7.4 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026
Home Blog Page 8950

Theranda fitohet dhe zhvillohet vetëm me punë

0

LDK-logo5-23Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë të enjten, në përmbyllje të fushatës në Therandë, se qeverisja lokale në këtë qytet nuk fitohet nga ata që tallen me qytetarët, por do të fitohet nga Sali Asllanaj, i cili me punë ka dëshmuar se mund të bëjë më të mirën për qytetarët e Therandës.

“Unë ju garantoj se me dr. Sali Asllanaj, pushteti dhe qeverisja e Therandës do të jetë qeverisje për qytetarët, pa marrë parasysh cilit subjekt politik i takojnë. Qytetarët do t’ju thonë – jo atyre që tallen me ta, por do t’ju thonë – jo edhe atyre që shohin ëndrra se pa punë do ta qeverisin Therandën. Njerëzit e kësaj treve janë njerëz punëtorë, janë njerëz familjarë, janë njerëz që çdo gjë e kanë krijuar me djersën dhe punën e tyre, prandaj ju e meritoni një qeverisje, para së gjithash që ju respekton dhe kjo qeverisje do të jetë qeverisje e LDK-së, do të jetë Sali Asllanaj, që me ju bashkërisht do të punojë, dhe ju e meritoni fitoren”, ka thënë Mustafa.

Ai ka shtuar se asnjë punë nuk bëhet pa entuziazëm, nuk bëhet pa motivim, nuk bëhet pa vullnet, dhe ne që të tria i ka LDK-ja, e ka entuziazmin e të rinjve, e ka motivimin e gjithë qytetarëve, e ka vullnetin tonë të përbashkët, për ta arritur fitoren e madhe më 3 nëntor.
“Gjithë ne e dëshirojmë një Therandë më të zhvilluar dhe askush nuk mund të na ndalë që këtë ta realizojmë. Gjithë ne e dëshirojmë një Therandë, e cila ofron një arsimim më të mirë për fëmijët tanë dhe askush nuk ka të drejtë të thotë se unë dua ta marrë pushtetin dhe ta mbajë ashtu siç dëshirojë unë”, ka thënë kreu i LDK-së.
Kryetari Mustafa ka shtuar se kandidati i LDK-së ofron zgjidhje për një Therandë të zhvilluar, ofron zgjidhje për një Therandë demokratike, një komunë në të cilën bizneset do të zhvillohen në mënyrë të pavarur dhe një Therandë në të cilën familjet do të gëzojë mirëqenien e saj.
Kandidati i LDK-së, për kryetar të Therandës, Sali Asllanaj, ka thënë se qytetarët e Therandës e kanë kuptuar se programi i LDK-së është një ofertë shumë cilësore, shumë konkrete e cila bazohet në mundësitë që do të ketë buxheti i komunës.

“Programi i LDK-së në rend të parë ka zhvillimin ekonomik, gjithmonë duke pretenduar që edhe qeverisja qendrore të jetë e LDK-së, sepse një politikë zhvillimore duhet ta krijojë qeveria qendrore, kurse komunat do të jenë plotësuese të fuqishme zhvillimit të vendit”, ka thënë Asllanaj.

Ai ka shtuar se vetëm nëse arrijmë ta zhvillojmë biznesin dhe nëse arrijmë të krijojmë vende të reja pune për këta të rinj, më besoni se ja kemi arritur qëllimit dhe se LDK-ja mund të krenohet me punët e mëdha që ka bërë.
“Rinia do të ketë privilegjet më të mëdha në këtë komunë, andaj ju ftoj që të votoni LDK-në dhe ta përkrahin programin e LDK-së, në mënyrë që perspektiva e tyre të jetë më e fuqishme.
Rritje 20% e buxhetit do të ketë për subvencionimin e bujqësisë, dhe kjo do të jetë një ndihmesë e madhe për të gjithë bujqit. Do të investojmë dhe në lëmin e shëndetësisë.

Shpresojmë që qeveria jonë qendrore në të ardhmen do ta ketë shëndetësinë dhe arsimin, sepse janë dy lëmi të cilat kërkuan më shumë kujdes”, ka thënë kandidati i LDK-së për Therandën

14 aktorë kanë synuar rolet në “Identiteti i dyfishtë”

0

Zana Hoxha Krasniqi-regjisoreBesar Zaiti, Anisa Ismaili, Adem Zhitopotoku, Dafina Berisha, Eshref Durmishi dhe Gramos Ramadani, janë aktorët që kanë fituar rolet e tyre nga audicioni për shfaqjen “Identiteti i dyfishtë”. Zana Hoxha Krasniqi, regjisore e kësaj shfaqje ka bërë të ditur për “KultPlus”, se premiera e kësaj shfaqje do të jepet në pjesën e dytë të dhjetorit, në Teatrin e Mitrovicës

“Identiteti i dyfishtë”, është shfaqja e radhës së Teatrit të Mitrovicës, që ka sfiduar 14 aktorë që të jenë pjesë e audicionit për të fituar gjashtë rolet sa i ofron kjo komedi. Regjisorja Zana Hoxha Krasniqi, ka thënë për “KultPlus”, se shfaqja “Identiteti i dyfishtë”, ka marrë titull të ri, për faktin se i përshtatet aktualiteti në vend, ndërkaq titulli origjinal i kësaj shfaqje është “Trumpeta dhe manaferra”, e autorit, Dario Fo.

“Duke u bazuar në aktualitetin tonë kam vendosur që ta ndërroj titullin e kësaj shfaqje të Dario Fo, që është shfaqja e tretë që e punoj nga ky autorë”, ka thënë Hoxha Krasniqi, e cila, ka shpjeguar pak boshtin e kësaj shfaqje, ku ngatërrohet aksidentalisht identiteti i dy personave.
“Është një tekst i thellë, trajton pabarazinë sociale, çështje që reflekton më pas edhe në pabarazinë gjinore si dhe ndikimin e papunësisë në çështje të tjera jetësore”, ka thënë Hoxha Krasniqi.

Në anën tjetër, duke e ditur se regjisorja Hoxha Krasniqi deri më tashti edhe ka ndërtuar imazhin e saj me shfaqje që trajtojnë pabarazinë gjinore, ajo ka qëndruar në këtë tezë, por duke shtuar se ajo punën e saj e konsideron edhe më në fillim të karrierës, dhe, po sipas saj, duhet edhe shumë punë për tu bërë për fenomenin pabarazi gjinore.

Ndërkohë, për shfaqjen “Identiteti i dyfishtë”, që pritet të jepet premierë në pjesën e dytë të dhjetorit, Hoxha Krasniqi ka thënë se ky projekt ka ardhur si rezultat i ftesës nga Teatri i Mitrovicës, projekt ky që është mbështetë nga komuna përkatëse dhe Ministria për Kulturë, Rini dhe Sporte.
Ndërkohë, aktorët që kanë fituar rolet e tyre nga audicioni i ditës së mërkurë janë: Besar Zaiti, Anisa Ismaili, Adem Zhitopotoku, Dafina Berisha, Eshref Durmishi dhe Gramos Ramadani.

“Në audicion janë lajmëruar 14 aktorë, dhe më vjen keq që nuk kam pas shfaqje për një ekip më të madh, sepse kualiteti i aktorëve në këtë audicion më kishte plotësuar sikur ti kisha marrë së paku dhjetë aktorë”, ka thënë Hoxha Krasniqi.

Mustafa në Rahovec: Votoni Shehun

0

7LDK ka përmbyllur fushatën e saj elektorale në Rahovec. Me këtë rast kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka kërkuar mbështetje të plotë nga rahovecianët për, siç ka thënë ai, parapritjen e fitores së kësaj partie edhe në zgjedhjet nacionale.

“Shehu e meriton të votohet, sepse vota për atë dhe LDK – në është votë e ndryshimit. Shehu është alternativë më e mirë për qytetarët, sepse ai përfaqëson një kulture jo vetëm të Rahovecit, por edhe të Kosovës’’.

Në përmbyllje të fushatës kandidati për kryetar komune, Fahredin Shehu, është zotuar edhe një herë se Rahovecin do ta bëjë shembull të qeverisjes komunale në Kosovë./PrizrenPress.com/

Kurti: Malisheva do të ketë një kryetar për qytetarë

0

VV-BellaniceQendra e Lëvizjes Vetëvenmdosje! në Malishevë në një tubim në fshatin Bellanicë ka shpalosur alternativen qeverisëse për Komunën e Malishevës. Kryetari i VV-së, Albin Kurti, tha se Malishevën e ndajnë edhe pak ditë nga fitorja e Vetëvendosjes, që është edhe fitorja e gjithsecilit qytetarë të Malishevës.

“Me Lëvizjen Vetëvendosje! dhe kandidatin Alban Krasniqi, do të kthehet drejtësia për shumë padrejtësi, Malisheva do të ketë një kryetar për qytetarë, i cili nuk i ka borxh askujt, por do t’ju shërbejë të gjithëve pa dallim”, tha Kurti, duke shtuar ai theksoi se Vetëvendosje! dallon nga subjektet tjera sepse rruga që kemi zgjedhur ne dallon nga rruga që kanë marrë subjektet tjera, të gjitha së bashku.

Më tej, ai tha se në Bellanicë, sikurse edhe në shume vende tjera të Kosovës, privatizimi i mbrapsht që e bënë PDK, LDK, AAK e AKR, ka shkaktuar shumë humbje e padrejtësi.

“Por ne bashkë do të bëjmë që padrejtësitë të marrin zgjidhje, e atyre që i kanë shkaktuar këto dëme t’ju tregojmë me votë se ku duhet të jenë. Bashke më 3 nëntor do t’i zhveshim nga pushteti këta politikan për t’i veshur me rrobat e burgut”, tha Kurti.

Kurse, kandidati për kryetar të Malishevës, Alban Krasniqi, tha se mbështetja në Bellanicë dhe në të gjitha fshatrat që kemi shpalosur Alternativen, tashmë tregon se projekti ynë për transparencë, zhvillim lokal, punësim, arsim e shëndetësi cilësore po fillon.

“Ka ardhur koha që me 3 nëntor frikën ta kthejmë në guxim, varfërinë ta kthejmë në zhvillim ekonomik dhe mirëqenie sociale, krimin dhe korrupsionin ta çrrënjosim, dhe ta fillojmë bashkëqeverisjen e Komunës, në të cilën do të mbizotëroj drejtësia dhe barazia, transparenca dhe llogaridhënia, pjesëmarrja aktive e qytetarëve dhe profesionalizmi”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, bartësi i listës për Ssamblenë Komunale, Muhamet Bytyçi, tha se mbështetja e Vetëvendosjes në Bellanicë është shembulli me i mire se si qytetarët duhet të angazhohen së bashku kundër keqqeverisjes që vodhi vota për të vjedhur prona.

“Me votën tuaj me 3 nëntor do të ndalim degradimin dhe do të rikthejmë besimin në Komunë dhe në qeverisje. Alban Krasniqi është njeriu që ka dijen dhe guximin për ta ndryshuar për të mirë Malishevën, duke e bërë një qytet të zhvilluar, ku njerëzit jetojnë me punë e mirëqenie”, tha Bytyçi. /PrizrenPress.com/

UPZ, Baraliu ia dorëzoi detyrën Shemsedinit

0

Baraliu-ShemsediniTë enjten, rektori i deritashëm i Univesitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Prof. Dr. Mazllum Baraliu i dorëzoi detyrën Prof. Dr. Zahadin Shemsedinit, i cili nga data 1 nëntor 2013 do të merr detyrën e u. d. të Rektorit të UPZ-së.

Baraliu theksoi se që nga marrja e detyrës së rektorit, më 1 tetor 2011, në UPZ janë bërë punë të mëdha, si në aspektin e zgjerimit të infrastrukturës me standarde më bashkëkohore, ashtu edhe në rritjen e cilësisë.

“Pos kësaj, i gjithë angazhimi im, që nga marrja e detyrës së rektorit, ka qenë që të vendosim një kulturë të punës së ndershme dhe me profesionalizëm në Universitetin e Prizrenit, si te stafi akademik, te shërbimet profesionale të universitetit dhe te çdo punonjës tjetër. Gjithë këto përpjekje dhe arritje janë bërë me qëllim që vlerat e larta profesionale dhe etiko-morale të bëhen një e mirë e përbashkët e të gjithë personelit akademik dhe administrativ dhe çdo punonjësi. Kjo ka ndikuar drejtpërdrejtë në imazhin e universitetit, dhe besoj që në masë të madhe e kemi arritur pikësynimin tonë. Porosia ime për secilin prej jush është që t’i ruani këto vlera me përkushtim të denjë”, tha Baraliu.

Ai shtoi se mbetet detyrë e secilit punonjës të universitetit dhe secilit menaxhment që vjen që të punojë pa reshtur për çuarjen e këtij universiteti përpara.

Ndërkaq,  u. d. Rektori i UPZ-së Prof. Dr. Zahadin Shemsedini, falënderoi për punën e deritashme Baraliun, dhe theksoi se do të punoj pa reshtur që ky universitet të shkon përpara./PrizrenPress.com/

Ndahen çmimet “Kult” për vitin 2013

0

Cmimet KultAkademia Kult në Tiranë ka organizuar ndarjen e çmimeve për personalitete më të shquara të kulturës për vitin 2013 në 11 kategori të ndryshme.

Mbrëmë në Tiranë u mbajt ceremonia e ndarjes së Çmimeve “Kult”, ngjarje kjo e organizuar nga Akademia Kult më qëllim të shpërblimit të më të mirëve të vitit në fushën e kulturës.

Edicioni i nëntë i këtij aktiviteti, mblodhi në sallën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit artistë të vjetër dhe të rinj, në një natë Gala të mbushur me emocion dhe falënderime.

Ky edicion solli fituesit në kategori të ndryshme kulturore si në artin skenik atë muzikor, artin pamor, për librin artistik, përkthimin më të mirë, etj, transmeton Kultplus.

Çmimin e aktorës më të mirë të vitit e mori Marsela Lena për rolin e saj Afroviti në shfaqjen “Karnavalet e Korçës” të regjisores Elma Dorezi.

Fitues i çmimit aktor i vitit u shpall Robert Ndrenika për rolin e Doktor Shusterit në shfaqjen me të njejtin emër “Doktor Shuster”.

Çmimi për regjinë më të mirë i takoi regjisorit Spiro Dunit, për inskenimin e shfaqjes “Doktor Shuster” të autorit serb Dushan Kovaçeviç.

Përkthyesi i vitit u shpall Rudi Erebara për përkthimin e romanit “Më e mira e botëve” të autorit Aldous Huxley ndërsa Elina Duni mori çmimin kryesor për albumin muzikor “Matanë Malit”.

Në këtë edicion u ndanë edhe çmimet për interpretuesin lirik të vitit, instrumentistin më të dalluar, artistin pamor dhe librin artistik të vitit.

Ndryshe nga edicionet e tjera, Kult Awards sivjet ndau dy çmime speciale, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shtetit Shqiptar. Bëhet fjalë për Botimin e Pavarësisë të cilin e fitoi arbëreshi Matteo Mandala për librin “Lekë Matranga, njeriu, koha, vepra”. Këtë çmim e ndanë studiuesja nga Kosova, Shefkije Islamaj dhe Jorgo Bulo nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

Ndërsa çmimi për Dokumentarin mbi Pavarësinë iu nda Petrit Rukës për dokumentarin “Kryekënga e Kombit – 100 Vjet me Himnin e Flamurit”, çmim këtë që e pranoi nga Kim Mehmeti, nga Maqedonia dhe Francesko Altimari arbëresh i Italisë.

Drejtori Ekzekutiv i Akademisë “Kult”, Ylli Sula ka vlerësuar se edicioni i nëntë i Çmimeve Kult 2013 është vazhdimësia e sistemit të vlerave që mbështet dhe stimulon krijuesit shqiptarë, duke i vlerësuar për punimet më cilësore përgjatë një viti. Shndërruar në një traditë, gjithmonë duke promovuar art, ky organizim e mbështet gjithë punën e tij në besimin se, vetëm në këtë mënyrë mund të marrë formë qartësisht mozaiku i referencave dhe vlerave, ka theksuar Sula.

PK mbyll fushatën elektorale në Prizren

0

Kizolli-perfundimi i fushatesPartia Konservatore e Kosovës ka mbajtur tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, në sallën e Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren. Kryetari i PK-së Munir Basha dhe kandidati për kryetar të Prizrenit, Beni Kizolli, para qindra qytetarëve kanë prezantuar punën e palodhshme të partisë, kabinetit për qeverisje të mirë dhe të kandidatëve për anëtarë të Kuvendit Komunal të Prizrenit.

Kryetari Basha kërkoi nga qytetarët e Prizrenit që me 3 nëntor të marrin fatin e qytetit në duart e tyre duke dalë në mënyrë masive në zgjedhje dhe të votojnë numrin 63. “Partinë Konservatore e Kosovës është mundësia e vetme për të ndryshuar situatën aktuale drejt një të ardhme të ndritshme e cila si synim kryesor ka mirëqenien e qytetarëve të Komunës së Prizrenit”, tha Basha.

Ndërsa, kandidati për kryetar të Prizrenit, Beni Kizolli tha se Prizreni është çliruar në vitin 1999, ndërsa edhe pas 14 viteve nuk është çliruar nga qeverisja e keqe. “Dilema se për kë të votojnë qytetarët e Prizrenit, për LDK-në apo për PDK-në është një dilemë e rrejshme, sepse qytetarët kanë një mundësi për të votuar për alternativën e vetme e cila është Partia Konservatore e Kosovës”, tha Kizolli.

Sipas Kizollit, pasuria dhe vlera më e madhe e Partisë Konservatore të Kosovës është lista e kandidatëve për Asamblenë Komunale të Prizrenit. “Lista, përbëhet nga njerëz të dëshmuar, të ndershëm, vizionar dhe me dinjitet të lartë të cilët kanë një ideal të përbashkët, i cili është ngritja e mirëqenies së qytetarëve të Komunës së Prizrenit”, tha Kizolli./PrizrenPress.com/

Berisha: Ndëshkoni krimin dhe korrupsionin në Prizren

0

Lagja e TrimaveEdhe oborri i Shkollës “Fadil Hisari” ishte i vogël për t’i zënë banorët e Lagjës së Trimave” të cilët kishin dalë në numër të madh për ta pritur liderin e tyre dhe kryetarin e ardhshëm të Prizrenit Zafir Berishën.

Berisha para të pranishmëve që ishin mbledhur në tubimin e Bashkimit Demokratik fillimisht prezantoi kandidatët  nga kjo pjesë e qytetit, Blerim Nezirin, Lirije Bytyqi, Selajdin Selmanaj, Nehat Gashin, Hajri Berisha, Kasam Berisha dhe Gafurr Karanezi,

Berisha në këtë tubim foli për vlerat që kanë kandidatët, dhe gjithë lista e kandidatëve tjerë të cilët janë pjesë e Bashkimit Demokratik dhe të cilët garojnë për Kuvend të Prizrenit. “Jam tepër krenar që pjesën më të mirë të jetës e kam kaluar në këtë lagje gjatë kohës së veprimit ilegal dhe luftës  me djemtë dhe vajzat e kësaj lagje  të cilët i dhanë shumë Kosovës, dhe sot prezenca masive e juaj më bën edhe më përgjegjës në rrugëtimin tonë të përbashkët për të mirën e të gjithë qytetarëve, dikur e kemi luftuar të keqën e madhe që është quajtur Serbi, ndërsa sot kemi obligim që me daljen masive në zgjedhje ta dënojmë në mënyrë demokratike krimin dhe korrupsionin i cili po e dëmton imazhin dhe perspektiven evropiane të qytetarëve të Kosovës dhe Prizrenit”

Nënkryetari i BD-së Osman Hajdari, dhe bartës i listës për Kuvend të Prizrenit para të pranishmëve shpalosi pjesë nga programi zgjedhorë i Bashkimit Demokratik duku u fokusuar me theks të veçantë te zhvillimi ekonomik, ngritja e përgjegjësisë në administratë, shëndetësi dhe arsim si dhe krijimin e një klime politike ku do të vihen në shprehje vlerat e mirëfillta të qytetit të Prizrenit , vlera këto që janë injoruar që nga paslufta nga të gjitha partitë politike që kanë qenë në pushtet.

Karvani i Bashkimit Demokratik vazhdoi takimet edhe me banorët e fshatit Lubizhdë ku kandidatja nga kjo anë Dr.Dashurie Beqaj premtoi banorët e Lubizhdës se me ardhjen e Bashkimit Demokratik në pushtet dhe liderit tonë Zafir Berisha qytetarët e Prizrenit nuk do të jenë më mysafir në qytetin e vet siç ka ndodhur deri tash por do të jenë qytetarë të nderuar në qytetin e tyre sikur në shtëpitë   e tyre./PrizrenPress.com/

Hoxha: Falemnderit media!

0

Samir Hoxha, konfrecPartia Demokartike e e Kosovës(PDK) në Prizren,ka falënderuar mediat për korrektësin që kanë treguar gjatë fushatës zgjedhore në informimin e qytetarëve. Zëdhënësi i PDK-së, Samir Hoxha tha se subjekti i tij politik  dëshiron që procesi zgjedhor të kalojë në mënyrë  dinjitoze.

“Shfrytëzoj rastin t’i falënderoj qytetarët e  Komunës së Prizrenit, që gjatë kësaj fushate parazgjedhore, kanë treguar se Prizreni dhe qytetarët e saj me sjelljet qytetëruese  dhe të dinjitetshme kanë dëshmuar se janë të gatshëm për rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian”, tha Hoxha.  “Me këtë rast dua që t’iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit, që me 3 nëntor  të dalin masovikisht në zgjedhje dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për  të zgjedhur të preferuarit e tyre”.

Hoxha tha se PDK-ja ka bërë fushatë të qetë dhe dinjitoze, duke i ofruar qytetarëve  programin e saj me ofertën më të mirë qeverisëse për ta vazhduar rrugën drejtë zhvillimit dhe integrimit.

“Andaj i ftojmë të gjithë simpatizantët e PDK-së që të premten me 01 nëntor të marrin pjesë masivikisht në përmbylljen e fushtës parazgjedhore të PDK-së, e cila do të mbahet në qendrën sportive “Sezai Surroi”në ora 14:00 . Ardhja juaj në mënyrë dinjitoze dhe masovike do të dëshmon edhe një herë për fitorën e sigurt të PDK-së dhe për përcaktimin që Prizreni të jetë qytet evropian me një civilizim europian”/PrizrenPress.com/

Tregëtarët kërkojnë nga Kabashi, uljen e tatimit

0

0342Kandidati i koalicionit AAK-LDD për kryetar të Prizrenit Lulzim Kabashi ka vizituar tregun në “ Qylhan “,  ku është takuar me tregtarë, të cilët tregtojnë mallëra të ndryshme. Ai nga afër  u njoftua me hallet dhe problemet me të cilat ata po ballafaqohen.

Me këtë rast, tregtarët me të cilët bashkëbisedoi Kabashi, shprehën pakënaqësi të ndryshme . Ata thanë se po punojnë për të siguruar kafshatën e gojës.

Tregtarët kërkuan nga Kabashi që gjatë mandatit të tij qeverisës të bëhet ulja e tatimeve, dhe qendrat e mëdha tregtare të vendosen diku në periferi.Ata po ashtu kërkuan nga Kabashi që të hapen vende të reja të punës./PrizrenPress.com/