.11.2013) në këtë institucion ishin 89 të burgosur (nga ta 77 në paraburgim e 12 të dënuar).

Qendra Rajonale e KMDLNJ-së në Prizren me këtë rast proteston tek KKZ-ja e përmes saj edhe te KQZ-ja që nuk ka sjellur listat nga komunat tjera prej nga vijnë të burgosurit.

“E drejta për të votuar është e drejtë e garantuar me kushtetutë. Kjo të dielën iu mohua në Prizren 83 të burgosurve.Kjo është shkelje që nuk ka guxuar të ndodhë”, tha Kajdomçaj.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut bënë monitorimin e burgjeve, qendrave të mbajtjes, qendrave të ndalimit dhe të shtëpive korrektuese, ku sot pritet të ketë votime./PrizrenPress.com/

VV: Ndryshimi është shumë pranë, dilni votoni

0

VV-logo9-09Lëvizja Vetëvendosje! i falënderon të gjithë qytetarët që në të gjitha komunat e Kosovës kanë dalë të votojnë në përqindje të mira e të larta, deri në orën 15:00. Sipas VV-së, marrja pjesë në zgjedhje e bën më të vështirë misionin e atyre që dëshirojnë të manipulojnë rezultatet, kështu që është detyrë e secilit qytetar të ushtrojë të drejtën e tij me përgjegjësi individuale, por edhe me përgjegjësi për të ardhmen tonë të përbashkët.

“Gjer më tash procesi i votimit është nën kontroll, dhe të gjithë vëzhguesit dhe komisionerët e Lëvizjes Vetëvendosje! janë në nivelin e duhur për të mbrojtur votën e qytetarit, dhe për ta lehtësuar procesin e votimit sipas kuadrit ligjor.

Disa forca politike dhe mediet pranë tyre, për interesa partiake, po bëjnë çmos që të dekurajojnë votuesit, duke inskenuar vonesa të panevojshme nëpër qendrat e votimit. Por ne po e garantojmë mbarëvajtjen e procesit”, thuhet në kumtesën e VV-së.

VV-ja i fton ata që ende nuk kanë votuar që të dalin të ushtrojnë këtë të drejtë, në të gjitha vendvotimet, gjer në orën 19:00.

“Vota e secilit është e vlefshme, vota e secilit është e nevojshme, për të përcaktuar qartë se cili do të jetë drejtimi që do të marrë Kosova në të gjithë komunat, qytetet dhe fshatrat e saj. Ndryshimi është shumë pranë, pjesëmarrja e qytetarëve e bën atë të mundur”./PrizrenPress.com/

Pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 15:00, mbi 33 përqind

0

VotuesitNë orët e pasditës ka nis të shtohet dukshëm pjesëmarrja e qytetarëve në votime. Sipas të dhënave të KQZ-së, p Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale në gjithë territorin e Kosovës, deri në orën 15:00, ka arritur në mbi 33, 14 % .

Në KQZ, por edhe zyrtarë të tjerë, sidomos nga OJQ-të, të kyqura në vëzhgimin e procesit zgjedhor presin që në orë në vijim, deri në orën 19 përqindja e pjesëmarrjes së kosovarëve në votime të shtohet edhe më shumë.

PK: Qytetarëve nuk po i jepet e drejta për të votuar

0

PK-logooPartia Konservatore e Kosovës ka prezantuar parregullistë e vrejtura në shkollën teknike “Gani Qafdërbasha” në Prizren. Në klasën numër 14 të shkollës, janë vërejtur parregullësi të bëra para qytetarëve të cilët edhe pse nuk kanë votuar nuk ju jipet e drejta për të votuar.

“Punonjësi i cili vëzhgon votuesit me llampë, dyshojmë se disi vjen në kontakt me sprejin dhe gjatë kontrollit me prekje në pjesën e epërme të dorës dhe jo gishtit së votuesit prekë paraprakishtë gjatë kontrollit me llampë ultraviolete. Dhe në këtë mënyrë i mohohet e drejta për të votuar qytetarit, edhe pse me insistimin e vëzhguesve dëshmohet se nuk ka nënshkrim në listën e të dhënave, pra nuk ka nënshkrim.

“Po në të njëjtën shkollë në klasën numër 7, qytetarëve nuk u del emri në listë dhe kjo ndodhë edhe pse zyrtarisht votuesit kanë parë në faqen zyrtare të KQZ-së emrin dhe mbiemrin në atë adres”, thuhet në ankesën e PK-së.

Siapas PK-së serioziteti i vëzhguesve është i nivelit zero kur vjen puna tek votuesit për të cilët kanë paragjykime se për cilën parti do të votojnë. Dhe në këtë mënyrë duke u maltretuar nga klasa në klase, qytetari heq dorë nga vota e tij dhe kjo për të vetmen arsye për manipulim./PrizrenPress.com/

DnV: Të vdekurit në lista të votimit në Prizren

0

Demokracia ne veprimNë konferencën e saj të dytë, organizata Demokracia në Veprim ka shpalosur gjetjet lidhur me procesin e votimit. Sipas organizatës, mbi 14% të qytetarëve kanë votuar deri në orën 12:00.

DnV ka prezantuar parregullsitë e gjetura të cilat kryesisht kanë të bëjnë me fotografimin e votës, praninë e personave të ndjerë në lista votimi dhe praninë e personave të paautorizuar në pika votimi.

Sipas Demokracisë në Veprim, në Prizren është vërejtur prezencë e madhe e personave të paautorizuar të cilët po pengojnë procesin dhe po ushtrojnë presion mbi votuesit. Gjithashtu është vërejtur edhe raste të pranisë së personave të ndjerë në lista votimi është hasur edhe në Prizren.

DnV u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin zgjedhje të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike në mënyrë që të bëhet e mundur legjitimimi i këtyre zgjedhjeve lokale.

Isa Mustafa në Prizren me ‘Eqën’

0

Mustafa-Kryeziu-prizrenKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, pasi ka votuar në Prishtinë, ka udhëtuar drejt Prizrenit. Ai është parë bashkë me kandidatin e kësaj partie për kryetar të Prizrenit Eqrem Kryeziu, shkruan Express. Mustafa po shoqërohet edhe nga zyrtarë tjerë të LDK-së.

Siç dihet gara në Prizren është mjaftë e fortë. Megjithëse e ka shumë të rëndësishme garën në Prishtinë, Mustafa e ka konsideruar të rëndësishme që të shfaqet edhe në Prizren.

KQZ: Pjesëmarrja deri në orën 11, është mbi 12 %

0

ValdeteDaka-zgjedhjetPjesëmarrja në zgjedhjet lokale në Kosovë, deri në orën 11, ka arritur deri në 12 % në gjithë territorin e Kosovës, ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Një vëmendje e posaçme po i kushtohet situatës në veri, prej nga raportohet për disa pengesa. Në veri të Mitrovicës është shënuar dalja prej 2.9 %.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka tha për Radion Evropa e Lirë se disa grupe të caktuara në veri, “nuk janë duke lejuar qytetarët që lirshëm të shprehin vullnetin e tyre qytetar për të votuar”.

Daka tha se “para dhe gjatë fillimit të hapjes së vendvotimeve komisionarë janë penguar në punën e tyre”.

“Për këtë gjendje janë informuar edhe Policia e Kosovës edhe institucionet e tjera relevante. Mirëpo, do ta njoftojmë edhe Bashkimin Evropian, edhe misionin e OSBE-së, edhe pse OSBE-ja është e informuar, sepse është në pjesën veriore”, u shpreh ajo, transmeton REL.

Zonja Daka tha se me gjithë ato reagime nga grupe të caktuara, komisionarët janë duke qënderuar në vendvotime.

“Ata janë aty në këshillat e vendvotimeve, janë brenda, janë duke punuar dhe do ta shohim më tutje situatëna”, deklaroi Daka.

Hoxha: LDK-ja dhe BD-ja po e dezinformojnë opinionin

0

Samir Hoxha, konfrecPartia Demokratike e Kosovës në Prizren, ka demantuar deklaratat e LDK-së. Zëdhënësi Samir Hoxha, tha se nuk është e vërtet se kandidatët e PDK-së po bëjën presion ndaj votuesve në lagjen “Ortakoll” dhe në fshatin Atmaxhë.

“Në respekt të qytetarëve dhe partive politike, theksojmë së asnjë veprimtar dhe kandidat i yni absolutisht nuk bëjnë presion në asnjë qytetar. Në këtë kontekst pas analizimit të deklaratës së LDK-së, na rezulton se kjo parti është duke dashur që edhe ditën e zgjedhjeve të keqinformojë dhe manipulojë opinionin publik vetëm e vetëm për të denigruar procesin e zgjedhjeve, i cili deri në këto momente sipas nesh është duke u zhvilluar i qetë dhe në frymë demokratike”, tha Hoxha.

Sipas tij, kandidati i LDK-së, Muharrem Gashi në Atmaxhë sot rreth një orë ka qëndruar në oborin dhe lokalet e Qendrës së votimit në Atmaxhë, duke u përpjekur që të orientojë qytetarët për kë të votojnë.

“Në këtë kontekst edhe Bashkimi Demokratik përmes tendencës manipuluese që kinse afishet e kandidatit të PDK-së sot rishtazi janë vendosur afër një qendre të votimit po manipulon opinionin publik, meqë ato janë të vendosur ditë me parë në kohën e fushatës parazgjedhore”

“ Dega e Partisë Demokratike vlerëson lartë kontributin e qytetarëve për të votuar dhe i fton publikisht që gjatë votimit të tregojnë kulturë të lartë politike e publike si e vetmja alternativë për proceset integruese që e presin shtetin tonë. Ftojmë të gjitha partitë politike në komunën tonë që të reflektojnë në dobi të qytetarëve dhe të heqin dorë nga propaganda manipuluese”./PrizrenPress.com/

80 vjeçari Willie Nelson nxorri në treg albumin e ri

0

WillieNelsonNë një kohë kur shumica e bashkëmoshatarëve të tij kanë dalë në pension, 80 -vjeçari Willie Nelson nuk tregon shenja ngadalësimi. Ai sapo nxorri në treg albumin “To All the Girls…” albumi i tij i pestë në tre vjet, dhe të dytin për këtë vit. Ky album, koleksion me 18 duete, përfshin këngë të muzikës pop, country dhe jazz.

Legjendari Bill Withers është autori i tekstit të këngës “Grandma’s Hands” (Duart e Gjyshes), më shumë se dyzet vjet më parë. Tani, Willie Nelson me legjendën e muzikës ungjillore Mavis Staples janë bashkuar në interpretimin e këngës së Withers-it, që është një nga kryesoret e albumit “To All The Girls…,” një koleksion duetesh të Willie Nelson-it. Ai bashkëpunoi me këngëtare të famshme të zhanerave të ndryshme për të, si: Sheryl Crow, Loretta Lynn, Norah Jones dhe grupin Secret Sisters. Ai ka bashkëpunuar edhe me këngëtaren e muzikës bluegrass dhe violinisten e talentuar Alison Krauss, por jo për këngë të muzikës country, siç mund të prisnin disa.

Por ka plot këngë country në album, duke përfshirë një duet me Carrie Underwood në një ri-interpretim të një kënge shumë të suksesshme 30 vjeçare të Willie Nelson-it, “Always on My Mind”.

Shumë kopje të albumit të ri të Willie Nelson-it “To All the Girls…” po shiten jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por edhe në Kanada, Mbretërinë e Bashkuar, dhe Australi, duke vërtetuar se ka ende një publik për këto tinguj. Në Shtetet e Bashkuara, javën e parë në treg, albumi zuri vendin e dytë në renditjen e muzikës country të revistës Billboard. Kjo është hera e 46-të që një album i Willie Nelson-it zë një nga 10 vendet e para të renditjes javën e parë në treg, numri më i lartë i kësaj arritjeje për një artist. Artisja që i ka ardhur afër kësaj shifre, me 41 albume në dhjetëshen më të mirë të renditjes është Dolly Parton. Ajo mund të dëgjohet duke kënduar me Nelson-in këngën e parë të albumit të tij të ri. Është një këngë e shkruar nga vetë Dolly, e titulluar “From Here to the Moon and Back”.