7.4 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026
Home Blog Page 8951

Si të votohet

0

Zgjedhjet-ksKomisioni Qendror Zgjedhor është vonuar në informimin e opinionit publik se si duhet të votohet në zgjedhjet e 3 nëntorit. Fushata mediale e nisur pak ditë para se të mbahen zgjedhjet në vend, sipas zyrtarëve të Demokracisë në Veprim do të prodhojë shumë fletëvotime të pavlefshme, meqë qytetarët e Kosovës janë informuar me vonesë me procedurat dhe mënyrën se si duhet të votohet.

Valim Ismaili nga Demokracia në Veprim thotë se në përgjithësi fushata e informimit publik e KQZ-së ka qenë e dobët dhe fushatë tepër e zbehtë me shumë pak informata për qytetarët.

Sipas tij, është tepër vonë kampanja për t`u informuar qytetarët se si duhet të votohet , meqë, sipas tij, tashmë, kanë nisur të shfaqen nëpër mediat elektronike në vend disa spote të partive politike të cilat ju tregojnë sesi duhet votuar.

Ismaili thotë se kjo vonesë që e ka shkaktuar KQZ do të ndikojë në numrin e madhë të fletëvotimeve të pavlefshme që do të dalin gjatë ditës së zgjedhjeve, sepse, qytetarët nuk e dinë se si duhet votuar edhe për kryetar të komunës dhe asamblesë.

Ky zyrtar i Demokracisë në Veprim thotë se KQZ gjithmonë ka dështuar në informimin e opinionit se si duhet votuar, por që fushata e fundit mediale për zgjedhjet e 3 nëntorit është një prej më të dobëtave.

Sipas tij, në strategjinë që ka miratuar KQZ për të njoftuar opinionin, nuk ceken afatet kohore se çka dhe kur duhet të përfundojë fushata për informim.

“KQZ fillimisht ka miratuar një strategji të informimit publik, sepse, në atë strategji nuk ka afate kohore se kur dhe çka do të bëhet, po ashtu edhe ky Komision i formuar së paku në mbledhjet që kemi vëzhguar, asnjëherë nuk ka raportuar se deri ku ka shkuar fushata e opinionit publik. Mirëpo, nuk mund të ndahet këtu përgjegjësia në mes të Komisionit dhe KQZ-së, unë e shoh KQZ si një trup të vetëm që nuk ka ndërmarrë masa për informimin e qytetarëve se si duhet votuar”, thotë Ismaili për Kosovapress.

Në një komunikatë për media, zyrtarë për media në KQZ thonë se fushata e informimit dhe edukimit të votuesve, përbën një detyrim që e përcakton ligji, si dhe ndërtohet në bazë të strategjisë dhe planit të informimit publik të KQZ-së.

Sipas tyre, zbatimi i kësaj fushate ka për qëllim pajisjen e votuesve dhe palëve tjera relevante me informacion zgjedhor, lidhur me zgjedhjet për organet e Qeverisjes Lokale, me rritjen e pjesëmarrjes në votime, jo vetëm në numër, por dhe në cilësi, pra, edhe menjanimin e të gjithë elementëve, të cilët mund të cenojnë integritetin e procesit zgjedhor, uljen e numrit të fletëvotimeve të pavlefshme, parregullsitë e procesit etj.

Sipas zyrtarëve për media, KQZ, gjithashtu, dërgon letër me postë tek të gjithë votuesit e rinj, dhe tek ata që kanë ndryshuar adresë, për t’i informuar lidhur me të drejtën e tyre të votës dhe vendin në të cilin janë caktuar për të hedhur fletëvotimin e tyre.

Fushata, pasohet nga spote motivuese në Televizion dhe Radio, të cilat informojnë votuesit lidhur me procedurat e Vendvotimit, dhe si të shënojnë Fletëvotimet e tyre.

Së fundmi, KQZ, gjithashtu, ka vendosur tenda në komunat e Kosovës, zakonisht në rrugë të frekuentuara, ku qytetarët mund të bëjnë pyetje dhe të pranojnë broshura informative.

Zgjedhjet zakonisht përfshijnë një fushatë për informim të votuesve (lidhur me çështjet praktike të kontrollimit të caktimit të vendvotimeve, dhe mënyrave për të plotësuar fletëvotimin).

Në bazë të Ligjit për Zgjedhje Lokale, elektorati do të zgjedhë anëtarët e kuvendeve komunale dhe kryetarët e komunave në tërë komunat e Kosovës.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet, Kreu II, neni 7, pika 7.1, secila komunë do të jetë zonë zgjedhore e veçantë.

Njëkohësisht, do të mbahet kuota gjinore prej 30% për deputetet e kuvendeve komunale.

Për këto zgjedhje, do të përdoren Listat e Hapura. Në zgjedhjet për Kuvende Komunale, votuesi voton për një (1) Subjekt Politik të certifikuar, dhe mund të votojë për një (1) kandidat nga lista e Kandidatëve të këtij subjekti politik.

Nëse në fletëvotim janë shënuar më shumë se një (1) kandidat, vetëm vota për subjektin politik llogaritet.

Përveç tjerash, për zgjedhjet për kryetarë të komunave, mund të paraqitet nevoja për një raund të Dytë të zgjedhjeve, nëse një kandidat nuk fiton shumicën e votave gjatë raundit të parë, e që nënkupton, 50%+1 votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë komunë, në pajtim me nenin 9.6 të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës.

Votuesit që jetojnë jashtë Kosovës, kanë mundësi të votojnë përmes operacionit të votimit me Postë.

Lista Përfundimtare e Votuesve për vitin 2013, përmban 1. 779. 357 emra të votuesve të ndarë në tridhjetë e tetë (38) komuna, me një rritje prej 191 103 apo 11.72% në krahasim me zgjedhjet e kaluara.

Numri i Qendrave të Votimit (QV) është 798 (52 qendra të reja të votimit nga ato që kanë qenë në zgjedhjet e kaluara), ndërsa numri i vendvotimeve është 2366, me një rritje prej 86 vendvotimeve apo 3.77% nga zgjedhjet e kaluara.

Gjithashtu Lista e Votuesve jashtë Kosovës – 2013, përmban të gjithë votuesit të regjistruar suksesshëm. Numri i përgjithshëm i votuesve jashtë Kosovës është 8 383. Në krahasim me zgjedhjet e kaluara janë 6743 votues më shumë, që janë regjistruar për të votuar përmes postës.

Qytetarë të Prishtinë kanë thënë se tashmë kanë filluar të mësohen përmes fushatave se si duhet të votohet në zgjedhjet e së dielës.

“Po e di se si duhet të votohet janë dy flet, një votohet për kryetarin, tjera për parlemantarin, a çka është ajo, ai numër votohet edhe në parlament edhe për kryetar, a është ashtu, jam i sigurt se si duhet të votohet “, thotë Habib Gashi

Non stop pe japin edhe në lajme edhe në internet, mirëpo tjetërçka janë informatat qysh duhet me u votu, po kutitë ku shkojnë në fund, ajo është me rëndësi, kush i kontrollon ato kutia”, thotë Sylë Hoti

Zgjedhjet lokale mbahen të dielën në gjithë territorin e vendit. /Kosovapress/

Veseli e Hoxhaj kërkojnë nga banorët e Mushtishtit vota për Vatajn

0

vataj ne tubiZëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, e kanë shoqëruar kandidatin për kryetar të komunës së Therandës, Ramë Vataj, në një tubim elektoral në Mushtisht.

Duke folur para qytetarëve të shumtë të Mushtishtit, Kadri Veseli tha se therandasit kanë arsye shumë të forta për ta votuar kandidatin e PDK-së, Ramë Vatajn, për shkak se, siç tha ai, familja Vataj është dëshmuar për atdhedashuri, për sakrifica dhe për shtetndërtimin dhe
shtetformim e Kosovës.

“Zoti Ramë Vataj e ka përkrahjen e fuqishme të forcës më të madhe politike në Republikën e Kosovës, është njeriu i cili është mik personal dhe ka përkrahjen e parezervë të njeriut më të fuqishëm të Kosovës, kryeministrit Hashim Thaçi”, tha Veseli.

Në këtë tubim me banorët e shumtë të Mushtishtit, ka folur edhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, i cili tha se qëllim i PDK-së nuk është që vetëm ta merr pushtetin në Therandë, por që ta zhvillojë atë, duke u mbështetur në projektet integruese evropiane të agjendës qeveritare të Kosovës. “Për këtë arsye ne e kemi vendosur Ramë Vatajn si kandidatin më të mirë të PDK-së.

Prandaj, që ta kemi një Therandë evropiane, ju ftoj që ta votoni numrin 99 dhe Ramë Vatajn”, tha ministri Hoxhaj,transmeton indeksonline.

Gjatë këtij tubimi për kryetar të Therandës, Ramë Vataj, e ka shpalosur programin elektoral “Theranda Evropiane”, duke premtuar projekte investive në fushë të infrastrukturës dhe në zhvillim të bujqësisë në Mushtisht. Vataj tha se programi “Theranda Evropiane” përfshin realizmin e projekteve prioritare për nevojat e të gjithë therandasve, dhe nga ky program askush nuk do të dal i diskriminuar.

“Programi ynë është gjithëpërfshirës, i hartuar mbi bazë të nevojave që kanë qytetarët e komunës së Therandës, si në bujqësi, programe për rininë, kulturën, infrastrukturën rrugore dhe shkollore, për shëndetësinë etj. Shpreh bindje të plotë duke garantuar se këto prioritete do të realizohen shumë shpjet, me punën e përkushtuar të ekipit tim dhe nga mbështetja e fuqishme që do ta kem nga Qeveria”, tha Vataj.

Premton investime në Zym të Hasit

0

0372Kandidati i koalicionit AAK-LDD për kryetar të Prizrenit, Lulëzim Kabashi është takuar me banorët e Zymit, Shëngjergjit dhe Bregdrinit.

“Ne jemi subjekti i vetëm deri më tash, që e dijmë rrugën kah do të shkojmë gjatë katër viteve të ardhshme dhe ku do të koncentrohemi më shumë “, tha Kabashi.Ai përmendi ligjin për Zymin, investimet të cilat do të bëhen në këtë fshat, dhe rëndësinë të cilën do ta ketë Zymi.

“Qeverisja nacionale dhe lokale do të jenë në dispozicion të zymjanëve, dhye insistimi nuk do të mungojë që vlerat e këtij fshati të proklamohen edhe më gjerë.Programi jonë për qeverisjen e ardhshme katarë vjeçare është i fokusuar në zhvillimin ekonomik dhe në punësimin e sa më shumë të të rinjëve, jemi fokusuar në katër sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, funksionalizimin e zonave industrial, investimet në bujqësi, turizëm dhe ndërtimtari”

I pranishëm në këtë tubim zgjedhor ishte edhe deputeti i Parlamentit të Kosovës nga radhët e AAK-së Daut Haradinaj. “ Zymi është zemra e Kosovës, sepse ka shume vlera historike e kulturore, ka shumë rëndësi për Kosovën, por me theks të veçantë ka shumë rëndësi për Prizrenin “, tha Haradinaj.

Kryetari i Degës së AAK-së në Prizren Fatmir Kastrati tha se gjatë katër viteve të ardhshme, Prizreni do të udhëheqet nga koalicioni AAK-LDD, dhe Lulzim Kabashi do të jetë kryetar i Komunës së Prizrenit./PrizrenPress.com/

 

Veton Nurkollari, pjesëtar i jurisë në Silver Eye

0

Veton NurkollariDrejtori artistik i DokuFest, Veton Nurkollari, është ftuar të jetë pjesë e tre jurive ndërkombëtare, për çmimin Silver Eye në Jihlava, A Tout Prix në Belgjikë dhe IDFA në Amsterdam.

Shpërndarja e ulëseve në Prizren

0

Faik MiftariShkruan: Faik MIFTARI

Me 3 nëntor 2013 do të mbahen zgjedhjet komunale në Kosovë, të pestat me rradhë, pas përfundimit të luftës, në vitin 1999. Është në përfundim e sipër fushata parazgjedhore anembanë Kosovës, e cila gati plot një muaj që ka nisë dhe e cila pritet të përfundojë me 1 nëntor, saktësisht të premten mbrëma në ora 24, pas së cilës pason heshtja parazgjedhore 24 orëshe.Karakteristikë e kësaj fushate zgjedhore është se ka kaluar në një qetësi të duhur, në të cilin pothuajse nuk është shënuar ndonjë incident i rëndë i cili do të kishte zbehur imazhin e këtyre zgjedhjeve në Kosovë. Kjo është e rëndësishme për Kosovën sa i përket imazhit demokratik të mbarë vajtjes së fushatës parazgjedhore.

Sa i përket fushatës parazgjedhore, të gjitha partitë politike, iniciativat qytetare, kandidatët e pavarur, kanë bërë premtimet e shumta në programet e shpaluara duke ofruar mirëqenie për qytetarët e Kosovës, por është indikative se duke marrë parasysh situatën ekonomike e cila është e tillë si është, nuk ka ndonjë veçanti i cili do të dallonte ndonjë subjekt politik me një program konkret gjithëpërfshirës për të cilin do të mund të thuhej se është i prekshëm dhe i realizueshëm për aktualitetin kosovar.

Është karakteristike se si kandidatët për kryetar, ashtu edhe kandidatët për asamble (kuvend) komunale që garojnë, shpesh herë kanë bërë premtime të shumta për projektet që do të realizojnë, e që fare nuk kanë të bëjnë me kompetencën e tyre lokale, por ato kryesisht janë në kompetencat e pushtetit qendror (të qeverisë së Kosovës), dhe si të tillë as që mund të bëjnë diç, edhe sikur të duan të bëjnë.

Duke pritur 3 nëntorin 2013, dhe çfarë rezultate do të sjellin këto votime komunale në Kosovë, mund të përmblidhet në përgjithësi një vështrim i gjithëmbarshëm i këtyre zgjedhjeve në Kosovë. Pritet që dy forca kryesore të Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës (PDK-ja) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK-ja) do të kenë një rënje të lehtë të votave të fituara gjithandej Kosovës, varësisht prej forcës votuese që kanë nëpër komunat, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) pritet të ketë një rritje të lehtë të votave, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK-ja) do të jetë në atë shkallë të votave që i ka për momentin, ndërsa Aleanca për Kosovën e Re (AKR-ja) , Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD) si dhe Partia e Drejtësisë (PD-ja) pritet të kenë një rënje të theksuar të votave anekënd Kosovës. Në këto zgjedhjet komunale do të garojnë një numër i madh i iniciativave qytetare të formuara në komuna të ndryshme, si pasojë e përplasjeve politike në kuadër të subjekteve të caktuara, të cilët do të kenë një ndikim të caktuar në uljen e numrit të votave të subjekteve nëpër komuna të ndryshme.

Në këto zgjedhje komunale, që do të mbahen në Kosovë, për herë të parë do të kemi edhe përfshirjen e serbëve të Kosovës që do të marrin pjesë në votime në tërë Kosovën, e cila do të shërbej më shumë si dekor për t’i ofruar Serbisë kushtin të cilën duhet të plotësojë për fillim e bisedimeve të saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian, se sa si dëshirë reale e tyre për të marrë pjesë, e sidomos në pjesën veriore të Kosovë. Edhe përkundër trusnive të mëdha të Beogradit zyrtar, pritet që në këtë pjesë të Kosovës të dalin një numër i vogël apo simbolik i tyre sa për të thënë që kanë dalë, përkundër atyre serbëve që do të dalin në një numër më të madh në pjesën tjetër të Kosovës.

Pasi që kemi të bëjmë me zgjedhjet lokale që do të mbahen në Kosovë, dhe se skena politike dallon prej komunë në komunë, në këtë analizë jam përqendruar më tepër në komunën e Prizrenit, banor i së cilës jam, pasi që për së afërmi e kam përcjell fushatën parazgjedhore që është në përfundim të sipër, edhe në Prizren.

Në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 3 nëntor 2013 për 41 ulëse të Kuvendit të Prizrenit, do të kemi një shpërndarje të madhe të ulëseve në mes subjekteve që pritet se do të fitojnë ulëse në asamblenë e re të Prizrenit, e cila pritet të jetë në një nivel më të lartë për nga cilësia e saj, dhe se do të jetë e përbërë prej një pozitë të gjerë përfshirëse dhe me një opozitë më të fortë, varësisht prej kandidatit për kryetar komune i cili do të dal fitues. Kuvendi aktual i Prizrenit, pas zgjedhjeve lokale të kaluara, të 15 nëntorit të vitit 2009, ka pas këtë konfiguracionit politik të ulëseve, në të cilin kanë qenë të përfaqësuara 10 subjekte politike: Partia Demokratike e Kosovës (PDK-ja) 12 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK-ja) 11 ulëse, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK-ja) 4 ulëse , Lidhja Demokratike e Dardanisë(LDD-ja) 3 ulëse, Partia Demokratike Turke e Kosovës(KDTP-ja) 3 ulëse, Aleanca Kosova e Re (AKR-ja) 2 ulëse, Partia e Drejtësisë (PD-ja) 2 ulëse, Partia e re Demokratike (NDS-i) 2 ulëse, Partia Reformiste ORA 1 ulëse, dhe Koalicioni VAKAT 1 ulëse.
Gjatë mandatit vijues (2009-2013) kryetari aktual i Prizrenit, Ramadan Muja nga Partia Demokratike e Kosovës ka udhëhequr me qeverinë komunale me një koalicion qeverisës, i përbërë prej shumë subjekteve politike (PDK-ja, AAK-ja, AKR-ja, PD-ja, KDTP-ja, NDS-ja dhe VAKAT-i). Kuvendit Komunal i ri i Prizrenit, pas shpalljes së rezultateve të votimeve, pritet të ketë këtë konfiguracion politik të subjekteve politike të përfaqësuara dhe me numrin e ulëseve të fituara siç janë paraqitur në vijim:

Partia Demokratike e Kosovës (PDK-ja) – pritet që ketë rënje të numrit të votave në Prizren, që do të rezultojë edhe në humbjen e ulëseve në asamble. Numri i ulëseve të PDK-së në Prizren në asamblenë e re, që do të dal pas votimeve të 3 nëntorit pritet që të jetë 9-10 ulëse, krahas asaj ekzistuese 12 ulëse sa ka qenë gjer tani në asamblenë e mandatit të kaluar.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK-ja) – poashtu pritet që edhe LDK-ja të ketë zvogëlim të numrit të caktuar të votave, dhe se do të ketë 9-10 ulëse në legjislativin e ri, kundruall numrit të ulëseve 11 sa ka qenë në asamblenë e mandatit të kaluar.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK-ja) – në këto gara do të garojë së bashku në koalicion me LDD-në, është e sigurt që do ta mbajë numrin aktual të ulëseve, 4 që i ka pas në mandatin e kaluar, me gjasa reale që të shënojë një rritje të votave të fituara që do t’ia sillnin edhe një ulëse më tepër, si rezultat i asaj që është në koalicion me LDD-në së bashku.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV-ja) – garon për herë të parë në zgjedhjet komunale si në nivel të Kosovës ashtu edhe të Prizrenit. Pritet që në Kuvendin e ardhshëm komunal të Prizrenit të ketë 3-4 ulëse që do të ishte një sukses solid i saj, pasi që për herë të parë merr pjesë në këto votime.

Bashkimi Demokratik (BD-ja) – partia e Zafir Berishës, e cila ka treguar një perfomancë jashtëzakonisht të duhur, në këtë fushatë parazgjedhore për komunën e Prizrenit, pritet që të fitojë 3-4 ulëse që do të ishte një sukses jashtëzakonisht i madh dhe do të jetë një zë i fuqishëm në legjislativin e ri të Prizrenit.

Partia Konservatore e Kosovës (PK-ja) – partia e Munir Bashës, në këtë fushatë parazgjedhore ka treguar një organizim dhe një aktivitet të duhur në komunën e Prizrenit, me të cilën ka arritë të bëjë një senzibilizim të votuesve, ashtu që në legjislativin e ri të Prizrenit do të ketë 2 ulëse që do të ishte një sukses solid për fillim të veprimtarisë dhe punës së saj.

Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP-ja) – në këto zgjedhje komunale për herë të parë që prej pas luftës së vitit 1999, do të ketë në konkurencë partinë e re të formuar nga komuniteti turk, KTAP-ja, që do të reflektohej në zvogëlimin e numrit të votave, pritet që të fitojë 2 ulëse, kundruall asaj që ka pas 3 ulëse në legjislativin e kaluar, eventualisht fitimi i ulëses së tretë, do të ishte një sukses i madh për të, por jam skeptik se do të arrijë këtë, duke marrë për bazë edhe partinë tjetër të komunitetit turk KTAP-në.

Partia e Re Demokratike e Kosovës (NDS-ja) – pritet që të ketë 1-2 ulëse në legjislativi e ri, edhe pse edhe kjo do të ketë uljen e numrit të votave, pasi që edhe në komunitetin boshnjak janë themeluat disa subjekte të reja që do të garojnë, e cila do të ndikojë në shpërndarjen e votave në mes komunitetit boshnjak, si pasojë e së cilës do të jetë zvogëlimi i fuqisë së tyre në Kuvendin Komunal të Prizrenit.

Risi në këto zgjedhje komunale është edhe pjesëmarrja e dy subjekteve politike serbe në Prizren, sa do të jetë rezultati i votave të fituara të tyre, varet prej pjesëmarrjes së tyre në votime, kryesisht në Serbi, do të jetë edhe numri i ulëseve, pritet që në legjislativin e ardhshëm të Prizrenit do të ketë
1-2 ulëse edhe për komunitetin serb në Prizren. Subjektet tjera që do të garojnë në zgjedhje komunale për asamblenë e Prizrenit, sikurse që është AKR-ja, PD-ja, VAKATI, Nisma qytetare e Prizrenit, SDA-ja, ADK-ja, e të tjerë, nuk pritet që do të tregojnë ndonjë rezultat të duhur, fitimi eventual i vetëm një ulëse për ndonjërin prej tyre, do të ishte sukses i madh, pasi që edhe fitimi i 1-2 ulëseve nga komuniteti serb, do të ndikojë edhe në zvogëlimin e numrit të ulëseve të subjekteve politike shqiptare.

Sa i përket garës për kryetar të Prizrenit, gjithsejtë do të marrin pjesë 10 kandidat për të parin e Prizrenit, Ramadan Muja (PDK), Eqrem Kryeziu (LDK), Lulzim Kabashi (AAK-LDD), Arbër Rexhaj (LVV), Zafir Berisha (BD), Beni Kizolli (PK), Naser Bresa (AKR), Fadil Softa (ADK), Pajtim Kosova (PD), Fadil Kryeziu (NQP). Është e sigurt se në rundin e parë asnjëri prej kandidatëve nuk do të del fitues, ndërsa në balotazh pritet që të hyjnë Ramdan Muja (PDK) dhe Eqrem Kryeziu (LDK), se kush do të jetë fitues do të përcaktojnë votuesit e subjekteve tjera politike shqiptare, por në rast se ata nuk dalin apo bojkotojnë rundin e dytë të votimeve, atëherë në shprehje vjen fitues ai kandidat për kryetar i cili do të arrij sa më shumë të sensibilizojë dhe të nxjerr në votime në balotazh simpatizantë dhe militantët e vet partiak, por edhe votues tjerë që do të arrijë t’i bindë të dalin në votime dhe të votojnë për të.

Sidoqoftë, për hajër na qofshin këto zgjedhje komunale të vitit 2013 në Kosovë, suksese dhe fat të gjithë kandidatëve që do të marrin pjesë, sikur atyre që do të garojnë për kryetarin e Prizrenit, ashtu edhe kandidatëve që do të garojnë për Kuvendin Komunal të Prizrenit.

 

Kërkojnë të mos i besojnë premtimeve të LDK-së

0

30.10.2013 Tubimi ne KushninKandidati i PDK-së,për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja, në kuadër të fushatës zgjedhore është takuar me banorët e fshatit Kushnin të Hasit, Kobajë dhe lagjen “2 Korriku”. Ai në të tri takimet ka kërkuar që të me 3 nëntor të votohet PDK-ja.

“Shembulli më i mirë se PDK-ja ka bashkëqeverisur me qytetarët është fakti i investimeve në Has, e në veçanti në Kushnin, ku edhe pse në këtë fshat qytetarët katër vite me parë kanë votuar për LDK-në, përkujdesja e pushtetit lokal nuk u ka munguar. Madje është investuar më shumë se në fshatrat tjerë ku ka fituar PDK-ja”, tha Muja.

Ai ka kërkuar që banorët e Kushninit, si edhe banorët e fshatrave tjerat Hasit këtë herë të mos hamenden, por të përcaktohen drejtë ,, pra të votojnë për PDK-në, sepse PDK-ja do të jetë fituese e pse këta banorë të mbesin pa kontribuar në këtë fitore”.

Ndërkaq Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se hasjanët nuk duhet të mashtrohen nga premtimet e LDK-së. “ LDK-ja as sot nuk mund ta merr komunën e as nesër Kosovës, sepse PDK-ja tashmë ka dëshmuar se ka vizion për Kosovën dhe ka vizion për mirëqenien e secilit qytetar të saj”.

Kandidati për Asamblenë Komunale.dr. Halil Cikaj ka kërkuar që me 3 nëntor të gjithë hasjanët të votojnë për PDK-në. Sipas tij, hasjanët kanë shumë arsyje që të votojnë PDK-në. “ PDK-ja ka realizuar shumë investime në Has”, tha Cikaj.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja në kuadër të fushatës zgjedhore është takuar edhe me banorët e lagjes “2 Korriku”. “ Jam nderuar që flas para kësaj lagjeje mjaft të organizuar. Kemi bërë punë të mira, por mbetet ende për të bërë në mandatin e tretë.Ju premtoj se në mandatin e ri do të bëj invenstime kapitale dhe ju kërkoj që më datën 3 nëntor të votoni PDK-në.”

Kandidatja për Asamblenë Komunale Luljeta Veselaj, tha se treni i fitores do të niset nga “2 Korriku”. “Nga prezenca e juaj kaq e madhe shihet simpatia për PDK-në. Në këtë takim e shoh fitoren e madhe të PDK-së. Treni i fitores niset nga “2 Korriku”. /PrizrenPress.com/

Mburrën me luftëtarët

0

me shoqatatKandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta dhe të burgosurve politikë.

Muja tha se po të mos ishte lufta e lavdishme e UÇK-së Kosova nuk do të ishte këtu ku është sot. “Vlerat e luftës kanë qenë dhe do të mbesin burimi i energjive të reja për ta zhvilluar dhe ndërtuar vendin. Ne jemi munduar që të jemi afër çdo familje që ka kontribuar për çlirimin e Kosovës, por nuk kemi bërë sa duhet, andaj mbetet detyrë e jona që të angazhohemi edhe në të ardhmen”.

Ai tregoi se këtë vit Komuna e Prizrenit, ka ndarë 82 banesa për familjarët e dëshmorëve. “Vitin e ardhshëm do të ndajmë edhe 75 banesa për familjarë të dëshmorëve dhe do të vazhdojmë edhe për kategoritë tjera të luftës”

Nënkryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ndërkaq tha se ndijehet krenar që me bashkëluftetarët po e ndërton shtetin e Kosovës. “Unë ndihem krenar që dje ishim së bashku në luftë dhe sot jemi së bashku në ndërtimin e shtetit.

Pjesëmarrja e juaj kaq masive në këtë fushatë elektorale, në mbështetje të PDK-së dhe vizionit të saj, është dëshmi se ne e kemi të ardhmen e sigurt”, tha Veseli.

Ai tha se PDK-ja ka respekt për kategoritë e luftës. “PDK-ja si forca më e madhe politike, më shumë se kurrë ka nevojë për përkrahjen tuaj, jo për ta marrë pushtetin, por për t’i realizuar idealet e luftës së shenjtë”. Sipas tij, PDK-ja është adresa dhe zëri që vazhdon rrugën drejt synimeve./PrizrenPress.com/

Nesër nis DAM Festivali i muzikantëve të rinj

0

444Edicioni i 8-të i festivalit ndërkombëtar të muzikantëve të rinj, DAM 2013, do të mbahet më 1 e 2 nëntor në Prishtinë. Ansambli prestiogjioz i perkusionistëve kroat SUDAR së bashku me pianistin Matej Mestroviq do të hapin këtë edicion nesër, më 1 nëntor, me një koncert spektakël, i cili do të mbahet në Teatrin Kombëtar nga ora 20:00.

Në koncert, transmeton InfoGlobi, do të interpretohen premierë vepra nga Emmanuel Sejourne, Darko Sedak Ben?i?, Matej Mestrovi? dhe Manfred Menke.

“Festivali DAM edhe në edicionet e shkuara gjithmonë ka qenë i fokusuar në veçanti në promovimin e repertorit muzikor të shkruar për perkusione” thotë për infoGLOBI-n, zëdhënësja për media e DAM Festivalit, Vjosana Sina.

Kuarteti harkor “Prishtina” në përbërje të Visar Kuçit, Avni Thaqit, Arianit Shehut dhe Fraim Gashit (që të gjithë anëtarë të Filharmonisë së Kosovës) me repertorin klasik në këtë festival do dalë jashtë murreve të sallave të koncerteve.

Sina shton se “Koncerti i ansamblit do mbahet në qendër tregtare për të provokuar dëgjues të cilët nuk janë të afërt me muzikën klasike por edhe për t’i servuar dëgjuesit fanatik të muzikës klasike një ekperiencë për të dëgjuar kompozitorët klasik në një hapësirë alternative me parametra jo të zakoshëm akustik”.

“Gjetjet për të koncertuar në hapësira jo të zakonshme vijnë si pasojë e mungesës së hapësirave për art në vend” shton Sina.

Si program mysafir në festival mbyllet sezoni i shfaqjes “Dilerat” nga Bekim Lumi më 2 nëntor, po ashtu e vënë në një hapësirë alternative  shtypshkronjën e braktisur të “Rilindjes”.

Në skenën e muzikës elektronike do performojnë Flooder nga Maqedonia, Dardan Ramabaja dhe Toton nga Kosova në Mhz dhe Mingle.

Ajo thotë se “Kapaku këtij edicioni do i vihet me një koncert (25 nëntor-Post Dam epilog i cili që dëgjuesin e dërgon në një udhëtim intersant sonor me muzikën e daullistit kosovar Nesim Maxhuni i cili promovon albumin e tij më të ri me Hip – Bop Quinetin e përbërë nga Dukagjin Muhaxherri (Saksofon), Visar Kuçi (Kitarë), Jeton Dolaku (piano), Enver Muhamedi (Bas), Nesim Maxhuni (Daulle)”.

LDK: Shehu do jetë kryetar i Rahovecit

0

LDK-krushe e madheLidhja Demokratike e Kosovës dega në Rahovec ka mbajtur një tubim elektoral me banorët e fshatit Krushë e Madhe. Kryetari i degës së LDK-së në Rahovec, Nahit Elshani, tha se po kthehet koha Ibrahim Rugovës.

“Nga ky tubim madhështor po tregohet se po kthehet koha e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, dhe se vetëm me votën e juaj për LDK–në do bëhet ndryshimi në Komunën e Rahovecit”, tha ai.

Kurse, kandidati për kryetar të Komunës së Rahovecit, Fahredin Shehu, tha se me 3 nëntor do t’i themi të keqës, mjaft, dhe do të sjellim një qeverisje demokratike. “Me 3 nëntor do t’i themi të keqës mjaft. Ne nuk jemi sundimtarë, por do e sjellim një qeverisje demokratike, ashtu siç e ka pasur dhe e ka LDK–ja”, tha ai.

Gjithashtu, Shehu ka demantuar kundërshtarët e tij, duke thënë se nuk ka dhënë dorëheqje nga LDK-ja.

“Nuk kam dhënë dorëheqje, siç është përfolur sot nga kundërshtarët tanë, por do të jem i LDK–së dhe i banorëve të Rahovecit, jo veç për 4 vite, por për 8, dhe se këtë nuk e bëj për inat të dikujt, por për hatër të popullit”, tha Shehu.

Të pranishëm në këtë tubim ishin edhe figura të larta të LDK-së, si Avdullah Hoti, Azem Hajdari, Arben Gashi, Haki Latifi etj.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti tha se që nga e diela, Shehu do të jetë kryetar i Rahovecit. “Që nga e diela, Shehu do jetë kryetar i Komunës së Rahovecit. Ne do qeverisim me komunat, ne do qeverisim me Kosovën”, tha Hoti.

Kurse, anëtari tjetër i kryesisë së LDK–së, Azem Hajdari, tha se Krusha e Madhe ka merita të mëdha për të tashmën e Kosovës dhe për të ardhmën e saj. Sipas tij, ndryshimi për Rahovecin gjendet në kandidatin e LDK-së për kryetar Komune, Fahredin Shehu.

“Me këtë kandidat krenohet jo vetem Rahoveci, por e tërë Kosova, sepse është një person që sa e më shumë po stoliset me medalje – mirënjohje nga shtete të ndryshme të botës, e që së shpejti do nderohet me një mirënjohje për shkrimet e tij edhe nga Filipinet”, tha Hajdari.

Ndërkaq, deputet i LDK–së në Parlamentin e Kosovës, Arben Gashi, tha se Krusha e Madhe ka sakrifikuar shumë për Kosovën, dhe se prap është forca që do ta bëj ndryshimin në qeverisjen e Komunës së Rahovecit.

Ai tha se Rahovecit dhe Kosovës i duhet një qeverisje që do ta kthej dinjitetin në tërë vendin, që do ta largoj korrupsionin, shantazhet, kriminalitetin etj.

“Shehu e ka përkrahjen e LDK–së, dhe së bashku do arrijmë të qeverisim ndryshe. Ne nuk do japim nga 500 euro subvencione vetëm një herë në katër vite, siç po bëjnë të tjerët, ndërsa për vitet e tjera rrushi dhe perimet kalben në fushë, por ne do ofrojmë mënyra ideale që bujqit të kenë hapësira për shitje të prodhimeve të tyre”, tha Gashi./PrizrenPress.com/

VV: Alternativa që zgjedhjet i kthen në zgjidhje

0

RexhepSelimi-tususKandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj, ka mbajtur një tubim me banorë të lagjes “Tusus”.

Rexhaj u bëri thirrje qytetarëve të analizojnë me objektivitet dhe kujdes alternativat që u janë paraqitur pasi shumë prej tyre fyejnë intelegjencën e qytetarëve me kursin e politikave të deritanishme që kanë qenë më tepër zhvatje dhe korrupsion.

“Lëvizja Vetëvendosje! prezanton një alternativë të detajuar dhe të formuluar me kujdes, me qëllim që të sjellë ndryshimin në Prizren, nëpërmjet një menaxhimi të mirëfilltë të ekonomisë, arsimit e shëndetësisë”, tha Rexhaj. Ai theksoi nevojën e ndërtimit të shkollave të fillore e të mesme, për t’u hequr fshatrave dhe periferive kostot e udhëtimit drejt qytetit. Sipas tij, depolitizimi i shkollave i hap rrugën profesionalizimit të mësimdhënies.

Përsa i përket problemit të ujit në Prizren, Rexhaj siguron se mjafton menaxhimi i mire i burimeve të qytetit, duke u shtuar këtyre edhe dy burime të tjera nëpërmjet shpimeve në Potslisht dhe Vërnicë.

I pranishëm në këtë tubim ka qenë edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi, i cili tha se Lëvizja Vetëvendosje! është ajo alternativë që zgjedhjet i kthen në zgjidhje.

“E vetmja gjë që ju premtojmë është se ne do ta mbrojmë votën tuaj, mirëpo kjo nuk mjafton. Nëse ju nuk dilni në zgjedhje, ne nuk kemi çfarë të mbrojmë. Vota mbrohet me prezence, vota mbrohet duke mos e pranuar korrupsionin, pra duke mos e shitur votën. Prekja e votës është krim, sepse është prekje e vullnetit të qytetarit”, tha Selimi.

Selimi u shpreh kundër ‘privatizimit të kahut të luftës’, siç e quajti ai, pasi krahu i luftës nuk i takon asnjë partie politike, por i takon popullit.

Ai tha se përballë korrupsionit dhe gjendjes aktuale politike, Arbri nuk është vetëm, por është një administratë e tërë që nëpërmjet alternativës qeverisëse synon ndryshimin.

“Ne kemi ardhur të marrim detyra, dhe këto detyra mund të na i jepni vetëm ju, në datën 3 nëntor”, tha Selimi.