19.5 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026
Home Blog Page 8942

Thaçi: Ka fituar PDK, ka fituar Kosova evropiane

0

Hashim Thaci ne fushatKryeministri i Kosovës dhe njëkohësishtë kryetari i PDK-së, Hashim Thaqi, në një konferencë për shtyp ka thënë se ata kanë fituar shumicën e komunave në Kosovë.

Ai është shprehur shumë i lumtur me rezultatin e zgjedhjeve duke premtuar se edhe në Gjilanë, do të bëjnë rikthim të madh në balotazh. Sipas Thaqit, PDK ka marrë 230 mijë vota duke pasur kështu një rritje të ndjeshme këtë vit nga zgjedhjet e fundit.

“PDK ka fituar shumicën e komunave të Kosovës dhe kjo sot u përsërti në këto 6 vite për herë të pestë”, ka thënë Thaqi.

“PDK u rikonfirmua partia numër një në vend, partia e parë e Kosovës. PDK udhëheq shumicën e komunave dhe është partia e parë në nivel nacional.

PDK si partia më e madhe në vend ka fituar 230 mijë vota në nivel nacionale. Ne kemi fituar në këto komuna.

Në Prizren si gjithmonë me mbi 8 mijë vota dallim, në Mitrovicë kemi mbështetje të madhe dhe jemi afër për balotazh, në Ferizaj gjithashtu jemi partia e parë dhe jemi në rritje, kemi edhe rikthimin e Rahovecit me fitoren tonë, edhe në Vushtrri kemi fituar, në Klinë kemi fitoren e thellë, bindëse dhe spektakolare të Sokol Bashotës, në Drenas si gjithmonë, bazë e fuqishme pa balotazh, në Dragash gjithashtu kemi fituar me një epërsi të thellë dhe bindëse, edhe në Lipjan kemi shënuar fitore.

Ndërkohë PDK, ka shënuar suksesin tjetër duke rikthyer fitoren në qytetin e Kamenicës, në Kaçanik kemi fituar pa balotazh, e njëkohësisht edhe në Shtime. Jemi partia e parë edhe Kllokot dhe në Shtërpc, shkruan Zëri.

PDK i ka fituar 15 komuna në raundin e parë. Ndërsa do të bëjmë rikthim edhe në Gjilan, Viti, Malishevë, Besianë.

Sot Kosova kaloi testin evropianë, urime të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ka fituar Kosova, ka fituar PDK, ka fituar Kosova evropiane.”, ka përfunduar Thaçi.

Në Rahovec, Vehapi dhe Latifi në balotazh

0

Vehapi-LatifiIdriz Vehapi i PDK-së dhe Smajl Latifi i AAK-së në Rahovec do të shkojnë në balotazh, meqë, sipas rezultateve të para të shtabeve zgjedhore të këtyre partive politike, asnjë prej këtyre kandidatëve nuk ka arritur mbi 50 për qind të votave, njofton Koha Ditore.

Xhemajli Haxhimustafa, kryetar i shtabit zgjedhor të PDK-së ka thënë se Idriz Vehapi nga PDK-ja ka fituar 40 për qind, kurse Smajl Latifi i AAK-së 33.6 për qind të votave, i treti është Fahredin Shehu i LDK-së, me 21.79 për qind.

Mirëpo rezultate ndryshe ka dhënë Musa Cena, kryetar i shtabit të AAK-së, sipas të cilit Smajl Latifi ka fituar 33 për qind të votave, por pa votat e munguara të Apterushës, kurse kandidati Idriz Vehapi, sipas AAK-së ka fituar 35 për qind të votave.

Pa marrë parasysh ndryshimet në përqindjen e votave të këtyre dy shtabeve është më se e sigurt që kandidati i PDK-së dhe ai i AAK-së do të shkojnë në balotazh.

IQM shpall fitoren në Malishevë (Video)

0

Limaj ne malisheveNjë zyrtar nga IQM ka thëne në kushte anominiteti për Express se kandidati i kësaj nisme, Ragip Begaj, po fiton bindshëm në secilin vendvotim.

“Gjithkund kandidati ynë po merr 46 përqind të votave”, ka thënë ai. Ndërkohë gazetari i Express sapo ka njoftuar se IQM tashmë ka nisur festën. Zyrtarë të IQM-së kanë thënë se kanë 1000 vota epërsi, ndërkohë që PDK nuk është duke festuar fare. Sipas gazetarit të Express KKZ ende nuk ka shpall ndonjë razultat.

Muja: Faleminderit qytetarë!

0

Ramadan Muja fushat(E plotësuar) Kandidati Ramadan Muja dhe nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj kanë shpallur fitoren në Prizren. Hoxhaj tha se PDK-ja në këtë qytet në 36 vendvotime ka fituar mbi 22 mijë vota, ndërkaq LDK-ja mbi 15 mijë vota. ”PDK-ja ka fituar fuqishëm në Prizren”, tha Hoxhaj.

Kandidati i PDK-së për Prizrenin, Ramadan Muja, ndërkaq ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë edhe për mandatin e tretë. “I falënderoj të gjithë qytetarët për këtë besim”, tha Muja.

 

PDK-ja në Prizren, prinë për 2 mijë vota para LDK-së

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren, deri më tash prinë për rreth 2 mijë vota para LDK-së. Votimi i votave ,ndërkaq ende nuk ka përfunduar.

Zyrtarët e PDK-së dhe LDK-së kanë konfirmuar se diferenca e votave mes tyre është rreth 2 mijë vota. Numrimi i votave, ndërkaq ende është duke vazhduar nëpër qendrat e votimit. /PrizrenPress.com/

Përqindja e votimit në Prizren 43,68

0

KQZ-kosoveKomisioni Qendror i Zgjedhjeve ka plotësuar të dhënat për përqindjen e pjesëmarrjes në votime në zgjedhjet lokale të Kosovës. Përqindja e nënshkrimeve të zgjedhësve nga votuesit e regjistruar, deri në ora 19:00, nga vendvotimet që kanë dërguar të dhënat është 47,91 përqind.

43,68 përqind e zgjedhësve që janë në listat votuese të komunës së Prizrenit i janë përgjigjur ftesës për të votuar në zgjedhjet lokale, që kthyer në shifra del se këtij obligimi qytetar i janë përgjigjur 67869 votues.

Ndërsa në Suharekë dalja e qytetarëve në zgjedhje është 49,58% (30420 votues), në Malishevë 52,95% (25442 votues), në Rahovec 47,38% (22511 votues), në Dragash 39,92% (15518 votues), në Mamushë 64,47% (2283 votues)./PrizrenPress.com/

Stavileci: PDK-ja e ka fituar Rahovecin dhe Suharekën

0

BlerandStavileci-mbpzhrZëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci në një konferencë për media ka thënë se kjo parti në zgjedhjet lokale të mbajtura sot ka arritur sukses të madh. Sipas tij, PDK-ja ka fituar edhe Rahovecin dhe Suharekën, transmeton orainfo.

“Përvec komunave aktuale me të cilat udhëheqë, prin edhe në tri komuna tjera: në Rahovec, Kamenicë dhe në Suharekë”.

Ndahet nga jeta piktori i mirënjohur Agim Zajmi

0

AgimZajmi-piktorKa ndërruar jetë në moshën 77 -vjeccare në Tiranë piktori i njohur Agim Zajmi. Skenografi më i vlerësuar në teatrin shqiptar, transmeton BW. Zajmi studioi pikturë dhe skenografi në San Petersburg, Rusi, ku u diplomua më 1961.

Pas diplomimit filloi punën si skenograf në Teatrin e Operës dhe Baletit, por më vonë punoi kryesisht në Teatrin Kombëtar të Tiranës. Herë pas herë realizon skenografi në teatrot e Kosovës dhe Shkupit.

Duke filluar nga viti 1978 ka punuar si profesor në Akademinë e Arteve të Tiranës. Ka ekspozuar veprat e tij në pikturë në Francë, Itali, Angli, Greqi, Turqi, Austri, Egjipt, etj.

Një pjesë e këtyre veprave ruhen në koleksionin e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë si dhe koleksione private në vende të ndryshme të botës.

DnV: Në veri ka edhe të plagosur, tërhiqen vëzhguesit

0

ismet kryeziuIsmet Kryeziu nga Demokracia në Veprim ka thënë se deri në orën 16:00 në tërë territorin e Kosovës kanë votuar mbi 35 për qind e qytetarëve të Kosovës.

Sipas tij, ka pasur incidente në disa komuna të Kosovës, por që, sipas tij, gjendja më e rëndë në orët e pasdites mbretëron në veri të vendit.

Kryeziu ka thënë se tashmë vëzhguesit e Demokracisë në Veprim janë tërhequr nga veriu meqë ata ndihen të rrezikuar nga grupet ekstreme serbe.

Kryeziu ka thënë se në disa qendra votimi ka pasur ndërhyrje të grupeve të pa autorizuara, të shtëna armësh dhe se dyshohet që ka edhe persona të plagosur.

Ai ka thënë se vëzhguesit e DnV janë tërhequr nga veriu dhe se Demokracia në Veprim nuk ka ndonjë informacion shtese se çfarë është duke ndodhur në veri të Kosovës.

Kryeziu ka thënë se shqetësuese gjatë gjithë ditës ka qenë votimi familjare dhe disa individë që kanë tentuar të votojnë disa herë.

Sipas tij, vëzhguesit e DnV nuk kanë regjistruar asnjë rast kur ndonjë person ka votuar në emër të ndonjë personi të vdekur.

Demokracia në Veprim po vazhdon monitorimin e procesit zgjedhor. Sipas raportimeve të vëzhguesve tanë, deri në orën 18:00, mbarëvajtja e procesit zgjedhor është si në vijim:

• Kushtet dhe rrethanat për votim të lirë

Bazuar në të dhënat e vëzhguesve të DnV-së deri në këtë periudhë raportuese, vlerësimi i përgjithshëm është që procesi po zhvillohet me incidente të cilat janë të izoluara dhe me ndërhyrje të shpejtë të institucioneve përgjegjëse për mënjanimin e tensioneve, të cilat kanë bërë dhe ndalimin e disa qytetarëve të përfshira në këto incidente. Vlen të theksohet se dhe pas këtyre situatave nuk ka pas nevojë të ndërhyrjes të organeve të rendit apo dhe mbylljes së ndonjë vendvotimi që do të dukej si arsye që pengon qytetarët për të votuar në mënyrë të lirshme.

Përjashtim bën situata në veriun e Mitrovicës ku në bazë të raportimeve të vëzhguesve tanë raportohet se përpos në mëhallën e Boshnjakëve, në qendrat e votimeve është ndërprerë procesi i votimit dhe raportohet se në shkollën Sveti Sava dhe në shkollën e Medicinës se grupe të personave të paautorizuara janë futur në këto qendra dhe kanë hedhur gazë lotsjellës. Gjithashtu nëpër qytet janë dëgjuar të shtëna armësh dhe dyshohet për të plagosur. Tani vëzhguesit tanë janë tërhequr nga procesi i vëzhgimit dhe ne nuk do kemi informata më të hollësishme për këtë pjesë.

• Personat e paautorizuar

Dhe pse është premtuar që angazhimi i prokurorisë, policisë dhe hetuesve do ta ndihmojë votimin e lirë dhe do të ndikojë në krijimin e një ambienti të qetë të votimit, në shumë qendra të votimit herë pas herë frekuentojnë persona të paautorizuar të cilët tentojnë të ndikojnë në përcaktimin e qytetareve për të votuar.

• Vazhdojnë të jenë prezentë Votimet familjare:

Ky fenomen është evidentuar në numër të konsiderueshëm të vendvotimeve. Kryesisht gjatë procesit të votimit familjarë, cenimi i të drejtës së votimit të fshehtë ndodhë tek gratë të cilave i imponohet votimi nga të afërmit si burri, djali apo vëllai.

Prishtinë, në Shkollën fillore “Hasan Prishtina” në qendrën 1909e/05r, janë raportuar 4 raste të votimit familjar.

• Fotografimi i Votës

Dyshohet se një numër i konsiderueshëm i votuesve vazhdojnë të bëjnë fotografimin e votës edhe pse kjo parregullsi është e sanksionuar me Kodin e ri Penal të Kosovës, por dhe me vendimin e fundit nga KQZ. Ky fenomen kryesisht njihet dhe si fenomeni i votës së korruptuar.

Prishtinë – Në Fakultetin Ekonomik në qendrën 1913e/04r është raportuar për një rast të dyshimtë të fotografimit të votës.

Prizren – në Shkollën “11 Marsi” në qendrën 2042a/14 r,janë raportuar disa raste të dyshimta të fotografimit të votës.

Në Sh. Fillore “Abdullah Shabani” 1102x/04r, është raportuar rast i dyshimtë te fotografimit te votës.

. • Votimet në emër të tjerëve.

Në disa raste kemi hasur në votues të cilët kanë gjetur se është nënshkruar në emrin tyre dhe kjo ndoshta ka ardhë më shumë si pasojë e kualifikimit të dobët të komisionarëve për kontrollimin e mirëfilltë të dokumenteve identifikuese apo dhe ndoshta si rezultat i manipulimit të votës.

Prishtinë – në Shkollën fillore “Hasan Prishtina” 1909e/05r, një komisionerë ka votuar 2 herë.

• Tentativa për të votuar më shumë se një herë/votimet e shumëfishta

Kemi pasur tentativa të qytetarë të papërgjegjshëm të cilët kanë tentuar të votojnë dy herë, por vlen të theksohet që ka qenë reagimi strikt i komisioneve të cilat nuk kanë lejuar të votohet më shumë se një herë.

Pejë – Në shkollën Dardania po ashtu në vendvotimin ku lejohet votimi me kusht janë identifikuar raste të votimit të dyfishtë.

Prishtinë – Në Fakultetin Ekonomik në qendrën 1913e/09r, një person ka tentuar të votojë dy herë.

Prishtinë – Në Fakultetin Filologjik në qendrën 1906e/16r, është raportuar një rast ku një person ka tentuar për votim të dyfishtë.

Prizren – në Shkollën “11 Marsi” në qendrën 2042a/14 r, disa persona të komunitetit turk kanë tentuar për votim të dyfishtë.

• Listat e votuesve vazhdojnë të përmbajnë emra të personave të vdekur

Listat vazhdojnë të jenë të pa pastruara dhe përmbajnë emra të personave të vdekur. Deri më tani nga vëzhguesit e DnV nuk është raportuar për ndonjë rast votimi në emër të këtyre personave.

Kamenicë – Në fshatrat Strezov, Petrovë dhe Kovaqevë, KKZ e kësaj komune ka dërguar edhe nga 50 fletëvotime (material sensitiv) pa përcjelljen e policisë.

Klinë – në fshatrat Kpuzë dhe Drenoc në vendvotimet ku lejohet votimi me kusht janë raportuar parregullsi, ku votuesit i shënojnë emrat e tyre në një listë të pastër A/4.

Podujevë – në qendrën 1810e në Shkollën “Naum Veqilhargji” në një vendvotim është ndërprerë procesi i votimit për shkak të grindjes në mes komisionerëve.

Istog – në fshatin Cerc në shkollën e fshatit ku po realizohet procesi i votimit nuk ka energji elektrike fare.

Dragash – në fshatin Brezne janë raportuar probleme me listat e votuesve, ku shumë personave i është ndërruar vendvotimi.

Prishtinë – në shkollë “Hasan Prishtina” me numër 1909e/7r kryesuesi ka asistuar ne katër persona per votim.

Lipjan – në fshatin Sllovi, në Shkollën “Hasan Zyko Kamberi” me numër 1317e, është raportuar për tentim për blerje votash (policia e ka arrestuar personin e dyshuar)

Prishtinë – Në Fakultetin Filologjik në qendrën 1906e/11r, është raportuar një rast ku një person ka asistuar në 6 raste.

• Pjesëmarrja në votime

Sipas të dhënave të DnV-së, pjesëmarrja e qytetarëve në votime deri në orën 17:00 është mbi 35 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve.

PDK në Malishevë: LDK-ja dhe IQPM-ja po rrejnë

0

MalishevaPartia Demokratike e Kosovës dega në Malishevë, përmes një komunikate thotë se dega e LDK-së në Malishevë dhe IQPM-së, kanë dezinformuar opinion për kinse ndërhyrjen e njësisë speciale në selinë e degës së PDK-së dhe marrjen e disa kutive të votimit.

“Kjo është një gënjeshtër ordinere që vie nga shtabet e këtyre dy subjekteve politike, të cilat, me këtë rast involvojnë pa të drejtë edhe institucionin e Policisë së Kosovës”.

Dega e PDK-së njofton opinion se nuk ka pasur asnjë ndërhyrje apo vizitë të policisë në zyrat e PDK-së dhe as që ka pasur nevojë për një gjë të tillë.

“Kërkojmë që organet e kompetente të merren me rastin, ta sqarojnë atë sa më parë dhe të ndërmerren masat ligjore ndaj këtyre subjekteve për përhapjen e dezinformatave të tilla. Po ashtu kërkojmë nga Policia e Kosovës që të deklarohet publikisht lidhur me këto dezinformata të palsuara nga këto dy subjekte politike”. /PrizrenPress.com/

Koalicioni AAK-LDD: LDK-ja dhe PDK-ja po ushtrojnë presion mbi votuesit

0

LDD dhe AAK

Shtabi zgjedhor i koalicionit AAK-LDD në Prizren vlerson se deri më tani procesi i zgjedhor ka vijuar i qetë por me parregullsi të evidentuara në disa zona sidomos me problemet e listave të votuesve ngase ka ndërrime të qendrave të votimit për votuesit.

“Një gjë e tillë është evidentuar në qendrat më të mëdha në Prizren dhe në fshtatra ku problem paraqesin zonat e thella siç është qendra e votimit 2043\A në fshatin Kabash të Hasit,Sërbic e ulët 2012\A, lagja 11 MArsi në Prizren 2007\A, etj.

Këto probleme të evidentuara po parqesin vështërsi për votuesit të cilët po detyrohen të votojn me kusht”, thuhet në komunikatën e këtij koalicioni.

Një problem tjetër që koalicioni AAK-LDD e ka evidentuar është fakti se militant të LDK-së dhe PDK-së po ushtrojnë trysni dhe presion mbi votuesit në qendrat e votimit duke orientuar votuesit dhe duke i kërcënuar që të votojnë për partitë në fjalë.

“Këtë parregulllsi koalicioni AAK-LDD e ka raportuar në KQZ, për shkakë të shqetësimit se kjo parregullsi është qëllimshme dhe do të shfrytëzohet për manipulime të votave nga Partitë që kanë qenë pjesë e qeverisjes në Prizren”.

Koalicioni AAK-LDD uron të gjithë qytetarët që në këto zgjedhje të mbisundojë demokracia dhe liria e plotë e të drejtës për votim dhe zgjedhje. /PrizrenPress.com/