4.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

80 vjeçari Willie Nelson nxorri në treg albumin e ri

WillieNelsonNë një kohë kur shumica e bashkëmoshatarëve të tij kanë dalë në pension, 80 -vjeçari Willie Nelson nuk tregon shenja ngadalësimi. Ai sapo nxorri në treg albumin “To All the Girls…” albumi i tij i pestë në tre vjet, dhe të dytin për këtë vit. Ky album, koleksion me 18 duete, përfshin këngë të muzikës pop, country dhe jazz.

Legjendari Bill Withers është autori i tekstit të këngës “Grandma’s Hands” (Duart e Gjyshes), më shumë se dyzet vjet më parë. Tani, Willie Nelson me legjendën e muzikës ungjillore Mavis Staples janë bashkuar në interpretimin e këngës së Withers-it, që është një nga kryesoret e albumit “To All The Girls…,” një koleksion duetesh të Willie Nelson-it. Ai bashkëpunoi me këngëtare të famshme të zhanerave të ndryshme për të, si: Sheryl Crow, Loretta Lynn, Norah Jones dhe grupin Secret Sisters. Ai ka bashkëpunuar edhe me këngëtaren e muzikës bluegrass dhe violinisten e talentuar Alison Krauss, por jo për këngë të muzikës country, siç mund të prisnin disa.

Por ka plot këngë country në album, duke përfshirë një duet me Carrie Underwood në një ri-interpretim të një kënge shumë të suksesshme 30 vjeçare të Willie Nelson-it, “Always on My Mind”.

Shumë kopje të albumit të ri të Willie Nelson-it “To All the Girls…” po shiten jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por edhe në Kanada, Mbretërinë e Bashkuar, dhe Australi, duke vërtetuar se ka ende një publik për këto tinguj. Në Shtetet e Bashkuara, javën e parë në treg, albumi zuri vendin e dytë në renditjen e muzikës country të revistës Billboard. Kjo është hera e 46-të që një album i Willie Nelson-it zë një nga 10 vendet e para të renditjes javën e parë në treg, numri më i lartë i kësaj arritjeje për një artist. Artisja që i ka ardhur afër kësaj shifre, me 41 albume në dhjetëshen më të mirë të renditjes është Dolly Parton. Ajo mund të dëgjohet duke kënduar me Nelson-in këngën e parë të albumit të tij të ri. Është një këngë e shkruar nga vetë Dolly, e titulluar “From Here to the Moon and Back”.

Më Shumë

Vetaksident i rëndë trafiku në Prizren (video)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në qytetin e Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali. Sinjalizues të Sinjalit...

Kryhet një operacion i vështirë në spitalin e Prizrenit, pacienti me shëndet të mirë

Mjekët e Repartit të Urologjisë në Spitalin e Prizrenit kanë kryer një operacion të vështirë. Dr.Halil Xhibexhiu tregon se pacienti pas operacionit është lirur me...

Lajmet e Fundit