6.5 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026
Home Blog Page 8949

Selmani flet për “Gjëra të çuditshme duke ndodhur në lagje”

0

wwwDriton Selmani e Liburn Jupolli janë njohur në njërën prej ekspozitave të prezantuara në Itali, kohë më parë. E kishin bërë muhabet që kur të kthehen në Kosovë, të japin diçka ndryshe për publikun. Në kopshtin e Hotel “Graçanica”, në Graçanicë, kanë vënë një kioskë, nga e cila do të lëshohen tinguj të komponuar nga Jupolli që përcjellin dhe çojnë deri te ekspozita e artistit Selmani.

“Nuk do të thotë asgjë, realisht nuk ka asgjë të cilën e shohim, por vëmendja do të jetë ndryshe, aty është qëllimi” ka thënë Driton Selmani. “Gjëra të çuditshme duke ndodhur në lagje”, titullohet ekspozita të cilën Driton Selmani, autori i saj, thotë se flasin për jetën e përditshme. Ai ka studiuar master në Universitetin e Arteve në Bournemouth të Anglisë.

Gjatë këtyre studimeve, Sëlmani thotë se nuk e ka blerë letrën asnjëherë për të vizatuar në të, por aty ku e ka “ndjerë” vizatimin, aty e ka realizuar. “Një herë me ka ardhur një zarf nga Amerika, pasi e hapa zarfin e pash se çfarë kishte, e ndërkohë më pëlqeu letra dhe aty realizova një vizatim” ka shtuar Selmani.

Ekspozita “Gjëra të ndryshme…” do të hapet sonte nga ora 18:00 dhe do të jetë e hapur deri më 15 Janar 2014 për publikun që do të donte të shoh ekspozitën e Selmanit dhe instalacionin muzikor të Jupollit te hapësirat e Hotel “Graçanica”, në Graçanicë.

“Unë nuk kam kërkuar hapësirë për të hapur ekspozitë, as nuk kam punuar për ekspozitë, por pronari i Hotelit Andreas Wormser dhe Bujar Nrecaj janë ata që më kanë ftuar për të prezantuar diçka ndryshe, që të mos jetë gjithçka e vendosur në muret e galerive të ndryshme, por edhe jashta tyre” ka shtuar Selmani.

Inspirimi për vizatimet karakteristike të artistit Driton Selmani vijnë nga jeta e tij, nga jeta në fshat, ajo në Angli e gjithandej. “Oborri i shtëpisë në fshat ku babai im e rregullon vazhdimisht së bashku me nënën, është një inspirim në vete, ajo jetë rurale të jep mundësi për gjithçka, e jo vetëm për të vizatuar” ka shtuar ai.

Ndryshe nga kjo, kuratorët e kësaj ekspozite Andreas Wormser dhe Bujar Nrecaj kanë vendosur për “Gjithçka të çuditshme…”, për të cilët Driton Selmani thotë se janë njerëzit të cilët kanë prirje për art, e sipas tij, nuk duhet patjetër të përfundosh një shkollë të caktuar për të vlerësuar artin. “Këta persona janë për t’u çmuar, ftesa e tyre më ka bërë shumë të vlefshëm duke ditur situatën tonë në Kosovë, këta janë marrë me gjithçka që ka të bëjë me prezentimin tim sonte para publikut” shton Selmani.

Ndërsa për anën ‘muzikore’ të ekspozitës, është marrë artisti Liburn Jupolli.tingujt e komponuar nga Jupolli do të jenë pjesë e instalacionit para hyrjes në sallën ku ndodhen figurat e Selmanit. Artisti Liburn Jupolli, për gazetën “Zëri” ka thënë se piano, kitara e elektronika janë mundësi për të kuptuar edhe bashkangjitur idesë së ekspozitës. “Pasi të bëhet hapja, ne do t’i regjistrojmë tingujt të cilët do të lëshohen vazhdimisht deri në përmbyllje të ekspozitës, ngase mendojmë se kjo është një mundësi edhe më e mirë për dashamirët e artit” ka thënë Jupolli.

Puna artistike e Driton Selmanit është vlerësuar si një iniciativë e vazhdueshme eksperimentale dhe ka një lidhje të ngushtë me identitetin e tij kulturor. Përkatësia kulturore, dualizmi dhe migracioni janë format e hulumtimit të tij artistik në të cilat ai është i fokusuar, si elemente të rëndësishme në përpjekjet e tij për të kombinuar ngjarjet e kaluara dhe të tanishme në procesin e tij krijues.

Zbutet historia!

0

Libra historikAutorët e teksteve shkollore, kanë refuzuar 80% të kërkesave të Komisionit për rishikimin e teksteve shkollore, që të bëhen korrigjimet e librave të historisë nga klasa e pestë deri në klasën e 13-të. Autorët thonë se nuk e kanë pranuar asnjë vërejtje, që ka qenë me motive politike. Kurse përfaqësuesit e komisionit për korrigjime, thonë se me autorët e teksteve janë pajtuar që të hiqen disa fjalë fyese, siç është fjala “Hordhi”, e që kjo fjalë është korrigjuar me fjalën “Pushtim i dhunshëm”, edhe fjala “Regjim i egër”, është korrigjuar si “Pushtim i dhunshëm”, si dhe janë përmirësuar disa data të ndryshme.

Frashër Demaj, drejtor i Institutit të Historisë së Kosovës, dhe autor i teksteve shkollore, thotë se në tekstet shkollore të historisë, nuk është më asnjë fjalë fyese. Dhe se është tërësisht liri akademike e autorit, fjalori që ai e përdor për të sqaruar ngjarjet historike,shkruan Tribuna

“Ministria e Arsimit, e askush nuk mund të krijojë robotë prej shkencëtaresh, dhe të shkruajë çka i pëlqen qoftë ministrisë, qoftë dikujt tjetër”, ka thënë Demaj. Ai thotë se tendenca kryesore ka qenë që të hiqet prej teksteve shkollore të historisë, fjala pushtim. Por këtë gjë, Demaj thotë se nuk do ta pranojnë asnjëherë

Halloweeni i jonë

0

DitarShkruan: Ditar Kabashi

Nuk kishte si të shënohej më mirë Halloweeni i sivjemë. Maskarada pompoze filloi qysh një muaj më parë. Në vargun e përgatitjeve serioze sa më s’ka, sfilatës së maskave, për dallim nga vitet e kaluara, hyzmetin, më tepër ia bënë të rriturit, nganjëherë me kravata e nganjëherë pa to, ndonjëherë me miliona ‘të dhuruara’ e ndonjëherë ‘pa para, por me dashuri’, herë me këngë e valle e herë me figura që më s’jetojnë, herë me sjellje burrnore e herë çamarrokçe, por gjithsesi nën puhizën e lehtë të buzëqeshjes që, varësisht nga shfrenimi emocional, rrëshqiste deri në shfaqjen e 32 dhëmbëve vesh më vesh. Përkrahjen e të ‘mëdhenjve’ e ndjenë në sedër ‘të tjerët’, pretendent për t’u rritur.

Në gjithë këtë angazhim që po del të ketë kosto aq sa kalemi i hesapit s’e nxjerr dot, pjesa tjetër e njerëzve, mileti, detyrohet të përcjellë, luajë, e besa të ‘kënaqet’ me këtë valle, ritmi i së cilës ka kapluar gjithë vendin. Repertori i pasur jehoi cep më sep. Qytetet e ndriçuara si rrallëherë i jepnin një shije tejet të veçantë krejt kësaj hareje kolektive. Kalldrëmet e strukturuara enkas për këtë eveniment maratonik, tërheqnin vëmendjen e masës, e cila mbase mund të jetë motivuar për ditë më të mira.

E tërë kjo mund të forcojë besimin e të gjithëve se do të dilet mbanë me këtë organizim. Natyrisht, secili në emër të vet.

Dashamirët e festës, njëherësh ngadhënjyes potencialë sipas këndvështrimit të tyre, nuk kanë kursyer asgjë nga mundi për t’u dukur sa më ‘ndryshe’ nga njëri tjetri. Zatën kjo e bën festën të pakrahasueshme me tjerat.

Se kush e ka zgjedhur e përgatitur kungullin më të mirë, mbetet të shihet në mbrëmjen e vonë të së dielës, kur dhe juria profesionale të ketë bërë vlerësimin. Uroj që pjesëmarrësit të njohin rezultatin që del.

Fundja, Halloweeni është një lloj argëtimi pa bezdisje për mirëqenien e të tjerëve dhe kungulli i kësaj feste as që hahet bile.

Duam liderë legjitimë

0

Zhbogar6-13Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, ka bërë thirrje që askush të mos provojë të ndryshojë ose të ndalë votën e qytetarëve. Pak ditë para 3 nëntorit shefi i BE-së në Kosovë në një bisedë për gazetën Tribuna ka treguar recetën e zgjedhjeve të suksesshme.

Kosova pretendon që këtë të dielë të ketë zgjedhje sipas recetës së Zbogarit, por mungesë e një ndryshimi të sistemit të komplikuar zgjedhor, mosndryshimi i kulturës së partive politike dhe trashëgimia e rëndë e zgjedhjeve të kaluara mund ta shuajnë këtë qëllim.

Nëse skenari i manipulimit përsëritet, Zbogar ka thënë se atëherë Kosova nuk do të bëjë hapin elementarë drejt së ardhmes evropiane. “Mbajtja e zgjedhjeve sipas përkushtimeve të OSBE-së dhe standardeve ndërkombëtare si dhe përfundimi i reformës zgjedhore, janë veprime esenciale që do të ndihmojnë Kosovën drejt së ardhmes evropiane”, ka thënë Zbogar, shkruan Tribuna.

Ai ka kujtuar se ditë më parë BE-ja ka hapur me Kosovën dialogun për marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe zgjedhjet janë procesi që do të definojë rrugën drejt unionit të shteteve perëndimore e demokratike./Tribuna/

Sondazhi: Eqrem Kryeziu fitues në Prizren

0

Eqrem KryeziuuGara e sivjetshme për kryetar të Prizrenit, duket se do të jetë intersante dhe shumë e ngushtë. Kandidati i LDK-së Eqrem Kryeziu, ndërkaq mund të fitojë në zgjedhjet e 3 nëntorit, përballë kandidatëve të partive tjera, për kryetar të Prizrenit. Një sondazh i realizuar nga portali “PrizrenPress”, për zgjedhjet e 3 nëntorit në betejën për këtë qytet e nxjerr fitues Kryeziun.

Në  sondazh kanë marrë pjesë 10,195 lexues.  Eqrem Kryeziu nga lexuesit ka marrë 2,537 vota.  Pas tij,  rënditet  kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! Arbër Rexhaj.  Ai nga votuesit ka marrë 2,255 vota. Kryeziu dhe Rexhaj, sipas sondazhit, kanë një diferencë të ngushtë të votave. Kryeziu nga lexuesit ka marrë vetëm 282 vota më shumë se Rexhaj.

Në vendin e tretë sipas sondazhit, rënditet  Zafir Berisha, kandidat i Bashkimit Demokratik në Prizren. Berisha nga lexuesit ka marrë 2,1238. Kandidati i PDK-së, Ramadan Muja, ndërkaq  rënditet i katërti. Ai  ka marrë vetëm 1,418 vota.

Tabela e rezultateve të sondazhit është siç vijon:

Ramadan Muja (PDK) 1418 vota, ose 14 për qind

Eqrem Kryeziu(LDK) 2537 vota, ose 25 për qind

Lulëzim Kabashi (AAK-LDD) 550 vota, ose 5 për qind

Arbër Rexhaj (VV) 2255 vota, ose 22 për qind

Zafir Berisha (BD) 2128 vota, ose 21 për qind

Beni Kizolli(PK)488 vota, ose 5 për qind

Naser Bresa (AKR) 336 vota, ose 3 për qind

Pajtim Kosova(PD) 136 vota, ose 1 për qind

Fadil Softa (ADK) 347 vota, ose 3 për qind

Nga sondazhi shihet se gara mes kandidatëve për kryetar të Prizrenit do të jetë shumë e ngushtë. Përveç, kandidatëve “lufta” për Prizrenin, gjatë fushatës zgjedhore është zhvilluar edhe në mes liderëve të partive politike.Ata kanë kërkuar nga qytetarët që me 3 nëntor t’i votojnë kandidatët e tyre për kryetar të Prizrenit. /PrizrenPress.com /

Sot përfundon fushata e partive politike

0

Zgjedhjet-ksPas një muaj fushatë elektorale, sot të gjitha partitë politike kanë ditën e fundit që do të mund t’i bindin qytetarët për t’i votuar, kurse nesër është heshtja parazgjedhore.

Rregullsia e zgjedhjeve të 3 nëntorit vlerësohet e një rëndësie jetike, pasi vetëm si të tilla do ta ndihmojnë vazhdimin e përparimit të Kosovës drejt rrugës evropiane, megjithatë prokuroria deri tash ka filluar hetimin për 10 persona të cilët dyshohen se kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin për Zgjedhjet Lokale.

Këto zgjedhje për herë të parë në Kosovë mbahen edhe në pjesën veriore të Mitrovicës, ndërkohë do të monitorohen nga një numër i madh i vëzhguesve vendor e ndërkombëtar.

Përgatitjet për zgjedhjet i ka bërë edhe Policia e Kosovës, pjesëtarët e të cilës do të jenë nëpër të gjitha pikat e votimit.

Në bazë të Ligjit për Zgjedhje Lokale, elektorati do të zgjedhë anëtarët e kuvendeve komunale dhe kryetarët e komunave në tërë komunat e Kosovës.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet, Kreu II, neni 7, pika 7.1, secila komunë do të jetë zonë zgjedhore e veçantë.

Njëkohësisht, do të mbahet kuota gjinore prej 30% për deputetet e kuvendeve komunale.

Për këto zgjedhje, do të përdoren Listat e Hapura. Në zgjedhjet për Kuvende Komunale, votuesi voton për një (1) Subjekt Politik të certifikuar, dhe mund të votojë për një (1) kandidat nga lista e Kandidatëve të këtij subjekti politik.

Nëse në fletëvotim janë shënuar më shumë se një (1) kandidat, vetëm vota për subjektin politik llogaritet.

Përveç tjerash, për zgjedhjet për kryetarë të komunave, mund të paraqitet nevoja për një raund të Dytë të zgjedhjeve, nëse një kandidat nuk fiton shumicën e votave gjatë raundit të parë, e që nënkupton, 50%+1 votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë komunë, në pajtim me nenin 9.6 të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës.

Votuesit që jetojnë jashtë Kosovës, kanë mundësi të votojnë përmes operacionit të votimit me Postë.

Lista Përfundimtare e Votuesve për vitin 2013, përmban 1. 779. 357 emra të votuesve të ndarë në tridhjetë e tetë (38) komuna, me një rritje prej 191 103 apo 11.72% në krahasim me zgjedhjet e kaluara.

Numri i Qendrave të Votimit (QV) është 798 (52 qendra të reja të votimit nga ato që kanë qenë në zgjedhjet e kaluara), ndërsa numri i vendvotimeve është 2366, me një rritje prej 86 vendvotimeve apo 3.77% nga zgjedhjet e kaluara.

Gjithashtu Lista e Votuesve jashtë Kosovës – 2013, përmban të gjithë votuesit të regjistruar suksesshëm. Numri i përgjithshëm i votuesve jashtë Kosovës është 8 383. Në krahasim me zgjedhjet e kaluara janë 6743 votues më shumë, që janë regjistruar për të votuar përmes postës./Kosovapress/

Kryeministri Thaçi me Kanunin e Lekë Dukagjinit

0

Thaci7-03Krismës së armës në Skenderaj, në incidentin ndërmjet deputetit Azem Syla e ish-deputetit Gani Geci që ndodhi të hënën, çaren nuk ia bënë policia që ishin veç disa hapa larg, drejtësia që të dyshuarit nuk i mori fare në pyetje e madje as Ligji për Ndërmjetësim, në bazë të të cilit janë licensuar personat që merren me raste të tilla.

Zgjidhja u gjet në Kanunin e Lekë Dukagjinit. I vjetër më shumë se pesë shekuj, neni 99 i këtij Kodi zakonor i drejtësisë shqiptare, mund t’i ketë shërbyer mjaftueshëm kryeministrit të vendit Hashim Thaçi, që në odat e Drenicës, t’i vërë kapak sherrit që s’dihet saktë pse nisi e si nisi. “Neni 668. Ndërmjetës quhet ai i cili hyn për të ndarë fjalët e këqija, shmangë rragën prej të cilave mund të shkaktohet vrasja apo ndonjë rrënim tjetër”,shkruan Tribuna.

Kështu shkruan në nenin 99 të Kanunit. E ndërmjetës mund të jetë kushdo. “Neni 669. Ndërmjetës mund të jetë burrë a grua, djalë a vajzë apo edhe prift”. Thaçi prift apo hoxhë nuk është, por kryeministër po.

Prioritetet e Kabashit për turizmin dhe të rinjët

0

turizmi kabashKandidati i koalicionit AAK-LDD për kryetar të Prizrenit Lulzim Kabashi i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij ka vizituar Zyrën Informuese të Turizmit në Prizren

Ai është njoftuar për së afërmi me aktivitet e kësaj zyreje dhe me vizitat që i janë bërë Komunës së Prizrenit nga vizitorë të huaj.

“Në platformën e time qeverisës njëra ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik është edhe turizmi, me ç’rast parashihet që të bëhet turizëm më i organizuar”.

Kandidatit Kabashi, në kuadër të fushatës zgjedhore është takuar edhe me të rinjët e fshatit Korishë. “Qeveria e ardhshme komunale e Prizrenit e udhëhequr nga koalicioni AAK-LDD do të jetë krah i rinisë”, tha Kabashi.

“Mbi të gjitha synimi kryesor i qeverisjes komunale të koalicionit është punësimi i sa më shumë të rinjëve të papunë, me qëllim të krijimit të një perspektive dhe të ardhme sa më të mirë”/PrizrenPress.com/

LDK-ja fillon betejën për fitore nga Prizreni

0

ldk pzLDK-ja e ka përmbyllur fushatën zgjedhore edhe në Prizren.Mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në tubimin e organizuar në Qendrën Sportive “Sezair Surroi”. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, u shpreh i bindur në fitoren e LDK-së dhe kandidatit të saj për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu. Ai u bëri thirrje qytetarëve të kësaj komune që vendimin e tyre për t’ia kthyer Prizrenit qeverisjen e mirë, të përgjegjshme dhe zhvillimore, ta marrim që në raundin e parë, më 3 nëntor, duke theksuar se Prizreni nuk ka më kohë për të humbur.

Mustafa tha se në të gjitha komunat dhe takimet me qytetarë, është shprehur papajtueshmëria me gjendjen aktuale.

“Qytetarët nuk pajtohen që Kosova të mos zhvillohet, ata nuk duan që të kemi papunësi, shtet me korrupsion të lartë, që pushteti të mos kujdeset për qytetarë, shtet të ngulfatur dhe pa demokraci qytetare. Alternativa jonë është e kundërta e asaj që qeverisë aktualisht në Prizren. LDK-ja e ka alternativën e zhvillimit ekonomik, punësimit, qeverisjes së mirë, demokracisë qytetare dhe luftës kundër korrupsionit”, tha Mustafa.

“Kam ardhur t’ju ftojë që ta fitojmë Prizrenin që në raundin e parë, që fitorja të jetë e fuqishme. Kam ardhur t’ju ftoj që më ndihmën tuaj Eqrem Kryeziu të fitojë qysh më 3 nëntor, sepse nuk kemi kohë të presim, nuk ka kohë Prizreni të pres sepse e dimë vullnetin e qytetarëve të Prizrenit”, tha Mustafa.

Sipas tij, të gjitha partitë tjera të cilat thirren në demokraci, e kanë ngulfatur demokracinë, ‘sepse nuk janë për lirinë individuale, lirinë e grupeve, për lirinë e fjalës, për lirinë e punës, për lirinë e lëvizjes, ato nuk janë parti që i nevojiten këtij vendi’.

“Prandaj ne dëshirojmë që pushtetin ta ndërtojmë me Lidhjen tonë, me Lidhjen Demokratike të Kosovës, me Lidhjen e Ibrahim Rugovës, me Lidhjen e besës dhe me Lidhjen e punës”, tha Mustafa.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu, tha se është bindur që ka pasur të drejtë kur ka thënë se beteja e tij dhe e LDK-së në Prizren është betejë për liri.

“Vetëm pak ditë pasi e kisha thënë këtë, në sheshin tonë “Shatërvan”, pamë një spektakël me disa kryeministra. Ishte pantomimë e ngadalësuar e një beteje greko-romake se kush do të jetë më vasal. Por, LDK-ja nuk pajtohet se ka vend për beteja të tilla. Sepse ajo është bashkim i individëve të lirë dhe LDK-së, as nuk kërkon nga njeri të bëhet vasal, e për Zotin nuk bëhet vet vasal kurrë”, tha Kryeziu.

Ai u shpreh i bindur se deti i pashtershëm i njerëzve që mbështesin LDK-në, do ta fitojnë betejën për liri në Prizren “Por, ne nuk do të ndalemi derisa ta bëjmë Isa Mustafën kryeministër të Kosovës. Është dëshira dhe bindja e secilit prej nesh që me Isa Mustafën do të marrë rrugë një zhvillim i mirëfilltë ekonomik i Kosovës dhe jeta në Kosovë do të stabilizohet përfundimisht”, tha Kryeziu.

Ai tha se gjatë kohës së fushatës ka shpalosur programin qeverisës të LDK-së për Prizrenin, duke theksuar se Prizreni është komuna që ka nevojë për programin më të shkurtër. “Stop degradimit moral, material dhe politik të këtij qyteti”, tha Kryeziu. Të gjitha partitë politike, sipas Kryeziut, janë anëtare të së njëjtës shtëpi. Por, theksoi se “LDK-ja konkurron për ta marrë pushtetin nga fëmijët plëngprishës”, tha Kryeziu, duke përfunduar fjalën e tij me konstatimin se fitorja e padyshimtë e LDK-së në nuk do të jetë vetëm fitore e LDK-së, por do të jetë fitore e qytetarisë dhe pjekurisë politike të qytetarëve të Kosovës./PrizrenPress.com/

 

Latifi: Femra u dëshmua në qeverisjen e Rahovecit

0

Rukije Krasniqi dhe Ramush HaradinajDega e Aleancës së Gruas të Kosovës në Rahovec, mbajti tubim zgjedhor me gratë e kësaj komune. Kryetarja e AGK-së Rukije Krasniqi, tha se, gruaja përbën gjysmën e shoqërisë tonë dhe pa rolin e saj është e vështirë të imagjinohet zhvillimi i vendit.

“Askush më shumë se nënat, motrat dhe gratë nuk ka vuajtur humbjen e më të dashurve në luftë për lirinë e Kosovës dhe askush më shumë nuk i është gëzuar lirisë së vendit. E them këtë sepse nënat dëshirojnë të rrisin dhe edukojnë fëmijët në paqe e mirëqenie, që është një ndjenjë normale amnore. Mbi këtë bazë gruaja shqiptare dëshiron të ketë në krye të institucioneve njerëz të ndershëm, të përkushtuar ndaj familjes dhe të motivuar për të mirën e vendit. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Rahovec e ka një të tillë dhe ai është Smajl Latifi”, tha Krasniqi.

Sipas saj, për pak më shumë se dy vjet Smajli dëshmoi se është patriot i vërtetë dhe drejtimin e komunës nuk e ka marrë për të bërë emër dhe për të pasuruar njerëzit e tij, por për të mirën tonë të përgjithshme. “Tashmë ne shohim më shumë vepra; rrugë, kanalizime, ujësjellës, shkolla, ambulanca, shërbim shëndetësor në shtëpi për personat që nuk mund të lëvizin vetë, ambient më të pastër në qytet dhe fshat, si dhe shumë vepra të tjera që po ndikojnë në jetën tonë më të mirë. Zgjedhjet e 3 nëntorit do të jenë përcaktuese nëse do të kemi jetë më të mirë, më shumë investime, shkolla më cilësore, shërbim shëndetësor më efikas, siguri më të madhe për fëmijët tanë dhe më shumë të ardhura në familjet tona”

Kandidati për kryetar të Rahovecit Smajl Latifi,tha ndërkaq se vlerësimi i femrës është dëshmuar në qeverinë që ka drejtuar

“Dy zonja të nderuara mbajnë pozita ndër më të rëndësishmet në vendimmarrje. Një qasje e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe ju ftojmë që më 3 nëntor të vendosni vetë për rolin që do të keni në institucionet tona. Duke votuar listën e AAK-së, ku janë renditur gra e vajza të nderuar, ju i përcaktoni kahet e zhvillimit tonë. Ju bëj thirrje që të dilni në zgjedhje dhe të votoni pa imponime, ndërsa përcaktimi për të votuar numrin 62 është më i drejti. Ne kemi plane dhe projekte konkrete për mbështetjen e grave në biznes dhe do të ndajmë mjete financiare për forcimin e bizneseve ekzistuese të femrave, si dhe do të favorizojmë ngritjen e bizneseve të reja të drejtuara nga gratë”

I pranishëm në këtë takim ishte edhe biznesmeni i njohur Ramiz Kelmendi, i cili potencoi punët e mira që ka bërë kryetari aktual dhe i ardhshëm i komunës së Rahovecit. Ai u zotua se në të ardhmen në komunën e Rahovecit do të hapen vende të reja pune, ku do të përfshihen numër i konsiderueshëm femrash.

Me këtë rast Kelmendi përmendi qendrën e grumbullimit, përpunimit dhe shitjes së prodhimeve bujqësore, që është në ndërtim në fshatin Xerxë. Ai tha se në këtë fabrikë do të punësohen kryesisht gratë, duke i bërë kështu një shërbim familjeve të tyre, por edhe rritjes ekonomike në komunën e Rahovecit.Më pas është prezantuar edhe lista e femrave kandidate për Kuvendin e Komunës./PrizrenPress.com/