13.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

14 aktorë kanë synuar rolet në “Identiteti i dyfishtë”

Zana Hoxha Krasniqi-regjisoreBesar Zaiti, Anisa Ismaili, Adem Zhitopotoku, Dafina Berisha, Eshref Durmishi dhe Gramos Ramadani, janë aktorët që kanë fituar rolet e tyre nga audicioni për shfaqjen “Identiteti i dyfishtë”. Zana Hoxha Krasniqi, regjisore e kësaj shfaqje ka bërë të ditur për “KultPlus”, se premiera e kësaj shfaqje do të jepet në pjesën e dytë të dhjetorit, në Teatrin e Mitrovicës

“Identiteti i dyfishtë”, është shfaqja e radhës së Teatrit të Mitrovicës, që ka sfiduar 14 aktorë që të jenë pjesë e audicionit për të fituar gjashtë rolet sa i ofron kjo komedi. Regjisorja Zana Hoxha Krasniqi, ka thënë për “KultPlus”, se shfaqja “Identiteti i dyfishtë”, ka marrë titull të ri, për faktin se i përshtatet aktualiteti në vend, ndërkaq titulli origjinal i kësaj shfaqje është “Trumpeta dhe manaferra”, e autorit, Dario Fo.

“Duke u bazuar në aktualitetin tonë kam vendosur që ta ndërroj titullin e kësaj shfaqje të Dario Fo, që është shfaqja e tretë që e punoj nga ky autorë”, ka thënë Hoxha Krasniqi, e cila, ka shpjeguar pak boshtin e kësaj shfaqje, ku ngatërrohet aksidentalisht identiteti i dy personave.
“Është një tekst i thellë, trajton pabarazinë sociale, çështje që reflekton më pas edhe në pabarazinë gjinore si dhe ndikimin e papunësisë në çështje të tjera jetësore”, ka thënë Hoxha Krasniqi.

Në anën tjetër, duke e ditur se regjisorja Hoxha Krasniqi deri më tashti edhe ka ndërtuar imazhin e saj me shfaqje që trajtojnë pabarazinë gjinore, ajo ka qëndruar në këtë tezë, por duke shtuar se ajo punën e saj e konsideron edhe më në fillim të karrierës, dhe, po sipas saj, duhet edhe shumë punë për tu bërë për fenomenin pabarazi gjinore.

Ndërkohë, për shfaqjen “Identiteti i dyfishtë”, që pritet të jepet premierë në pjesën e dytë të dhjetorit, Hoxha Krasniqi ka thënë se ky projekt ka ardhur si rezultat i ftesës nga Teatri i Mitrovicës, projekt ky që është mbështetë nga komuna përkatëse dhe Ministria për Kulturë, Rini dhe Sporte.
Ndërkohë, aktorët që kanë fituar rolet e tyre nga audicioni i ditës së mërkurë janë: Besar Zaiti, Anisa Ismaili, Adem Zhitopotoku, Dafina Berisha, Eshref Durmishi dhe Gramos Ramadani.

“Në audicion janë lajmëruar 14 aktorë, dhe më vjen keq që nuk kam pas shfaqje për një ekip më të madh, sepse kualiteti i aktorëve në këtë audicion më kishte plotësuar sikur ti kisha marrë së paku dhjetë aktorë”, ka thënë Hoxha Krasniqi.

Më Shumë

Tri vjet nga vdekja e Cimës – përkujtohet me mall nga Adelina: U zgjova me dhimbjen e njëjtë si kur u ndave nga ne...

Janë bërë tri vite që kur u nda nga jeta legjenda e humorit shqiptar, Rasim Thaçi – Cima. Artisti i mirënjohur ndërroi jetë më 26...

65 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë

65 aksidente trafiku janë raportuar në polici brenda 24 orëve. 18 nga to me të lënduar, ndërsa 47 me dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar...

Lajmet e Fundit