16.9 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026
Home Blog Page 8957

Muja mirëpritet nga Don Shan Zefi

0

muja ne kishKandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ka vizituar Kishën Katolike në Prizren. Muja gjatë kësaj vizita është pritur nga Kancelari i Ipeshkëvisë së Kosovës Dhon Shan Zefi.

“Takimet tona nëpër institucionet fetare kanë qenë dhe do jenë të rregullta dhe këto bëhen me qëllim të respektimit të diverzitetit fetar në komunën e Prizrenit dhe promovimit të tolerancës fetare që ka komuna jonë”.

Muja është njoftuar nga ana e Don Shan Zefit, edhe me procesin e restaurimit i cili është duke ndodhur në kishën katolike në Prizren.

Muja gjatë kësaj vizite tha se në mes të institucioneve fetare dhe atyre të qeverisë lokale në Prizren, ekziston një bashkëpunim i shkëlqyeshëm.“Kjo tregon për tolerencen fetare që ka Prizreni Europian”./PrizrenPress.com/

Zhuri mbështet fuqishëm Zafir Berishën

0

Berisha-ZhuriZhurjanët në mënyrë masive priten liderin e Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha me bashkëpunëtor, ku me pjesëmarrjen e tyre masive treguan unitetin qytetar që po krijohet gjithnjë e më shumë gjatë kësaj fushate elektorale.

Berisha iu drejtuar zhurjanëve me kërkesën që të jemi unik si edhe në të kaluarën që bashkë me qytetarët e Komunës së Prizrenit t’i japim fund keq qeverisjes dhe me votën për Bashkimin Demokratik dhe numrin 74 ta shpëtojmë edhe qytetarin nga Zhuri, Ramadan Mujën i cili në këto zgjedhje është kandidat me të cilin po mundohet me keqpërdor krimi i organizuar i partisë në pushtet.

“Bashkimi Demokratik në këto zgjedhje do të fitoj bindshëm në Komunën e Prizrenit dhe Dragashit dhe përmes fitores së vizionit tonë politik, kultura politike që i mungon institucioneve të Kosovës, vitin e ardhshëm, ne fuqishëm do të kemi edhe deputet në parlamentin e Kosovës, do kemi edhe  ministra në qeveri të cilët i kanë munguar që nga paslufta për shkak se politika e mentalitetit provincial i ka uzurpuar institucionet qendrore, ndërsa institucionet lokale, siç është ai i Prizrenit, i ka vënë në shërbim të para politikë së partisë në pushtet”, tha Berisha.

Tubimin e përshëndetën edhe kandidatët për Kuvend të Prizrenit, Rizana Ademaj i cili kërkoj nga zhurjanët të jenë bashkë me Zafir Berishën siç ishin gjithmonë dhe mbështetja e Bashkimit Demokratik nga Zhurjanët është vazhdimësi e përpjekjeve të përbashkëta për një jetë më të mirë.

Kandidati për Kuvend, Skënder Susuri, tha se tendencat e disa njerëzve këtu me sloganin që “Zhurjanët votojnë për zhurjanin” është një tendencë manipuluese sepse qindra zhurjan që jemi në këtë tubim jemi të vendosur që Zhurjanët të votojnë për më të mirin.

Të pranishmëve ju drejtua edhe nënkryetari i partisë dhe bartësi i listës Osman Hajdari i cili shkoqiti pjesë nga programi zgjedhorë, deri sa karvani i fitores i prirë nga njeriu i cili ka lindur për të fituar, Zafir Berisha, vazhdoi takimet edhe në fshatrat Vërmicë, Shkozë dhe Dobrusht./PrizrenPress.com/

Malisheva pritet të ndryshojë hartën politike

0

MalishevaPërçarja e partisë në pushtet në Malishevë, ka rritur shpresat tek opozita e qytezës.

Zgjedhjet për kryetar në këtë komunë, pritet të nxjerrin në pah përkrahjen që gëzon deputeti Fatmir Limaj në vendlindje, dhe dënimin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), siç po pretendon opozita.

Kandidatët për të parin e qytezës, shfaqin ide të ndryshme se çfarë do t’iu nxjerr fitoren në këto zgjedhje.

Përmendin si prioritete shfarosjen e rriqrave që çdo vit po merr jetë njerëzish, e deri te hetimi i dosjeve për tenderët e dhënë nga pushteti i deritashëm.

Ka të atillë që thonë edhe se personaliteti i kandidatit, janë arma më e fortë për këtë proces zgjedhor.

Pushteti në këtë komunë, siç e thotë kryetari aktual Isni Kilaj, ka ende punë për të bërë, ndërsa garën elektorale e sheh si të pabarabartë.

Fajin për këtë ia lë Fatmir Limajt, i cili indirekt del të jetë sipas tij, kundërshtari i tij i vetëm serioz në këtë garë.

“Unë besoj fuqishëm. Edhe në raundin e parë jam i sigurt që do të fitojmë, unë si kandidat dhe PDK-ja do të kemi mbi 50% të elektoratit të përgjithshëm. Partia e dytë më e fuqishme është [Lidhja Demokratike e Kosovës] LDK-ja, kurse këto partitë tjera janë shumë minore. Fatin e njëjtë do ta ketë edhe Iniciativa Qytetare, sepse ata vetvetiu nuk mund të prezantojnë një program, ose një strategji, ose…Është një grup i qytetarëve i shtyrë më tepër nga zoti Fatmir Limaj për t’i testuar njerëzit, dhe për të pa se sa qytetarë mund ta mbështesin”, thotë Kilaj për Radion Evropa e Lirë.

Por ai mohon mundësinë e ndarjes së votës së PDK-së në Malishevë, e cila në zgjedhjet e 2009-së sipas tij ishte 14 mijë votues.

Këto palë zgjedhjesh i kujton edhe Salih Morina i LDK-së, mirëpo thotë se aty është vjedhur vota me të madhe.

Ai thekson që sikur zgjedhjet e 3 nëntorit të zhvillohen “pa hile”, partia e tij fiton lehtë, aq më tepër që pushtetarët e tashëm, janë ndarë në dysh.

“Realisht kjo situatë që është duke u zhvilluar, LDK-së i konvenon. Se normal, nuk është njëjtë sikurse jemi ballafaquar me PDK-në unike gjatë zgjedhjeve të vitit 2009, në të cilën LDK-ja ka humbur për 1000 vota. Do të thotë ka qenë një rezultat jo ku me ditë sa i madh”, thotë Morina për Radion Evropa e Lirë.

Ragip Begaj si bartës i Iniciativës Qytetare për Malishevën, ishte deri më 20 gusht kryetar i asamblesë komunale, nga radhët e PDK-së.

Thotë se qytetarët po e përkrahin që të bëjë ndryshime në këtë lokalitet, pas shkëputjes nga Isni Kilaj.

“Sigurisht se Fatmir Limaj ka një respekt të veçantë në Malishevë, dhe është një fuqi për Malishevën, dhe është një fuqi për Iniciativën. Unë i falënderoj shumë që i është bashkëngjit Iniciativës dhe e ka përkrahur fuqishëm. Sigurisht se edhe kjo do të ndikojë që fitorja do të jetë e sigurt, sepse qytetarët e Malishevës e duan fort Fatmir Limajn”, shpjegon Begaj.

Por kundërshtari i tij politik nga Lëvizja Vetëvendosje Alban Krasniqi thotë se pikërisht kjo lëvizje e individëve nga njëra parti në tjetrën, ka irrituar elektoratin i cili do t’i dënojë ata.

“Qytetarët më nuk po japin besimin pa një dozë të mendimit kritik për atë besim. Dhe qytetarët e kanë vërejtur deri më tani, se sa secili subjekt veç e veç, dhe se cili individ brenda atyre subjekteve ka bërë gjatë këtyre viteve për vendin, komunitetin në këtë rast edhe Malishevën. Ata kanë ardhur në një nivel ku janë ngopur me premtime boshe dhe me trajtim të buxhetit publik si buxhet privat i personave të caktuar”, vlerëson Krasniqi.

Se harta politike në Malishevë po ndryshon e pranojnë që të katër kandidatët për të parin e komunës.

Isni Kilaj shpjegon se pavarësisht fushatës elektorale, ai dhe partia e tij kanë pasur një qeverisje të mira për 6 vjet sa janë në pushtet.

“Veç t’ju them se Malisheva furnizohet 24 orë me ujë, 365 ditë në vit”, thotë ai.

“Kemi edhe 2-3 shkolla që duhet t’i bëjmë. Kemi mbet ndoshta pak rrjet kanalizimi me rregullua, se diku janë një apo dy fshatra të vegjël, sepse të gjitha fshatrat tjera janë me rrjet kanalizimi. Kemi mbet në pak fshatra me i shtrua rrugët dhe rrugicat, se edhe këtu jemi në përfundim e sipër brenda fshatit. Kemi dy-tre fshatra për ujësjellës që kanë nevojë më të domosdoshme…Me një fjalë është një infrastrukturë që unë mund të dal e të ballafaqohem jo vetëm me qytetarët e mi, por edhe me komunat që janë shumë para nesh që kanë qendra urbane shumë para nesh”, argumenton Kilaj nevojën për të fituar edhe një mandat të ri.

Puna e deritashme e këtij subjekti në Malishevë, është pikërisht synimi i parë që dëshiron ta bëjë Vetëvendosja pasi të fitoj pushtetin këtu.

Alban Krasniqi thekson se do të gjurmojë në arkiva për të pa se sa kushtuan projektet që menaxhoi komuna dhe ku kanë shkuar paratë e taksapaguesve, e cila strategji do të shërbejë si urë lidhëse për të kthyer llogaridhënien te qytetari.

“Ne nuk merremi me hakmarrje politike, në aspektin e individëve. Ajo që ne do të bëjmë është se do të ofrojmë një model krejt të ri që nënkupton, se që në ditët e para të qeverisjes sonë, ne do t’i shpalosim arkivat e komunës ku janë marr të gjitha ato vendime tendera, që e kanë dëmtuar buxhetin. Ne do t’i dërgojmë ato te prokurori dhe te gjykata dhe do ta lëmë drejtësinë që të merret me to”, thotë Krasniqi.

Por për kandidatin e Lidhjen Demokratike të Kosovës, votuesi në radhë të parë në Malishevë kërkon siguri shëndetësore.

“Vetëm gjatë vitit 2013 në Malishevë kanë vdekur 6 qytetarë nga pickimi i rriqrave. Dhe kjo është brenga numër një. Më së pari qytetari e do sigurinë shëndetësore e tani e do investimin dhe gjërat e tjera që janë të nevojshme. Niveli komunal nuk e ka dhënë maksimumin dhe nuk ka qenë afër qytetarit me këtë rast. Sadopak për të ngritur zërin në nivelin qendror sepse PDK-ja ka qeverisur në nivel lokal por edhe në nivel të vendit”, thotë deputeti i parlamentit Salih Morina.

Se çfarë plani do të tërheq votuesin e Malishevës, për kandidatin e Iniciativës Qytetare ka pak rëndësi.

Sipas Ragip Begaj, është kandidati dhe ndershmëria e tij, arma më e fortë në këtë cikël zgjedhor.

“Unë kam qenë vet themelues i PDK-së në Malishevë. Edhe PDK-ja për mendimin tim, e ka humb rrugën e demokracisë, e ka humbur fuqinë. Mendoj se kemi bërë mirë, sepse edhe qytetarët e tjerë kanë qenë të gjithë të pakënaqur, dhe kanë vërshuar në përkrahje të Iniciativës”, shpjegon Begaj./REL/

DAM mbahet më 1 dhe 2 nëntor

0

DAMfestivalEdicioni i 8-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikantëve të Rinj DAM 2013 do të mbahet më 1 dhe 2 nëntor në Prishtinë.

Ansambli prestigjioz i perkusionistëve kroatë SUDAR së bashku me pianistin Matej Mestrovic do ta hapin këtë edicion më 1 nëntor me një koncert spektakël, i cili do të mbahet në Teatrin Kombëtar nga ora 20:00.

Në koncert do të interpretohen premierë vepra nga Emmanuel Sejourne, Darko Sedak Ben?i?, Matej Mestrovi? dhe Manfred Menke.

Festivali DAM edhe në edicionet e shkuara gjithmonë ka qenë i fokusuar në veçanti në promovimin e repertorit muzikor të shkruar për perkusione dhe kështu do të bëj edhe këtë vit.

Kuarteti harkor “Prishtina” në përbërje të Visar Kuçit, Avni Thaqit, Arianit Shehut dhe Fraim Gashit (që të gjithë anëtarë të Filarmonisë së Kosovës) me repertorin klasik në këtë festival do dalë jashtë mureve të sallave të koncerteve. Koncerti i ansamblit do mbahet në qendër tregtare për të provokuar dëgjues, të cilët nuk janë të afërt me muzikën klasike, por edhe për t’i servuar dëgjuesit fanatikë të muzikës klasike një eksperiencë për t’i dëgjuar kompozitorët klasikë në një hapësirë alternative me parametra jo të zakonshëm akustik. Gjetjet për të koncertuar në hapësira jo të zakonshme, vijnë si pasojë e mungesës së hapësirave për art në vend.

Si program mysafir në festival vjen shfaqja “Dilerat” nga Bekim Lumi, e cila njëherësh edhe mbyll sezonin vjeshtor, po ashtu e vënë në një hapësirë alternative në shtypshkronjën e braktisur të “Rilindjes”.

Në skenën e muzikës elektronike do të performojnë Flooder nga Maqedonia, Dardan Ramabaja dhe Toton nga Kosova në Mhz dhe Mingle.

Ndërsa kapaku këtij edicioni do i vihet me një koncert (25 nëntor-Post Dam) epilog, i cili që dëgjuesin e dërgon në një udhëtim interesant sonor me muzikën e daullistit kosovar Nesim Maxhuni, i cili promovon albumin e tij më të ri “Syndrome” me Hip – Bop Quinetin e përbërë nga Dukagjin Muhaxherri (Saksofon), Visar Kuçi (Kitarë), Jeton Dolaku (piano) dhe Enver Muhamedi (Bas).

Hyrja në të gjitha mbrëmjet e festivalit është pa pagesë.

Vataj premton infrastrukturë me standarde evropiane

0

Vataj-Hoxhaj-Savrovë dhe DobërdelanKandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Suharekës, Ramë Vataj, i mbështetur edhe nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, e ka vazhduar fushatën zgjedhore duke takuar banorët e fshatrave Savrovë dhe Dobërdelan, ku e ka shpalosur programin qeverisës “Theranda Evropiane”.

Kandidati për kryetar të Therandës, Ramë Vataj, para banorëve të Savrovës, ka  premtuar se do ta kompletojë infrastrukturën rrugore në këtë fshat duke asfaltuar rrugën Savrovë-Dubravë, rregullimin e rrugicave të fshatit, trotuaret dhe ndriçimin publik etj.

Po ashtu, edhe në fshatin Dobërdelan Vataj premtoi rregullim të infrastrukturës rrugore sipas standardeve evropiane, rregullimin e rrugicave me trotuare dhe ndriçim publik, përfundimin e asfaltimit të rrugës “UÇK” etj. Ai ka thënë se gjatë mandatit të tij qeverisës do të nis një program që ka për qëllim dhënien e tokave bujqësore me qira për bujqit që duan të merren me bujqësi, si dhe do të ndajë grande investive për ngritjen e serrave, në mënyrë që t’i jepet hov zhvillimit të bujqësisë në këtë komunë. Sipas Vatajt, me implementimin e këtyre planeve do të mund të punësohen 500 punëtorë me punë të përhershme ndërsa 1000 me punë sezonale.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, tha se Kosova e ka pasur ideal lirinë dhe pavarësisë të cilat i ka realizuar duke qenë në ballë të saj PDK-ja, dhe tani e ka ideal integrimin në bashkësinë e shteteve më të zhvilluare të botës- në BE.

Hoxhaj më tej shtoi se Qeveria e Kosovës në krye me PDK-në ka shënuar arritje të mëdha historike duke e shpallur Kosovën shtet të pavarur, duk i ka siguruar 104 njohje për shtetin, duke e anëtarësuar atë në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore, si dhe i ka kryer edhe shumë projekte të mëdha me rëndësi strategjike për të ardhmen e shtetit të Kosovës. Sipas Hoxhajt, pjesë e këtij suksesi gjatë këtyre proceseve ka qenë edhe Ramë Vataj, andaj, qytetarët e Therandës kanë një arsye shumë të fuqishme për ta votuar numrin 99 dhe Ramë Vatajn.

Blomeyer: Mosnjohja e Kosovës nga vendet e BE-së nuk paraqet pengesë

0

PeterBlomeyer-ambasadori gjermanAmbasadori i Gjermanisë në Kosovë, Peter Blomeyer tha se mos njohja nga pesë vendet e mbetura të BE-së nuk paraqet pengesë për anëtarësimin e Kosovës në BE.

“Kosova duhet t’i bind këto shtete se e meriton integrimin në BE. Kosovën e presin detyra të mëdha siç janë: luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit sepse me anëtarësimet e fundit Evropa ka pasur disa përvoja të këqija” tha Blomeyer, i cili mori pjesë në diskutimin e Grupit për Studime Juridike dhe Politike: “Marrëdhëniet BE – Kosovë në kontekstin e politikës së zgjerimit të BE-së”, transmeton RTK.

Ai përsëriti përkrahjen e Gjermanisë për Kosovën në këtë proces.

50 prokurorë për të ruajtur votën

0

Gjykata-qekiqiJanë 50 prokurorë dhe po aq e më shumë policë hetues në të gjithë Kosovën, që në ditën e zgjedhjeve lokale në Kosovë do të qëndrojnë kujdestarë me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në zgjedhjet e sivjetme.

Prokurorët do të qëndrojnë në zyrat e tyre në qytetet ku ekzistojnë prokurori themelore, ndërsa në ato vende ku prokuroria nuk ka objekt, prokurorët do të qëndrojnë në stacione policore ku në bashkëpunim me hetuesit e Policisë së Kosovës do të jenë në mbrojtje të votës së lirë të qytetarëve.

Në një bisedë për “Zërin”, koordinatore nacionale për zgjedhjet 2013, Laura Pula, sqaron detajet e planit të institucioneve të drejtësisë me qëllim që të mbrojnë votën, që të mos lejohen manipulimet e votave e që të punojnë për të parandaluar keqpërdorimin atë ditë.

I tërë ky plan për të ruajtur votën është bërë duke pasur parasysh parregullsitë e zgjedhjeve të kaluara e për të cilat prokuroria është marrë me pasojat.

Kizolli: Landovicasit do të përfitojnë nga riciklimi i mbeturinave

0

Kizolli-LandovicePartia Konservatore e Kosovës ka vizituar qytetarët e Landovicës duke prezantuar kandidatin për kryetar të Prizrenit, Beni Kizolli dhe kandidatët për Asamblenë komunale. Pas prezantimit të programit partiak, Kizolli është përqendruar në problemin kryesor të landovicasëve, atë të ndotjes së ambientit dhe të ujit të pijshëm nga deponia e mbeturinave.

Partia Konservatore e Kosovës në bashkëpunim me ekspertët e kësaj lëmie ka përpiluar strategjinë dhe planin për rregullimin e këtij problemi, që do të bëhet me anë të riciklimit të mbeturinave.

“Trajtimi i mbeturinave është një problem që duhet zgjidhur në kohën sa më të shpejtë dhe premtoi se me qeverisjen e Partisë Konservatore të  Kosovës edhe ato do të marrin vlerë, sepse ne nuk jemi për asgjësimin e thjeshtë të mbeturinave por për trajtimin dhe riciklimin e tyre duke shmangur ndotjen e ambientit në një anë dhe duke krijuar vende të reja pune në anën tjetër. Riciklimi i mbeturinave është një afarizëm fitimprurës dhe subvencionohet nga institucionet relevante ndërkombëtare. Me këtë proces më së shumti do të përfitojnë qytetarët e Landovicës duke zhvilluar një afarizëm afatgjatë dhe duke parandaluar ndotjen e ambientit jetësor”, tha Kizolli.

Sipas tij, menaxhimi i suksesshëm i mbledhjes dhe riciklimit të mbeturinave si një biznes profitabil, do të ndikojë pozitivisht në ekonominë e Prizrenit dhe në punësimin e qytetarëve të Landovicës.

Ndërsa, kryetari i PK-së Munir Basha tha se qeverisja aktuale interesohet për qytetarët vetëm gjatë fushatës elektorale përafërsisht 30 ditë në një periudhë kohore 4 vjeçare.

“Mashtrimi i tyre vazhdon duke përmendur investime marramendëse që nuk realizohen dhe pas përfundimit të procesit zgjedhor nuk i vizitojnë fare deri në zgjedhjet e ardhshme”, tha Basha.

Ai po ashtu kritikoi ministrat dhe qeverinë e Kosovës që e shfrytëzojnë praninë e tyre, buxhetin e Kosovës si dhe subvencionet që i kanë dhënë fermerëve, duke i mbledhur ata nëpër dreka dhe darka zyrtare dhe duke e keqpërdorur paranë publike të taksapaguesve Kosovar për qëllime partiake gjatë fushatës elektorale./PrizrenPress.com/

LDK-ja në Malishevë: Do të fitojmë pa balotazh

0

LDK-logo5-23Dega e LDK-së në Malishevë mbajti tubimin elektoral në Dragobil. Të pranishëm në këtë tubim ishin, kryetari i Degës Januz Kastrati, kandidati për kryetar të Komunës Salih Morina, anëtarë të Kryesisë së Degës si dhe kandidatë për Asamble Komunale. Kryetari i Degës Januz Kastrati tha se LDK-ja në këto zgjedhje është e përgaditur jashtëzakonisht shumë që të fitojë me 3 nëntor.

“Këtë po e dëshmon pjesëmarrja e madhe e qytetarëve nëpër tubimet tona tha Kastrati. Që nga Janari ne kemi qenë nëpër Nëndegë për t’u takuar me qytetarë në mënyrë që të identifikojmë hallet dhe kërkesat e tyre që pastaj ato të futen në programin tonë qeverisës”.

Kastrati u shpreh I bindur se LDK-ja në malishevë do t’I fitojë zgjedhjet pa balotazh.”Salih Morina në këto zgjedhje e ka përkrahëjen edhe të simpatizantëve të partive tjera politike, prandaj kërkoj që nëse ka mbetuar edhe dikush që ende s’ka vendosur se këndë do ta votojë,të vendosë për LDK-në, sepse nuk do të zhgënjehet”.

Kandidati për kryetar të malishevës, Salih Morina tha se Dragobili është i njohur me patriot dhe njerzë të cilët kanë kontribuar për të mirën e vendit.
“Tubimet e organizuara nga LDK-ja në këto zgjedhje po i ngjasojnë tubimeve të kohës së presidentit historir Doktor Ibrahim Rugova. LDK-ja në këto zgjedhje ka përgaditur një program i cili do t’iu shërbej qytetarëve të Malishevës. Ne do të angazhohemi për arsim cilësorë, shëndetësi efikase dhe gjithëpërfshirëse, administratë të pakorruptuar, dhe qeverisje të mirë për të gjithë qytetarët e Malishevës. Kërkoj nga ju që të na besoni votën kësaj radhe dhe ta ndëshkoni këtë keqqeversije aktuale”, tha Morina. /PrizrenPress.com/

 

“Paraja” e Bokshit merr në Dibër çmimin shfaqja më e mirë

0

Bokshi-parajaNë edicionin e XII të Festivalit të teatrove shqiptare në Dibër, që dita ditës dhe nga viti në vit po rritet dhe përforcohet në të gjitha aspektet, për kënaqësinë e artdashësve dibran dhe artistëve nga të gjitha trojet shqiptare, u shfaqën 7 shfaqe të trupave të Teatrove-përfshirë edhe një monodramë.

Në natën e fundit të këtij edicioni të XII, pos Teatrit “Petro Marko” nga Vlora me shfaqen “Të gjithë me huqe…” një komedi e Laurent Baffi në të Eliona Thomaraj dhe monodrama e punuar nga Universiteti i Arteve dhe Teatri Kombëtar të Tiranës “Joan Padan dhe Amerikanët” në regji të Milto Kutalit, -monodramë që ishte jashtë konkurrencës, u interpretua për një orë e gjysmë për mrekulli me plot dinamike, dhe ngarkesë mbase edhe të tepruar- nga aktori Arben Derhemi, transmeton INA.

Kjo monodramë u shfaq, në “pritje” të vlerësimeve të Jurisë profesionale të Festivalit për ndarjen e çmimeve të e Festivalit, që kësaj here, për kënaqësinë e organizatorit, publikut dhe të gjithë shqiptarëve, këto çmimi i kishte siguruar operatori i katërt i telefonisë celulare në Maqedoni “Albafon”, me praninë e vetë drejtorit ekzekutiv të kësaj kompanie, Ardian Hoxha.

Juria profesionale e Festivalit në përbërje: prof.Dr. Selajdin Salihu, prof. dr. Agim Selimi dhe prof. Milto Kutali, kanë dhënë vlerësimin e tyre, vlerësime që do ti prezantojë drejtori i Festivalit Ylber Nuredini.

Vlerësimi i Jurisë është si vijon:

Çmimi special i Festivalit, për kontribut jashtë konkurrencës iu nda aktorit shqiptar nga SHBA, Pajazit Murtishit, i cili faleminderoi me vargjet e poetit Ali Asllani dhe aktorit nga Tirana Arben Derhemi.

Çmimet për role dytësore-joprotagoniste për aktore dhe aktor iu ndanë: për aktore: Eriona Thomarai dhe Besarta Fejza, ndërsa për aktor u shpall Albano Prodani për rolin e tij në komedinë “Borgjezi fisnik” nga Teatri i Korçës.

Aktore më e mirë u shpall Zarije Jonuzi-Xaka, nga Teatri Shqiptar nga Shkupi, për rolin e sajë “Xhen Perkins” në shfaqen “Paraja”.

Aktor më i mirë u shpall Çun Lajçi, për rolin e tij në shfaqen e Ekrem Kryeziut, “Përplasjet”.

Regjisor më i mirë i festivalit u shpall Erson Zymberi nga Teatri i Gjilanit për shfaqen “Pacienti i Dr. Frojdit”.

Shfaqe më e mirë e Festivalit të XII të teatrove në Dibër sipas vlerësimit të Jurisë profesionale, u shpall shfaqja “Paraja”, komedi e Rej Kunit, realizuar nga Teatri Shqiptar në Shkup, nga regjisori Ilir Bokshi, me aktorët: Luran Ahmeti, Zarije Jonuzi, Xhevdet Jashari, Amernis Jovanovska Nokshiqi, Blerim Dardhishta, Fisnik Zeqiri dhe Visar Etemi.

Çmimin në emër të Teatrit Shqiptar nga Shkupi, e pranoi nga dora e drejtorit ekzekutiv të kompanisë celulare “Albafon”, Ardian Hoxha, drejtori i Teatrit Shqiptar nga Shkupi, Adem Karaga, i cili edhe me pak emocione faleminderoi publikun e shkëlqyer artëdashës dibran, uroi festivalit ecuri të mbarë, duke faleminderuar dhe uruar punë të mbarë dhe suksese jo vetëm Festivalit, por edhe kompanisë “Albafon”.

Me një fjalë rasti, drejtori i Festivalit, Ylber Nuredini, po ashtu uroi “Albafon” dhe e shpalli të mbyllur siparin e edicionit të XII të Festivalit me fjalët “Mirë u pafshim në edicionin e XIII –trembëdhjetë”.